Arkivi per: May, 2009
May 28, 2009 | Kategorija:
vip |
3 Komente
Ditëve që rrinte e mbyllur në shtëpinë “më të famshme” në Shqipëri, siç e etiketonte vazhdimisht prezantuesja e spektaklit, ajo ndiente frikën e daljes. Ishte në ankth se si do pritej kur të dilte. Ç’mendonin njerëzit për të, për mënyrën se si ishte sjellë, për dashurinë me Bjordin dhe puthjen e mohuar? Këto ishin dilemat e Adelës, vajzës nga Kavaja që doli e dyta në reality show-n “Big Brother Albania 2″. Të gjitha këto, ajo i ka rrëfyer mbrëmjen e së martës gjatë “Top Show”-t, të drejtuar nga Alban Dudushi. Në këtë debat të hapur merrnin pjesë tre prej figurave më të njohura të edicionit të kaluar, Arbër Çepani, fituesi, por edhe çifti Olsi e Najada, dy finalistët e edicionit të dytë, Qetsori e Adelajda, si dhe opinionistët Arjan Konomi, Andri Nurellari dhe pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi. Të ftuarit diskutuan mbi fenomenin “Big Brother” dhe arsyet pse ky reality show është aq i ndjekur nga shikuesi. Gjatë debatit të organizuar në tri pjesë, Adela tregoi eksperiencën e vet, brenda dhe jashtë shtëpisë së “BB”. E organizuar në formën e një interviste janë përgjigjet, që Adela i dha pyetjeve të moderatorit Alban Dudushi, apo pjesëmarrësve të tjerë në debat.

adela e big brother albania
E keni ndjekur edicionin e parë të “Big Brother” dhe cili ka qenë i preferuari juaj?
Nuk e kam ndjekur gjithë ditën, nuk kisha kohë. Por nuk isha as aq e apasionuar për ta parë 24 orë. Është turp ta them se kam marrë pjesë edhe vet, por kështu ka qenë. Në fillim më pëlqente shumë Shkëlqimi, pastaj Arbri, këtë nuk e them sepse ai fitoi e unë duhet të dukem mirë… Por edhe çifti (Olsi-Najada) ka qenë i veçantë. Ata na kanë tërhequr për të ndjekur këtë reality-show. Ishte historia e dashurisë, fakti që sollën diçka ndryshe, që të shtynin të hapje televizorin, për të parë se çfarë po bënin.
Si e sheh një reality show të tillë, një njeri që e ka përjetuar vetë atë?
Ka shumë diferencë ta shikosh një reality nga jashtë. Kur isha në pozicionin e publikut, më pëlqente, por nuk vendosa qysh atëherë të merrja pjesë. Vendimin e mora një vit më vonë. Tani që kam dalë e shikoj “Big Brother” sërish si spektakël. E shikoj si një vend ku shfrytëzohen jetët, karakteret dhe personalitetet e disa njerëzve për të dhënë emocion tek shikuesi. Është një spektakël real, as më shumë, as më pak.
E keni ndierë veten si kavie ndonjëherë?
Në fakt kjo po më shkonte nëpër mend, teksa dëgjova dikë që tha se aty ndonjëherë nxiten situata, për të vënë në konflikt, apo për të krijuar kontradikta mes banorëve të shtëpisë, për të krijuar emocion e për të rritur audiencën. Po ta kishin bërë me ne, ne do të ishim tërësisht si kavie.
Ende nuk është kuptuar përse e mohove puthjen e parë me Bjordin…
Deri kur do të vazhdoni të më masakroni me këtë puthjen që ndodhi e që e mohova. Do të doja që dikush të më kuptonte e të fliste për realitetin tim dhe të banorëve të tjerë, historinë time, por pa u përqendruar shumë tek kjo pjesë, që është e rëndësishme, por që për të cilën po flitet shumë dhe nuk ka shumë për të thënë. Do të doja të flitej për mua jo si Adela që u puth dhe e mohoi, por si Adela që ka karakter, që është inteligjente, që di të përgjigjet, di të flasë, që dashuroi aty brenda. Do të doja të diskutohej mbi personalitetin tim në këtë formë dhe jo në një tjetër. Tani gjërat dihen. Publiku që na ka ndjekur me ditë me radhë më njeh mirë dhe jam e sigurt, që kur unë kam mohuar momentin e puthjes e ka kuptuar.
