Arkivi per: June, 2010

domenika :per martesen me seldin eshte heret

June 30, 2010 | Kategorija: showbiz, vip | 14 Komente

Domenika dhe Seldi as që e kishim menduar 6 muaj më parë se kur të dilnin nga Big Brother do të kishin pranë vetës njeriun e zemrës dhe gjysmën tjetër. Tashmë, ata po shijojnë frytet e famës dhe po zbulojnë akoma më shumë elementë të dashurisë që i dhurojnë njëri-tjetrit. Bashkëjetesa e tyre është e ndarë në dy familje, sa në atë të Domit dhe në atë të Seldit. Kjo gjë i ka bërë mirë dy të rinjve për të jetuar një dashuri pa komplekse dhe mbi të gjitha të sinqertë dhe të çiltër, siç e përkufizojnë ata vetë.

Domenika Çaushaj, vajza nga Vlora, ishte një nga pretendentet kryesore për të fituar çmimin e madh prej 100 milionë lekësh në Big Brother 3. Në një “duel” me Jetmirin, ajo doli e dyta. Kjo nuk e ka mërzitur aspak atë, duke pohuar se përjetoi një eksperiencë të bukur dhe doli që aty më e fituar se kurrë. Por, ky reality-show do të mbahet mend gjatë për të dhe për të gjithë teleshikuesit, pasi ajo u fut në atë shtëpi dhe jetoi për dy javë me të ëmën, Valentinën. Si dy shoqe, ato provuan një nga aventurat më të bukura të jetës së tyre. Në një intervistë për “Sh2-in”, Domi tregon marrëdhënien e saj me Seldin, bashkëjetesën dhe planet për të studiuar në Los Angeles

Domenika, për tre muaj dita juaj ndryshoi, po tani që jeni jashtë nga shtëpia, si vazhdojnë ditë tuaja?

Nuk di nga t’ia filloj, kuptohet që çdo gjë është më ndryshe dhe më e bukur, me modesti them se siç kam qenë edhe jam, nuk është se kam ndryshuar si Domenikë. Jam po ajo që keni parë gjatë gjithë kohës, e qeshur, e thjeshtë dhe mbi të gjitha pa komplekse, por t’i kalosh ditët në lidhje me personin që do, Seldin, është diçka e bukur që më ka ndryshuar jetën për pozitivisht, ku çdo ditë e kaloj përkrah tij dhe njerëzve që na adhurojnë, dhe që na kanë përkrahur në çdo moment dhe meqë më jepet rasti dua t’i falënderoj shumë.

Për më tepër që hytë vetëm dhe dolët çift, si erdhi ky ndryshim tek ju?

Erdhi shumë spontanisht dhe me ndjenjë të fortë, ku po e përjetojmë më së shumti edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Po përballja me faktin që jeni e njohur dhe të tjerët ju shohin me kuriozitet apo ju flasin me dashamirësi… sa ju lumturon apo ju bezdis?

Më lumturon shumë, nuk e kisha menduar kaq, për faktin se realisht nuk e dija se si do ishin reagimet pas daljes nga shtëpia, por mund të them se në çdo vend që shkoj jam e surprizuar nga dashamirësia e fansave, ku çdo buzëqeshje dhe fjalë e ngrohtë e tyre më bën të jem si në ëndërr.

Kur hytë në shtëpinë e BB e kishit menduar që do krijonit një lidhje aty, kishit hyrë me strategji të qarta apo…?

Absolutisht jo, sepse nuk jam tip që luaj me ndjenjat apo të krijoj lidhje strategjike për një lojë, e gjitha kjo nuk bën pjesë në karakterin tim. Ç`do gjë që e bëj, e bëj me zemër dhe pa komplekse.

Banori për të cilin ju patët afeksion dhe më pas u kthye në një lidhje dashurie është Seldi, çfarë ju pëlqeu më shumë tek ai në momentet e para, por edhe më vonë?

Seldi, mund të them që është një magnet në tipin që e karakterizon dhe në sytë e tij ka një mirësi të theksuar, gjë për të cilën unë e kuptova që në impaktin e parë. Ditë pas dite u afeksionova shumë me të, pasi ishte një tip shumë pa komplekse, gjë të cilën e vlerësoj dhe e kemi një të përbashkët, por dhe natyra shumë e çiltër dhe gazmor ku ishte i vetmi që më dhuronte emocione të pakrahasueshme.

Po tani vazhdojnë t’ju pëlqejnë të njëjtat gjëra…?

