Alma dhe Jonela shkojnë për të dhënë nominimet. Alma nominion Jonelën sepse nuk ka pasur shumë kohë për ta njohur. Personi i dytë për të është Klaudia sepse nuk i pëlqen mënyra se si qesh.
Jonela: Alkena sepse ska marredhenie te miredhe neda-ma kerkoi
Algeni dhe Ermela janë dy banorët e fundit që duhet të nominojnë ermela: Alkenën sepse fle gjithë ditën e ditës dhe Klaudian sepse ulëret kot dhe sepse ëhstë totalisht fallso. Algeni falenderon publikun që e mbajti ende në lojë. Ai nominon Nedën sepse është tek banorët që i kanë djegur fotografinë dhe banorja e dytë është Alma.
Përfundojnë nominimet dhe banoret të cilat shkojnë në nominim janë: Alkena, Jonela dhe Neda.
Arbana hap televotimin dhe mbyll spektaklin, duke u përshëndetur me publikun.
Neda dhe Ogreni bisedojnë në dhomën e ndenjes për raportin e tyre dhe për ndjenjat që kanë. Ata kanë shprehur se ndjejnë diçka që i mban në një miqësi të fortë, por nuk duan që të krijojnë një lidhje për shkak të gjykimit nga jashtë dhe për frikën se ndoshta familjarët e tyre do të lëndohen. Mardhënia e tyre është zhvilluar shpesh me zënka, biseda të gjata, përqafime të shumta, por ende nuk ka ndodhur asgjë mes tyre.
Edhe një herë tjetër ata përpiqen që të sqarojnë mardhënien që kanë në këto momente. Neda pyet Ogrenin se çfarë mendon ai për gjëndjen e tyre aktuale dhe Ogreni i përgjigjet se nëse ajo qëndroi tri ditë larg tij, ftohtë, edhe ai mund të qëndrojë shumë ditë kështu. Ata flasin për një kohë të gjatë për raportin e tyre duke folur me nënkuptime. Neda shprehet se ka frikë se si mund të gjykohet raporti i saj me Ogrenin jashtë, por edhe brenda shtëpisë sepse një natë më parë Mirjeta i tha se edhe ajo nuk lidhej me Ogrenin vetëm për shkak të kamerave. Për këtë arsye Neda i thotë Ogrenit se ajo nuk dëshiron që të përdoren si shembull nga banorët e tjerë në shtëpi. Ata flasin me nënkuptime dhe Neda shprehet se nuk e di se si do të ndjehej nëna e saj apo motra, nëse do ta shihnin atë të lidhur me një djalë brenda BB4. Ogreni mundohet që ta qetësojë në këtë drejtim duke i thënë se ajo nuk ka pse të shqetësohet sepse maksimumi që kanë bërë bashkë ka qënë një shëtitje përgjatë oborrit.
Ogreni i thotë Nedës se tashmë ajo që ka vendosur që të mbajë distacë është Neda dhe për këtë ai ndjehet i pastër në ndërgjegje sepse nuk është ai që po e lëndon. “Ti e ke mendu, e ke marrë si vendim” thotë Ogreni ndërsa Neda qëndron në heshtje. Ogreni i thotë Nëdës se ai ia ka lënë gjithçka në dorë asaj dhe nëse ajo do që të mos vazhdojnë të flasin më për ndjenjat e tyre, ai do të bëjë siç do ajo.
Nderkohë shtepia është e përfshirë nga debate me tone të larta. Ermela pasi debaton me Jonelën, debaton edhe me Almën. Ajo i thotë Almës se ajo është thashethemexhija më e madhe e shtëpisë. Alma i thotë se ajo nuk mund të flasë për të pa pasur fakte, por Ermela i thotë se ajo e ka parë Almën që është e përfshirë në thashetheme në çdo klip dhe se në çdo cep të shtëpisë bën thashetheme për banorët.
Alma i thotë Ermelës se ajo nuk po i thotë diçka që banorët e tjerë nuk e thonë, por thotë për Ermelën atë që thonë të gjithë banorët në shtëpi dhe se nuk e ka aspak problem që t’ia thotë gjërat asaj në sy. Ermela i thotë se asaj, prej banorëve nuk i ngel hatri sepse ata e paragjykojnë. Alma i thotë se ajo nuk e paragjykon, por gjykon ato që po sheh ço ditë, për gati një muaj nga sjellja e Ermelës nëpër shtëpi. Ermela ofendon Almën dhe Alma i thotë:- “për mua të thënat nga ti, janë komplimente”.