Si ndiheshe brenda shtëpisë së “BB”, të shoqëronte ankthi?
Kisha shumë ankth. Për puthjen që njerëzit kishin parë, për Adelën që ishte aty brenda, nga dita e parë deri kur dola. Kisha Nuk e dija si do më prisnin. Nuk e dija nëse pëlqehesha unë jashtë si njeri, apo gjykohesha nga të tjerët. Fakti që kalonin javë dhe kuptoja që njerëzit më donin aty brenda më bënte të kuptoja diçka. Vetëm ne që kemi jetuar aty brenda e dimë se aty është një pasiguri e madhe për gjërat që ndodhin dhe nuk e ke idenë se si mund të duken.
Po për daljen jashtë shtëpisë, për atë që të priste?
Unë ankthin e kam pasur dhe e kam shprehur çdo ditë aty brenda. Kam treguar se sa në merak jam për familjen, njerëzit, qytetin. Se sa frikë kisha të dilja, se mos më gjuanin me patate, apo gjëra të tilla. Doli më bukur se ç’e prisja, por jo aq mirë sa do të dëshiroja unë. Kur dola kuptova që gjërat ishin përjetuar keq nga familja ime, një pjesë e opinionit publik shqiptar nuk ishin dakord me mua, megjithatë pashë që pjesa më e madhe më mbështesin dhe femrat gjenin veten tek unë. Kjo ishte ajo që unë kërkoja, ajo që prisja dhe që unë gjeta. Ishte shumë bukur.
Është folur gjatë për Kavajën, për mentalitetin e këtij qyteti, kaq probleme ka?
Ndonjëherë ekzagjerohet. Është e vërtetë që lokalet e qytetit janë të mbushura më shumë me meshkuj dhe ndodh që po të hyjë një femër, të gjitha shikimet janë të drejtuara nga ajo. Por kjo ndodh në të gjitha qytetet e vogla. Ka probleme mentaliteti, por është një pjesë që i shkakton dhe i mban gjallë këto probleme. Por është edhe një tjetër pjesë, nga kam dalë edhe unë, që ka kulturë dhe kërkon çdo ditë e më shumë t’i largohet injorancës. Të paktën kështu e përkufizoj unë veten time. Janë dy kategori njerëzish shumë të ndryshme, por që jetojnë në të njëjtin vend, ku injoranca dominon. Është ajo pjesa e “keqe”, nëse do ta quaja kështu, që nuk e lë të qetë pjesën e “mirë”.
Thonë se shumë femra nuk kanë votuar për ty…
Është një pjesë e mirë e femrave shqiptare, që nuk donin që unë të ecja përpara dhe nuk mbështesnin atë që përfaqësoja unë. Këtë pjesë unë nuk e kuptoj. Pjesa më e madhe e publikut më ka votuar dhe më ka mbështetur. Janë vetëm 100 më shumë që kanë votuar Qetsorin.
Të është bërë një propozim nga Adi Krasta, për të prezantuar me të, e prisje?
Përfitoj nga rasti që ta falënderoj nga zemra për mbështetjen që më ka dhënë. Është privilegj të jem në krah të tij. Sinqerisht nuk e kisha menduar se çfarë më priste kur të dilja, sepse nuk e kisha menduar edhe që do të dilja në dyshe për të fituar kur u futa. Mendova vetëm të futesha, të shikoja dhe të provoja. Nuk mund t’i planifikosh gjërat nga fillimi.
