Aktorja shqiptaro amerikane Eliza Dushku së bashku më një prej kengëtareve më të suksesshme të viteve të fundit, Justin Timberlake dhe aktorin tjetër amerikan James Marsden morën pjesë në një lojë televizive të quajtur “Cmimi është i volitshëm”, mjaft i famshëm në Los Anxheles.
Gjatë këtij episodi, Eliza nuk harron të flasë për Shqipërinë, vendin e të parëve të saj, si dhe tregon për audiencën tatuazhin e famshëm të cilin ajo e realizoi në vizitën e saj të parë në Shqipëri, të shqiponjës dy krenare, simboli kombëtar i shqiptarëve.
Prishtinë, 23 tetor – Lajmi që bëri shumë bujë të madhe dhe lëvizi shumë mediet e showbizit shqiptar ishte ajo mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoça. Por, në fakt, “Zhurnal Plus” mëson se ata ishin ndarë vërtetë për një javë, ndërsa gjatë asaj jave këngëtarja kishte qëndruar në shtëpinë e grimeres së saj.
Madje Krenari i ka thënë grimeres që të mos e mbajë brenda Dafinën dhe ka qenë shumë i interesuar për çdo lëvizje të saj. Por kjo zënkë ka jetuar vetëm 7 ditë dhe më pas janë ribashkuar.
Madje, siç shihet në këtë foto të realizuar gjatë ditëve të fundit jashtë Kosovës, ku Dafina ishte në një koncert, ka qenë e shoqëruar me të dashurin e saj Krenarin.
Mësohet gjithashtu se Dafina është duke e finalizuar albumin e saj më të ri që pritet të jetë në treg në ditët e para të nëntorit.
Teksti i këngës konkurruese te “Kënga Magjike” i Ronela Hajatit (në foto) dhe Visar Shalës, njërit prej pjesëtarëve të grupit Skillz, flet për një histori dashurie mes dy protagonistëve.
Kënga “Nelës”, me autore Ronela Hajatit, është një dedikim që autorja i bën jo vetëm vetes, por edhe një lidhjeje të fshehtë mes saj dhe Visarit, të cilin në tekstin e këngës mund ta gjeni me pseudonimin e tij Skivi. Mes dy protagonistëve të këngës, Ronela Hajatit dhe Visarit të grupit Skillz ekziston një lidhje dashurie përtej tekstit të këngës.
Lajmin e bëjnë të ditur persona të njohur të çiftit, si dhe disa konkurrues të tjerë në festivalin “Kënga magjike”, të cilët janë bërë dëshmitarë të gjesteve intime që këngëtarët kanë treguar ndaj njëri-tjetrit gjatë fazës konkurruese tek e “E diela Shqiptare”. Por ndryshe nga çifti Rozana Radi dhe Mc Kresha, dyshja tjetër e ngjashme e këngëtarëve ka preferuar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, transmeton Zhurnali.
Prishtinë, 20 tetor – Këngëtarja atraktive dhe e bukur Genta Ismajli ka pak ditë që ka ndryshuar statusin e saj në rrjetin social “Facebook” nga beqare në e impenjuar.
Sipas “Zhurnal Plus” mëson se flitet për nëj histori dashurie në mes të këngëtares dhe Ledri Vulaj, anëtarit të grupit “Skillz”.
Nuk dihet ende sa është i vërtetë ky lajm, por nëse po, ajo do të fitojë përveç një dashurie dhe një publicitet më të madh që e kishte humbur në një nga kanalet televizive më të mëdha në Kosovë. Arsyeja, posi Ledri është djali i një prej çifteve dominant të këtij kanali televiziv.
Genta pak ditë më parë ishte ne New York ku ka pasur disa koncerte së bashku me Noyzin, ndërsa në këtë kohë ka kënduar edhe në manifestimin që u bë nga aleanca “Kuq e Zi” në mes të metropolit botëror.
Adelina eshte kthyer ne skenen e muzikes me nje bashkpunim me nje kengetar franqez. Kenga eshte ne anglisht po ka pjes frangjishte dhe gjithashtu disa fjale shqip.
