Arkivi per: April, 2009

Arjoni del nga “Big Brother”

April 27, 2009 | Kategorija: vip | 27 Komente

Arjoni ishte banori i cili duhej të dilte nga shtëpia me vendimin e publikut, duke hequr dorë nga cmimi prej 70mijë euro. Ai gjatë spetaklit ka shprehur:-“Nëse dal, dua që ta fitoj Sori!” Dy ishin banorët që u prekën nga largimi i tij, Anjeza e cila kohët e fundit kishte krijuar një lidhje me të, dhe Zhuljeta e cila u përlot në momentin që ai doli nga shtëpia. Ai në përballjen me opinionistëve ka deklaruar që nëse dalja e tij ka ardhur si rezultat i lidhjes së tij me Anjezën, atëherë ishte i lumtur që doli. “Big Brother” kishte rezervuar një surprizë për të. Ai mori një bursë studimi nga një studio mode në Kosovë. Ai u shpreh që ndihej i privilegjuar nga kjo surprizë.

Arjoni

Arjoni

suksesi i Dafines

April 22, 2009 | Kategorija: vip | 13 Komente

Këngëtarja e re dhe e talentuar, Dafina Zeqiri, po arrin suksese në shumë fronte, qoftë në muzikë, vallëzim, por edhe në modelizëm. Ajo, qysh tashti po ia thurë vetes kurorën e lavdisë. Me sharmin dhe vullnetin e çelnikët, ajo qysh në fillim të karrierës artistike, po dëshmon se në muzikën tonë po vjen një zë i bukur dhe me perspektivë të madhe.

[singlepic id=1 w=520 h=440 float=]

Dafina, pse ka ardhur kënga ‘”Pa besë”. Është një zhgënjim yti në dikë, apo?

Thjeshtë, kështu është kënga, nuk jam e zhgënjyer në askënd.

Çka paraqet kënga për ju?

Kënga për mua është gjithçka, jeta ime është vet muzika dhe normalisht vallëzimi,

Kujt ia dedikoni suksesin në skenë?

Së pari vetes dhe, normalisht mamit (ka qenë edhe ajo dikur këngëtare).

A i kushtoni kujdes dukjes dhe veshjes?

Normal që i kushtoj shumë vetes për dukjes dhe veshjes sime, së pari si femër dhe pastaj si këngëtare.

Po për grimin kush kujdeset?

Për dukjen time (grimin) kujdesem vet, por ndonjëherë, në raste të veçanta, përkujdesen grimere të ndryshme.

Sa po arrini ta përcillni trendin botëror?

Mundohem sa më shumë t’i përcjelli trendët botëror, këtë e vlerësojnë edhe adhuruesit e mi.

Cili ka qenë harxhimi i fundit dhe më i madh për veshje?

Këpucët e mija (gladiator shoes) të cilat kanë qenë mjaftë të shtrenjta.

Jeni shumë e angazhuar, a keni kohë të lirë dhe si e kaloni atë?

Gjej kohë të lirë dhe atë ia përkushtoj familjes sime në Suedi dhe në Kosovë. Po ashtu, një pjesë të kohës ia përkushtoj edhe shoqërisë sime.

A po troket dikush në portën tënde të dashurisë?

Kam dëshirë ta kem jetën time private.

A keni në plan ndonjë videoklip të ri?

Po, së shpejti do ta kem një videoklip të ri të cilin do ta realizoj produksioni “Pulla”.

Cila është brenga juaj e përditshme?

Brenga ime e vetme është që ta kem familjen time më afër vetes.

Sa e pëlqen jetën e natës?

E pëlqej vetëm në raste të veçanta me shoqërinë time.

Cila është ajo që më së shumti e vlerësoni tek vetja?

Karakteri.

Jeni në fazën më të mirë krijuese. Çka presim në një të ardhme të afërt?

