Arkivi per: March, 2012
Erioni i kerkon Dolorezes qe te dalin ne kopsht per te biseduar, ne menyre qe ajo te qetesohet. Ai e fillon biseden, duke i treguar se per here te fundit kishte qare para 19 muajsh, kur ka humbur te emen, por me pas qau diten qe ka hyre Doloreza ne shtepi.
Ai i tregon historine e vdekjes te se emes. Thote se lajmin e ka marre vesh nepermjet nje telefonate nga babai i tij. Ai thote se e urren telefonin, dhe se kjo ka ardhur nga lajmi i hidhur qe ka marre per vdekjen e se emes nepermjet tij, Erioni tregon se hera tjeter qe ka qare, ka qene kur Vellai i Madh i beri surprizen me te atin, i cili po kryente proven javore qe kryen te gjithe banoret.. Me pas ai tregon per dashurine per te atin dhe per gjithçka qe ai ka bere per te. “Te pakten ti ke marre nga babai yt, por une s’kam arritur te marr asgje”, shprehet Doloreza dhe fillon te qaje me denese. Ajo thote se nuk eshte aq e forte sa per te perballuar shume situata. Erioni i tregon se babane e saj e ka bere jeta qe te jete aq i forte dhe ajo nuk duhet te ndihet keq per faktin qe nuk ehste si ai.
Vazhdo…
Nderkohe qe banoret fillojne te diskutojne me njeri-tjetrin, ne te gjithe shtepine, Doloreza fillon te qaje e prekur nje nje fjale qe ka degjuar. Afer saj shkon Erioni dhe me vone Vlashi, per ta qetesuar. Erioni i jep keshilla per menyren se si duhet qe te sillet ne te tilla situata. Ai i thote se qe mos e jape veten para te tjereve se po merzitet, sepse kane per ta sulmuar ne ate menyre gjithmone, pasi te kuptojne dobesine e saj. Doloreza thote duke qare se nuk i ka bere keq askujt dhe se nuk po gjen njerez te njerezishem brenda shtepise. Pasi e degjojne, djemte vendosin qe ta lene vetem Dolorezen, per te folur ne nje tjeter moment me te.
Anila dhe Graciaono diskutojne me njeri-tjetrin lidhur me klipet qe jane shfaqur gjate spektaklit. Aniles i ka pelqyer shume nje fraze nga Graciano, i cili tha: “E kam shume perzemer Anilen, por kur mendoj se e ka gabim, ia them”. Ajo e perqafon dhe i thote se atje ka treguar se ai e konsideron vertet shoqe.
Vazhdo…
Arbana shprehet se eshte koha per te filluar me nominimet, secili nga banroet do te futet ne dhomen e rrefimit dhe do te thote dy emrat e banoreve qe sipas tij duhet te lene shtepine. Ne televotim do te shkojne kater me te votuarit.
I pari qe shkon ne dhomen e rrefimit per te filluar me nominimet eshte Edgari, i cili jep emrat e Franceskes dhe Arbrit. Pas Edit, Genta nominon Dolorezen dhe Liamin, Arbri , i cili shoqerohet nga Edi ne dhomen e rrefimit, jep emrat e Klaudjes dhe Erionit. Liami nominon Klaudjen dhe Ermalin, ky i fundit jep emrat e Arbrit e Dolorezes per te cuar ne nominim.
Vazhdo…
Fjalet nga kerkimet:
- te nominuarit e javes big brother
Arbana shprehet se eshte momenti per te pritur Elvisin, te eleminuarin e rradhes, ne studion e Big Brother-it.
Arbana e pyet Elvisin se cila ka qene arsyeja qe publiku e ka votuar per te lene shtepine e ai pergjigjet se publiku nuk e ka njohur ashtu siç eshte ne te vertete dhe e pranon se eshte pak i ngadalte, nderkohe qe duhet te ishte me i gjalle e me i perfshire. Ai thote se Meti ka qene shoku i tij i vetem, ndersa me pjesen tjeter te banoreve nuk e lidh asgje me shume sesa fakti qe kane qene konkurente ne te njejten loje.
Vazhdo…
Arbana shprehet se tani do te ndodhe dicka qe nuk e kemi pare asnjehere ne keto pese edicione te BB. Ne shtepine e Big Brother-it do te zbulohet nje ambient i ri, qe eshte shfaqur ne fillim te mbremjes.
Arbana flet me Arbrin, Ermalin dhe Liamin e u kerkon atyre te shkojne ne dhomen e gjumit te djemve. Aty gjenden disa rroba, te cilat ata duhet t’i veshin shpejt e shpejt dhe te kthehen ne sallon. Njekohesisht, Edi duhet te shkoje te dhoma e vajzave, ku ka dhe nje veshje per te.
