Duke komentuar fjalët që i kishte thënë Anjeza mbi pastërtinë që Mozës i mungonte, Adelajda i ka thënë se kur dikush kishte të drejtë, Mimoza duhet ta pranonte.
mimoza krasniqi
“Nuk lihen çorapet mbi banakun e kuzhinës!”- i ka thënë ajo Mimozës. Mimoza është munduar t’i shpjegojë rrethanat që e kishin shtyrë atë moment në atë veprim, por Adela ia ka prerë shkurt, duke i thënë se askush nuk donte t’ia dinte se çfarë kishte ajo në mendje. “Po ti pse i ke lënë këtu këpucët e mia?- i ka thënë ajo Adelës, – pse nuk i vure në vend pasi i përdore?”. Pas largimit të Adelajdes, Mimoza i ka thënë Republikës se shkak për gjithë këto situata që po krijoheshin ishte nominimi. “Ne po luftojmë secili për vete dhe po përpiqemi të gjejmë pretekse për të nxjerrë keq të tjerët!” – ka thënë Mimoza dhe ka shtuar se i vinte shumë inat me Adelën që mundohet “t’i tjerrë gjërat”. Ajo i ka thënë Republikës se si tip ishte shumë nevrike, por këtu, në shtëpinë e Big Brother po e përmbante shumë veten dhe po duronte shumë
Modelja, këngëtarja dhe aktorja Arita Fejzullahu pritet që të paraqitet në një projekt filmik të quajtur, Marica Miller. Sipas menaxherit të saj Bujar Hasani, këtë rol aktorja shqiptare që jeton në Norvegji e ka fituar me propozimin e James Belushi , ndërkaq xhirimet e filmit pritet të bëhen në New York dhe në Paris. Arita më parë ishte zgjedhur Miss Skandinavia, Miss Shqiptarja në Skandinavi. Ajo po ashtu është shpallur “Face of the Year in Norway”, ndërkaq mësohet se ka sfiduar edhe për P.Diddydhe Sean John.
Arita-Fejzullahu
Hasani, po ashtu ka thënë se Arita do të paraqitet në rolin e Marica Miller, e cila është një vajzë super e pasur. Historia e këtij filmi ka të bëj me puthjen e parë të dy të dashuarëve pavarësisht sfidave dhe ndarjeve të tyre të shpeshta. Ky lajm është konfirmuar vetëm nga Hasani, ndërkohë që në faqen zyrtare të Jim Belushit nuk thuhet asgjë edhe pse Hasani ka thënë se asistent regjie i këtij filmi do të jetë pikërisht aktori i njohur shqiptaro-amerikan. Informacione për këtë nuk ka dhënë as Hollywood Reporter, që përcjell prodhimet më të reja të Hollywood- it dhe aktoreve të tyre, në këtë rast të Jim Belushi, si dhe imdb.com.
S’ka pak që është publikuar video më e re e Elvana Gjatës dhe një bum i madh klikimesh janë shënuar në internet. Janë me qindra klikimet në faqe të ndryshme online ku kënga shoqërohet me klipin përkatës. Po kështu të ndryshme dhe mjaft pozitive janë edhe komentet e lëna në forume të shumta në internet. Elvana cilësohet si një këngëtare e zonja, me zë karakteristik, look të jashtëzakonshëm që ndryshon shpesh, dhe ëmbëlsi në komportimin përpara kameras. Vlerësime të shumta shkojnë edhe për kompozitorin Flori Mumajesi, firmën e të cilit, mban dhe kënga në fjalë.
Një histori e nisur pothuajse dy javë më parë dhe e konkretizuar me një puthje ka elektrizuar të gjithë shikuesit e emisionit “Big Brother”. Bjordi dhe Adela kanë pritur deri sa kanë hyrë në një dhomë ku menduan se nuk i shihte askush për ti dhënë njëri-tjetrit një puthje pasiononte. Por kjo është një realitet apo thjesht një tjetër hile për të qëndruar sa më gjatë në lojë. Mamaja e Bjordit, Antoneta Mezini, mendon se nga ana e djalit të saj nuk ka asnjë lojë por mban shumë rezerva për Adelën. Ajo e konsideron vajzën e re si të paedukuar mirë dhe me shumë komplekse e për këtë arsye mendon se ka një mijë arsye përse lidhja e tyre nuk mund të vazhdojë. Antoneta Mezini ka komentuar edhe marrëdhënien e Bjordit me të atin duke thënë se gjëja e parë që do bëjë kur ai do dalë do të jetë takimi me të pas më shumë se 20 vitesh.
