Arkivi per: November, 2008

Aferdita Dreshaj…shperthen!

November 27, 2008 | Kategorija: ndryshe | 6 Komente

Modelen Shqiptare Aferdita Dreshaj duket se nuk e ndal asgje. Ajo ka nisur rrugen e saj drejt suksesit. Se pari ne Maqedoni, ku ka realizuar nje sherbim fotografik me Armendin si dhe ka dhene intervista te shumta per shtypin Maqedonas. Sigurisht qe atje kane qene shume te interesuar per lidhjen e saj me Shpat kasapin, gje per te cilen e kane pyetur shume. Me pas ajo ka shkuar ne Greqi, ku ka marre pjese ne javen e Modes qe eshte transmetuar edhe ne Fashion TvGjate kesaj kohe ajo ka pozuar per “Diva”, nje nga revistat me te medha ne treg.

[singlepic id=3 w=320 h=240 mode=watermark float=center]

Por nuk mbaron ketu. Ajo eshte zgjedhur si imazhi i disa kompanive per sezonin e ri te reklamave ndersa i kishte mbaruar prej kohesh fotot per veshjen e firmes Vener. Fotot e kesaj te fundit me permasa gjigande jane shperndare ne shume qytete greke. Me pas ajo ka ardhurt ne Shqiperi, ku ka kaluar disa dite pushimi me te dashurin e saj, Shpatin. Shume shpejte ate e presin shume pune dhe kontrata ne Azi me pas ne Evrope. Ajo do te punoje ne Gjermani, Greqi, Shqiperi dhe Itali. E megjithase ajo eshte nje modele shume e suksesshme, deshira e saj eshte paksa e cuditshme. Aferdita ka enderr te prezantoje Shqiperine ne Miss Univers!!!

Leonora Jakupi:nuk jam gati per martese

November 27, 2008 | Kategorija: ndryshe | 65 Komente

Gjate nje interviste kengetarja e bukur Leonora Jakupi, ka thene se nuk heziton te flas per jeten e saj private, vetem se ajo thjeshte nuk ka te dashur dhe mendon se ende nuk eshte gati per nje lidhje serioze. “Edhe pse njeriu duhet te jete i pergatitur per martese, une mendoj qe akoma nuk jam e pergatitur, kam disa tjera pune per te bere para se te vije deri te martesa.

Leonora-Jakupi

Leonora-Jakupi

Por, gjithsesi nuk me tremb sepse eshte nje proces qe duhet te vije. Kur vjen nuk e di”. Ndersa per te fituar zemren e nje mashkulli, sipas kengetares se hitit “OBeqarë”, duhet te jesh vetvetia, mos te largohesh nga karakteri yt, te jesh natyrale ne menyren e komunikimit. Nuk ka ndonje filozofi, sepse njerzit mendojne qe duhet te besh kushedi se cfar per te fituar nje mashkull. Gjerat duhet te rrjedhin natyrshem dhe nese vec e gjen nje gjuhe te perbashket, me siguri se do ta fitosh.



Fjalet nga kerkimet:

  • martesa e leonora jakupi
  • dasma e leonora jakupi
  • leonora jakupi martesa
  • martesa e leonora jakupi 2012