Të pëlqen spektakli?
Bota e spektaklit më tërheq. Unë e kam pranuar dhe të parë, më pëlqen dhe mund të mendoj se mund të jem e zonja për ta bërë. Më pëlqen televizioni. Nuk e di sa do të jem e aftë për të punuar në të, megjithatë do ta provoj.
Ndërkohë si shkon lidhja me Bjordin?
Unë me Bjordin kemi qenë gjithë kohës bashkë, më ka shoqëruar edhe këtu, është mbrapa skenës, po më dëgjon sigurisht. Më shumë kam qëndruar këtu, sepse kam pasur këto intervistat dhe ftesat që më bëni ju dhe më japin kënaqësi. Kemi qenë bashkë. Jemi mirë.
Basti mbi lidhjen
Ishte pas kuintave, por gjithsesi me të. Pas dhjetë ditësh nga finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother Albania“, çifti i shtëpisë, Adelajda dhe Bjordi vazhdojnë të jenë bashkë. I kanë parë të dalin bashkë nga ish-Blloku të zënë dorë për dore. E pyetur se si shkon marrëdhënia e tyre, Adela tha se gjithçka shkon më së miri. “Jemi bashkë dhe jemi mirë”, – tha ajo. Ndërkaq, vijojnë të hidhen baste për vijimësinë e lidhjes së tyre. Këtë e tha me të qeshur Alban Dudushi, ndërsa vetë Adela u shpreh se bastet nisën të hidhen qysh në shtëpi.
May 19, 2009 | Kategorija:
vip |
4 Komente
Ajo ishte shumë pranë çmimit të madh. Thuajse e preku atë, por nuk fi toi dot. Megjithatë, Adela vajza nga Kavaja ka arritur fitoren e saj. Ka mundur paragjykimet dhe ka zgjedhur të jetojë jetën e vet përtej thashethemeve të një vendi të vogël. Ka ndryshuar, ka gjetur dashurinë e tani pret të realizojë një e nga një ëndrrat e saj. Ende nuk e di nëse do t‘i kthehet mësimdhënies. Adela ka nisur të ndërtojë një rrugë të re. Adela ti ishe shumë pranë fitores.

adelajda-xhamani
A ishe e përgatitur për të fituar çmimin e madh?
Deri në momentin e natës finale nuk e prisja fitoren. Besoja se do të dilja shumë shpejt, pastaj kur e pashë veten në dyshe mendova: po sikur me të vërtetë të fitoj unë? Dhe në ato çaste e prisja, por më dukej si një ëndërr shumë e largët dhe ashtu ndodhi vërtet, e fitoi Sori. Megjithatë, për mua ishte shumë të arrija dhe aty ku doja të arrija.
A është Sori banori që ti do të doje të shikoje triumfues?
Jo, unë fitoren do t‘ia kisha dhënë edhe Sorit, sepse sigurisht, ai e meriton përderisa e votoi i gjithë publiku, por unë do të dëshiroja të fitonte Bjordi ose Adi… nuk e di.
Si do ta përshkruaje aventurën tënde brenda shtëpisë së “Big Brother”?
Do ta përshkruaja si një eksperiencë të cilën për tre muaj unë e kam përjetuar me shumë emocione, edhe tani më duket çuditshëm, por jam ende në përjetimet pas “Big Brother”-it dhe nuk jam larguar plotësisht nga kjo eksperiencë që për mua është shumë e bukur.
Çfarë ka ndryshuar tani te ty? Mendon se ke arritur diçka?
Mendoj se po. Njerëzit më ndalojnë, kërkojnë të flasin me mua, ky është një ndryshim, sepse nuk e kam pasur më. Përveç kësaj nuk ishte qëllimi që unë të ndryshoja vetëm jetën time, por me anë të ndryshimit të jetës sime të ndryshoja jetën e femrave në përgjithësi. Shpresoj t‘ia kem dalë mbanë.
Si të ka pritur familja jote?
