July 11, 2009 | Kategorija:
vip |
9 Komente
Nëse i keni duart e zëna, kur doni të pozoni dhe nuk keni ku të mbani celularin, ne po ju tregojmë një mënyrë të re të përhapur mes VIPave. Bëhet fjalë pikërisht për stilin e mëposhtëm, ku siç e shihni, si këngëtarja ashtu edhe Zajmina Vasjari kanë gjetur nga një zgjidhje alternative, por shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Ingridi ka një xhep të improvizuar te tutat kurse ZAJMINA një të tillë te minifundi i saj.
Kjo tendencë është më e fundit, me sa duket dhe mund të cilësohet si tendenca pranverë- verë 2009 për mbajtjen e celularit por këtë do ta shohim në vazhdim. Ajo që mund të themi në këtë rast është se përveç këngës, të dyja këngëtaret kanë edhe të tjera gjëra për t’ju ofruar fansave, siç është edhe kjo mënyrë e re e mbajtjes së celularit.

July 11, 2009 | Kategorija:
vip |
27 Komente
kenga me e fundit e Elvana Gjates Hi-Tech që kishte kohë që pritej te dilte në treg më në fund është lançuar. Vonesa e daljes së klipit siç duket ka ardhur si rezultat edhe i impenjimeve të Elvanës me koncertet e fushatës elektorale. Këngëtarja në prononcime të mëparshme kishte premtuar që do të vinte ndryshe dhe në fakt ia ka arritur. Është një këngë ndryshe nga të tjerat dhe duke iu përshtatur titullit duket se Elvana ka përdorur pak si shumë “teknologji” në zërin e saj. Look-u i këngëtares është ai që të bën më shumë përshtypje, ku kujdesi duket në çdo detaj. Hi-Tech e sjell Elvanën në një tjetër profil nga ajo që e kemi parë. Veçanti e këngës është fakti se ajo është ritmike dhe verore, tipare që ka shumë mundësi ta kthejnë atë në një hit.

Elvana Gjata
July 6, 2009 | Kategorija:
vip |
5 Komente
Ajo është imazh që shet. Njofton për premierat sportive, turnetë dhe ofertat e ndryshme të Super Sport për më se 6 muaj. Ata që e ndjekin janë meshkuj, fansat e çmendur të sportit, sidomos futbollit. Ndaj dhe Jonida Vokshi nuk u mendua dy herë për të pranuar të ishte imazhi që do shesë “ndeshjet”. Përveç fytyrës së qeshur, iu kërkua një look origjinal. Pranoi. Nuk ka vendosur asnjëherë bojë në flokë, dhe ka fytyrë fëmijërore njësoj si atëherë kur konkurroi në “Top Fest 1”, që ishte dhe dalja e saj e parë në ekran si këngëtare. Më vonë u bë e njohur si prezantuese e emisionit “Top Select”, në “Top Channel” deri sa një ditë vendosi t’i linte të dyja këto pasione për t’i hyrë studimeve për regji. Por brishtësia jo më kot thuhet se është forcë.

Jonida vokshi
Ajo ka guxuar dhe më parë të thyejë tabu. Vjeshtën e kaluar u pa në skenat erotike të realizuara me Amos Zaharian, djalin e Yllka Mujos në filmin artistik “Shentorja”. Ndërkohë që punon asistente e programacionit në “TV Klan”, në këtë intervistë zbulon planet për rol kryesor në një film të ri gjerman, një emision që ka ideuar për të rinjtë, dhe pse nuk do ta shesë herë tjetër imazhin e saj për reklama. Por dhe se ndihet mirë me të dashurin e saj:
Jonida je tashmë imazh i Super Sport, për herë të parë një femër që bën spote për sportin. Nga kush erdhi oferta?
Oferta më erdhi nga drejtuesit e Super Sport pasi donin të fusnin imazhin e femrës në një paketë sportive, diçka e paprovuar më parë në ekranet shqiptare. Jam e para imazh femër i spoteve sportive, më parë të realizuara thjesht me sekuenca nga ndeshjet, apo garat. E pranova duke lidhur kontratë gjashtë mujore, e cila ripërtërihet.
Çfarë kriteresh duhet të plotësoje për të qenë një imazh i spoteve të tilla?
Ata kërkuan Jonidën origjinale, asgjë më shumë. Në fillim u bë një përshtatje e look-ut por më vonë jam kujdesur vetë për gjithçka, përfshirë dhe veshjet.
Nëse do ta shohim në këtë aspekt, meshkujt si fansa të sportit janë dhe fansat e tu. Të grishi ideja, dhe ishte kjo një arsye për ta menduar ofertën?
Nuk e mendova shumë për ta pranuar ofertën, pasi më pëlqen shumë ideja që sporti u përket meshkujve. E kisha problem në fillim pak të mësohesha me emrat e sportistëve, termat, etj, por tani jam ambientuar dhe e bëj me shumë qejf.
Çfarë pagese të është ofruar për të qenë imazh i këtyre sporteve?
Deri tani janë realizuar 8- 9 spote me minutazhe të ndryshme. Dhe Super Sport më ka paguar me një rrogë mujore shumë të kënaqshme për mua.
Je interesuar se si kanë qenë shitjet në qendrat e basteve, pas daljeve të tua në ekran?
Ende nuk jam interesuar, por do interesohem tani në lidhje me këtë. Shpresoj që imazhi im të ketë ndikuar për mirë në qendrat e basteve.(qesh)
Ti vetë e ndjek sportin, të pëlqen futbolli?
Jo unë nuk jam një fanse e futbollit. Ndjek me kënaqësi garat e notit dhe patinazh në akull, ndërsa vetë më pëlqen të luaj volejboll. Pavarësisht se jam e informuar për gjithçka dhe këtë informacion e jap për të tjerët, për sa i përket vetes sime, nuk kam ndryshuar preferencat dhe interesin tim për sportin. Unë nuk ndjek futboll fare. Nuk kam idhuj në sport, pasi idhujt e mi janë në teatër dhe kinema, ku këtë vit pres të diplomohem në degën Regji teatri, ku ndjek studimet në Akademinë e Arteve të Bukura.
Meqë jemi te teatri ose filmi, ke marrë ndonjë ofertë këto kohë?
Kam pasur dy-tre oferta për role në film me të cilat do më duhet të zgjidja. Dhe e kam vendosur. Do të jem në rol kryesor në një film artistik me metrazh të gjatë, prodhim shqiptaro-gjerman, xhirimet për të cilin do të fillojnë shumë shpejt.
Ndërkohë punon në post produksionet e programeve në TV Klan, si shkon puna?
Po momentalisht punoj në post produksion për të gjitha emisionet e “Tv Klan”. Më pëlqen puna në televizion, sepse më bën të ndihem mirë.
Ke menduar të bësh një emision tëndin?
Po jam duke ideuar një emision për të rinj për sezonin e ri, ku do jem skenariste dhe regjisore, por jo prezantuese, pasi nuk mundem t’i bëj të gjitha vetë. Por edhe për t’u ruajtur nga konsumimi i imazhit.
Ndërkohë spote të tilla ta konsumojnë imazhin, çfarë ke menduar për këtë?
Patjetër e kam menduar, po Super Sporti është një kompani prestigjioze dhe ndaj më ka pëlqyer. Pas kësaj kam pasur shumë oferta të tjera, dhe i kam refuzuar. Kam menduar që pasi të mbyll kontratën me Super Sport nuk do e shes më imazhin tim për një kohë të gjatë.
Fjalet nga kerkimet:
July 6, 2009 | Kategorija:
vip |
29 Komente
U desh të merrte pjesë në “Big Brother albania” dhe të njihej me një djalë si Bjordi, për të ndryshuar shumëçka në jetën e saj.Adela tashmë jeton në Tiranë, nuk punon më mësuese fshati dhe arriti të ndahej përfundimisht nga ish i fejuari.

