February 9, 2011 | Kategorija:
showbiz,
vip |
Shkruaj nje koment
Banorët qëndrojnë në oborr e hamendësojnë se çfarë mund të jetë prova javore. Mirjeta shprehet se si do t’ia kishin dalë nëse do të kishin provë që të mos të flisnin për tre ditë rradhazi. Marieli përgjigjet se shaka se ai mund të komunikojë dhe me gjuhën e trupit, ndërsa Mirjeta shton se nuk mund të kishte rezisutar.
Ndërkohë Klaudja dhe Neda qëndrojnë në dhome e Neda shprehet se do ti bëjë ndonjë surprizë Ogreni për ditëlindje, pasi ti ketë kaluar dita, pasi ai i ka pohuar se do ta fitojë vetë qëndrën e vëmendjes e jo në sajë të rrethanave të ndryshme.

Klaudja i përshëndet Nedën dhe Ogrenin me një këngë dashurie, por ai ndodhet i shtrirë në krevatin e tij larg vajzave e nuk reagon.
Klaudja vazhdon të dërgojë gjeste ndaj Ogrenit, por ai vetëm qesh, ndërsa Klaudja ia transmeton Nedës ato çka bën Ogreni.
Në dhomë ndodhen dhe Mirjeta me Marielin a ata vallëzojnë e puthen nën tingujt e kengëve melankolike të dashurisë.
Po ashtu dhe Neda shkon pranë Ogrenit dhe përqafohen. Neda i thotë Ogreni: “Ti ma pasuron jetën aq shumë”.
Fjalet nga kerkimet:
- kurvat e tiranes
- permbledhje ditore big brother 6 dita 62
February 2, 2011 | Kategorija:
showbiz,
vip |
23 Komente
Alma dhe Mirjeta dalin në oborr dhe duke biseduar, flasin edhe për Ogrenin. Mirjeta i tregon për bisedën që pati me Ogrenin dhe thotë se edhe sikur Neda ta kishte pyetur Ogrenin nëse mund ta pinte një cigare, ai nuk do ta kishte lënë. “Kush është Ogreni që ta pyeste?!” – i thotë Alma. Më pas Alma i tregon bisedën që ka pasur ajo me Ogrenin dhe shprehet se nuk i kanë pëlqyer fjalët e tij lidhur me Nedën.

“Tha që ne nuk jemi shoqe të mira përderisa i kemi dhënë cigare?!” – shprehet Alma. Mirjeta thotë se është faji i Nedës që e toleron aq shumë dhe se Ogreni ka fi lluar ta përdorë. Ajo mendon se Ogrenit i është rritur mendja, sepse tani e pëlqen edhe Jonela. “E di që e ka aty Nedën, prandaj sillet ashtu”, – thotë Mirjeta. Vajzat vazhdojnë të flasin derisa dalin edhe vajzat e tjera në oborr dhe të gjitha së bashku kërcejnë nën sfondin e muzikës që i ka vendosur “Vëllai i Madh”.
Banorët kundër Ogrenit
Ergysi dhe Klodjana flasin për Nedën dhe Ogrenin. Ajo thotë se Ermela ka të drejtë kur thotë se Ogreni nuk fl et me personin që ka përballë, por mundohet ta nxjerrë veten sa më mirë përballë publikut. “Për mendimin tim ai është lento dhe me mua ka vetëm marrëdhënie institucionale”, – thotë Ergysi për Ogrenin, ndërsa për Nedën thotë se, “mban leksion” kur diskuton dhe nuk di të bëjë asgjë tjetër. Për ta fl asin edhe Shkëlqimi me Almën, ku kjo e fundit i tregon reagimin e Ogrenit për cigaren e Nedës. Shkëlqimi mendon se Ogreni e ka problem diferencën e moshës që ka me Nedën, por Alma thotë se kur ka ndjenjë në një lidhje, nuk ka rëndësi mosha. Shkëlqimi thotë se nuk i pëlqen që Ogreni i trajton edhe vajzat e tjera njësoj si Nedën, duke nënkuptuar Jonelën. Pas pak Shkëlqimi largohet dhe afër Almës shkon Ogreni, i cili i fl et me ironi Almës. “A bërë ndonjë vepër të bukur?” – i thotë ai dhe biseda vazhdon me replika kundër njëri-tjetrit.
Klodjana: I kam thënë Nedës të mos lidhet me Ogrenin
Klodjana dhe Ergysi bëjnë thashetheme, ndërkohë që banorët e tjerë janë çuar të kërcejnë. Ergysi e pyet Klodjanën nëse Ogreni është i lidhur me Nedën. Duke folur për marrëdhëniet e tyre, Klodjana i tregon Egysit që e ka këshilluar Nedën që të mos lidhet me Ogrenin, sepse ai rri me femrat për t’i dhënë rëndësi vetes, sepse me meshkujt nuk mund të rrijë.
Fjalet nga kerkimet: