Arkivi per: December, 2008

Me ke e ndan shtratin Blero…

December 31, 2008 | Kategorija: vip | 12 Komente

Blero ende nuk ka një lidhje serioze me ndonjë vajze, sado që është përfolur shume se ai është në lidhje dashurie me Besa Gashin ish- Miss Kosova. Ai ka deklaruar publikisht se nuk e ndan shtratin e tij ‘dopio’, me ndonjë vajzë. I pyetur nëse i ka ndodhur ta ketë dike në

blero

blero

shtratin e ri të cilin nuk ka shumë kohë që e ka vendosur në apartament, po ashtu të blerë së fundmi, Blero ka thënë: “Ka ndodhur ta ndaj shtratin…ka ndodhur nuk mund të them se jo. Por ju e dini që kur nuk ke një lidhje serioze është pak më e vështirë të kesh dikë aty. Ndërsa kur të kem ndonjë lidhje serioze atëherë me siguri që do të jetë shumë më ndryshe- ka thënë Blero. Ndërsa sa i përket përdorimit të telefonit, Blero ka pohuar se ka pasur raste kur ai ka folur deri në 7 orë në telefon. “…e dini si është kur je shumë i dashuruar…mund të flasë me orë të tëra në telefon…unë kam pasur një periudhë të tillë dhe mund të them se kam folur deri në 7 orë….” tha Blero. Këngëtari kosovar ka blerë një apartament në Prishtinë të cilin është duke e rinovuar. Se me kë dhe kur do ta ndajë atë me ndonjë vajze nuk dihet ende.

Sondazhi, Leonora Jakupi, kengetarja me e bukur

December 31, 2008 | Kategorija: vip | 53 Komente

Këngëtarja Leonora Jakupi është zgjedhur këngëtarja më e bukur, në një anketë të zhvilluar nga një e përditshme në Kosovë, duke fituar 616 vota ose 30 për qind të të anketuarve. Në anketën pesëditore të “Kosovapress-it” se “Cila prej këtyre këngëtareve mendoni se është më e bukur”, kanë votuar gjithsej 2084 persona, prej të cilëve 616 votën e tyre ia kanë dhënë këngëtares Leonora Jakupi, e cila u bë fillimisht e njohur me këngën “Po vritet pafajësia”. Leonora, është shprehur se ndihet mirë që ka fituar si femra më e bukur. Ajo ka falënderuar të gjithë adhuruesit që kanë votuar për të, duke thënë se pamja e jashtme është dhuratë prej Zotit, por kjo bukuri duhet të plotësohet me gjëra të tjera, në të kundërtën bukuria është e pavlefshme. “Më tepër e vlerësoj bukurinë e brendshme se sa atë të jashtme”, ka thënë Leonora. Në anketë kanë marrë pjesë Leonora Jakupi, Genta Ismajli, Zanfina Ismajli, Kaltrina Selimi, Nora Istrefi, Jehona Sopi. Pyetjes se cila prej këtyre këngëtareve mendoni se është më e bukura, me “asnjëra” janë përgjigjur 526 persona, ose 25 për qind. Në vendin e tretë për nga numri i votave, radhitet këngëtarja e cila këtë vit e ka quajtur vit të angazhimeve të mëdha dhe me “bereqet”, Genta Ismaili. Pas saj vjen, ajo që nuk do ta shohim me vello të bardhë në të ardhmen e afërt, sepse veten më së paku e sheh si një grua të martuar. Është fjala për Zanfina Ismajlin. Më pak vota ka marrë këngëtarja që njihet me buzëqeshje të bukur, Jehona Sopi.

leonora-jakupi

leonora-jakupi



Fjalet nga kerkimet:

  • kengetarja leonora jakupi
  • jehona sopi leonora jakupi
  • kengeetarja leonora jakupi