Më shumë suksese…

Çfarë muzike dëgjoni për qejfin tuaj?
RnB – hip-hop

Çfarë e bën të lumtur dhe çfarë e nervozon Dafinën?

Njerëzit që i kam përreth më bëjnë të lumtur, ndërsa gjërat që më bëjnë nervoz janë shumë të pakta.

A keni ëndërruar të bëheni VIP një ditë?

Kur kam qenë e vogël kam ëndërruar të jem një Vip botëror, sikurse secili krijues tjetër.

Kush e përbën familjen tënde?

Janë mami dhe dy motrat e mia që i dua shumë.

Udhëtoni vetëm apo më dikënd?

Gjithmonë me dikënd, por vizitat në Suedi, te familja ime, i bëj vetëm.

A jeni xheloze?

Aspak.

I ke realizuar dëshirat?

Po , besoj që deri më tani i kam realizuar dëshirat e mia, por ende jo të gjitha!

Si duket një ditë e juaja?

Normal, si e gjithë të tjerëve, por edhe kam punë me muzikë në studio (incizime, etj).

Porosia juaj për të rejat tona?

Shkoni mbas ëndrrave tuaja (Follow ur dreams)!

Ferdi Berisha-romi shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian

April 22, 2009 | Kategorija: vip | Nje koment

Ferdi Berisha ka fituar Grande Fratello 9. Djaloshi shqiptaro-malazez, me origjinë rome ka mundur finalistët e tjerë: Gianluca Zito, Cristina Del Basso e Marcello Torre Calabria, duke mbledhur vota edhe më shumë se të gjitha parashikimet më optimiste.

ferdi-berisha

ferdi-berisha

Ferdi është, në njëfarë mënyre, konfirmimi se publiku televiziv i reality-ve provon një lloj afashinimi për kategori që kanë pësuar diskriminime pak a shumë të rënda në jetën e përditshme.
E sigurt që historia familjare e Ferdit, të cilën autorët e kanë theksuar javë pas jave, ka pasur një rol definitiv në fitimin e zemrave dhe votave që çuan djaloshin rom në fitore.
Sipas analistëve, mendohet se dy momente të tjerë në reality, që ndikuan në fitoren e të riut nga Podgorica, janë: E para, është një konflikti i tij i gjatë me një personazh tjetër, sjellja e të cilit u cilësua jo e denjë dhe raciste, Xhanluka (napolitan). Ferdi u sulmua nga Xhanluka edhe fizikisht dhe kjo ndikoi në rritjen e keqardhjes dhe mbështetjes për të.
Momenti i dytë ishte një histori dashurie, për të cilën fansat patën shumë debate, nëse ishte false apo e vërtetë. Ferdi u lidh brenda shtëpisë me një nga vajzat më të bukura të GF9, një napoletane 24-vjeçare, e quajtur Francesca Fioretti.

Historia sentimentale zgjati për disa javë, por, gjithsesi, Franceska nuk iu dha e gjitha, duke thënë vazhdimisht se nuk i pëlqente ta bënte këtë gjë përpara kamerave. Ajo i dhuroi puthjen e parë pas javësh të tëra vardisjeje të djaloshit rom, vetëm një natë para finales së madhe, duke ndezur dyshime të forta tek spektatorët se e gjithë historia ishte stisur që ajo të mund të fitonte GF9-ën.
Shpesh, për teleshikuesit e këtyre emisioneve, kush nuk jep gjithçka, (vërtet gjithçka) nuk konsiderohet i vërtetë. Në fund, napoletania e bukur është eliminuar dhe Ferdi ka mbetur vetëm.
KUSH ËSHTË FERDI