Kështu për disa minuta vajzat debatojnë me njëra-tjetrën, ndërsa Jonela ndodhet në dhomën e gjumit me Klodjanën, Nedën dhe Alkenën duke folur pikërisht për Ermelën dhe debatin që pati me të.
Sot po shkruaj nje postim jashte teme . Ajo qe ndodhi dje ne shqiperi eshte nje dite turpi ku 3 PERSONA HUMBEN JETEN .Bej pergjegjes per kete te gjithe politiken shqipetare, ata qe nuk duan ta leshojne pushtetin dhe ata qe perpiqen ta marrin ate edhe me dhune. ju bej thirje te gjithe shqipetareve dhe lexuesve te ketij blogu te meditojne per ate qe po ndodh .Nuk eshte e mundur qe ky popull me gjithe vuajtjet qe ka pesuar te vazhdoje akoma me vellavrasjen me shkaterrimin duke denuar femijet e tyre te jetojne akoma ne skamje dhe perbuzen ne rruget e botes .
Nënë dhe bijë kishin ardhUR nga Anglia në Shipqëri për pushimet e Vitit të Ri dhe Elisa mbetet në Big Brother. Një mik familjar i fton të vijnë me makinë në atdhe dhe nënë dhe bijë nuk refuzojnë. Ishte data 25 dhjetor. Në datën 28 paraqiten para komisionit të pranimit në Big Brother më shumë për kureshtje se sa në besmin për të fituar të drejtën e konkurimit…
Por, vetëm kur kishin bërë disa metra nga ndërtesa e komisionit i telefonojnë se kishte fituar të drejtën për konkurim. Se besonte. Ju prishën shumë plane midis të cilave dhe leja që duhet nga puna. Por kush është Elisa Çaushi? Tani për tani sipas bisedës me nënën është një vajzë me kulturë, kurajoze, ambicioze që nuk kënaqet asnjëherë me pak.
Kur keni emigruar në Angli?
Ka qenë viti 1998. Pra po mbushen 12 vjet.
Çfarë studimesh ka bërë Elisa në Angli?
Ajo që në vogëli kishte qejf estetikën. Dhe nuk ju nda derisa përfundoi kolegjin për estetikë. Bëri një eksperiencë pune nëpër disa qendra estetike me zë në Londër dhe tani punon në një ndër qendrat estetike më të dëgjuara në periferi të kryeqytetit. Londër. Qendra ku është punësuar është mjaft e frekuentuar.
Kur ka filluar punë në këtë qendër?
Aty ka që në moshën 18 vjeçe që punon. Tani e kanë bërë asistente menaxhere. Është një titull që fitohet me shumë vështirësi. Por ajo sërishmi merr pjesë në kurse nga më të ndryshmet për kualifikime të mëtejshme, pasi ky profesion po përparon çdo ditë.
Aktualisht ka një profil më specifik?
Tashmë po përhapet Ston Terapia, bëjnë nga të gjithë moshat nga 30-40-70 vjeç është një terapi me gurë të nxehtë. Edhe ketu ekziston tek kinezët. Nuk e di a ekziston tek Mexhik senter.
Përveç kësaj dëshire, kishte apo ka ndonjë preferencë tjetër Elisa?
Që në moshën 16-18 vjeç e kishte shumë dëshirë që tu bëhej modele. Është angazhuar edhe me Miss Albania që është bërë në vitin 2007 në top Chanel në Londër. Pikërisht këtu fitoi edhe miss Fotozhenia, pra kur u zhvillua mis Albania në Londër.
Po në konkurrimet e bukurisë angleze a ka marrë pjesë?
Ka marrë pjesë edhe tek Miss Divineti. Ishin nga 2 000 pjesëmarrëse nga veriu, Anglia e mesme dhe jugut. Nga këto u përzgjodhën 360 (nga 120 për çdo krahinë)dhe nga këto u zgjodhën 20. Elisa u fut në 20-tshe. Duke përjashtuar vendet e para të gjitha fitueset e njëzetshes kishin të drejtën e reklamimit të veshjeve të brendshme të firmave më prestigjioze. Çmimin e parë e fitoi një angleze, çmimin e dytë e mori një afro-amerikane. Ato më shumë preferonin racën e tyre. Tek Elisa pëlqyen më shumë sytë, pasi sytë e saj, janë si të vajzave kineze.