Antonela-Mezini
Çfarë mendoni për “miqësinë” që ka lindur mes Bjordit dhe Adelaidës?
Si fillim, gjërat që kanë ndodhur aty brenda, nuk varen nga unë, sepse po të isha unë, do t’u jepja një zgjidhje tjetër. Bjordi është njeri shumë sensual, i sinqertë dhe, të paktën, mendoj që, për kohën që është aty dhe i shpreh këtë dashuri Adelës, ai ndjen diçka. Nuk jam në gjendje të garantoj se çfarë qëndrimi do mbajë Bjordi me Adelën pasi të dalë nga Big Brother-i.
Me aq sa e njihni Bjordin (që dihet e njihni më mirë se çdokush tjetër) dhe Adelën, mendoni që kjo është vetëm pjesë e lojës, apo ka diçka tjetër?
Mendoj se Bjordi ndien, e ka vlerësuar mbi të tjerat. Tek Adela, Bjordi gjen një vajzë inteligjente, por Bjordi nuk mund të arrijë të kuptojë. Jam e bindur që Adela nuk do të ishte një shoqe jete e Bjordit, këtë e them për 1000 arsye. Siç shihet, Bjordi është rritur pa komplekse, është i hapur dhe shumë i dashur me të gjithë njerëzit në përgjithësi. Adela këtë e ndien, por nuk arrin që, të paktën, për një moment, t’ia kthejë Bjordit tërë simpatinë dhe dashurinë që ai kërkon me delikatesën e një vajze 23-vjeçare. Unë nuk mund të gjykoj familjen e saj. Janë munduar ta edukojnë me aq sa kanë mundur, e kanë shkolluar, i kanë dhënë një profesion që ajo t’i japë edukatë dhe dije një brezi tjetër, por jam e bindur që nuk kanë mundur që Adelën ta rrisin pa tërë këto komplekse. Më vjen shumë keq për Adelën, unë e kuptoj dhe si nënë dhe si grua që, kundërveprimet ose kundërpërgjigjet që ajo i jep Bjordit, janë ndryshe me ato çfarë ajo ndien. Kjo duket qartë. Vetëm një gjë unë nuk ia fal Adelës: Bjordi është drita e syve të mi, e kam rritur me aq mund e sakrificë, natyrisht kur ishte i vogël mund t’i kem dhënë ndonjë dënim, ose ndonjë shuplakë, për ta bërë këtë që është sot, por më dhemb zemra kur e shikoj që dashurisë së Bjordit, Adela i përgjigjet me pantofla dhe me goditje.
Nëse do të kishit mundësinë t’i flisnit direkt Bjordit dhe Adelës, çfarë do t’u thoshit?
Në qoftë se unë do kisha Bjordin përpara, do të kisha pak për t’i thënë, se e shikoj që ai s’po bën asgjë të keqe, po reziston duke bërë dhe kundërshtarë, (gjë që s’është në natyrën e tij) me banorë të tjerë, për situata që Adela po i krijon, ndërsa me Adelën, në qoftë se do të më jepej roli si nënë dhe mike, do më duhej shumë punë për të bërë. Adela gjërat i kupton vetëm nga ana teorike. Në radhë të parë, do t’i jepja shumë dashuri dhe shumë përkëdhelje, gjë që Adelës, më duket, se i ka munguar. Do ta mbroja nga tërë ata njerëz që për Adelën janë kthyer në kundërshtarë të saj. Do ta mësoja të përgjigjej ëmbël dhe me shumë delikatesë, pa qenë nevoja të ulërijë dhe të çirret. Për mua, Adela ngelet njeri pozitiv.
Cilët janë konkurrentët më të fortë, përveç Bjordit?
Them se Bjordi u ka dhënë shumë kënaqësi tërë shikuesve dhe, me sa po e ndjek, ka adhuruesit e tij nga të gjitha moshat dhe unë bashkohem me ta, por unë bëj tifo për Adin dhe Liritën.
Cilët janë konkurrentët më të fortë për Bjordin?
Duke pasur parasysh që Bjordi është rritur ndryshe dhe demonstron në çdo moment të jetë i padjallëzuar, konkurrentët që mund ta përdorin këtë fakt të Bjordit, mund të jenë Qetësori dhe Aida.