Për Ferdin nuk kanë munguar në forumet italiane fyerje nga më të rëndat. Por, nuk kanë munguar fansat dhe solidariteti. Po kush është Ferdi Berisha? Së pari, duhet thënë që asnjëherë gjatë spektaklit, djali nga Podgorica nuk ka thënë që është shqiptar. Ka deklaruar vazhdimisht që është malazez, me origjinë rome. Edhe në mediat italiane nuk gjen asnjë fjalë ku ai të prezantohet si shqiptar, por paraqitet vazhdimisht si “rom malazez”.
Ferdi është 23 vjeç dhe deri përpara futjes në GF, punonte ndihmëskuzhinier në një restorant, në Fano të Italisë.
Ka ardhur në Itali klandestin, 11 vite më parë, në një gomone bashkë me atë atin dhe klandestinë të tjerë, duke sfiduar dallgët e Adriatikut në një natë dimri. “U nisëm nga brigjet shqiptare. Gjatë udhëtimit, sa herë rrezikoheshim të mbyteshim, mendoja: po iki nga një kamp romësh për të përfunduar në një kamp romësh, në një vend tjetër? Kjo nuk ka kuptim.. Duhet të ketë diçka më të mirë për mua…”- ka treguar Ferdi për jetën e tij, kur është pyetur nga shokët e shtëpisë së GF-së.
Në fillim e ka pasur të vështirë. Babai pinte dhe e shtrëngonte të dilte të vidhte. Një ditë e ka braktisur, sipas historisë së rrëfyer nga Ferdi. Pas kësaj, djali ka përfunduar në institutin e jetimëve të Fanos, Don Orione. Ka nisur një jetë të re. Ka mundur të diplomohet për Hoteleri, dhe ka jetuar dy vjet me një familje italiane. Më pas është shkëputur dhe jeton në një apartament, ku ndan qiranë me një shok.
Sipas skedës së tij në GF9, Ferdi ka humbur çdo kontakt me familjen e tij të origjinës, por ka një motër më të vogël, që jeton në një kamp romësh në Gjermani.
“Në këto 10 vite, – ka treguar Ferdi, – më ka marrë në telefon vetëm një herë për të më kërkuar para”.
Tashmë, Ferdi sheh përpara, për mundësitë që i hap kjo famë e fituar nga dritat e televizionit. Dhe është i vendosur: “Nuk dua të jem më një spektator, dua të jetoj jetën time prej protagonisti”.



Fjalet nga kerkimet:

  • ferdi berisha

Te fshehtat e jetes se Bjordit

April 20, 2009 | Kategorija: vip | 17 Komente

Në jetën e Bjordit kanë ndodhur shumë ngjarje të rëndësishme brenda një kohe shumë të shkurtër. Edhe pse ka lënë Shqipërinë në moshën 2-vjeçare, ai ka mundur ta vizitojë atë vetëm pak kohë më parë. Fëmijë i prindërve të divorcuar, ai u rrit me mamanë e tij e cila ka bërë të gjitha sakrificat e mundshme që të birit të mos i mungojë asgjë. Ndërkohë në ardhjet e tij në Shqipëri, ka mundur të njohë edhe disa nga njerëzit e afërm të babait, Bujar Mezinit.

Bjordi-big brother Albania

Bjordi-big brother Albania

Lajmin e parë nga i ati nëpërmjet komunikimit me letër, ai e mori kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother” duke e ndarë këtë histori me të gjithë shqiptarët. Dhe e gjithë kjo ngjarje, tipike e familjeve të tranzicionit, hapi shumë debate të tipit: A duhet ta takojë Bjordi të atin, a duhet t’ia falë mungesën 21 vjeçare në jetën e tij? Dhe diskutantët ndahen në dy kampe, dikush thotë ‘po’ e dikush ‘jo’, ndërkohë që vendimin i duhet ta marrë vetë Bjordi, i cili edhe pse është vetëm 21 vjeç, duket se nuk i prishen kollaj ekuilibrat edhe nga histori të tilla kaq tronditëse. Por mesa duket surprizat për djalin simpatik dhe të ëmbël të “Big Brother”, nuk kanë mbaruar akoma.