Të njëjtat gjëra dhe akoma më shumë, sepse në shtëpinë e BB normale që koha për të pasur pak privatësi ka qenë më e kufizuar, por tani jashtë shtëpisë i dedikojmë më shumë kohë njëri-tjetrit, ku zbulojmë dita-ditës cilësi apo virtyte interesante që e përforcojnë akoma më shumë lidhjen tonë.

Po një “gjë” që nuk ju pëlqen te Seldi, apo që ia vini në dukje shpesh, që e kritikoni, një ves apo ndonjë huq… cili është?

Dua të tregohem e sinqertë, ka pasur diçka pak si interesante, nëse mund ta quaj kështu, që edhe gjatë kohës në shtëpi e ka pasur vesin e ngrënies së thonjve. Po mundohem t’ia heq si ves, por më duhet pak kohë, megjithëse ia kam arritur sado pak, sepse ka filluar ta rrallojë, mbase kjo është për shkak të dashurisë që ai ka për mua.

Domenika, ju keni ikur nga Shqipëria në fillim të moshës së adoleshencës dhe u kthyet pas shumë kohësh për të marrë pjesë në një program televiziv, pse zgjodhët Big Brother?

Megjithëse kam qenë jashtë Shqipërisë, prania ime në atdheun tim nuk më ka munguar asnjëherë, duke qenë se jam tmerrësisht e dashuruar me traditën tonë në çdo fushë, qoftë të artit, të muzikës, të kuzhinës, informacionet në lidhje me zhvillimet të fushave të ndryshme nuk më ka munguar. Zgjodha BB3 thjesht për një eksperiencë, pasi më pëlqen të eksploroj karakterin tim në konfront me të tjerët dhe kjo ishte një mundësi shumë e mirë ta për mbushur sado pak dëshirën time.

Çfarë i dhatë dhe çfarë ju dha ky realit-show?

Thjesht Domi me të gjitha ngjyrat që karakterizon, ky reality-show më dha mundësinë për të njohur dashurin e jetës sime, Seldin.

Morët atë që donit?

Po.

Ju treguat që ishit një vajzë me një mentalitet të hapur… e kishit problem mos kjo gjë do keqkuptohej jashtë?

Jo, sepse unë kjo jam dhe s’kam pse të fshihem pas një maske, mendoj që çdokush duhet të jetë vetvetja në çdo situatë dhe të bëjë apo të thotë atë që ndjen vërtetë.

Çfarë e bën Domenikën të jetë e lirshme, e çiltër dhe pa komplekse?

Thjesht të jesh vetvetja, dhe spontane.

Pas përballjes me banorë të shtresave, profesioneve dhe mentaliteteve të ndryshme… në çfarë përfundimi arritët?

Që, nëse njeriu është mbi të gjitha njerëzor, ka një rrugëdalje apo një mënyrë për t’u sqaruar për çdo gjë.

Nuk shfaqeni shpesh së bashku më ish-banorët e tjerë në lokale apo klube nate… pse?

Preformancat e lokaleve apo pub-ve janë të ndryshme, kam preferuar më shumë ambiente më të qeta dhe me intime, ku sigurisht i kam kaluar me Seldin dhe me miqtë tanë.

Fëmijërinë e keni kaluar në Vlorë, ju kujtohet, keni nostalgji për atë kohë?

Eh, normal që po janë kohëra që nuk kthehen më mbrapsht, kam një nostalgji të paparë për ato vite, kam kaluar një fëmijëri ashtu siç është edhe vendi im Vlora, një fëmijëri të ngrohtë.

Çfarë gjërash ju vijnë më shpesh në mëndje…?

Po ja, kur dilnim dhe luanim me pafka, litar të gjithë fëmijët e lagjes mblidheshim dhe organizonim miss pallati, miss lagja. Më kujtohet kur merrnim tenxhere apo tigan dhe organizonim një mini-orkestër me ata zërat tanë çjerrës që për ne ishte një muzikë, por për të rriturit që ktheheshin nga puna të lodhur ishte një acarim total. Mbaj mend ,kur shkonim në plazh dhe pinim aranxhata dhe hanim kasata, ku i kujtoj me nostalgji, dhe sot i kam kërkuar dhe nuk gjenden më…

Si ka qenë jeta juaj në Itali…. duke marrë parasysh që ka qenë pikërisht adoleshenca?