Lidhja e dashurise me francezin dhe takimet e fshehta me florin

November 20, 2008 | Kategorija: ndryshe | Shkruaj nje koment

Kishte shumë që nuk dihej më gjë për të, që prej ndarjes së saj nga kompozitori Flori Mumaje si, lajm i cili u bë publik menjëherë dhe u shpërnda rrufeshëm tek të gjithë. Prej shumë kohësh, Soni Malaj ka vendosur t’i thotë ‘JO’ çdo gazetari që e telefonon për ndonjë intervistë, qoftë edhe për ta pyetur jo për për jetën e saj private por për diçka tjetër, zhvillimet më të fundit të saj në anën profesionale. Por ne të ‘Bluetooth’ kemi mësuar disa të reja rreth këngëtares së njohur, të cilat nuk ngurojmë t’i ndajmë me ju, kjo falë disa burimeve që vijnë pranë Soni Malajt. Prej disa muajsh Soni Malaj i duhet të fluturojë shumë shpesh drejt Francës e më konkretisht kryeqytetit, Parisit. Arsyeja? Tashmë ka gjetur një dashuri të re, një djalë rreth moshës 34-35 vjeç me të cilin ndihet shumë mirë, të paktën kështu thonë ato pak persona që e dinë këtë, duke iu referuar vetë fjalëve të Sonit. Historia me djalin nga Franca do të niste disa kohë më parë, këtu në Shqipëri, ndërsa djali vinte për bizneset e tij që e lidhnin me kryeqytetin shqiptar.

HISTORIA PARIZIENE

Sonit prej disa muajsh i duhet të udhëtojë drejt francës për të takuar djalin e saj të zemrës i cili e pret një herë në muaj. Qëndron me të për disa ditë e më pas kthehet në Tiranë. Është tejet e rezervuar për këtë histori dhe shumë të pakët janë personat që janë në dijeni të saj. Nëse do të mendonim që Soni shkon në Francë për koncerte, nga të gjithë është prezent fakti se Franca është ndër të paktat vende ku zhvillohen koncerte për shqiptarët. Në fakt, udhëtimet e saj të shpeshta drejt Francës kanë një tjetër arsye. Djali (beqar) nga Parisi ka fituar vëmendjen e këngëtares ku kësaj të fundit i mundëson dhe fluturimet e shpeshta drejt tij. Sipas burimeve për ‘Bluetooth’, për Sonin kjo lidhje ka shumë gjasa të kthehet në diçka serioze, ku pse jo, ajo po mendon edhe për fejesë me djalin të cilit nuk i bëhet i ditur emri.

TAKIMET ME FLORIN

Por nuk ishte vetëm kaq ajo që kemi mësuar për Sonin dhe rrëfimi nuk përfundon këtu. Burime shumë pranë Soni Malaj tregojnë se në të vërtetë ajo ende nuk është ndarë përfundimisht nga Flori, por takimet me të vijojnë. Sigurisht kjo jo si më parë por rreth një ose dy herë në javë. Takimet janë në studion e tij pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’ dhe arsyeja për të cilën takohen nuk është vetëm në lidhje me këngën që Flori Mumajesi po përgatit për Sonin për të konkuruar në festivalin e fundvitit në RTSH. Ndoshta lidhja e fortë që përjetuan për disa muaj me rradhë nuk mund t’i ndajë dot plotësisht nga njëri-tjetri, duke patur ende nostalgji gjë që i çon në takime të herë pas hershme në studion e Florit. Bisedat në telefon gjatë ditës janë ato që i lidhin më shumë Florin dhe Sonin, ndërsa mësohet se ledhat dhe përkëdheljet nuk kanë përfunduar mes tyre, por vijojnë të flasin e bisedojnë gati si më parë.

KËNGA PËR FESTIVALIN E FUNDVITIT

Pas bashkëpunimit që patën për këngën “Fluturimi 3470” në Festivalin e vitit të kaluar “Kënga Magjike”, këtë radhë Soni dhe Flori do të bëjnë një këngë të përbashkët për të konkurruar në Festivalin në RTSH. “Kënga është një dëshmi e momenteve më të mira të lidhjes sonë”, është shprehur disa ditë më parë Soni. Kënga është e punuar nga Flori, me tekst të Olti Currit dhe orkestrim të Enis Preshevës, ndërkohë që do të konkurrojnë në festival me shpresën se po të fitojnë do të marrin pjesë në Euovizionin e ardhshëm. “Ishte këngë aq e bukur saqë menduam ta përfshinim në albumin e ri, por pastaj vendosëm të konkurrojmë në festival me shpresën se mund të pëlqehet dhe të vlerësohet”, mësohet të jetë shprehur Soni Malaj.