Vazhdo…
Me pas, eshte koha te flasin per nje nga banoret me te rinj te shtepise, Gracianon. Me rrefimin e tij gjate proves javore me objektet, ai na ka emocionuar te gjitheve me realitetin qe percolli teksa pershkruante jeten e tij 20 vjeçare. Nje jete e mbushur me te panjohura, me mungesen e figures aterore.
Graciano, ne momentet e rrefimit eshte shprehur se ka qene gjithnje ne kerkim te nje fotografie, ku te mund t’i shihte te dy prinderit bashke. Por kete foto nuk e ka gjetur kurre. Femijeria e tij ka qene nje femijeri e pazakonte. Fati s’eshte treguar shume bujar me te, pasi e ka vene perballe situatave shume te veshtira, qe zor t’i perballoje nje femije.
Vazhdo…
Ermira dhe Lorena nuk jane ende banore te konfirmuara te shtepise. Dera nga e cila ato hyne ne shtepi mbeti e pahapur. Qendrimi i tyre do te percaktohet nga teleshikuesit, nepermjet nje televotimi qe do te hapet ne keto caste.
Arbana ua komunikon kete fakt banoreve e shprehet se nese publiku do te votoje me “po”, te dyja vajzat do te qendrojne ne shtepi, e nese do te votojne “jo”, te dyja duhet te lene shtepine.
Me pas, Arbana shprehet se eshte momenti per te folur per proven e javes. Te gjithe shohin nje klip me pamje nga prova e javes. Arbana thote se ne lidhje me vendimin e proves, ku Vellai i Madh e ka ndjekur me vemendje realizimin e proves nga cdo banor. Nga llogaritjet e kryera rezulton se banoret kane arritur te plotesojne vetem 165 ore qendrimi brenda ne kuti, nga 320 ore qe duheshin realizuar.
Vazhdo…
Ne shtepine e Big Brother jane krijuar disa cifte, por mardheniet mes tyre na kane bere paska konfuze. Ketej flene bashke, ketej flasin me ore te tera, e pastaj thone qe jane shoke te mire… Ne kete momente, per publikun dhe banoret shfaqet nje klip, ku protagoniste jane ciftet e shtepise ne syte e banoreve te tjere. Arbana pyet Ermalin e Francesken, se cfare jane per njeri-tjetrin. Ermali shprehet se Franceska mund te kete simpati per te, por ai eshte i perqendruar tek loja e parapelqen te jete vetem.
Franceska thote se nuk e mohon pelqimin e saj ndaj Ermalit, por nuk dua te jem e mbeshtetur nga Ermali ne loje. Erioni shprehet se nuk i intereson se cfare thone te tjeret per te ne lidhje me Klaudjen, e shprehet se ajo i pelqen sepse i perputhen mendimet. Graciano thote se ai dhe Lori nuk kane tentuar t’i zvarrisin mardheniet e tyre dhe i kane dhene nje mundesi pelqimit te tyre. Sefundi, Anila thote se Meti dhe Graciano jane personat qe vlereson me shume brenda shtepise se BB.
Vazhdo…
Sonte, per te tre te nominuarit do te kete nga nje suprize qe do t’ua beje me siguri me te lehte daljen nga shtepia. Secili prej tyre ne dhomen e rrefimit ka folur per njerezit me te dashur te tyre. Ne studio ndodhet babai i Franceskes, mamaja e Aniles dhe Valbona, shoqja e zemres se Elvisit.
Valbona shprehet se do te kishte deshire qe Elvisi te dilte nga shtepia e BB pasi e ka marre shume malli per te. Babai i Franceskes shprehet se te bijen e sheh gjithnje optimiste, e mamaja e Aniles shprehet se eshte shume e kenaqur prej saj.
Secili prej tre banoreve kane folur per t’a ne dhomen e rrefimit, e me ardhjen ne studio te banorit qe do te lere shtepine, do te shohim nje klip.
Mbemja e spektaklit sapo ka filluar e Arbana shprehet se kjo jave ka qene e mbushur me tension per banoret e shtepise se BB. Nuk kane munguar diskutimet, duke filluar nga buxheti i javes, me pas lidhur me rregullat brenda ne shtepi dhe duke vazhduar me xhelozite qe kane filluar te shfaqin disa nga banoret femra te shtepise.
Sonte per here te pare do te zbulojme dy ambjente te reja te shtepise se BB. Ato jane dhoma e denimeve dhe dhoma e projektimit. Arbana pershendet me opinionistin, i cili shprehet se kete jave ka qene duke vezhguar nese banoret jane disi naive apo djallezore. Gjithashtu kane filluar perpjekjet e para per te bere grupime, e tendenca per te krijuar aleanca.
Vazhdo…
« Older Entries