Adelina Ismajli mbush 29 vjeç

December 23, 2008 | Kategorija: ndryshe | 11 Komente

Një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme të skenës kosovare, sig urisht dhe një ndër femrat më të bukura të ekranit, ka mbushur 29 vjeç më datë 14 dhjetor. Adelina Ismajli, jo vetëm është një ndër zërat më të spikatur të muzikës, por gjithashtu të gjithë ne kemi admiruar shumë herë dhe bukurinë e saj, që e ka kurorëzuar këtë të fundit dhe “Miss Kosova”. Dhe pse tashmë Ismajli kam mbi vete plot 29 vite, sharmi dhe energjia e saj e pashtershme nuk i tregojnë aspak. Një formë e veçantë urimi për Adelinën ka qenë dhe një montazh me foto nga koncertet e Adelinës, që i kanë bërë fansat e saj online. Ndërkohë që, celebrimi i 29-vjetorit për bukuroshen nga Kosova tashmë ka kaluar, ajo do të jetë e ftuar ditën e sotme pikërisht në “Music Pasala” në Gjermani, ku do të argëtojë të pranishmit dhe fansat e saj.[singlepic id=18 w=320 h=240 float=]

virtualbania

sulmohen ne diskoteke Big Mama dhe Armend Ramadani

December 23, 2008 | Kategorija: vip | 5 Komente

Zëdhënësja e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup Liza Bendevska, ka konfirmuar për gazetën maqedonase “Lajm” se këngëtarja Big Mama dhe stilisti Armend Ramadani janë sulmuar dhe goditur të shtunën që shkoi në ambientet e diskotekës “Koloseum”. Ende nuk dihen arsyet e këtij incidenti, por mësohet se dyshja është atakuar papritmas nga katër pesë persona të cilët kanë goditur Armendin me shqelma dhe grushte në kokë, ndërsa Biggi ka pësuar lëndime të lehta.

BIG MAMA

Më pas Armendi është shoqëruar për në spital, ndërsa ka paditur sulmuesit në polici për investigim. As policia e as artistët nuk kanë lëshuar ndonjë kom u n i k a t ë për shtyp në lidhje me incidentin dhe emrat e atakuesve.

E dashura e Shpatit nuk duron dot Rovenën

December 22, 2008 | Kategorija: ndryshe | 10 Komente

Dihet tashmë që prej kohësh, Shpat Kasapi po përjeton një histori të bukur dashurie me Afërditën, modelen e suksesshme në pasarelat ndërkombëtare. Po kështu, publiku është njohur edhe me disa foto të shfaqura në media, ku Shpati kalonte pushimet në shkretëtirë me Rovena Stefën. E pikërisht, duke e akuzuar Rovenën se i ka shpërndarë vetë ato foto, Afërdita është aq e zemëruar me këngëtaren, aq sa nuk dëshiron të flasë më me të, madje as ta përshëndesë. Sipas Afërditës, Rovena thjesht me bujën që krijoi me ato foto, dëshironte vetëm të dëmtonte lidhjen e tyre. Kujtojmë që Rovena dhe Shpat Kasapi kanë qenë miq të mirë, duke bashkëpunuar në materiale muzikore së bashku. [singlepic id=31 w=320 h=240 float=]



Fjalet nga kerkimet:

  • e dashura e shpat kasapit

kengetarja me e mire per 2008

December 15, 2008 | Kategorija: vip | 6 Komente

Në qytetin e Gjakovës është mbajtur festivali i 5-të i Radiove Kosovare, ”RADIO FEST 2008”. Ky festival kishte karakter garues. Në të gjitha radiot e Kosovës garuan për 3 çmimet e para në të dy kategoritë, atë të ”radio reportazhit” dhe të ”radio reklamës” më të mirë. Një ardhje e re në këtë festival ka qenë dhe zgjedhja e këngëtarit dhe këngës më të mirë të vitit. Për këtë kanë votuar dëgjuesit, të cilët kanë dhënë preferencat e tyre. Ja renditja: 5. ALBAN SKENDERAJ, 4. TINGULLI 3-NT, 3. GENTA ISMAILI, 2. NORA ISTREFI, 1. ADELINA ISMAILI. Adelina Ismaili ka fituar çmimin e parë për kengëtaren e viti të shpallur nga radiot shqiptare, ndërkaq kënga e 2008- shit është vlerësuar ajo e Tunes, me titull “Inati”.

adelina-ismaili

adelina-ismaili

ADELINA THAÇI konkurron në festivalin në RTSH

December 15, 2008 | Kategorija: vip | Nje koment

Këngëtarja kosovare Adelina Thaçi do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, fituesi i të cilit përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovision”. Këngëtarja e bukur do të konkurojë së bashku me njëzet këngëtarë me një këngë të kompozuar nga Alfred Kaçinari, ndërsa përveç saj nga Kosova do të garojë edhe Vedat Ademi. Festivali i Këngës në RTSH do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe do të ketë dy gjysmëfinale (me 19 dhe 20 dhjetor), ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 21 dhjetor.

