Edicioni i 4 i Big Brother Albanian vitin e kaluar filloi diku ne dhjetor sepse kishin pergaditur nje edicion ku banoret do t’i festonin festat e fund vitit ne shtepin e famshe Big Brother Albania. Sa i perket edictionit te 5 ne te gjithe jemi kureshtar se a do te kete perseritje e te njejtit stil te Big Brother-it edhe kete edicion. Te shpresojm te gjithe se bashku se edicioni i 5-te te filloj sa me shpejt qe te argetohemi me kete emision.
Prishtinë, 11 janar – Një bareshë e veshur me petkun e zanave të malit vrapon nëpër Bjeshkët e Nemuna. Përralla rrëfehet përmes lëvizjeve jo fort të shpjeta. “Poezia” vizuale, e cila reflekton dashuri për muzikën, natyrën, traditën e trashëgiminë kulturore, shtjellohet në tetë minuta. Bareshat portretizohen nga balerinat. E kujtimet për fëmijërinë janë gjithmonë të freskëta. Tradita kombinohet lehtë me modernen dhe lë përshtypje se janë një. Madhështisë i jep vulë paraqitja e Bilbilit të Kosovës.
Në videoklipin e këngës “Baresha” Nexhmije Pagarusha shfaqet madhështore. E veshur me një fustan plot glamur, “loja” e saj në videoklipin që ka pritur fiks 50 vjet për t’u realizuar, është e vogël por madhështore. Buzëqeshja e lehtë e saj flet shumë. Pagarusha nuk është e pranishme në shumë skena të videoklipit, fotografia e të cilit i afrohet perfeksionizmit. “Loja” e saj është inskenuar në Hamamin e Prizrenit dhe në videoklip shfaqet në momentet kulmuese të këngës së “thurur” nga kompozitori Rexho Mulliqi.
Këngëtarja Gresa Behluli, në një intervistë për portalin Gjuha Shqipe, ka folur për bashkëpunimin e saj të fundit me Genc Prelvukaj, këngën e re dhe jetë e saj private.
Gresa Behluli ka vendosur që përsëri të rikthehet në skenën e estradës kosovare.
Çika e Shkurte Fejzës tashmë i është rrekur edhe më profesionalisht profesionit të nënës së saj dhe ka filluar një bashkëpunim me Genc Prelvukaj, më të cilin edhe ka realizuar një këngë.
“Projekti im i fundit ka qenë kënga “Faqe e re”, të cilës i është realizuar edhe videoklipi. Mund të them që ka qenë një këngë e suksesshme dhe mbetet një nga këngët më të bukura të miat dhe mendoj se është pëlqyer edhe nga publiku dhe jam e kënaqur për këtë”, ka thënë Behluli në një intervistë dhënë portalit Guha Shqipe.
Këngëtarja po ashtu ka folur edhe për ndonjë bashkëpunim të saj të mundshëm në mes të saj dhe nënës së saj Shkurte Fejza, pas këngës “Nëna dhe bija”.
“Stili i kësaj kënge ka qenë gërshetim i dy stileve të ndryshme të muzikës (stilit të nënës dhe stilit që unë këndoj) dhe ndoshta kjo edhe ka qenë arsyeja që kënga ka qenë e suksesshme. Pikërisht nga kërkesat e shumë adhuruesve tanë kemi vendosur të punojmë së bashku prapë një duet që pritet të realizohet në të ardhmen”.
Gresa po ashtu ka thënë se ndihet e nderuar që e ka nënë Shkurtën, një këngëtare tashmë e njohur në të gjitha trevat shqiptare.
“Natyrisht që ndihem e nderuar dhe emri i saj më ka bërë të ndihem e privilegjuar tërë kohën, por nuk jam edhe komode sepse edhe unë e kam filluar një rrugë të tillë (muzikën). Nëse nuk kisha qenë këngëtare, ndoshta e kisha gëzuar më shumë këtë privilegj, sepse emri i saj më bën të kem shumë përgjegjësi dhe më privon prej shumë gjërave si e re që jam”.
Burimi: GazetaExpress
Këngëtarja Adelina Emini, pos këngës, pritet që gjatë janarit të magjistrojë në ekonomi. Ajo editoi klipin “Bëhu burrë” para festave të fundvitit 2011, përderisa paralajmëron edhe album gjatë këtij vit. Adelina Emini flet për Express.
Këngëtarja Adelina Emini, në një bisedë për Gazetën Express, ka shpalosur planet e saj për të ardhmen si këngëtare, përderisa ka thënë se pos profesionit si këngëtare, do të vazhdojë të merret edhe me profesionin e ekonomistes, në ç’drejtim edhe do të magjistrojë gjatë janarit.
Këngëtarja thotë se klipi i saj i fundit “Bëhu burrë” ka dalë një klip shumë i mirë dhe i shkëlqyeshëm.
Njëra prej bukurosheve dhe modeleve më të njohura kosovare, Dhurata Lipovica thotë për Express se do të vazhdojë të modelojë, pavarësisht lindjes dhe angazhimeve më të shumta si nënë.
Modelja Dhurata Lipovica pritet të jetë edhe më aktive këtë vit nëpër sfilatat që do të mbahen në Kosovë, përderisa në një bisedë për Express, bukuroshja thotë së do të vazhdojë të merret me karrierën e modelimit edhe pas lindjes së Blinit, djalit të saj.
Modelja, që është e martuar me aktorin Fisnik Ademi, thotë se do të vazhdojë të merret me modelim, por jo në mënyrë aktive sikurse më parë.
“Ma merr mendja që do të vazhdoj të merrem me modelim. Jo në atë masën sikurse kam bërë më parë, ku kam qenë shumë aktive, por sigurisht që do të marr pjesë nëpër disa sfilata që do organizohen në Kosovë”.