Ingrid Gjoni nxjerr te mbathurat ne publik

November 17, 2008 | Kategorija: ndryshe | 3 Komente

Nuk kanë fund çuditë për In grid Gjonin. Ka qenë e ftuar në “Javën Shqiptare të Modës” për të kënduar në praninë e shumë artistëve dhe personaliteteve të tjera në hotel Sheraton. Sapo ka hyrë në ambientet e brendëshme Ingridi është shfaqur shumë serioze ndërsa tek ajo mbizotëronte ngjyra e zezë. Flokë në ngjyrë të zezë me onde të mëdha, ashtu si ka qejf t’i bëjë ajo kohët e fundit, një fustan shumë i shkurtër i zi dhe si për ta thyer zymtësinë, një shirit i shndritshëm në ngjyrë gri. Sikurse mund ta vështroni edhe nga këto foto, Ingridi kujdeset jo pak për veten, dhe pamjen e saj të jashtme e sheh me shumë kujdes.

ingridi me mbathjet

ingridi me mbathjet

Pas çdo momenti të performancës së saj skenike Ingridi sheh deri në detajin më të vogël çdo pjesë të veshjes dhe trupit të saj, duke u kujdesur që gjithçka të jetë ashtu siç ajo e dëshiron. Por ja që edhe pse sheh me kaq shumë durim dhe përkujdesje, duket se diçka i ka shpëtuar, madje një detaj që nuk kalon kollaj pa u vënë re nga publiku sidomos ai mashkullor. Dhe shiheni, foto flet qartë vetë. Teksa Ingridi është duke kënduar dhe mundohet të përkulet, asaj i duken dhe i dalin në pah mbathjet, madje shumë kollaj arrihet t’i dallohet edhe ngjyra, ajo rozë. Por ky fakt nuk e shqetëson fare Ingridin e cila vijon këngët e saj të programuara duke marrë edhe duartrokitjet mjaft të stimuluara nga ‘detaji’ të publikut.

CELULAR DHE CIGARE

Momentet e saj të pauzave pas kuintave por jo vetëm, edhe gjatë kohës së saj të pushimit apo teksa është duke bërë diçka tjetër, Ingridi i përkushtohet mjaft celularit. Rri për minuta të tëra duke u marrë me të, merr dhe shkruan mesazhe, pret dhe bën telefonata, por edhe humb kot tek ai. Ndërsa të gjitha këto veprime shoqërohen me një dëshirë shumë të madhe të tymosjes së cigares. Me paketën me vete, që asnjëherë nuk e harron, Ingridi shkon kudo. ynë.

ALKOOLI

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e përfolur në faqet rozë të gazetave kohëve të fundit dihet nga të gjithë që është një frekuentuese shumë e rregullt e jetës së natës. Shkon më shumë se dy herë në javë në pub deri në orët e para të mëngjesit ndërsa miqtë që qëndrojnë më të tregojnë se të preferuarat e saj janë edhe pijet alkoolike. I konsumon shumë madje, shpesh herë kalon edhe në gjendje të dehur duke u bërë kështu edhe pjesë e disa incidenteve me rradhë të cilat janë pasqyruar në gazeta duke iu rrëfyer publikut dhe mbarë fansave të saj.

REAGIMI NGA THASHETHEMEVE

Dikur edhe vetë shprehej që e shqetësonin mjaft ato që shkruheshin e fliteshin në media për të, duke shfletuar të gjithë gazetat me rradhë, por edhe duke reaguar në mënyrë shumë të irrituar ndaj thashethemeve, që një pjesë e mirë të tyre, sipas saj kanë qenë të ekzagjeruara. Në mënyrë kategorike nuk ka dashur që jetën e saj private ta ndaje me publikun, dhe ky vendim u mor menjëherë pas ndarjes nga i fejuari Enea. Kohëve të fundit, nga gjithë ç’ka i ka ndodhur, Ingridit duket se nuk i bën aspak përshtypje. Vazhdon jetën dhe aktivitetet e saj intensive në mënyrën e saj, pa e vrarë mendjen se çfarë thuhet për të dhe rreth saj.