Si çdo adoleshent edhe unë me preferencat e mia muzikore apo stilet e ndryshme të veshjes dhe të lukut në përgjithësi, normale me idealet e një revolucionare që do të ndërrojë botën.

Ju jeni një artiste, Skenografia është dega për të cilat keni vazhduar edhe studimet… por kur janë kontaktet tuaja të para me pianon, pikturën…?

Kontaktet i kam pas që kur isha në Vlorë, për shumë vjet ndoqa kursin e pianos. Më pas këtë gjë e bëra dhe në Itali, por u përqendrova në piktura dhe skenografia ishte shkolla që unë ndoqa. Tani jam në vit të fundit, më ka mbetur vetëm diploma. Ndërsa pjesën tjetër të studimeve mendoj ta vazhdojë në Los Angelos.

Masteri në Los Angeles është një plan i afërt?

Është dhe kjo si mundësi në planet e mia.

Pse ju është fiksuar Los Angelesi?

Sepse ku ka një specializim në regji më të mirë se Los Angeles!?

E shihni Shqipërinë si një vend ku mund ta ushtroni këtë profesion dhe ku mund të jetoni?

Pse jo…

Tashmë që lidhja juaj më Seldin është bërë më se publike, të gjithë kanë kuriozitetin të dinë, ju bashkëjetoni?

Po, bashkëjetojmë sa tek shtëpia ime, sa tek shtëpia Seldit, është një emocion shumë i veçantë për të dy ne, të cilin e përjetojmë me një dashuri të pastër dhe të fortë.

Seldi ju kërkuar publikisht fejesën në TV, mund të themi tashmë që ju jeni të fejuar?

Për derisa jetojmë bashkë, kuptohet që fejesa kjo është në fund të fundit.

Çfarë ju bashkon më shumë ju të dy?

Karakteri, mirësia, spontaniteti dhe shpirti artistik që të dy e kemi shumë të theksuar.

Ndoshta delli i artistit?

Pooo, siç e thashë dhe me sipër një lidhje bëhet akoma dhe më e bukur kur shpirti artistik prek 2 zemrat.

E keni menduar një martesë të mundshme?

E kemi thënë të dy, normal që pas fejesës vjen martesa.

Si do të donit të ishte martesa juaj… na e përshkruani?

Kur të vij momenti do jeni të ftuar, pasi, po ta them, humbet efekti surprizë.

Ishte Big Brother një vend për të krijuar miq, dhe mund të thoni ju tashmë që keni dalë nga ajo shtëpi se aty gjetët miq të mirë?

BB3 është vend ku të jep mundësinë të krijosh miqësi, por kjo varet nga karakteret e personave, ku dikujt i hahet muhabeti dhe dikujt jo, janë disa banorë që vazhdoj të kem një shoqëri të pastër, ku dhe koha do ta vërtetojë më së miri.

Do ta përsërisnit si eksperiencë?

Një eksperiencë si atë të Big Brother një herë e përjeton.

SELDI dhe SINANI GAY

June 23, 2010 | Kategorija: showbiz, vip | 95 Komente

Banori më i përfolur i shtëpisë së Big Brother Albania 3 , Seldi dhe një ndër këngëtarët më të njohur në trevat shqiptare Sinan Hoxha së fundi do të realizojnë këngë së bashku dhe kanë për qëllim që të bëjnë Boom. Të inspiruar nga skandalet e fundit që ndodhën nëpër media se të dy kanë lidhje dashurore mes veti , ata do ta realizojnë këtë këngë. Në atë këngë thuhet që do të përmendet edhe ngjarja me Domenikën , por gjithashtu flitet se nuk do të përmendin emra se kush si.

Erion Zeqiraj – ‘Jo’ bashkejeteses me Bertinen, nuk ia prezanton as prinderve

June 7, 2010 | Kategorija: showbiz | 29 Komente

Për Erionin dhe Bertinën, vazhdimi i lidhjes pas shumë konflikteve dhe keqkuptimeve brenda shtëpisë së”Big Brother 3″ ishte si një diell pas shiut. Por tashmë duket se kjo lidhje nuk po thellohet ashtu siç fansat e tyre do të kishin dëshirë. Edhe pse kalojnë shumë kohë bashkë, shfaqet si një lidhje thjesht për argëtim. Miq të përbashkët të ish-banorëve të BB3 kanë treguar se është Erioni ai që nuk dëshiron ta bëjë gjithçka serioze në lidhjen e tyre, duke e shijuar deri tani pa ndonjë kokëçarje dhe preokupim të veçantë. Ndërsa nga ana e saj, Bertina thuhet se ka bërë të pamundurën për të qenë sa më afër Erionit si një partnere e vërtetë.