Familjarët më pritën më shumë entuziazëm, ata më duan fort. E kanë pasur shumë të vështirë, por më kanë mbështetur dhe unë e vlerësoj shumë këtë. Shpresoj që ta kenë kaluar atë fazën e vështirë dhe të ndihen po aq mirë sa edhe unë.
Po me babanë ke folur?
Babai im është një njeri që emocionohet, nuk i pëlqejnë shumë ndarjet dhe takimet pas shumë kohësh, megjithatë mami kur erdhi në “Big Brother” më puthi në ballë dhe me tha që puthjen e ke nga babi. Akoma nuk jam kthyer në Kavajë e kështu që nuk kam mundur ende të flas me të, por do flas e do ta përqafoj fort sigurisht.
Ke frikë se do të ndihesh e paragjykuar?
Absolutisht jo. Unë për këtë kam luftuar dhe do të vazhdoj të luftoj gjithmonë, nuk më intereson më paragjykohem apo jo nga të tjerët.
Po historia me Bjordin, si do të vazhdojë?
Ne nuk bëjmë plane, sepse nuk mund të bëhen plane të tilla, por di të them se ndihem shumë mirë me të dhe se do jemi pranë njëri-tjetrit.
Do t‘i kthehesh mësimdhënies?
Nuk e di akoma. Thonë se kur merr pjesë në “Big Brother” të hapen shumë rrugë e të jepen shumë oferta. Unë akoma nuk i kam prekur nga afër, të shohim si do të shkojnë.
May 19, 2009 | Kategorija:
vip |
37 Komente
Këngëtarja kosovare Nora Istrefi pritet të martohet këtë vit. Në një intervistë për Express Online ajo ka thënë, bashkë më të fejuarin e saj Robertin se do të organizojnë një dasëm të madhe dhe datën kur do të mbahet ajo nuk do ta mbajnë sekret
[singlepic id=4 w=320 h=240 float=]
E lodhur nga koncertet e ndryshme nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë, këngëtarja Nora Istrefi gjen kohë edhe për të fejuarin e saj, Robertin me të cilin shihen nëpër ahengje të mëdha që mbahen në Prishtinë.
Nora, është njëra prej këngëtareve të vetme kosovare që këtë vit nuk arriti të merr çmim në Top – Fest 6 në Shqipëri, ndërkaq klipet e saja nuk ishin të nominuara as në Video-Fest 08 në Kosovë.
Megjithatë, ajo thotë se është e kënaqur me punën e saj dhe se është shumë e lumtur që ka për të fejuar Robertin! Kur është puna për martesën përgjigje nuk ngurron të jep edhe Roberti, i fejuari i Norës, i cili thotë se do të organizoj dasmën në oborr me tradita të vjetra shqiptare…
Sapo keni realizuar një video-klip. Sa jeni të kënaqur më të?
Nora: Jam shumë e kënaqur që kemi arritur me bo diçka të mirë. Bashkë me Entermedia kemi arritur që të bëjmë diçka shumë verore, shumë të lëzeqme, shumë “cool”, kështu që unë jam shumë e kënaqur edhe me këngën e edhe me klipin.
Përpos Top-Fest 6, a jeni të nominuar edhe në Video-Fest 08?
Nora: Sivjet nuk kam mundur që të nominohem në Video-Fest 08 pasi që klipi i im i ri është dal shumë vonë dhe dihet se në këtë festival këngët nominohet nga video-klipet e vitit të kaluar.
A po ndiheni e lodhur nga koncertët në Kosovë, Shqipëri dhe në diasporë?
Nora: Normalisht, është një lodhje shumë e madhe. Madje sapo kam ardhur prej Tirane në Prishtinë dhe mandej do të udhëtoj përsëri. Mirëpo, është vullneti dhe shumë gjëra të tjera që e mbajnë këngëtarin në trend. Është dëshira për të punuar.
Kur pritet që të martoheni?