Fjalet nga kerkimet:

  • pjese e pidhit

James Belushi, rikthim në Qytezë

November 12, 2008 | Kategorija: vip | Shkruaj nje koment
James  Belushi

James Belushi

Ai vjen sërish për të dytën herë si shqiptar dhe qytezar, por edhe si biznesmen për të investuar në fshatin që ia ka lënë amanet babai i tij, i larguar nga qyteza që në vitet e para të shekullit të kaluar.

Një ekip pune ka prezantuar axhendën e aktiviteteve të tij gjatë rikthimit në vendin e origjinës, ku në plan të parë aktori i shquar me origjinë shqiptare, ka vendosur pikërisht fshatin që do ta vizitojë sërish, jo vetëm për të mbajtur premtimin para banorëve, por edhe për të investuar nga fondet e kompanisë së tij të mineraleve në Qytezë. Sipas menaxherit të kompanisë, Daug Burg, me iniciativën e Belushit dhe të kompanisë së tij janë parashikuar investime në shkollën shekullore të fshatit për ta rimëkëmbur, ngritja e një muzeu, ndërkohë që ka përfunduar ura e fshatit, e cila përbënte një rrezik të madh gjatë kalimit të saj, për shkak të amortizimit.

I ardhur si qytezar, Belushi ka planifikuar në javën e qëndrimit të tij më shumë se gjithçka të jetë pranë banorëve të paktë që i kanë mbetur këtij fshati, nga ku emigracioni dhe largimi i vijueshëm i komunitetit ka bërë që tashmë të numërohen shumë pak shtëpi dhe vetëm 20 banorë. Si president nderi, në krye të një kompanie kanadeze për kërkim mineralesh, Belushi ka zbritur sërish në tokën shqiptare me idenë se ëndrrat mund të bëhen lehtë realitet për Qytezën. Ekipi i qytetarëve që kanë përgatitur gjithçka për një axhendë të ngjeshur takimesh dhe aktivitetesh të aktorit shqiptar kanë vlerësuar paralelisht edhe ndikimin e madh që vetë Belushi ka pasur te banorët që nga ardhja e tij e parë, gjë e cila ka bërë që me kontributin e komunitetit të zonës të mirëmbahen të gjitha shtëpitë, pavarësisht nga braktisja e fshatit.

Ky ishte edhe amaneti që aktori la pas largimit të tij nga vendi 13 vjet më parë, ndërkohë që banorët janë kujdesur që ai ta gjejë fshatin ndryshe, duke rimëkëmbur kishën e vjetër dhe duke sistemuar shumë nga shtëpitë karakteristike prej guri, ndërkohë që një odë miqsh me objekte tradicionale të artizanatit është hapur nga vetë qytezarët për të tërhequr sa më shumë vizitorë e turistë. Qyteza me shtëpitë karakteristike prej guri, të futura mes gjelbërimit, me oborret me plloça dhe çezmat e gurit, me kishën mbi kodër dhe rrugicat karakteristike me kalldrëm, nuk është fshati i vetëm ku Belushi ka planifikuar të investojë.

Menaxheri i tij, i cili ka rezervuar të shprehë shumë nga surprizat e ardhjes së Belushit, thotë se investimet do të gjejnë shtrirje në shumë fshatra dhe qytete, ndërsa deri më tani punimet kryesore kanë qenë në zonën e Devollit, të Librazhdit dhe Mirditës. Surprizat e tjera janë ekskluzivitet i vetë aktorit me famë botërore, i cili që në mëngjes do të rikthehet në Qytezën e babait të tij dhe të gjakut prej shqiptari.