Kur të dalë nga shtëpia, ai do të takojë edhe një person shumë të afërt për ekzistencën e së cilës ai me siguri nuk ka dijeni. Kur ne publikuam intervistën e mamasë dhe babait të Bjordit duke bërë edhe një farë ballafaqimi mes tyre, por edhe kur u publikua letra e Bujarit gjatë spektaklit, në adresë të redaksisë tonë, erdhi një mesazh nga një vajzë me emrin Ariana (mbiemrin nuk po e tregojme për ruajtjen e privatësië). Ajo na rrëfen se ka lidhje gjaku me Bjordin, por ky i fundit nuk ka dijeni. Ja si ka ndodhur: Kur Antoneta, mamaja e Bjordit, është njohur me Bujarin, babain e Bjordit, të dy kishin patur martesa të mëparshme.

Nga martesa e parë, Antoneta kishte një vajzë, Skerdën të cilën Blordi e njeh, ndërkohë që edhe Bujari nga martesa e tij e parë kishte një vajzë me emrin Enkeleda, e cila sot është rreth të 35-ve. Enkeledën e gjeti viti ‘90 në një moshë të re, por e martuar dhe me dy fëmijë si dhe banonte në Durrës. Më pas ajo ndahet nga bashkëshorti shqiptar dhe ikën në Itali, ku u martua me një italian dhe bëri fëmijë të tjerë me të. Ajo ka pasur të njëjtin fat si Bjordi i cili është vëllai i saj nga babai. I ati nuk e ka takuar asnjëherë, por herë pas here i dërgonte letra njësoj siç po bën tani me Bjordin.

Madje Arianna na tregon se tekstet e letrave që gjyshi i saj Bujari, i dërgonte të jëmës, ishin njësoj si ajo që i dërgoi Bjordit, duke cituar Hygonë dhe duke përdorur të njëjtat fraza. Enkeleda ka patur mundësi të njohë të vëllain nga programi “Big Brother” ndërkohë që e ka takuar vetëm një herë kur ai ka qenë 2 vjeç. Ajo nuk dëshiron që këtë fakt të familjes dhe jetës së saj, ta bëjë publike duke u bërë pjesë e spektaklit dhe e shkrimeve në gazeta, por ka vendosur ta takojë Bjordin dhe të njihet me të sapo ai të dalë nga shtëpia e “Big Brother”. Padyshim që ky fakt do ta çudisë jo pak Bjordin, në vazhdën e çudirave dhe risive në jetën e tij. Por ndërkohë historia e të motrës e cila është shumë e ngjashme me të tijën, (madje për çudi ata jetojnë në të njëjtin shtet), do ta ndihmojë jo pak Bjordin, që ta njohë akoma më mirë babain e tij biologjik.



Fjalet nga kerkimet:

  • letra me pare nga geneva

Motra e Arjonit: Si e shoh puthjen me Anjezen

April 12, 2009 | Kategorija: vip | 15 Komente

Flet motra e Arjonit, Frensi / Si e shikon ajo qëndrimin e të vëllait në shtëpinë e Big Brother-it, çfarë mendon për Anjezën, vajzën që ai ka shprehur simpati dhe e ka puthur në buzë dje nw mengjes dhe si do të rrjedhin ngjarjet, sipas saj.