(reagon Roberti)
Roberti: Kismet prej Zotit shpejt. Ka me qenë një dasmë e madhe në të cilën kanë më marrë ftesë të gjithë.
Nora: Edhe për dasmë do të njoftoheni me kohë pasi na edhe në fejesë nuk kemi mbajtur asgjë të fshehur, e as për martesë nuk do të mbajmë një gjë të tillë. Pra, do ta kuptojnë të gjithë dhe nuk do të këtë sekrete për martesën tonë.
Ku do ta mbani dasmën? A keni vendosur ende?
Nora: Patjetër në Kosovë!
Roberti: Qysh po shihet po doket në oborr kemi me e mbajt si në të moçmen!
Keni vendosur për këngëtarët që do të këndojnë në dasmën tuaj?
Nora: Jo ende nuk kemi vendosur…
Roberti: Nuk e dimë po shumë, shumë këngëtarë ka me pas…Ndoshta edhe Nexhmije Pagarusha! Hahahah….
[singlepic id=5 w=320 h=240 float=]
[singlepic id=6 w=320 h=240 mode=watermark float=]
Fjalet nga kerkimet:
- martesa e nora istrefit
- DASMA E NORA ISTREFI
- a do te martohet nora sivjet
- martesa e nora istrefi
- martesa e nores me robertin
May 17, 2009 | Kategorija:
vip |
4 Komente
Qetsori eshte fituesi i Big Brother Albania 2. Pas 99 ditesh qendrim ne shtepine me te famshme ne Shqiperi, konkurenti nga Dukati i Vlores ka triumfuar duke fituar cmimin e madh prej 70,000 eurosh.
Cmimi i madh eshte diskutuar mes Qetsorit dhe Adelajdes, nderkohe qe me pare gjate mbremjes u eleminuan Adi dhe Bjordi.
Finalja e Big Brother ka qene gjithashtu e mbushur me surpriza per te gjithe konkurentet e mbetur ne loje. Qetsori ka mundur te takoje djalin e tij dhe t’i sherbeje Parodisteve te Vlores ne nje lokal te improvizuar brenda shtepise se Big Brother. Artistet vlonjate kane kenduar per Sorin nje parodi te ndertuar mbi personazhet e Big Brother.
Bjordi ka mundur te takoje 2 shoket e tij te ngushte, dhe me ne fund ka zbuluar surprizen qe gjendjej e mbyllur ne zarf qe prej dites se ditelindjes se tij. Ai ka fituar mundesine per te konkuruar ne audicionin per nje rol kryesor ne nje film qe do te prodhohet per televizionin italian.
E papritura e trete ka qene per Adelajden. Vajza e ardhur nga Kavaja ka takuar vellain, ka kenduar nje prej kengeve te preferuara te babait te saj dhe i ka kushtuar atij nje dedikim.
Surpriza e radhes i ishte rezervuar Adit. Nen tingujt live te muzikes se tij te preferuar, ai ka takuar nje mik te vjeter, me te cilin kishte shume kohe pa u pare.
Mes ovacionesh pafund per fituesin, prezantuesja Arbana Osmani e ka mbyllur edhe kete edicion te dyte me nje dedikim per njeriun qe i dha jete ketij spektakli ne Shqiperi. Ky sukses i jashtezakonshem, i dedikohet Tanit. Endrra vazhdon…
May 15, 2009 | Kategorija:
vip |
8 Komente
Fejesa e Bjordit dhe Adelës duket se është marrë seriozisht nga finalistët e “Big Brother”-it. Adi, ashtu si çdoherë, kur ka qenë shtysë e afeksioneve të çiftit, edhe këtë herë ka qenë organizatori i festës më të rëndësishme në shtëpi. Pasi kujtoi bisedën e një nate më parë, Adi thotë se do të bëjnë festë të madhe me dolli për fejesën e Bjordit me Adelën. “Kismet”,- thotë Bjordi, duke shprehur qartë dyshimin për fejesën, por Adi dhe Sori i thonë se ata kanë bërë gati një pjesë të mirë të përgatitjes për festën si, drekën, ftesat e njerëzve, përgatitjen për ceremoninë në kishë.