Inis Gjoni feston ditelindjen ne diten e Halloween

November 10, 2008 | Kategorija: ndryshe | Shkruaj nje koment

Ka vendosur prej shumë kohësh që të mbajë gojën kyçur për median dhe këtë e respekton në mënyrën më korrekte. Show-girli i mirënjohur Inis Gjoni ka muaj që nuk shfaqet nëpër faqet e gazetave ndërsa në ekran të gjithë shikuesit e panë vetëm për disa minuta të ftuar në emisionin e Ardit gjebreas

inis-gjoni

inis-gjoni

“E diela shqiptare”. E teksa mundohet t’i shmanget çdo paparaci të mundshëm nëpër ambientet që ndodhet, apo çdo pyetje të ndonjë gazetari që e kërkon për intervistë, ja tek ka rënë në kurthin e paparacit tonë. Inis Gjoni është fotografuar në club “Sharm” nga paparaci ynë ndërsa festonte dy festa.

Në ditën e festës së “Halloween” të cilën po e kalonte më së miri me miqtë e saj në clubin pranë hotel Sheraton, Inis Gjoni ka festuar njëkohësisht edhe ditëlindjen. Ka qenë e shoqëruar nga familjarët, ku sapo ka parë fotografin tonë është munduar t’i shmanget menjëherë objektivit të aparatit dhe ka kërkuar që të mos bëhej më asnjë foto rreth saj, duke dashur që jetën private ta lërë të paprekur. Një fustan i zi, tejet i shkurtër dhe sensual dhe look-u që asnjëherë nuk ndryshon, diferencë bën vetëm mënyra e grimit. Inisi është shfaqur si gjithmonë në formë, tashmë edhe me kilogramët e tepërt të humbur prej disa kohësh. Është vënë re se në festën familjare të ditëlindjes së Inisit mungonte motra e saj Ingiridi e cila kishte shkuar diku gjetkë për të festuar, duke zgjedhur kështu miqtë e saj një një tjetër lokal të kryeqytetit.

E verteta e ndarjes sime nga Merti Asllani

November 10, 2008 | Kategorija: ndryshe | 5 Komente

[singlepic=30,320,240,web20,]

Arsyeja pse mori fund lidhja e bujshme e këngëtares maqedonase Altuna Sejdiu me Mertin, vëllain e Bertan Asllanit. Ajo rrëfen për herë të parë për gazetën “Panorama” se nuk është e lidhur për momentin, dhe se me Mertin s’ka qenë asnjëherë e fejuar.

Tuna me çfarë po merreni aktualisht në krijimtarinë tuaj muzikore?

Për momentin po punoj me disa projekte muzikore të cilat dua te mbeten sekret për publikun.

Jeta juaj në Selanik, ndërsa vazhdoni studimet atje cila është?

Jetë e rëndomtë studentore, me shumë shopping. Një vajzë rebele dikur në skenë, tani e maturuar e natyrisht me më shumë klas.

Ku mendoni se ju çon ky imazh i ri?

Vitet bëjnë të vetën. Nuk do të thotë që nuk jam më rebele nëse vesh diçka më serioze…Rebelizmin thjesht e kam në gjak

Jeni shprehur për një bashkëpunim tjetër me këngëtar shqiptar, pas duetit me Jonida Maliqin. Por që këtë herë do të ishte këngëtar mashkull. Është konkretizuar diçka?

Po.Së shpejti fansat e mi do të kenë mundësinë të dëgjojnë një këngë të re në duet, për të cilën nuk dyshoj që do të behet hit.

Kur nxorët klipin “Bileta”, u përfol për një ngjashmëri me “Back to Black” të Amy Winehouse. Në ç’pikë do dëshironit t’i ngjasonit kësaj këngëtareje, dhe ku jo?