Si i lindi dëshira për të aplikuar për Big Brother 4?
-Ne erdhëm në Shqipëri për pushime. Një I afërm I familjes na ftoi të vinim me makinën e tij. Duka parë Big Brother më datë 29 Elisa vendosi të aplikoj. Për në Big Brother ajo aplikoi në internet Që atë natë na thirrën për intervistë në orën 15-00 në gazetën Shqip përpara komisionit. Elisa kishte bërë një aplikim edhe një vit më përpara ku fitoi por nuk mund të shkëputej nga Puna. Pa shkuar në shtëpi pas intervistës ata na morën në telefon dhe na thanë se Elisa, je një nga të përzgjedhurat dhe bëj gati valixhet se do të futesh në Big Bradher.
-Ju keni qenë shtysë për këtë nismë?
Zakonisht ajo është aktivizuar edhe atje dhe merr pjesë nëpër këto aktivitete. Në festat shqiptare dhe nëpër organizimet që bëjnë ato si ditëlindje, festat kombëtare, sfilata. Sidomos merr pjesë në aktivitete me karakter kombëtar. Është shumë atdhetare.
-A e ka marrë parasysh aspektin dhe raportet që janë atje brenda si meshkuj dhe femra, ku meshkujt janë shumë provokues?
-E ka marrë parasysh. Ajo është shumë e kujdesshme dhe shumë serioze. Unë kam besim absolute. Ndaj e kam nxitur në këtë nismë. Deri tani jam shumë e kënaqur nga sjellja dhe reagimet e saj.
-Kur dëgjon batuta me zhargone a nervozohesh?
Jo. Tani jam ambientuar me këtë realitet. Nuk diskutohet që në atë konkurrim pritet gjithçka. Për mua Elisa është shumë e përgatitur për çdo situatë. Atë e ndihmojnë shumë komunikimi që ka bërë në punë me të huajt. . Ajo është tip që ambientohet me të gjithë njerëzit. Është tip e qetë.
- Po sikur vajza juaj të binte në dashuri në Big Brother si do të reagoni?
Nuk ma merr mendja, sepse e ka shokun, të dashurin. Madje mori leje prej tij për të marrë këtë hap. I dashuri i saj është shqiptar, një djalë punëtor dhe shumë patriot. Ai ka hapur një klub për shqiptarët. Unë një herë e kam takuar.
-A mendoni se do të fitojë vajza juaj?
Ajo nuk është futur për të fituar ajo është futur për eksperiencë, që të shikoj edhe mentalitetin e sotëm shqiptar pasi ka kohë larguar. Edhe ne momentin që shpërthejnë brenda dhomave të konkurrimit ato tregojnë një tipar tjetër.
-Çfarë vlerësoni tek vajza juaj?
Unë vlerësoj thjeshtësinë, mënyrën se si komunikon, e dashur, e ndjen keqardhjen edhe për të vjetrit. Më thonë të gjithë dhe kam pasur shumë telefonata dhe urime për vajzën nga mënyra se si rrinë, dhe se si komunikon.
-A mendoni se është shumë e bukur vajza juaj?
Bukuria shkon e vjen. Unë nuk vlerësoj bukurinë siç vlerësojnë shumë njerëz tek ajo. Unë pëlqej inteligjencën tek Elisa.
Çifti rrinë pranë njëri-tjetrit duke u puthur dhe përkëdhelur. Ata luajnë me njëri-tjetrin duke bërë rolin e një familjeje me fëmijë, ku Ervini pyet (gruan e vet) Ermelën, se si ia kaloi ditën dhe Ermela i përgjigjet: “hiç bëra pazarin, mora çunin nga kopështi dhe erdha në shpi”. Të dy qeshin me lojën e tyre dhe shkëmbejnë puthje në buzë.