Bjordi-dhe-Adela
Gjithçka është gati, e organizuar me shumë dëshirë nga dy “dëshmitarët” e kësaj fejese. “Dhëndëri ky, dhe e ka me dy mendje”,- i thotë Sori me shaka. I gjithë organizimi ishte kryer pa dijeninë e “nuses”, Adelës apo “Barbit” të shtëpisë, siç e ka quajtur edhe Aida. Për ta përfshirë edhe atë në përgatitje, Adi e pyet Adelën nëse kishte ndonjë festë sot, dhe ajo e habitur, duke mos qenë në brendësi të bisedës së tyre, e mohon këtë fakt. Adi i thotë se vjen era fejesë, por ajo e vendosur ia kthen se janë shumë larg asaj. Adi dhe Sori i tregojnë dhe Adelës përgatitjet e festës dhe ajo duke parë nga Bjordi, i thotë që të mos trembet, por ai ia kthen se është në dijeni të festës që po përgatit xhaxhi Sori me dajë Adin për ta. Bjordi u thotë atyre se e vendosi që do fejohet, por ama festa do të jetë pa verë. Adi dhe Sori qeshin dhe ia kthejnë se ata do pinë që para festës, që të jenë gati për të. Me sa duket, çifti ka vendosur: jashtë shtëpisë i pret fejesa, por mbetet të ngremë vetvetiu dyshimet dhe pyetjen “sa do të zgjasë?”
May 13, 2009 | Kategorija:
vip |
9 Komente
[poll id="1"]
Zgjidhen kater finalistet e “BigBrother”
Ari eshte konkurenti qe ka lene shtepine e “BigBrother” gjate edicionit jashte radhe qe u zhvillua mbremjen e sotme.
Votimi i publikut i ka dhene te drejten Qetsorit, Adeles dhe Adit qe te shkojne ne finale.
Bjordi kaloi drejtperdrejt ne finale pasi mori me shume vota nga nenat te cilat zgjodhen per nje nga konkurentet.
Gjate puntates se sotme kane dale edhe nenat te cilat ishin futur te shtunen per t’u dhene mbeshtetje morale femijeve te tyre.
Fjalet nga kerkimet:
- adi big brother
- qetsori big brother dhe ari
May 6, 2009 | Kategorija:
vip |
Shkruaj nje koment
Kitaristi Carlos Santana më 10 korrik do të ndezë dritat e Shkupit me muzikën e tijë legjendare. Ylli botëror i muzikes rok do të mbajë koncert madhështor në Stadiumin e Qytetit në Shkup, koncert i cili do të mbahet në kuadër të turneut të tij botëror “Supernatyrali SANTANA- Shëtitje nëpër hite”.

carlos-santana
Organizator i koncertit është produksioni Avalon që edhe këtë vit dëshmoi se bëjnë çmos që publiku rajonal të përjetojë koncerte atraktive botërore.
Për koncertin e të mirënjohurit Santana veçse është treguar interesim i madh. Rezervimi i buletave ka filluar që kohë më parë edhe pse vetëm këto ditë është zyrtarizuar lajmi për konfirmimin e këtij projekti madhështor, kanë bërë të ditur përfaqësues të produksionit nga Maqedonia dhe Kosova.
Santana pritet të performoj hitet e tija të shumëta dhe të njohura të cilët kanë lënë gjurmë të thella në muzikën e mirëfilltë për pothuajse katër dekada.
Nga produksioni Avalon kanë bërë të ditur se përveç përcjellësve të tij të zakonshëm, Santana në koncertin në Shkup do të prezantojë edhe mysafirë, emrat e të cilëve njëherit po mbahen si befasi.