Kjo ishte shumë e rastësishme me që “Bileta” u inçizua shumë më herët. Ndërsa sa do të doja t’i ngjasoja kësaj këngëtareje për momentin aspak!

Ju jeni e pranishme shpesh në jetën artistike shqiptare. Çfarë u bën të mos mungoni asnjëherë, dhe për ç’arsye nuk do të shkelnit më në Tiranë?

Nuk kam arsye pse mos të shkelja në Tiranë, kam shumë fansa dhe nuk ka diçka që do të më pengonte për momentin.

As ju nuk u keni shpëtuar thashethemeve për foto nudo në internet. Si do i komentonit?

Komentet nuk më lënë përshtypje aspak. Ajo që më intereson është suksesi si këngëtare, dhe deri tani ka qenë vërtet i madh. Nuk ka kënaqësi më e madhe se kjo.

Por këtë vit ju jeni përfolur në media më shumë për jetën tuaj private. Cila është e vërteta e ndarjes nga Merti Asllani?

Nuk jam e lidhur më me Mertin, dhe nuk kam pasur asnjëherë fejesë apo diçka e ngjashme.

Është e vërtetë që Merti ju ka tradhëtuar?

Është shumë private kjo pyetje dhe është një temë që u përfol shumë nëpër mediat në Kosovë dhe Maqedoni.

Por nuk e mohoni?

Gjithçka ka qenë një shpifje e mediave kosovare dhe maqedonase.

Si “theri” lapraksja Ingridin me thikë

November 10, 2008 | Kategorija: ndryshe | 2 Komente

bulohet skenari i sherrit të dy muajve më parë që çoi në spitalin ushtarak Ingrid Gjonin n pas një debati shumë të fortë që degjeneroi në rrahje mes vajzash. E gjithë ngjarja është zhvilluar ditët e para të muajit Tetor pranë një lokali në Tiranën e re, ku këngëtarja Gjoni është përballur me një vajzë nga Lapraka. Kjo e fundit ishte nën shoqërinë e 2 vajzave të tjera të cilat dhe argumenti ka qenë një djalë. I dashuri aktual i Ingrid gjonit kishte qenë më parë i dashuri i vajzës nga Lapraka, Violës, për të cilin sipas burimeve për “Bluetooth” ka degraduar dhe sherri i fortë. Duket se Ingridi duke parë Violën në të njëjtin lokal është ngacmuar me të e kaq ka mjaftuar për të “hapur thesin”.

Pasi janë sharë dhe fyer me fjalë mjaft të rënda, Viola ka thyer një shishe të cilën e kishte aty pranë, duke e lënduar Ingridin në disa pjesë të trupit, ndërsa hematomat në lëkurë janë shkaktuar nga xhami i shishes së thyer. Më pas, duke mos u mjaftuar nga plagët e krijuara në trupin e Ingridit, ajo e ka shtyrë duke e rrëzuar atë në tokë. Mesa duket këtu ka qenë dhe një tjetër plagë për Ingridin e cila me të rënë në dyshemenë e ambientit ku ndodheshin ka bëritur nga dhembja. Sipas personave që gjendeshin aty pranë, këngëtarja ka qenë e pirë dhe jo në gjendje të mirë për të llogjikuar.

Duke pasur parasysh gjendjen që ishte Ingrid gjoni është shoqëruar në Spitalin Ushtarak me plagë në trup, të shkaktuara nga mjeti prerës që ishte shishja e thyer si dhe nga rrëzimi me forcë në tokë. Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë se u fol, por gjithçka u mbajt në sekret. Mjekë të Spitalit Ushtarak konfirmuan për “Gazeta Shqiptare”, se Ingridi u kurua nga plagë të shkaktuara në trup nga diçka prerëse. Sipas tyre gjendja e këngëtares ishte e rëndë në momentin që kishte mbërritur në spital, por fatmirësisht plagët ishin sipërfaqësore në pjesën e sipërme të trupit dhe nuk kishin dëmtuar organe jetësore apo të kishin sjellë probleme të pariparueshme. Që në ato momente u tha se ngjarja u provokua nga një grindje banale mes këngëtares dhe disa vajzave të tjera banore të Laprakës. E plagosura VIP e Spitalit Ushtarak, mori vetëm mjekimin e parë dhe atë të domosdoshëm e më pas ka vijuar me mjekimet në banesë. Paparaci ynë pak kohë më parë fotografoi Ingiridin teksa ndoshej në një pub duke kërcyer dhe në krahët e ish të fejuarit të saj Eneas.