Më në fund, në shtëpinë e Big Brother-it ndodhi një puthje prej vërteti. Ka qenë Arjoni që nuk ka duruar dot më dhe, mëngjesin e ditës së djeshme, ka puthur në buzë Anjezën. Është cilësuar si një nga djemtë më simpatikë të shtëpisë së Big Brother-it dhe si një nga më të sjellshmit me femrat. Ajo që i ka tërhequr vëmendje kohët e fundit Arjonit, është Anjeza, njëra nga banoret më të reja të shtëpisë. Me futjen e saj në shtëpi dhe daljen e Zhulejtës, Arjoni u afrua më shumë me të. Po aq shumë sa…. e pranoi edhe vetë gjatë spektaklit të së shtunës së kaluar, se ndjente simpati për vajzën. Kishin ditë që flinin bashkë, po ende nuk kishte dal një puthje në horizonte, ndërsa dje gjithçka doli ashiqare, ata të dy u puthën. Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë e shohim djalin simpatik të afrohet ndaj Anjezës. Për këtë lidhje simpatie mes dy të rinjve, që tashmë është kurorëzuar me një puthje, ne kemi marrë mendimin e motrës së Arjonit, Frensit. Afrimin e vëllait të saj ndaj Anjezës, e shikon si një gjë normale mes dy të rinjve që kanë vetëm simpati ndaj njëri-tjetrit. Sipas Frensit, do të janë ata që do të vendosin se çfarë do të ndodhë mes tyre në vazhdim, nëse kjo lidhje do të jetë edhe jashtë shtëpisë apo jo. Për Arjonin është hera e parë që pranon se pëlqen një vajzë brenda shtëpisë dhe se deri më tani ka ditur ta ndajë shoqërinë nga dashuria. Ndihen mirë mes tyre dhe këtë e kanë pranuar publikisht. Ajo që pritej, ndodhi dje. Se si do të rrjedhin ngjarjet në ditët në vazhdim, apo edhe jashtë shtëpisë, është ende e paparashikueshme. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’ia lëmë kohës.

anjeza dhe arjoni

anjeza dhe arjoni

Si e shikon lidhjen e Arjonit me Anjezën?
Deri dje e kam parë më tepër si një lidhje shumë të ngushtë miqësore, edhe pse Arjoni ka shprehur një simpati për Anjezën. Bashkohen në shumë mendime që i ka bërë ata të ndihen mirë dhe në sintoni me njëri-tjetrin. Ndërsa puthja e djeshme i ndryshoi gjërat.

Mendoni se do të zgjasë kjo lidhje, që duket sikur po nis në shtëpinë e Big Brother-it? A do të vazhdojë edhe jashtë?
Për sa i përket lidhjes që kanë, mendoj se do forcohet edhe më tepër, edhe jashtë shtëpisë, sepse ata të 2 kanë shumë gjëra të përbashkëta, dhe kanë gjetur një pikëtakimi.
Mendoni se mund të ketë rënë vërtet në dashuri, apo po e bënë ketë për show?
Nuk mendoj se mund të bjerë në dashuri kaq shpejt, ai thjesht ka shprehur një simpati që, në qoftë se gjen terren, do rritet, në të kundërt, do ndalet thjesht në një miqësi të sinqertë. Nuk bën pjesë te karakteri i Arjonit të luajë me ndjenjat apo ta përdorë këtë gjë thjesht për një lojë. Në rastet e mëparshme, me femrat e tjera të shtëpisë, ai është treguar më se i qartë, duke mos e ngatërruar miqësinë me dashurinë.
Është Anjeza tipi i femrës ideale për Arjonin?
Arjoni nuk ka vetëm një stereotip për ta përcaktuar kaq lehtë. Gjithsesi, mendoj se Anjeza ka karakteristikat e një femre që mund t’i interesojë Arjonit. Është e thjeshtë, pa komplekse, simpatike dhe e çiltër.
Po ta kishit Arjonin përballë tani, çfarë do t’i thoshit?
Jam krenare për ty, vazhdo të jesh i çiltër dhe i drejtë, siç ke qenë deri tani.
Si u ndjeve ti kur Arjoni tha për ty se je shembulli i femrës ideale?
Ne të dy jemi shumë të lidhur dhe e respektojmë shumë njëri-tjetrin. Tek Arjoni unë shoh një person të kompletuar, një vëlla ideal, ashtu siç ai sheh tek unë një motër ideale. Për ne familja është diçka e shenjtë dhe në të shohim të pasqyruar shembullin më pozitiv të një familjeje të shëndoshë.
Pse mendon se Arjoni refuzoi mbrëmjen e se shtunës t’i linte një mesazh ish-të dashurës?
Ai e shpjegoi më mirë mbas mbarimit të spektaklit, se ajo ishte një çështje tepër delikate dhe për respekt ndaj saj, nuk do t’ia lejonte vetes që ta përziente në këtë histori, duke shpjeguar se ajo meriton një komunikim sy për sy dhe jo thjesht nëpërmjet një ekrani. E gjitha kjo ishte një mënyrë për ta mbrojtur dhe respektuar, si gjithmonë.