Ajo jo pa qëllim ka marrë disa javë më parë një apartament me qira në rrugën e Elbasanit në Tiranë, duke u ndarë nga jeta me shoqet që bënte para se të hynte në këtë “reality show”. Por kryesorja ka qenë një apartament për t’i krijuar mundësinë Erionit të kalojnë kohë të gjatë bashkë. Por edhe pse ajo tashmë jeton vetëm, Erioni nuk ka vendosur ende të marrë rrobat dhe të nisë një bashkëjetesë me Bertinën, si një çift që mund të planifikojnë më mirë jetën e tyre të përditshme. Këtij fakti i shtohet edhe e vërteta që Erioni nuk ua ka prezantuar të dashurën prindërve të tij, apo të prezantohet vetë me mamanë e Bertinës, e cila jeton në Delvinë.

Në fakt udhëtimi i tyre i parë si çift jashtë Tiranës ndodhi javën e kaluar, kur ata u nisën të dy drejt Vlorës pas ftesës që u bëri Jetmiri,  për të festuar fitoren e tij. Bashkë me ta ka qenë edhe Rezarta, të cilën Jetmiri e ka marrë me vete në qytetin ku jeton, dhe ua ka prezantuar prindërve si të dashurën e tij. Jetmiri nuk e ka lënë me kaq këtë thellim të lidhjes së tij me vajzën kosovare, pasi këtë javë kanë udhëtuar bashkë me të drejt Kosovës, për t’u takuar me familjen e Rezartës. Kështu, ndryshe nga lidhja e Erionit dhe Bertinës, lidhja e Jetmirit me Rezartën pavarësisht komenteve që pati duke u cilësuar si “sipërfaqësore dhe banale” po merr nota serioziteti. Po çfarë do të ndodhë me Erionin dhe Bertinën?! Deri tani duket se kjo lidhje ka thjesht “fytyrë mediatike”, pasi ata kanë qenë çifti më i fotografuar në aktivitetet e ndryshme ku janë të ftuar, apo në argëtimet e tyre në jetën e natës.

Dëshirës së Bertinës për ta bërë këtë lidhje sa më të vërtetë dhe konkrete, duket se Erioni nuk po i përgjigjet sa duhet. Planeve për t’u argëtuar gjatë verës së bashku, si dhe një udhëtim në Kosovë, nuk dihet nëse do t’u shtohen të tjera plane më të rëndësishme. Aktualisht Bertina ka filluar punë si specialiste marketingu në një kompani sigurimesh, ndërsa Erioni i cili ka një eksperiencë dy vjeçare si gazetar dhe spiker lajmesh, është në pritje të ofertave të reja në televizion. Ofertat krijojnë dhe konkurrencë mes ish-banorëve pas mbylljes së aventurës së tyre në “Big Brother”.  Në këtë garë të BB3 u krijuan shumë armiqësi dhe urrejtje të ish-banorëve mes tyre.  Siç e pamë dhe në programin “Post Big Brother”, ish-banorët nuk u kursyen me fjalë fyese drejtuar njëri-tjetrit.

E vetmja aleancë e shpallur mes banorëve ishte kjo mes dy çifteve Erion-Bertina dhe Jetmir-Rezi, miqësi që ata kanë menduar ta thellojnë jashtë shtëpisë. Ata vetë e kanë trajtuar këtë katërshe si një sfidë të fituesve ndaj humbësve. Ndërsa për atë çfarë pritet në lidhjet e tyre varet nga ata. Për Erionin dhe Bertinën edhe pse u lidhën pas shumë keqkuptimeve nuk shihet ende ndonjë gjë e sigurt, nëse ata do të jenë çifti që s’mund t’i ndajë asgjë, apo ndjenja do të shuhet shpejt. Ndërsa përsa i përket Jetmirit dhe Rezit, edhe pse lidhja pati komente nga më të çuditshmet, të paktën deri tani, duket se po ecën ashtu siç nuk parashikohej. Nuk dihet nëse largësia mes Kosovës dhe Shqipërisë do  të ndikojë për keq në këtë lidhje, gjithsesi gjithçka mbetet për t’u pare.



Fjalet nga kerkimet:

  • bertina ndahet nga erioni
  • erion zeqiraj 2013
  • erion zeqiraj bb3

 

eXTReMe Tracker