Pikërisht vetëm pak ditë më parë se të ishte në këtë festë, këngëtares i kishte ndodhur incidenti në fjalë dhe nëse fotot vihen re me kujdes, në trup ajo ruan me kujdes plagën se mos lëndohet. Nga vetë Ingridi nuk ka patur koment Sherri për dashnorin Si “theri” lapraksja Ingridin me thikë për këtë ngjarje duke dashur sigurisht të mos e ndajë me mediat incidentin e ndodhur dhe duke u kujdesur që asgjë më tepër të mos mësohet rreth tij. Tetori duket se është muaji fatkeq për Ingridin pasi edhe një vit më parë, po në muajin Tetor ajo u përfshi në një tjetër incident. Së bashku me 14 miq të saj, përfshi edhe Çiljeta Xhilagën, ishin duke u dëfryer në lokalin “Kanon”, pas spektaklit ‘Miss Globe International’, kur për shkak të një mikeshës së tyre, që siç duket e kishte tepruar me pijen, ka ndodhur incidenti me policinë. Pas 2 orëve të kaluara në polici, ku dhe kishte dhënë deklaratën me shkrim, Gjoni është liruar bashkë me disa miq të saj.



Fjalet nga kerkimet:

  • ingrid gjoni dhe genti
  • inis gjoni
  • ingrid gjoni dhe genti foto
  • genti ingrid gjoni
  • ingrid gjoni genti

Vlera Xhakla,kenge me timbaland

November 7, 2008 | Kategorija: ndryshe | Shkruaj nje koment

Titullohet “Boy” dhe është kënga më e re e këngëtares dhe supermodeles së njohur sh qiptare që jeton në New York të SHBA.

[singlepic=29,320,240,watermark,]Vlera Xhakla, në këtë bashkëpunim, për të cilin në një intervistë për “Gazetën” pak kohë më parë ka pohuar se do të jetë dhe e fundit, ka zgjedhur pikërisht një prej emrave më të mëdhenj për momentin në tregun muzikor, që mban vulën e shumë hiteve si “Apologize”, etj.

Kështu, ndërkohë që kompozimi për “Boy” i është besuar treshes Timbaland, Finley Quaye, Vixen, një risi vërtet shumë interesante i përket dhe tekstit, është shkruar nga vet Vlera, që ka treguar dhe aftësitë e saj në vargje. Kënga pritet të lançohet së shpejti, për t’u kthyer në një sukses të vërtetë.

Bleona Qerreti-une aktore hollivudiane

November 6, 2008 | Kategorija: ndryshe | 12 Komente

Bleona Qerreti eshte kengetare qe magjeps publikun me paraqitjen dhe stilin e saj. Martesa tani ka bere qe te ndryshoje pak, mirepo pengesa me e madhe thote se jane udhetimet e shumta, te cilat i bejne qe te mos qendroj shume kohe me bashkeshortin. Pervec marteses dhe karrieres se saj muzikore, ajo tani do te paraqitet edhe si aktore. Kur e pyet nese ka ne plan te kete femije, Bleona thote se tani per tani kjo nuk do te ndodhe. Dhe kjo sepse ne mendjen e saj eshte dicka shume e rendesihme per t’u realizuar. “Ne trurin tim ka hyre keq me emrin Hollywood!” rrefen. ” Tani po merrem me nje projekt per nje filmin Holliwoodian , ku aktorja kryesore protagoniste e ketij filmi do te jem une. Aktrimi e kam dashur gjithnje, mirepo nuk kam pasur mundesi per kete. Dhe tani qe mundeia me eshte ofruar pse te mos provoj. “Besoj se do t’ia dal, sepse kam prirje edhe per aktrim!”