Kë shihni në finale?
Aidën dhe Bjordin.
Çfarë vendimi mendoni se do marrë Bjordi për të atin?
Them se Bjordi është i lumtur që ju dha e drejta nga ana ime, të lidhet me të atin dhe, besoj se gjëja e parë që do të bëjë kur të dalë nga shtëpia, do të jetë takimi me të atin dhe unë jam plotësisht dakord.
Aktori Blerim Destani sapo ka perfunduar xhirimet per filmin holivudian “Get Low”. Filmi eshte i bazuar ne historine e vertete te nje njeriu qe ne jetonte Tennessee gjate periudhes se depresionit ekononomik te 20-30. Blerim Destani ne Kete film Luan perkrah aktoreve te si kalibrit Robert Duvall dhe Bill Murray.
Janë pesë motra, Leonita, Njomza, Mimoza, Ardita dhe Fitorja. Njëra më e bukur se tjetra, ëndrra e çdo djali kur i shikon. Janë dhe shumë mike të mira për arsye të afërsisë me moshën. Moza është motra e tretë ndërkohë që Fitorja është më e vogla, 17 vjeçe dhe cilësohet si motra më e bukur.
motrat-krasniqi
Janë të kënaqura që Mimoza është bërë pjesë e këtij programi por edhe krenare për mënyrën sesi ajo po sillet me banorët e tjerë. Por familja Krasniqi ka pësuar një shook të vërtetë kur ka mësuar nga programi që njëra nga vajzat e tyre qenka lidhur me një djalë dhe ata nuk dinin asgjë, pra bëhet fjalë për Polin. Por përsëri ndjehen mirë pasi besojnë tek zgjedhja e vajzës së tyre. Në këtë intervistë flet motra e dytë e Mozës, Njomëza, ajo që në fakt kishte shkuar për të marrë pjesë në “Big Brother albania” por stafi preferoi Mozën.
Si ju duket motra juaj në këto 5 javë qëndrim brenda shtëpisë së “Big Brother”?
Motra ime ka qenë vetvetja gjatë gjithë këtyre javëve. Ajo është munduar të japë maksimumin e saj, është shoqëruar mjaft me banorët, ka bërë një afrimitet të mirë me ta, kështu që mendoj se po ecën shumë mirë.
Ajo tregon se ju jeni një familje fanatike, me disa norma të forta, por veshja e saj flet ndryshe. A ka pasur ajo pengesa nga familja dhe a është paragjykuar nga ambienti?
Ajo s’ka thënë që kam familje fanatike, ajo ka cekur se rrjedh nga një familje me moral dhe karakter të fortë. Ndërsa veshja e saj është me plot stil dhe normale. Sa për paragjykime mendoj se s’ka pasur as nga familja dhe as nga shoqëria.
Shumë prej banorëve të rritur mendojnë se Mimoza ka patur fat të jetë pjesë e këtij programi në një moshë kaq të re. Po ju si familjare e saj si mendoni, a do e ndihmojë Mimozën pjesëmarrja në BB?
Po është e vërtetë që ka pasur fat që të jetë pjesëmarrëse e një show si “Big Brother”. Mendoj se do të jetë një eksperiencë që do t’i vlejë në të ardhmen. Se si do rrjedhin gjërat duhet të presim që ajo të dalë që andej.
Si ka mundësi që ajo nuk rezistoi dot pa treguar për lidhjen me Polin ndërkohë që jashtë e kishin vendosur që të mos flisnin për këtë temë?
Mimoza në situatat që ndodhej ishte e detyruar që ta shprehte lidhjen që kishte jashtë me Polin sepse kishte situata ku ajo ndihej e sikletosur prandaj nuk rezistoi dot pa shprehur atë që e kishte në brendësi.
Në atë shtëpi ajo është gjithnjë në qendër të vëmendjes së djemve. Po në jetën e përditshme sa tërheq vëmendjen Mimoza?
Po, Moza në shtëpi e kam vënë re që është në qendër të vëmendjes por ajo dhe jashtë shtëpisë së BB e ka pasë gjithmonë vëmendjen e meshkujve?
A e kishit menduar faktin se Moza mund të lidhej me një djalë aty brenda pavarësisht lidhjes jashtë, aq më shumë që ajo ka deklaruar se po më pëlqeu ndonjë djalë, unë nuk mendohem dy herë?
