Arkivi per: December, 2010

big brother albania 4 live

December 30, 2010 | Kategorija: lifestyle, showbiz, vip | 70 Komente

ndiqni ketu big brother albania live streaming. shikim te kendeshem

alma big brother albania 4

December 27, 2010 | Kategorija: showbiz | 616 Komente

ALMA


Mosha: 29 vjeç

Gjendja civile: Beqare

Vendlindja: Shkodër

Vendbanimi: Puglia, Itali

Arsimi: I lartë, Shkenca Politike

Profesioni: Konsulente juridike

Hobi: Muzika, kërcimi, televizioni.

Thotë për veten: “Jam e ndjeshme, e sigurtë tek vetja dhe me karakter të fortë. Jam kaotike dhe energjike. Kur më acarojnë, i bëj të pendohen”.

Hyn në Big Brother: Për të realizuar një ëndërr të dikurshme.



Fjalet nga kerkimet:

  • virtualbania

imelda big brother albania 4

December 27, 2010 | Kategorija: showbiz | 2 Komente

IMELDA

Mosha: 25 vjeç

Gjendja civile: Beqare

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Arsimi: I mesëm

Profesioni: Parrukiere në trajnim

Hobi: Televizioni, kërcimi, moda.

Thotë për veten: Kam shumë energji që dua t’i ndaj me të tjerët. Nuk e kam idenë se çfarë duan të shohin të tjerët tek unë. Unë do bëj maksimumin të shfaq veten time ashtu siç jam”.

Hyn në Big Brother albania: Për të bërë diçka të mirë për veten.

KLODJANA big brother albania 4

December 27, 2010 | Kategorija: Uncategorized | 48 Komente

Mosha: 19 vjeç

Gjendja civile: Beqare

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Arsimi: I mesëm, Hoteleri-Turizëm

Hobi: Muzika, spektakli

Thotë për veten: “Jam e çiltër dhe di t’u bëj ballë situatave të vështira. Më pëlqen shumë të luaj”.

Hyn në Big Brother: Sepse e tërheq shumë formati. Pëlqen të njohë njerëz të rinj.

alkena big brother albania 4

December 27, 2010 | Kategorija: showbiz | 16 Komente

ALKENA

Mosha: 22 vjeç

Gjendja civile: Beqare

Vendlindja: Pejë

Vendbanimi: Prishtinë

Arsimi: I Lartë, Psikologji

Hobi dhe interesa: Politika, letërsia, filmat, Facebook-u.

Thotë për veten: “Jam energjike dhe pozitive. Në raport me njerëzit qëndroj gjithmonë në opozitë. Zakonisht në debate e ndiej veten superiore. Më pëlqen qendra e vëmendjes”.
Hyn në Big Brother: Për të dhënë një imazh ndryshe të vajzave kosovare dhe sigurisht për famë.

konkurentet e big brother albania 4

December 24, 2010 | Kategorija: Uncategorized | 13 Komente

ketu do te publikohen se shpejti te gjithe konkurentet e big brother albania 4.

big brother albania 4 fillon ne dhjetor 2010.

Toros

Toros eshte banori i pare qe hyri ne shtepine e Big Brother Albania 4.

Toros ka lindur ne Durres, eshte 37 vjec, ka te kryer shkollen e mesme, ka 20 vjet qe banon ne Venecia te Italise.
Gjate ketyre viteve ka bere lloj-lloj puneve, ka punuar per nje agjenci te personazheve, organizon festa neper diskoteka.

Lidhja e tij me Shqiperine eshte shume e ngushte dhe viziton shpesh Shqiperine pasi eshte nje pjese e jetes se tij. Kohen e lire e kalon shume me shoqerine, i pelqen te vrapoj, gjithmone buze detit. Pasion tjeter ka udhetimet, debatet neper forume, kryesisht ato te politikes.

Henas

Henas eshte 24 vjec nga Vlora, ka banuar nje kohe ne Greqi. Tani eshte kthyer ne Shqiperi per te hapur aktivitetin e tij te dashur me mjetet e renda dhe shpreson te jete sa me i lumtur.

I pelqen shume ciklizmi, gjithashtu i pelqejne edhe kafshet qe ka disa lloje ne shtepi te tij

Olgeri

Eshte 26 vjec nga Tirana, eshte ne vit te fundit ne shkolle private ne drejtimin e Juridikut.

Hobi i tij eshte muzika, eshte producent, ka edhe studion e tij private. Ka jetuar 7 vjetë në New York edhe atje ka pasur nje studio private te regjistrimit. Ka 11 vjet qe merret me kete pune.

I urren thashethemet dhe synimi i tij eshte qe ato te zhduken brenda shtepise. Olgeri premton qe do jep maksimumin e karakterit te tij ne kete edicion te Big Brother Albania.

Vladimiri

Eshte nga Vlora, jeton qe 20 vite ne Itali. Eshte i martuar, ka 2 femije: Enkelejdin 17 vjec dhe Jurida 6 vjece.