Ndër të tjera ata bisedojnë edhe për provën e liderit, në të cilën Ermela rerzistoi shumë gjatë, por provën e fitoi Ogreni. Ervini shprehet se është shumë i kënaqur nga Ermela dhe ndjehet shumë krenar për të që arriti të duronte aq gjatë sipër trarit. Ermela i thotë se ajo nuk e di nëse duhet t’i thotë atij apo jo “faleminderit”, por ka qënë ai arsyeja, motivi dhe forca e saj për të rezistuar. Ermela thotë se asaj i nevojitej fitorja, ndryshe nga Ogreni dhe Neda që e donin për egoizëm. Ajo thotë se ia kishte vënë qëllim vetes se do të rezistonte gjatë që në momentin që u lexua loja për “liderin” pavarësisht se nuk e arriti dot këtë.
Biseda e tyre kalon sa në jë temë në një tjetër, por ata vazhdojnë të rrinë të përqafuar. Teksa bisedojnë qetësisht, Ermela dhe Ervini i shprehin njëri-tjetrit dashuri dhe vazhdojnë lojrat duke improvizuar një familje të tyre. TCH
Mirjeta dhe Edisoni dalin jashtë dhe flasin për vajzat që ai pëlqen brenda Shtëpisë së BB. Mirjeta e pyet se cilën nga vajzat pëlqen më shumë dhe ai thotë se i pëlqen Elisa, por ajo distancohet kur ai i afrohet. Edisoni thotë se afrohet me të gjitha, por ai i thotë Mirjetës se me atë ndjehet më lirshëm. “Unë uroj që ti të rrish sa më gjatë në shtëpi dhe pastaj gjërat ndryshojnë”, i thotë Mirjeta.
Petriti flet me Nedën, Klaudian dhe Alkenën për patriotizmin. Petriti tregon histori patriotike dhe Klaudia çuditet. Neda thotë se deri në moshën 12-vjeçare ëhstë rritur me këto histori, deri ën momentin që i vdiq gjyshi. Petriti thotë se ka një shtëpi në Sarandë. Neda e pyet Alkenën se ku ka qenë ditën e shpalljes së Pavarësisë. Alkena tregon për atë ditë dhe thotë se kudo festohej. Më pas tregon dhe Petriti. Ai thotë se kishte vetëm këngë, gaz e hare në atë ditë.
Ne bisedën e tyre merr pjesë dhe Ervini dhe thotë se kosovarët janë patriotë, ndërsa Petriti thotë se ka kuptuar që edhe shqiptarët janë patriotë në momentin kur i dogjën flamurin. Ai thotë se të gjithë progilet në “Facebook” ishin bërë kuq e zi.
Neda thotë se ka prejardhjen nga Kosova dhe se dajat e saj mbajnë ende kasetat ku kanë folur me Adem Jasharin. Alkena shkon e përqafon.
Edisoni flet me Nedën dhe vajzat e tjera për jetën e tij. Ai thotë se nuk mban lidhje afatgjata për shkak të punës së tij, sepse femrat bëhen xheloze dhe nuk arrijnë ta pranojnë dot punën që ai bën.
Më pas Edisoni dhe Emilio flasin për futbollin. Emilio e pyet për rrogën dhe detaje të tjera. Ai thotë se ka qenë 19 vjeç kur ka luajtur dhe më pas thotë se ka kryer operacion në gju dhe në shpatull.
Marieli, Klodi dhe Ergysi diskutojnë për Shkëlqimin dhe mënyrën se si ai gatuan. Marieli thotë se ai di të gatuajë shumë mirë, por Klodiana thotë se ai nuk ëhstë i vetmi, edhe ajo e ka pasion gatimin.
Petriti dhe Alkena fillojnë të diskutojnë për patriotizmin. Ai i thotë Alkenës se ajo kalon në ekstrem me nacionalizmin. “Unë jam patriot, por jo nacionalist”, thotë Petriti. “Edhe ujë të pish tepër, të bën dëm”, vazhdon Petriti. “Unë ndihem shumë mirë kur flas për nacionalizmin”, përgjigjet Alkena. Petriti tregon një histori, ku një shoku i tij tha se ndihet serb dhe thotë se nuk ka arritur ta godasë sepse ishte shoku i tij.
Grupi i dytë ka radhën për realizimin e provës. Kështu Elisa drejton koreografinë, ndërsa Klaudia, Toros, Ermela dhe Ogreni kërcejnë.