adelina-thaci

adelina-thaci

Getoari sqaron: Ja si ishte bashkëpunimi me Elvanën

December 15, 2008 | Kategorija: ndryshe | 2 Komente

Këngëtari i muzikës rep, Getoar Selimi, ka zbuluar të vërtetën në lidhje me raportet e tij me këngëtaren, Çiljeta Xhilaga. “Tingulli 3nt” dhe Çiljeta kanë bashkëpunuar në realizmin e këngës “Dridhe”, ndërsa pasi filloi transmetimi i këngës ia nisën menjëherë spekulimet për një lidhje të mundshme ndërmjet Çilit dhe Getit.

getoari

Mirëpo, kryesori i grupit më njohur shqiptar, ka konfirmuar se ndërmjet tij dhe Çiljetës nuk ka pasur asgjë. “Të them të drejtën unë me Çiljetën që nga fillimi kam pasur marrëdhënie shoqërore. Në fillim e ngacmoja pak, mirëpo kurrë nuk e kam pasur një vizion të caktuar për ta pasur një lidhje me të, dhe faktikisht, mes meje edhe Çiljetës nuk ka pasur asnjë lidhje, kjo është shumë e vërtetë”, ka thënë Geti për g a z e t ë n “Zëri” në Kosovë. Sa i përket spekulimeve për lidhjen tjetër, ndërmjet tij dhe Elvana Gjatës, Geti s h p r e h e t me “diplomaci”: “Për të mos i detalizuar gjërat , për shkak se rrethi ku jetojmë është shumë problematik dhe është shumë prekëse, në këtë rast, mund të them që bashkëpunimi mes meje dhe Elvanës nuk ka qenë i njëjti si ai me Çiljetën. Vetëm kaq mund të them”, është shprehur këngëtari.

Çiljeta & Romeo këmbejnë unazat për Vit të Ri

December 15, 2008 | Kategorija: ndryshe | 8 Komente

Gjithmonë e qeshur dhe e çiltër. Shumë e lumtur në marrëdhënien e saj me të dashurin e zemrës dhe e kënaqur me arritjet e saj në muzikë. Çiljeta në këtë intervistë  rrëfen planet më të fundit për jetën private, marrëdhënien e saj me Romeon, prindërit e tij, surpriza për Vitin e Ri. Gjithashtu, dy klipe të reja janë angazhimet e saj pas Vitit të Ri, ndërkohë që zbulon dhe look-un e ardhëshëm pas 3-4 muaj qëndrimi ndryshe, me flokë të shkurtër në ngjyrë platini.