Jo kurrsesi nuk do lidhej edhe pse ajo ka deklaruar që po i pëlqeu dikush nuk do mendohej dy herë. Nuk do e bënte këtë gjë kurrë, jo vetëm për arsyen se ka dikë jashtë, por duke qenë një lojë, karakteri i saj nuk ia lejon këtë gjë.
Sa mbështetje ka nga Kosova Mimoza?
Mimoza ka shumë njerëz që e duan dhe e vlerësojnë si personazh. Pra ka mbështetje dhe përkrahje nga Kosova.
Shpesh bëhen thashetheme për të në shtëpi, ju si ndjeheni në këto raste?
Është gjë normale të bëjnë thashetheme për Mimozën sepse një personash me cilësi të veçanta siç është ajo, normalisht që do i nxiste banorët ta përflisnin, por nuk është për t’u mërzitur, pasi ata të gjithë po bëjnë një lojë.
A ka bërë zgjedhjen e duhur në shoqërinë që ka krijuar me disa banorë?
Po, në shumicën e rasteve ka bërë zgjedhjen e duhur, por në disa të tjera jo.
Cilët janë të gabuarit?
Adelajda dhe Lirita.
Mos të kishte qenë e lidhur me Polin, a do ekzistonte mundësia që aty brenda të lidhej me ndonjërin nga djemtë dhe me cilin?
Si e njoh unë Mimozën, ajo nuk do lidhej me asnjërin aty brenda në shtëpi edhe po të mos kishte Polin jashtë.
Çfarë mendimi ke për Bjodin meqë është një djalë që po pëlqehet shumë. As ai nuk mund të ishte tipi i duhur për Mozën nëse ajo nuk do të ishte e lidhur dhe pse?
Bjordi është djalosh i mirë por për Mimozën jo, sepse nuk është mashkulli ideal që Mimoza do dhe janë disa gjëra që Bjordi me Mimozën nuk përputhen fare.
Moza tha se nuk e dinte familja lidhjen me Polin. Tani që e mësoi si ka reaguar familja juaj?
Po, familja nuk ishte në dijeni për lidhjen e tyre. Por ashtu si rrodhën gjërat atë natë në spektakël, familja ime u habit pasi nuk dinte asgjë.
Çfarë mendoni për Polin, a është ai djali i duhur për Mozën dhe a mund të vazhdojë gjatë historia e tyre, pasi Poli njihet si një djalë që i ndërron shpesh femrat?
Poli shihet se është njeri i mirë dhe personi i duhur për Mimozën. Unë nuk mund të flas shumë për këtë gjë, dhe sa mund të zgjasë lidhja nuk mund të jap një mendim për arsye se ajo është diçka që i përket çiftit. Edhe pse Poli njihet si djalë që i ndërron shpesh femrat, mendoj se ai deri tani nuk ka dashuruar, prandaj. Pasi kur dashuron lihen aventurat dhe fillohet të forcohet ndjenja për njëri-tjetrin.
Së fundi a mendoni se Mimoza mund të jetë fituese?
Fotomodelja italiane Marianna Gatto rrëfen se si e la të fejuarin për t’u rikthyer te Bjordi.
bjordi-mariana
Je një nga të dashurat që Bjordi ka përmendur brenda shtëpisë “Big Brother”. E dije?
Po. Miku i tij i ngushtë që jeton në Itali, Jeti më tregoi për këtë, që ai më ka përmendur si një “ish”. Por unë do t’i thoja që e dua ende.
Ti komunikon ende me Jetin, mikun më të afërt të Bjordit?
Jeti është miku im, dhe miku më i mirë i Bjordit. Ai di shumë për lidhjen tonë. Por fola edhe me kushëririn e Bjordit që jeton në Shqipëri, dhe ai më tregoi se Bjordi flet ende për mua brenda “Big Brother”. Jam e impresionuar, nuk ma kishte pritur mendja.
Je në dijeni të ndonjë lidhjeje të re të Bjordit, që ka lënë jashtë shtëpisë?
Nuk e di, pasi mendoj se kam qenë e vetmja e dashur e Bjordit.
Çfarë mendon tani për të?