Big brother albania

Adela me tradhtonte me profesorin e saj

April 6, 2009 | Kategorija: vip | 70 Komente

Adelajda tashmë e ka ligjëruar lidhjen e saj të re me Bjordin, njëkohësisht dhe kundërshtari i saj në “Big Brother”, në garën për të fituar 70 mijë euro. Por të tjera të reja vijnë për të kaluarën e saj jashtë shtëpisë. Ish i fejuari, Agron Lushka në rrëfimin e tij të dytë ekskluziv për “Panorama Plus” tregon për një histori të mundshme tradhtie të saj me një pedagog nga Elbasani, universiteti ku ajo është duke ndjekur studimet për Gjuhë- Letërsi. Për “Panorama Plus” ai dëshmon këtë fakt, që ia kanë pohuar vetëm një muaj pasi ish e fejuara hyri në “reality show”-n “Big Brother 2”.

Agron-lushka

Agron-lushka

Goni po e ndjek Adelajdën në “Big Brother”, e ke idenë si po shkon loja?

Jo fare. S’e kam idenë ç’po ndodh.

Qetsori tha pak a shumë që ashtu siç ka sytë e zinj, flokët e zinj Adela ka dhe shpirtin e zi. Si e komenton?

Përderisa ka thënë Qetsori them se është e vërtetë. Ai po bashkëjeton me të në një shtëpi dhe ndaj nuk mund ta thotë kot. Unë vetë kam kaluar plot pesë vite me të, dhe ende nuk arrij të nxjerr një konkluzion se kush është ajo në të vërtetë.

Në ato pesë vite Adela ka bërë një jetë të mirë apo të keqe me ty?

Më kanë thënë që është shprehur se ka bërë një jetë të keqe. Por do i thosha që jetën e keqe mund ta ketë kaluar vetëm tek shtëpia e saj. Unë ia kam plotësuar të gjitha çfarë kam mundur. Por mendoj se ajo ka më shumë pretendime seç meriton.

Çfarë ke parasysh kur thua këtë?

Po ja Adela më kërkonte me ngulm të bëhej drejtoreshë shkolle në Kavajë, edhe pse e dinte që ende nuk kishte marrë diplomën. Ju duket pretendim normal ky?

Si ka shkuar lidhja juaj në aq vite?

Vitet e para kemi kaluar mirë. Por për më se një vit e gjysmë marrëdhëniet tona u ftohën. Grindeshim shpesh dhe në këtë periudhë fejesa jonë nuk ishte më si më parë.

Pse cila ishte arsyeja?

Provokimet e Adelës ndaj meje ishin arsyeja. Më bënte telefonata pa numër dhe sillej si vajzë tjetër për të më provokuar se ku ndodhesha. Këtë gjë ma ka bërë për herë të parë në 1 mars 2006 kur isha në drekë me familjen. Përdorte mënyra të tilla për të më kontrolluar. I zbulova shpejt lojërat e saj dhe më dukeshin veprime shumë të ulëta që vetëm ajo mund t’i bëjë.

Si reagoi ndaj kësaj ftohjeje?

Ajo është natyrë xheloze, qante shpesh. Por ky ishte problemi i tipit, karakterit të saj. Mund ta them me bindje se nuk jam sjellë kurrë keq me Adelën.