U fol dhe u stërfol për një lidhje romantike mes më të mirit të reperëve të “Këngës Magjike”, Big Bastës dhe anëtares së ardhshme të jurisë së “X Factor” Vesa Lumës.
Megjithëse as njëri as tjetri nuk e konfirmoi lidhjen, kolegë të tyre nga “Dancing with the stars” nuk u reshtën së pëshpërituri se mes tyre ka diçka më shumë se një lidhje miqësie apo profesionale.
Madje janë parë shumë intimë me njëri-tjetrin. Por, për sa kohë asnjë prej të dyve nuk e pranon lidhjen atëherë raporti mes tyre mbetet i dyshimtë, në mos tepër, ama tepër miqësor.
Aplikimet per Big Brother Albania 5 kane filluar. Nese do dhe ti te jesh pjese e kesaj aventure, ploteso formularin e faqes zyrtare te Big Brother Albania.
Per me shume info dhe plotesimi i aplikacionit vizito: http://bigbrother.top-channel.tv/5/
Suksese!

Këngëtarja, Nora Istrefi ka fituar 1500 euro, vetëm për pak minuta në një koncert që ka mbajtur në diskoteken e njohur në Tiranë “Flux”.
Ajo thuhet të ketë kënduar disa këngë para mbi 500 adhuruësve të saj, por nuk është lodhur të qendroj gjatë për t’i kënaqur deshirat e tyre.
Për ta përcjellur koncertin e saj live në diskotekën “Flux”, fansat e Norës kanë pritur mbi 3 orë jashtë ambijenteve të diskotekës. Por kjo në fund nuk i është shperblyer atyrem, pasi Nora nuk ka kënduar as edhe një orë të plotë. Kështu, ka thanë një adhuruës i Norës, i cili ishte prezent në diskoteken “Flux”.
Sipas tij, Nora ka kënduar vetëm ato këngë të pakta që i ka të realizuar vet, por jo edhe ato të cilat i ka në bashkëpunim me gëngëtar të njohur të estrades shqiptare.

Kësaj radhe komedianët kosovarë do të shfaqen në ekranet tuaja televizive ekskluzivisht përmes platformës kabllore “Kujtesa”.
Që nga paraqitja e tyre në “VIP Shpija” vitin e kaluar ku u shpallën fitues, Stupcat nuk janë vërejtur fare në ekranet tona televizive. Ata kanë vendosur të braktisin tregun e përgatitjes së DVD-ve për festat e ndryshme si dhe të braktisin çfarëdo shfaqje tjetër gjatë vitit të ardhshëm.
Stupcat tash janë fokusuar në përgatitje të projektit të ri që do të startojë rishtazi në fund të vitit 2011 (në natën e Vitit të Ri). Stupcat kanë zgjedhur kanalin e ri televiziv “K channel” në platformën kabllore Kujtesa, për të plasuar produktin e ri që do të sjell surpriza të reja.

Këngëtarja Vesa Luma është angazhuar si pjesëtare e jurisë në shoun “X Factor”.
Shou televiziv do të emetohet në televizionin Klan nga janari i vitit të ardhshëm deri në muajin maj dhe Vesa është shprehur shumë e nderuar që do të jetë pjesë e jurisë së këtij shou.
“Shumë e nderuar të jem tashmë zyrtarisht anëtare e jurisë të patentës shumë të njohur botërore X Factor që në Shqipëri do të transmetohet në TV Klan nga janari deri në maj të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Vesa në faqen e saj rrjetin social Facebook.

Bleona Qereti, e cila ishte njëra prej këngëtarëve të ftuara në edicionin e fundit të “American Music Awards” është përkujdesur që të tregoj edhe bukuritë e saj në këtë eveniment.
Këngëtarja, që ka pasur një veshje shumë ë transparente, disa herë gatë fotografive i janë dukur edhe gjoksat e saj, kurse në një moment asaj i ka dalë edhe thithka e gjirit.
Mediat amerikane e kanë komentuar veshjen e këngëtares, përderisa e kanë cilësuar atë si një femër shumë të bukur, me një trup shumë të bukur. Ndërkohë. Bleona ka dhënë edhe intervista për punën e saj që është duke e bërë me disa producentë amerikanë.