Është e komplikuar ajo që ndiej dhe që mund të shpreh. Unë u takova për herë të parë me Bjordin kur isha 14 vjeçe dhe pas kaq vitesh nuk mund ta harroj kurrsesi atë që kam përjetuar. Mbaj mend takimin në banesën time në Leço, në kopshtin përpara shtëpisë, ku ndodheshin dhe disa miq të mi.
Dhe çfarë ndodhi?
M’u duk shumë i pashëm. Ishte një dashuri me shikim të parë dhe direkt pas atij takimi ne filluam të frekuentonim njëri-tjetrin rregullisht. E kështu nisi një histori e bukur dashurie…
Po e quani histori, na tregoni diçka më shumë…
Ne ishim shumë të rinj dhe natyrisht nuk mund të quhet një histori serioze. U takuam në verë dhe ishte një alkimi e vërtetë. Kjo lidhje kështu vazhdoi. Pothuaj çdo verë ne vazhduam të shihnim njëritjetrin dhe flisnim shpesh në telefon. Por një prej këtyre pushimeve kur u ktheva në Leço, ai nuk ishte këtu. Kërkova të kontaktoj me të, pyeta gjithë miqtë e tij por askush nuk më tregoi se ku kishte shkuar. Kjo ishte shkëputja e parë…
Dhe si u rigjetët?
Kujtoj se ditën që u bëra 16 vjeçe e takova në plazh, kur shkova të blija një akullore. Isha shumë e lumtur kur e pashë, sepse personi që më dha akulloren ishte Bjordi. E prita sa të mbaronte punën dhe folëm për rreth katër orë. Ai më tregoi në atë verë të paharrueshme për mua, se kishte shkuar në Breshia me mamin e tij, Antonetën dhe kishte humbur telefonin bashkë me të gjithë numrat. E ftova për ditëlindjen time, ku ai më tregoi se kurrë nuk më kishte harruar, por që ishte lidhur me një tjetër vajzë. Vetëm pak ditë më vonë u nda prej saj dhe kështu ne rifilluam historinë tonë, shumë më e rëndësishme se në fillim. Mendoj se ishte dashuri e vërtetë.
Thoni që ai nuk jetonte në Leço, çfarë ndodhi me ty gjatë asaj ndarjeje?
Bjordi dinte të dashuronte si asnjë tjetër. Por gjatë viteve që ai nuk jetonte në Leço unë pata një tjetër lidhje me një tjetër djalë, me të cilin u fejova. Me kthimin e Bjordit në vjeshtë, unë vendosa t’i jepja fund lidhjes, pasi e ndjeva që kisha bërë gabim të rëndë.
Ç’mund të na thuash për vete dhe kur ke tentuar ta takosh së fundi Bjordin?
Unë jam 19 vjeçe, jam vajzë e vetme dhe jetoj e ndarë nga prindërit, vetëm me qenushin tim Maya. Studioj në lice për muzikë klasike. Në janar kërkova ta takoja Bjordin këtu në Leço, e të flisja me të, por nuk munda pasi ai kishte hyrë në “Big Brother Albania”, (fati i keq për mua).
Na thuaj ndonjë detaj të lidhjes suaj?
Ai zakonisht më fliste “Maryjane”. Më ka dedikuar një këngë, që tregon për “Maryjane of spiderman”, filmi i tij i preferuar. Kënga thotë: “Do përpiqem të bëhem i fortë për të, përpiqem të mos bëj gabime me të, por ajo nuk do të më presë mua, asnjëherë, asnjëherë…
Si mund ta përshkruash Bjordin?
Mendoj se ishte fantastik. Djali më i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë. Ai do fitojë “Big Brother”, dhe më duhet të pres. Dua ta takoj e t’i them fjalët më të mira. Ne e kuptojmë se sa shumë na ka bërë të lumtur dikush kur e humbim atë, dhe them se është e vërtetë. Por mendoj po ashtu se nëse diçka e duam me të vërtetë, i gjithë universi do të lëvizë në favorin tonë.
Për Adelajdën ç’mendim ke, po shohim një lloj afrimiteti mes tyre brenda shtëpisë?
(Qesh) Bjordi është një djalë që mund të pëlqejë shumë vajza, por që dashuron vetëm një. Shpresoj që vajza që ai dashuron, të jem unë.
Si puth Bjordi, si është në shtrat?