adela dhe bjordi
Por mbi të gjitha fitoi një dashuri me Bjordin, e cila mund të quhet me plot gojën një terapi për jetën e saj.
Tani Adela duket se ka para saj vetëm shanse të mira për jetën, në punë dhe atë personale.
Mbasi udhëtuan mjaft për arsye të mitingjeve por edhe thjesht për qejf, ata vendosën të bëjnë një udhëtim më të gjatë, kësaj here në Itali, atje ku i dashuri i saj ka kaluar gati 20 vite jetë.
Fjalet nga kerkimet:
- adela bjordi foto te reja
- Adela dhe bjordi
July 2, 2009 | Kategorija:
kronika |
Nje koment
Çfarë mendimi kanë nxënësit për mësuesit e tyre? Shëtisni pak minuta në rrjetet shkollore të ngritura në “Facebook”, dhe do të lexoni atë që nuk e thonë kurrë në sy, por që mbrapa krahëve, po
Kur janë në orën e mësimit, janë të mirë sa s’ka më. Ama kur dalin jashtë… Po të lexosh më poshtë, do të kuptosh se buqeta me lule për 7 Mars, është një përrallë e vjetër. Nuk lënë gjë pa komentuar për mësuesit e tyre, deri edhe mënyrën si vishen dhe krihen kur vijnë në shkollë. Ca, madje, (me shpirt ndoshta edhe jo, por me gojë e thonë), u urojnë mësuesve që kanë inat edhe….
Inatin më të madh e kanë me mësuesit e lëndëve ekzakte, sidomos me ata të Matematikës. Aq inat i kanë, sa u ngopin pas krahëve edhe ndonjë epitet, që kalon gojë pas goje, dhe bëhet pseudonimi i përhershëm i një mësuesi të caktuar. Dhe të gjithë këto nuk është se i thonë më vetëm në pushimin e vogël apo të madh, sipas rastit. Tani dallaveret për mësuesit mund t’i gjesh edhe në rrjetet sociale. Një nga këto rrjete është edhe gjiganti “Facebook”, ku nxënës të arsimit të mesëm, por edhe të arsimit 9-vjeçar, kanë krijuar rrjetin e tyre të komunikimit shkollor.
Në rrjetet që kanë ngritur, nxënësit shqiptarë, (midis tyre edhe nga ata që kanë vite që kanë përfunduar arsimin bazë), diskutojnë mbi tema të ndryshme që lidhen me shkollën ku mësojnë ose kanë mësuar, midis të cilave edhe për cilësinë e mësuesve. Për të thënë të drejtën, jo të gjithë i shajnë mësuesit e tyre. Ka edhe nga ata që i mbrojnë me zell. Për shembull, mësuesit që lavdërohen më shumë, janë ata të Muzikës, Fizkulturës dhe Vizatimit të Lirë, gjë që duket normale, po të kujtojmë “shkallën e lartë të vështirësisë” që kanë këto lëndë.
Disa ish-nxënës janë shumë kureshtarë të dinë nëse jep apo jo më mësim X “shtrigë” që “u ka nxirë jetën”, gjatë viteve të shkollës. Tregojnë madje edhe për vendin ku mblidheshin dhe e shanin mbarë e prapë, dhe pasi mësojnë se ajo vazhdon të japë mësim në ish-shkollën e tyre, u urojnë nxënësve aktualë durim deri në përfundim të shkollës, deri sa ta heqin qafe.
Vazhdo…