Arkivi per: January, 2009

Vesa Luma, imazh publicitar

January 28, 2009 | Kategorija: vip | 5 Komente

Ka hequr dorë nga Festivalet për momentin, kjo sepse i është përkushtuar më tepër krijimit të këngëve dhe shoqërimit me klipe, apo edhe albumit të saj të ri. Këngëtarja bukuroshe nga Kosova, e cila do të niset për një turne këtë muaj në Amerikë, ku e presin pesë koncerte por edhe takime të rëndësishme pune vjen në “Bluetooth” me të renë e saj të fundit. Pikërisht ajo është zgjedhur në Tiranë nga një kompani e famshme për të qenë imazhi publicitar i saj. Oferta ka qenë vërtetë joshëse, sa këngëtarja nuk ka mundur t’i thotë “Jo”.       VIRTUALBANIA

vesa luma

vesa luma



Fjalet nga kerkimet:

  • gentvis fragance
  • imazh

Aferdita merr leksione nga Shpati, tenton kengetaren

January 28, 2009 | Kategorija: vip | 8 Komente

Duke ndjekur hapat e të dashurit, modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi Afërdita Dreshaj, ka vendosur të hyjë në botën e muzikës. Duket se Afërdita nuk po kënaqet me karrierën si modele dhe nuk i pëlqen më të qëndrojë me orë të tëra para aparateve fotografike por kërkon më shumë nga vetja. Kush e di, mbase edhe është ndikuar nga i dashuri Shpat Kasapi i cili tashmë ka një karrierë të suksesshme në muzikë. Pa zbuluar shumë se për çfarë zhanri bëhet fjalë Afërdita ka bërë me dije se është duke punuar një këngë, e cila pritet të shoqërohet edhe me klip e pastaj të lançohet në tregun muzikor. Por ajo kurrësesi nuk do të heqë dorë edhe nga modelimi, profesion ky që i sjell jo vetëm argëtim por edhe të ardhura të mira, duke patur parasysh faktin se ka kontrata me kompani të njohura botërore. Se sa do të ketë sukses në muzikë, ashtu siç ka ecur përpara me modelim pritet të shihet në të ardhmen. Një gjë është e sigurt, ajo do ta ketë përkrahjen e të dashurit në këtë sferë.          VIRTUALBANIA

aferdita-shpati

aferdita-shpati

Genta ismaili kthehet në vendlindje

January 17, 2009 | Kategorija: vip | 26 Komente

Genta Ismajli, duket se është rikthyer në vendlindjen e saj, Gjilanin, duke u larguar kështu përkohësisht nga Prishtina.
Këngëtarja po kalon pak kohë me prindërit e saj dhe ende nuk dihet nëse do të martohet këtë vit apo jo.
Ndërkaq, Genta ka hedhur poshtë disa spekulime për ndarje që u përhapën në media, të cilat erdhën pas një nate kur ajo ishte parë e vetme në klubin “Flirt”, në Prishtinë.
Ndoshta, Genta është rikthyer në familjen e saj për të menduar pikërisht për martesë. Kësaj i shtohet edhe një koment i saj në një emision të ‘RTV 21’ kur ajo është pyetur për dëshirën e saj për vitin 2009: “Se di bre Lab (prezantuesit të TV 21). A do të martohem në 2009-ën”, ka thënë këngëtarja.