Ka vite që epitetin si artiste e ka rrëmbyer, pavarësisht se sic thotë këngëtarja as ajo, e askush nuk mund të arrijë lartësinë e Adelina Ismajlit. Kështu rrëfen në këtë intervistë për “Zhurnal Plus” këngëtarja Zanfina Ismajli e cila nuk nguron të na tregojë edhe për dukjen e saj, që nuk ka intervenime në trup, megjithëse nuk është 100 përqind perfekt. Por a do të ketë Zanfina me të motrën një duet? A ka veshur ndonjë herë fustanin e bardhë të nusërisë? Në këtë intervistë mund të mësoni shumë për këngëtaren e hitit “Ti pa mu nuk mundesh”.
Adelina Tahiri, e përfolur jashtëzakonisht shumë në media për lidhjen e saj dashurore me futbollistin Lorik Cana, së fundmi është prezantuar në festivalin “Kënga Magjike 2011” me këngën “Ti mos u kthe”.
Kënga u tha së këtë këngë ia kushton Lorikut. Ajo ka bërë edhe klipin e këngës që është realizuar nga nga “Max Productions”, e që i kushtohet hiç më pak se këngëtarit Adrian Gaxha, i cili këtë verë u fejua me prezantuesen e Top-Channel, Luana Vjollca.
Bëhet me dije se kohë më parë shkupjania e bukur ka pasur mjaft simpati për 27-vjeçarin Adrian Gaxha, i cili gjithashtu jeton në Shkup.
Këngëtarja Zanfina Ismajli, edhe pse konsiderohet një pjesëtare e estradës, ka bërë një deklaratë për Zhurnal se estradës i ka dalë afati. Ajo ka thënë se kolegët e saj shpesh dinë të xhelozojnë kur, dikush ka sukses me një këngë.
Zanfina Ismajli, e cila para disa muajve hodhi në treg këngën e saj të re “Ti pa mu nuk mundesh”, ka thënë se këngëtarët e estradës kosovare dinë të jenë xhelozë, sidomos kur është çështja te suksesi që ka një këngëtar.
“Po, xhelozia shpesh te njerëzit përzihet me adhurimin dhe ata që më kanë xhelozuar, njëkohësisht më kanë admiruar. Po nisem nga fakti që janë marrë aq shumë me mua dhe jo me jetën e tyre”, ka thënë ajo në këtë intervistë e cila pritet që e plotë të botohet në faqen e Zhurnal të Maqedonisë.
Sot ne emisionin “E diela shqiptare” kan qen te ftuar dy mysafir Mc Kresha dhe Rozana Radi te cilet kan ber nje lloj spektakli dashurie, duke pohuar lidhjen mes tyre dashurie.
Ne videon poshte mund te shikoni se si Mc Kresha per vertetimin e lidhjes ja jep nje puthjes Rozanes ne ball, gjithashtu i dhuron diqka. Me shume ne video:
A kishte nevojë Altuna Sejdiu të operonte hundën? Ajo nuk është kritikuar kurrë për pamjen e saj të jashtme. Është cilësuar si një ndër femrat më të bukura të showbiz-it, megjithatë ja që Tuna ka parë me llupë defekte në fytyrën e saj.
Ndaj pak kohë më parë, para se të bëhej pjesë e programit “E diell” Tuna ka bërë një vizitë te kirurgu plastik që i ka dhuruar një hundë të re. Ndoshta jo më të bukur se të parën, por më ndryshe. Kanë mjaftuar të heqë disa milimetra nga hunda e saj dhe Tuna mesa duket është ndjerë mirë me veten e saj, transmeton Bluetooth.
Sipas psikologëve, njerëzit janë të prirur të ndryshojnë pamjen e jashtme pas situatave shumë stresuese në jetë dhe dështimesh. Nevoja për një pamje të re, i krijon njerëzve idenë e të nisurit një jetë të re. Tuna pas një martese shumë të përfolur në media dhe një divorci të përfolur edhe më shumë, ka ndjerë nevojën për të lënë pas krahëve jetën e vjetër dhe të nisë një jetë të re bashkë me një hundë të re. Ndaj, nuk na mbetet veçse t’i urojmë Tunës: Paç fat me të dyja!