Ka nje zyre qe merret me dokumentat per emigrantet prej gati 10 vitesh. Pervec kesaj eshte edhe i certifikuar ne profesionin e parukerise. Ka dhe nje restorant qe punon gjate gjithe veres.

Klodiana

Klodiana eshte 19 vjece, ka lindur dhe jeton ne Tirane. Eshte ne vitin e peste ne Hotileri-Turizem. Familja e saj perbehet nga gjashte persona: prinderit, dy vellezer dhe nje moter.

Kohen e lire e kalon me shoqerine e saj, ndersa fundjavave preferon lojerat e ndryshme sportive si Pinballi, Biliardo etj. Pasione ka kercimin, aktrimin dhe moden, ku shume shpesh ka marre pjese ne sfilata ne ndryshme.

Sipas Klodianes shpesh here enderrat dhe deshirat e saj realizohen, ndoshta edhe kjo eshte arsyeja kryesore qe Klodiana merr pjese ne Big Brother Albania 4.

Mirjeta

Mirjeta vjen nga Shkodra, aktualisht jeton ne Londer te Anglise. Ka provuar lloje te ndryshme te puneve, kamariere, sekretare, administruese, ka punuar edhe ne ekipin futbollisting West Ham United si sekretare.

I pelqen shume te udhetoj boten dhe ka eksperienca te ndryshme, Deshiron te perjetoj gjera te ndryshme, ajo thote “Nje jete jetojme, le ta shijojme ate”.

Alma

Alma eshte 29 vjece, ka lindur ne Shkoder, jeton ne Itali qe 18 vjet. Studjon shkencat politike.

Ka punuar ne fushen e modes si fotomodele per shume vjet, tani jeton me familjen. I pelqen shume te lexoj.

Arsye kryesore qe futet ne Big Brother eshte te perballet me mentalitetin e rinise shqiptare pasi ka shume vite qe nuk jeton ne Shqiperi.

Alkena

Alkena eshte 22 vjecare, vjen nga Peja (Kosove). Eshte ne vitin e trete te studimeve te saj ne Psikologji.

Eshte e lidhur dhe e don shume Pejen, ka kalu adoloshencen/femijerine, e ka familjen, shoqerine. E don Pejen si vend tradicional, me zakonat qe Peja i ka edhe pse ndonjeher e acaron me mentalitetin e saj.

Eshte e lidhur shume me shoqerine, shpesh takohet dhe debatojne shume.



Fjalet nga kerkimet:

  • big brother albania 4 konkurentet
  • konkurentet e big brother albania 4
  • konkurentet e big brother 4 albania
  • konkurentet e bb4
  • big brother albania konkurentet nga italia

fillon big brother albania 4

December 24, 2010 | Kategorija: showbiz | 57 Komente

ne oren 20:45 fillon edicioni 4 i big brother albania

PREZANTIMI
Për të katërtin vit, spektakli i “Big Brother” do të prezantohet nga Arbana Osmani. Bashkë me të në studio do të jetë i pranishëm edhe një opinionist, i cili do të jetë pjesë aktive e spektaklit, që do të zbulohet vetëm të shtunën.
100 MILIONË
Do të jetë çmimi i madh për fi tuesin e “big brother albania 4”. Të motivuar nga ky çmim, por edhe dëshira për t’u bërë të famshëm, konkurrentët do të përfshihen në një garë të fortë mes njëri-tjetrit
11 MIJË APLIKANTË
Interesi për t’u bërë pjesë e aventurës së “Big Brother 4” ka qenë shumë i madh. Janë rreth 11 mijë aplikantë brenda dhe jashtë Shqipërisë që kanë kërkuar të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme.