genta ismaili

genta ismaili

Zana Krasniqi ne dashuri me Lorikun 2

January 11, 2009 | Kategorija: vip | 8 Komente

Ditët e fundit po flitet për një lidhje të mundshme dashurie mes supermodeles kosovare Zana Krasniqit dhe futbollistit të njohur shqiptare Lorik Cana. Vitin që kaloi të dy janë përfolur shumë si personalitet dhe kanë qenë shumë të suksesshëm. Nga një juri profesionale dhe njerëz shumë të njohur në Kosovë, Zana Krasniqi fitoi kurorën si “Miss Universe Kosova 2008” dhe përfaqësoi shtetin e Kosovës në një eveniment të madh bukurie “Miss Universe 2008”, gjë që bëri për herë të parë Kosovën të ndihet si shtet, por duke u radhitur në dhjetëshen e femrave më të bukura në rruzullin tokësor. Por nuk u ndal me kaq, duke vazhduar me shumë suksese të tjera, pasi asaj iu ofruan mundësi nga kompani të ndryshme të modës për të sfiluar për ta. Por bashkë me suksesin, gjatë vitit 2008 për Zanën nuk munguan as thashethemet. Duhet pasur parasysh se lidhja me Lorik Canën nuk është e para, që e vë në qendër të lajmeve rozë Zana Krasniqin, pasi disa vite më parë bukuroshja ka pasur edhe një lidhje pak më të gjatë me Laert Kelmendin, djalin e pronarit te Radio Televizionit 21, vend ku punoi gati gjithë familja e Zanës, babai i saj dhe motra Fjolla, e cila është redaktore e muzikës në programin “21plus”. Por kjo lidhje si duket nuk ka funksionuar duke e çuar çiftin drejt ndarjes. Të dyja këta janë fëmijë të dy personaliteteve shumë të njohura në Kosovë, ajo vajzë e kompozitorit të njohur kosovar Naim Krasniqit, kurse ai djali i Agim Canës menaxher i klubit futbollistik Vllaznia gjatë vitit 1980 dhe një futbollist shumë i njohur në kohën e ish-Jugosllavisë. Ashtu si Zana edhe Loriku ka qenë shumë i suksesshëm në karrierë. Si i ri ka luajtur në një klub futbolli zviceran, ku deri në vitin 2000 ai ka luajtur në “Lausanne sports”, derisa ka kaluar ne gjigantin francez Paris Saint-Germain. Zana dhe Loriku bien në sy edhe si një çift shumë i bukur dhe duke qenë kaq të rinj në moshë kanë arritur kaq shumë famë. Zana ka arritur një sukses të konsiderueshëm fal ndihmesës së madhe që i jep fotografi me famë botërore Fadil Berisha. Suksesi i Zanës nuk ishte vetëm kaq, ajo tashmë është bërë imazh edhe i parfumit të parë shqiptar, që mban emrin “GENTVIS Fragrance” ku një ndër themeluesit e këtij parfumi është Ilir Xheladini dhe për këtë parfum është punuar më shumë se 3 vite. Ne dëshirojmë që kjo lidhje të jetë e gjatë dhe sukseset e tyre në karrierë gjithashtu.

zana-loriku

zana-loriku

MBRETI I FUSHËS SË GJELBËR

Futbollisti prishtinas me famë franceze, kapiteni i ekipit Olimpique de Marseille, Liga e I-rë (Francë), po i përjeton ditët më të bukura të rinisë: luan shkëlqyeshëm, është i dashuruar, jeton në qytetin piktoresk bregdetar të Marsejës, ku dhe ka kaluar natën e Vitit të Ri, është futbollist i paguar mirë dhe i janë qepur keq Arsenali dhe Evertoni anglez… Sipas të gjitha gjasave, ky do të jetë sezoni i fundit i Lorik Canës në stadiumin “Veledrome”. “Nuk jam shumë i sigurt, ka shumë mundësi që ky të jetë viti i fundit që unë luaj në Marsejë”, ka thënë ai. Bayern Munich objektiv ka edhe transferimin e mesfushorit të Marsejës, Karim Ziani si zëvendësim i mundshëm i Bastian Shvanshtajger. Sipas football.fr, gjiganti bavarez gjatë verës mund të paguajë 25 milionë euro për dyshen marsejeze Cana–Ziani.



Fjalet nga kerkimet:

  • zana krasniqi dhe i dashuri
  • zana krasniqi dhe i dashuri i saj
  • gentvis

Zana Krasiniqi ne dashuri me lorikun

January 7, 2009 | Kategorija: ndryshe | Nje koment

Modelistja kosovare, Zana Krasniqi, sipas të gjitha gjasave ka filluar një lidhje intime me kapitenin e Olimpique Marseille, Lorik Cana. Gjatë ditës së djeshme, në faqen personale të Krasniqit në Facebook, është ndryshuar statusi i saj nga “beqare” në “në një lidhje”. Fotoja e parë e Zanës është ajo me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

lorik cana dhe zana

lorik cana dhe zana

 

eXTReMe Tracker