Tashmë jeni i ndarë. Çfarë komentesh ju vijnë për të tani që s’jeni më i fejuari i saj?

Nuk merrem me thashetheme, por kur ato kanë të bëjnë me jetën time nuk mund të mos ua vë veshin. Ajo që më ka bërë të ndihem vërtet i fyer është një histori e mundshme tradhtie nga ana e saj, në kohën kur kemi qenë të fejuar. Pas një muaji pasi ajo hyri në “Big Brother” më thanë se ajo ka pasur një histori tjetër paralele me një pedagog nga Elbasani.

Nga kush ka dalë ky thashethem?

Nga vetë shoqet shumë të ngushta të Adelës, që vazhdonin bashkë me të shkollën e lartë në Elbasan. Ato e kanë nxjerrë si muhabet tani që Adela ka hyrë në “Big Brother”. Mua erdhën më thanë më vonë të tjerë persona për të cilët nuk mund të prononcohem. Sipas tyre, historia ka qenë aq e thellë sa Adela i paska kërkuar dhe atij mendim për të hyrë në “BB” dhe ai nuk kishte pranuar.

Të erdhi e papritur apo kishe kuptuar diçka më parë?

Të them të drejtën jo, nuk ma kishte pritur mendja. Nëse do kisha kuptuar gjë do isha ndarë që në momentin e parë. Vetëm nuk gjej arsyen pse mund ta ketë bërë, pasi asnjëherë nuk i kishte munguar gjë nga unë dhe nuk i kam lënë shkas.

Kur mendon se mund të ketë ndodhur kjo tradhti?

Mbase tani vonë.

Mund të kuptohej tradhtia tek Adela?

Varet. Por femra si Adela nuk kuptohen asnjëherë.

Ti vetë e ke tradhtuar ndonjëherë?

Jo, asnjëherë.

Po për lidhjen e saj me Bjordin ç’mendon?

Bjordi është ende adoleshent dhe nuk e kupton. I uroj shumë që të mos i ndodhin këto gjëra, që më ndodhën mua me të.

Në lojën që ajo po bën çfarë i intereson më shumë Bjordi apo 70 mijë Eurot?

Paratë dhe fama pa diskutim. Madje mund të them se para se të hynte mu lut të mos ndaheshim, duke më premtuar se po hynte për të fituar 70 mijë euro, dhe nëse do fitonte 30 mijë euro do m’i jepte mua ndërsa 40 mijë euro familjes së saj.

Ka gënjyer Adela brenda shtëpisë dhe për çfarë?

Nuk më kujtohen tani. Por mesa e njoh është tip mashtruese. Në çdo moment mashtron. Për shembull ka thënë aty se s’ka qenë asnjëherë në plazhin e Golemit. Unë kam shtëpi plazhi atje dhe ajo ka kaluar gjithnjë tre muajt e verës.

Po manipulatore në çfarë rasti mund të jetë treguar?

Që në faktin që i vë shumë faj mentalitetit të Kavajës duke e përdorur si armë. Kavaja s’e ka gjykuar Adelën, ajo e ka paragjykuar këtë qytet para se të hynte. Po ashtu e them me bindje që ajo s’është askush që të përfaqësojë Kavajën. Thjesht po bën rolin e viktimës vetëm për të fituar.

Cila mund të jetë e ardhmja e saj pasi të dalë nga BB?

E di që do shkojë ku do shkojë dhe do kthehet përsëri aty ku ka qenë. Adela e sheh jetën si telenovelë, se në fakt në jetën e saj deri tani s’ka bërë gjë tjetër veçse ka ndjekur telenovela.



Fjalet nga kerkimet:

  • adelina thaqi dhe i fejuari i saj
  • bjordi dhe adela fejesa
  • adela dhe bjordi fejesa
  • adelajda me bjordin
  • bjori dhe adelajda 2013

 

eXTReMe Tracker