Ata ende nuk e kanë mësuar si duhet koreografinë, madje një pjesë të saj nuk e dinë fare. Elisa ndërsa drejton grupin, u thotë atyre se janë shumë të ngathët sot dhe u kërkon me insistim që t’i realizojnë si duhet figurat gjatë numrit të tyre. Gjatë kësaj kohe nis një debat mes saj dhe Klaudias. Elisa u kërkon banorëve që të vazhdojnë të kërcejnë sepse janë të ngadaltë dhe ende nuk e kanë mësuar të gjithën. Klaudia i thotë se ata janë të lodhur dhe nëse nuk e mësojnë sot do ta mësojnë nesër.
Më pas Elisa kërkon që banorët të shohin edhe një herë videon ku shfaqet koreografia për të memorizuar më mirë lëvizjet. Mes Elisës dhe Klaudias ka gjithmonë ngacmime dhe ngritje zëri ku të dyja kundërshtojnë veprimet dhe sjelljet e njëra-tjetërës. Kështu ata fillojnë përsëri për të kërcyer dhe Elisa vazhdon të kritikojë lëvizjet e gabuara të banorëve që po realizojnë provën.
E ndërsa realizojnë kërcimin, Klaudia ngatërron një lëvizje dhe ndalon duke qeshur. Edhe banorët e tjerë ndalojnë dhe Elisa thotë: “imagjino të ngatërrohesh kur të jesh duke realizuar provën gjatë spektaklit”. Klaudias nuk i pëlqen kjo gjë dhe i thotë Elisës se ajo vetëm kritikon dhe ngre zërin. Ajo thotë se nuk ka pse t’u thotë gjithë kohës “gabim, keq, por mund t’u thotë mundohu të mos ngatërrohesh”. Elisa i thotë se ajo nuk mund t’i marrë me lajka, por Klaudia e kundërshton me forcë duke i thënë se ajo për këtë është drejtuese, për t’i mësuar të realizojnë më mirë kërcimin dhe jo për të kritikuar. Kështu e gjithë prova e grupit të dytë shoqërohet nga debate të vazhdueshme të Klaudias dhe Elisës.
Neda dhe Ogreni debatojnë për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin te dera e dhomës së gjumit, ndërsa të tjerët janë shtrirë për të fjetur.
Ata kapen pas çdo fjale duke komentuar sjelljen e njëri-tjetrit, madje edhe duke bërë ofendime të tipit; “ i panjeshëm, kalama, egoist etj”. Debati i tyre zhvillohet kryesisht për krenarinë. Neda i thotë Ogrenit në një moment, se nëse ai do që ajo të thotë se nuk ka asnjë lloj ndjenje dhe mardhënie me Ogrenin, do ta bëjë të shtunën gjatë spektaklit. “Do të kërkoj nga produksioni që të flas për një moment dhe do të kërkoj falje duke thënë se unë jam keqkuptuar me Ogrenin”:-thotë Neda. Teksa debati i tyre vazhdon dëgjohet një e qeshur e madhe nga banorët brenda dhomës së gjumit dhe Ogreni thotë se banorët po qeshin me debatin e tyre.
Teksa debati i tyre po shtyhet gjithnjë e më shumë, Neda preket dhe përlotet. Ajo përqafon për disa sekonta Ogrenin dhe i kërkon që ai të mos flasë. Edhe Ogreni preket dhe mërzitet nga kjo situatë e krijuar mes tij dhe Nedës. Pas përqafimit Neda i thotë se ata duhet ta lënë këtë debat dhe të sqarohen në një tjetër moment, kur të jenë më të qetë. Të dy futen në dhomën e gjumit të mërzitur. Ogreni pyet Marielin nëse ata qeshën me Nedën dhe Ogrenin, por Marieli i thotë se ata nuk dëgjoheshin qartë dhe e qeshura kishte ardhur nga një tjetër arsye. Nga ana tjetër Neda shkon pranë vajzave dhe u tregon atyre se ndjehet shumë keq. kështu në dhomën e gjumit fillojnë thashethemet për “çiftin” Ogren-Neda.
Thotë për veten: “Si njeri, më identifikon liria. Për mua, ajo është vlera absolute, ideali kryesor”.
Hyn në Big Brother albania: Sepse i duhet të shohë veten, deri ku arrin të shkojë. E shikon si një lloj loje, si një sfidë mes brezash dhe mentalitetesh.