“Big Brother” po fillon. Konkurrentët janë përzgjedhur, shtëpia është bërë gati, skena po ashtu dhe gjithçka premton një spektakël të madh. Organizatorët garantojnë se edicioni i katërt i “Big Brother” del jashtë çdo skeme që publiku ka parë deri më tani. Surprizat nisin që në spektaklin që do të transmetohet të shtunën, ora 20.45 drejtpërsëdrejti në “Top Channel”. Sprova e parë do të nisë për konkurrentët, të përzgjedhur për të qenë banorë të shtëpisë më të famshme. Hyrja e tyre nuk do të jetë e zakontë, ndërsa publiku do të mbajë frymën që natën e parë. Spektakli do të ketë befasi për ata që presin të bëhen pjesë e kësaj aventure të madhe, por edhe për publikun që i ndjek nga shtëpia. Interesi për t’u bërë pjesë e “Big Brother 4” ka qenë i jashtëzakonshëm. Rreth 11 mijë persona brenda dhe jashtë kufirit kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e aventurës. Të joshur nga fama, por edhe nga çmimi i madh prej 100 milionë lekësh të vjetra, kanë qenë të shumtë ata që kanë guxuar duke aplikuar edhe online. Grupe të posaçme pune kanë punuar shumë për përzgjedhjen e konkurrentëve që do të bëhen nesër pjesë e shtëpisë dhe do të nisin aventurën në “Big Brother”. Janë karaktere të ndryshme me interesa po ashtu të ndryshme. Në këtë edicion ka një rritje të moshës mesatare të konkurrentëve, ndërkohë që të gjithë kanë ambicie të fitojnë. Pjesa më e madhe prej tyre, edhe ata që nuk kanë si synim të parë çmimin e madh, e shohin këtë spektakël si një mundësi e mirë për të krijuar një profil publik, për t’u bërë të njohur e për t’i krijuar vetes mundësi të reja. Tri edicionet e shkuara kanë treguar se konkurrentët e “Big Brother” bëhen në mënyrë të padiskutueshme protagonistë jo vetëm për aq sa zgjat spektakli, por edhe më gjatë. Për ata që mendojnë se e njohin tashmë formulën se si ky spektakël funksionon, organizatorët premtojnë se do të ketë mjaft të papritura. Shtëpia e ngritur e gjitha nga e para do të jetë moderne, me kushte shumë më të mira nga ato të viteve të shkuara. Nëse përvoja e vjetshme do të çonte në hamendësime për ekzistencën e dy shtëpive, ku tjetra do të shërbente si ambient ndëshkimi, nuk do të ndodhë kështu. Do të jetë një shtëpi e vetme me kushte superluksoze, për të cilën është kujdesur Rovena Agolli. Regjia e spektaklit realizohet nga Ergys Lubonja, autor i programit është Rezart Aga, ndërkohë që një staf i tërë punon për realizimin e këtij spektakli të madh. Çdo të shtunë, spektakli do të drejtohet sërish nga Arbana Osmani, ndërsa skena do të jetë tërësisht e re. Edhe këtë vit, Arbana do të shoqërohet në studio nga një opinionist, një personazh që do të zbulohet në spektaklin e nesërm, i cili luan një rol të rëndësishëm me gjykimet e tij në raportet mes banorëve, por edhe në perceptimin që publiku ka për ta. E gjithë struktura e spektaklit nuk do të jetë klasike, duke filluar që nga hyrja spektakolare e banorëve deri te nata finale, që konsiderohen si dy nga pikat e forta të spektaklit. Në parim “Big Brother” do të zgjasë tre muaj, por nuk përjashtohen edhe vendime të tjera. Tri edicionet e mëparshme kanë treguar se mund të ndodhë gjithçka. Ndonëse publiku ka krijuar tashmë një pritshmëri të tijën për surprizat, për festat, për dhuratat që u bëhen javë pas jave banorëve, organizatorët kanë menduar edhe për këtë. Për ta gjendet gjithnjë diçka e re. Ndonëse konkurrentët që do të hyjnë të parët në shtëpinë e “Big Brother” janë zgjedhur, mes tyre edhe nga Kosova, aplikimet vazhdojnë. Të gjithë ata që ende kanë dëshirë të provojnë të bëhen pjesë e kësaj aventure, kanë ende mundësi. Vëmendja ndaj edicionit të katërt të “Big Brother” është e madhe ende pa filluar, ndërkohë që po punohet për detajet e fundit. Për larmishmërinë dhe tipat e veçantë të konkurrentëve, organizatorët paralajmërojnë se gara do të jetë e fortë. Ndërkohë, si gjithmonë, publiku do të jetë pjesë aktive e këtij spektakli. Për ata që duan të ndjekin çfarë ndodh gjatë 24 orëve në shtëpinë më të famshme, do të kenë në dispozicion dy kanale të posaçme, “Big Brother 1” dhe “Big Brother 2”, të cilët do të mund të shihen përmes abonimit në kartën “Gold”. Ndërkohë, një hapësirë e veçantë do t’i kushtohet “Big Brother” edhe në “Fan Club”. Emisioni i transmetuar çdo të diel paradite, ku protagonistë ishin në mënyrë të veçantë fansat e këtij programi, do të vijë edhe këtë edicion, por me një strukturë e re që mbetet për t’u zbuluar. Banorët do të hyjnë në shtëpinë e madhe në prag të festave. Për herë të parë, ata do të festojnë ndërrimin e viteve bashkë, ku sigurisht spektakli i datës 1 janar do të ketë surpriza të mëdha. Gjatë javëve, banorët do të provojnë emocionet e garës, të surprizave, por edhe ethet e eliminimit. Gjithçka do të fillojë mbrëmjen e së shtunës. Publiku do të njohë konkurrentët, do të shohë shtëpinë dhe do të bëhet çdo javë vendimtar për personat që do të mbeten brenda shtëpisë apo ata që do të eliminohen. Ndërkohë, gara mbetet e hapur për ata që ende duan të bëhen pjesë e këtij spektakli të madh.



Fjalet nga kerkimet:

  • kur fillon bb5
  • big brother albania 6 kur fillon
  • kur fillon bb5 albania
  • kur fillon big brother 4 albania

 

eXTReMe Tracker