ciljeta &  romeo

ciljeta & romeo

Çiljeta si po shkon marrëdhënia jote me Romeon?
Është Viti i Ri i katër që në kalojmë bashkë. Lidhja po shkon shumë mirë. Sigurisht në këto katër vite si çdo çift tjetër edhe ne kemi patur ulje dhe ngritje por e rëndësishme është që gjithçka është superuar. Ndihem dhe jam shumë mirë me të.
Sa kohë kalon me të?
Çdo pasdite e kam të programuar me të. Nuk rrimë dot pa e takuar njëri-tjetrin me përjashtim të rasteve të veçanta kur të dy jemi shumë të zënë me punë. Mund të takohemi edhe paraditeve kur nuk kemi punë për të pirë një kafe.
Në cilin tip do ta klasifikoje të dashurin tënd?
Është tip shumë serioz, shumë i përmbajtur. Është shumë ndryshe nga tipi im, por unë gjithmonë e kam thënë dhe e them që Romeo është shpirti im binjak, jemi të ngjashëm në shpirt.
Është xheloz?
Është, por nuk e shpreh shumë në pjesën më të madhe të rasteve. E përsëris, është shumë i përmbajtur. Ndërsa unë kur bëhem xheloze e shpreh, dhe shumë madje. Ka diçka shumë të bukur, kur bëhet xheloz Romeo, afeksionohet edhe më shumë pas meje, çka do të thotë që xhelozinë e shpreh me dashuri.
The se ky është i katërti vit që kaloni së bashku. Ku do të shkoni natën e Vitit të Ri?
Në fakt ende nuk e kemi vendosur tamam. Qejf kemi të shkojmë në Mavrov të Maqedonisë bashkë me shoqërinë e Romeos. Gjithmonë nëse unë nuk do të jem në ndonjë vend për të kënduar natën e Vitit të Ri. Por e rëndësishme është që përsëri do të jemi bashkë, kudo që të shkoj.
Dhurata që do i bësh atij për festat e fundvitit?
Do të jetë një unazë me një domethënie shumë të madhe pasi dashuria jonë është rritur bashkë me vitet që kemi kaluar bashkë. Unë ndërkohë në dorë kam një unazë që më ka dhuruar Romi vitin e kaluar. Dhurata ime këtë vit është një unazë me gurë diamanti, e tillë besoj se do të jetë edhe ajo që do të më dhurohet mua nga Romeo. Do i këmbejmë unazat me njëri-tjetrin natën e Vitit të Ri. Tashmë për ne kjo është kthyer në një traditë dhe është hera e parë që unë e them një gjë të tillë. Që herën e parë që kemi festuar bashkë Vitin e Ri dhe deri këtë vit, ne i bëjmë njëri-tjetrit dhuratë një unazë të cilën e kemi simbol të dashurisë. Por këtë vit besoj se është ndryshe nga gjithë herët e tjera.
Mos ndoshta kjo unazë i paraprin fejesës?
Kjo është një unazë domethënëse, por mendoj se ajo e fejesës do të jetë ajo që nuk do hiqet kurrë nga dora. Ende nuk kemi vendosur gjë të them të drejtën por e rëndësishme është që një gjë të tillë e mendojmë.
Shkon shpesh tek shtëpia e Romeos dhe cilat janë marrëdhëniet e tua me prindërit e tij? Jo, nuk shkoj shumë shpesh se jam shumë e zënë me punë, por shkoj. Marrëdhëniet i kam të mira me të dy prindërit e Romeos, kryesisht me nënën e tij, flasim më mirë mes femrash.
Po Romeo me prindërit e tu?
Në shtëpi nuk vjen, pasi njeh vetëm mamanë time. Në momentin që do njohë babin, do caktohet edhe data e fejesës. Tashmë ata e dinë që unë jam e rritur dhe edhe pse i kanë sytë nga unë si fëmijë i vetëm, e dinë që jetën time e thur vetë. Ajo që iu mjafton është se kam qenë korrekte në këtë lidhje. Kalojmë pak në përgatitjet që po bën për klipin e ri.
Si po shkojnë ato?
Në fakt janë dy klipe të reja. Do të jetë klipi i këngës ‘Dorëheqja’ me të cilën konkurova në ‘Top Fest’. Do të jetë gati i gjatë 10 minuta, si film i shkurtër. Ndërsa klipi tjetër do të jetë së shpejti në bashkëpunim me pas vitit të ri. Njëri do të jetë në bashkëpunim me ‘Max Production’ dhe tjetri me ‘Supersonic’ me regjisorin Alexandër.
Do mbash të njëjtin look?
Them ta mbaj këtë look dhe 3-4 muaj të tjerë. Më pas do kthehem me flokë të gjatë me onde dhe me fije bjonde. Look-u i ri, me flokë në ngjyrë platini të shkurtër ishte dëshirë e Romeos të cilit ia plotësova.
Marrëdhënia jote me Ingridin?
Vazhdoj ta kem mike shumë të mirë. Vjen fle shpesh në shtëpinë time. Do e kem dëshmitare kur të martohem. Do i hedh buqetën që të martohet edhe ajo më pas. (Qesh)



Fjalet nga kerkimet:

  • ciljeta xhilaga floke me fije

Elia në krahët e Princit leka

December 7, 2008 | Kategorija: vip | Nje koment

Thonë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe kjo duket në përkushtimin që kanë për çdo gjë që bëjnë dhe kudo që shkojnë. Elia Zaharia dhe Princi Leka, prej muajsh tashmë po përjetojnë një histori dashurie dhe sipas Elias gjithçka duket si të jetosh në përrallë. Ja tek ndodhen të dy në këtë foto, jashtë Shqipërisë ku vajza e aktores së mirënjohur Yllka Mujo është në krahët e Princit Leka ndërsa kanë përqafuar fort njëri-tjetrin. Elia jeton momentalisht në Francë ndërsa Princi në Tiranë, por udhëtimet e të dyve për t’u bashkuar me njëri-tjetrin janë shumë të shpështa.

princi-leka

princi-leka

« Older Entries  

eXTReMe Tracker