[singlepic id=10 w=320 h=240 float=]

Muzika dhe miqesite VIP!

Bleona asnjehre nuk e harron dashurine e saj te pare, muziken. Ajo se shpejti do te kete nje surprize per fansat e saj. “Kohet e fundit jam duke u marre me pergatitjen e videove te dy kengeve te mia te reja ne anglisht dhe ne shqip. Rreth pergatitjes se tyre nuk do te doja te flisja me shume, sepse mendoj se me mire mund te jete si surprize per adhuruesit deri ne lancimin e tyre. “Besoj se do te jete dicka e mrekullueshme dhe risi ne tregun muzikor!” Por gjate veres qe lame pas Bleona ka ecur perpara edhe me njohjet e saj VIP-at nderkombetare. Rane ne sy fotot e publikuara ne jahtin e stilistit te famshem Roberto Cvalli. Pervec kesaj, gjate tere veres ka qene e angazhuar ne Milano duke bere foto me fotografe profesioniste dhe realizuar kenge te reja ne studiot Italiane. “Kam pasur nje bashkpunim me foto me kengetaren Kelly Rowland, ne sfilaten e Roberto Cavallit ne Milano, i cili me ka ftuar personalisht ne sfilaten e tij, duke qene qe kemi njohje personale qe nga Amerikan!”

Jeta ,e bashkshortin!

Koncertete e saj ne Evrope as qe i shkon ndemend t’i le per Ameriken. dicka… ajo nuk e harron asnjehere qe eshte ketu nga fansat e saj ne Kosove, Shqiperi e diaspore dhe ata nuk mund t’i injoroje dhe te mos shkoj ne koncertet, vetem per faktin qe jeton ne Amerike. I bie te lodhet pak me teper qe te udhetoje direkte nga Amerika ne koncert, por te jesh artist per te ne pergjiesi eshte nje pune e veshtire. Fatmirsisht bashkshorti i saj e mirekupton punen e saj. “Ganiu me bene shume leshime dhe e kupton qe une nuk e shpenzoj shume kohe me te ne shtepi per shkak te karrieres sime!” thote ajo. “Por edhe pse nuk mund te qendojme shume kohe bashke dashuria jone vazhdon te jete e forte si gjthnje. Zakonisht largesa qe kemi na e bene lidhjen me te fresket… se gjithmone qe shihemi kemi mall per njeri tjetrin!” Per Bleonen ndihmesa me e madhe qe i jep ai eshte qe nuk eshte xheloz dhe e kupton qe asaj i duhet te kaloj gjysmen e jetes neper avione. Kjo eshte ndihmesa me e madhe, sepse nuk e pengon per asgje. Bleona mendon se martesa e ka bere me te pergjegjshme per jeten dhe cdo minute qe e ka bosh mundohet ta kaloj me bashkshortin. Ata e ndajne shtepine e tyre te vetme me njeri tjertin. E megjithate, nuk mund te thohet se Bleona eshte bashkshorte tipike. Persa i perket puneve te shtepis… “Tani me duket po shkojme shume larg… hahaha!” thote ajo. “Une edhe kur jam ne Amerike jam tere diten ne studio, keshtu qe nuk kam kohe per punet e shtepise. Zakonisht merret pastruesja, mirpo kur jam ne shtepi ndnjegje te vogel e bej edhe une!”.



Fjalet nga kerkimet:

  • martesa e bleona qerreti

 

eXTReMe Tracker