Shumë i mirë, por më duhet ta kujtoj pasi puthja jonë e fundit ka ndodhur në tetor 2006. Është shumë shumë i ëmbël. Mund ta konfirmoj se dhe në shtrat ka qenë i mrekullueshëm.
Si mund ta përkufizosh atë lidhje?
Isha e dashuruar. Ju s’mund ta imagjinoni dot se çfarë ndiej unë për Bjordin, edhe pse vitet kanë kaluar. Ishte dashuria ime e parë, dhe më e mira.
Je një nga vajzat e bukura të Leços, si të shohin të tjerët?
Unë punoj si fotomodele në agjencinë e modës “John Casablancas Italia” në Milano, por nuk dua t’ua them të tjerëve këtë fakt pasi Lecco është një qytet i vogël dhe shumë gjëra keqkuptohen. Gjithsesi vitin tjetër do të zhvendosem në Milano, ku do t’i përkushtohem universitetit.
Mamin e Bjordit e ke njohur?
Po kur isha 14 vjeçe. Para disa ditësh e kam telefonuar për Bjordin, kur pashë që i lexoi letrën e të atit më 27 shkurt gjatë spektaklit “Big Brother”.
Ç’mendon për babain e tij?
Mund të them se nuk ka justifikime, nëse ke braktisur fëmijën tënd. Bjordi tani është 20 vjeç dhe kur një prind nuk të ka rritur dhe nuk ka qenë pranë teje këto vite, emërtimi “baba” është thjesht një përkufizim. Më mirë për të do kishte qenë që të kontaktonte me të birin në një tjetër mënyrë, jo nëpërmjet “Big Brother”.
Do tentosh të komunikosh me Bjordin?
Shpesoj që të lexohet kjo intervistë dhe të më ndihmojë dikush që t’i dërgoj një mesazh Bjordit, ku t’i them se e pres ende.
Këtë javë banorët zgjodhën që kryefamiljari i shtëpisë të jetë Aida. Ajo merret me organizimin e punëve dhe me buxhetin e shtëpisë. Arjoni dhe Bjordi diskutojnë për Aidën si kryefamiljare. Arjoni thotë:-“Unë nuk e duroj dot Aidën si kapo të shtëpisë”! Ai shton se e bezdis mënyra se si ajo flet. Bjordi i thotë:-“Mua më bezdis dhe kur ajo nuk është kapo”! Arjoni i thotë që nuk ka asgjë personale me Aidën si person por që nuk i pëlqen mënyra e saj e komunikimit.
Adelajda pyet Arjonin se si ndihet për natën e spetaklit dhe faktin që mund të dalë nga shtëpia. Ai i thotë që nuk ka ndonjë emocion shumë të madh pasi e ka kaluar njëherë këtë fazë, por gjithësesi një lloj emocioni ndjen. Adelajda i thotë:-“Unë nuk dua që ti të dalësh”! Arjoni i thotë që dhe ai nuk e dëshiron këtë gjë, pasi për të është një eksperiencë që nuk përsëritet. Ai thotë që tani ndjehet i qetë në shtëpi dhe se ka dëshirë të qëndrojë ende aty. Adelajda i thotë që me kalimin e kohës i duket sikur nuk do dalin ndonjëherë nga shtëpia,por kur vjen nominimi kujtohet që kjo gjë do të ndodhë. Mesida thotë se kur je brenda në shtëpi ndjenjat shtohen,dhe miqësohesh me njëri-tjetrin dhe për dy ditë. Adelajda thotë:-“E kisha imagjinuar ndryshe Big Brotherin nga ekrani,por është ndryshe kur e jeton”.
Shpesh herë performancat që këngëtaret shqiptare realizojnë në skenë, veç adren alinës dhe energjisë që ato rezervojnë për publikun, zbulojnë dashje pa dashje dhe një tjetër pjesë të fshehtë tyre… Këto të fundit shpesh janë veshje të brendshme, që fokusohen shumë shpejt në fokusin e aparatit. Kjo gjë i ka ndodhur dhe këngëtares bukuroshe ZajminaVasjari, e cila gjatë një performance e rrëmbyer shumë nga muzika dhe kërcimim, ndoshta nuk e ka vënë re që i kanë dalë në pah mbathjet në ngjyrë të kuqe. Ndoshta Zajminanuk mund të këtë vënë re diçka të tillë, por neve të “Bluetooth” nuk mund të na shpëtonte kjo pamje të cilën po jua zbulojmë dhe juve.