thashetheme ,celebritete, Big brother albania 3 live,celebrity gossip,reality shows
Ditëve që rrinte e mbyllur në shtëpinë “më të famshme” në Shqipëri, siç e etiketonte vazhdimisht prezantuesja e spektaklit, ajo ndiente frikën e daljes. Ishte në ankth se si do pritej kur të dilte. Ç’mendonin njerëzit për të, për mënyrën se si ishte sjellë, për dashurinë me Bjordin dhe puthjen e mohuar? Këto ishin dilemat e Adelës, vajzës nga Kavaja që doli e dyta në reality show-n “Big Brother Albania 2″. Të gjitha këto, ajo i ka rrëfyer mbrëmjen e së martës gjatë “Top Show”-t, të drejtuar nga Alban Dudushi. Në këtë debat të hapur merrnin pjesë tre prej figurave më të njohura të edicionit të kaluar, Arbër Çepani, fituesi, por edhe çifti Olsi e Najada, dy finalistët e edicionit të dytë, Qetsori e Adelajda, si dhe opinionistët Arjan Konomi, Andri Nurellari dhe pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi. Të ftuarit diskutuan mbi fenomenin “Big Brother” dhe arsyet pse ky reality show është aq i ndjekur nga shikuesi. Gjatë debatit të organizuar në tri pjesë, Adela tregoi eksperiencën e vet, brenda dhe jashtë shtëpisë së “BB”. E organizuar në formën e një interviste janë përgjigjet, që Adela i dha pyetjeve të moderatorit Alban Dudushi, apo pjesëmarrësve të tjerë në debat.

adela e big brother albania
E keni ndjekur edicionin e parë të “Big Brother” dhe cili ka qenë i preferuari juaj?
Nuk e kam ndjekur gjithë ditën, nuk kisha kohë. Por nuk isha as aq e apasionuar për ta parë 24 orë. Është turp ta them se kam marrë pjesë edhe vet, por kështu ka qenë. Në fillim më pëlqente shumë Shkëlqimi, pastaj Arbri, këtë nuk e them sepse ai fitoi e unë duhet të dukem mirë… Por edhe çifti (Olsi-Najada) ka qenë i veçantë. Ata na kanë tërhequr për të ndjekur këtë reality-show. Ishte historia e dashurisë, fakti që sollën diçka ndryshe, që të shtynin të hapje televizorin, për të parë se çfarë po bënin.
Si e sheh një reality show të tillë, një njeri që e ka përjetuar vetë atë?
Ka shumë diferencë ta shikosh një reality nga jashtë. Kur isha në pozicionin e publikut, më pëlqente, por nuk vendosa qysh atëherë të merrja pjesë. Vendimin e mora një vit më vonë. Tani që kam dalë e shikoj “Big Brother” sërish si spektakël. E shikoj si një vend ku shfrytëzohen jetët, karakteret dhe personalitetet e disa njerëzve për të dhënë emocion tek shikuesi. Është një spektakël real, as më shumë, as më pak.
E keni ndierë veten si kavie ndonjëherë?
Në fakt kjo po më shkonte nëpër mend, teksa dëgjova dikë që tha se aty ndonjëherë nxiten situata, për të vënë në konflikt, apo për të krijuar kontradikta mes banorëve të shtëpisë, për të krijuar emocion e për të rritur audiencën. Po ta kishin bërë me ne, ne do të ishim tërësisht si kavie.
Ende nuk është kuptuar përse e mohove puthjen e parë me Bjordin…
Deri kur do të vazhdoni të më masakroni me këtë puthjen që ndodhi e që e mohova. Do të doja që dikush të më kuptonte e të fliste për realitetin tim dhe të banorëve të tjerë, historinë time, por pa u përqendruar shumë tek kjo pjesë, që është e rëndësishme, por që për të cilën po flitet shumë dhe nuk ka shumë për të thënë. Do të doja të flitej për mua jo si Adela që u puth dhe e mohoi, por si Adela që ka karakter, që është inteligjente, që di të përgjigjet, di të flasë, që dashuroi aty brenda. Do të doja të diskutohej mbi personalitetin tim në këtë formë dhe jo në një tjetër. Tani gjërat dihen. Publiku që na ka ndjekur me ditë me radhë më njeh mirë dhe jam e sigurt, që kur unë kam mohuar momentin e puthjes e ka kuptuar.
Si ndiheshe brenda shtëpisë së “BB”, të shoqëronte ankthi?
Kisha shumë ankth. Për puthjen që njerëzit kishin parë, për Adelën që ishte aty brenda, nga dita e parë deri kur dola. Kisha Nuk e dija si do më prisnin. Nuk e dija nëse pëlqehesha unë jashtë si njeri, apo gjykohesha nga të tjerët. Fakti që kalonin javë dhe kuptoja që njerëzit më donin aty brenda më bënte të kuptoja diçka. Vetëm ne që kemi jetuar aty brenda e dimë se aty është një pasiguri e madhe për gjërat që ndodhin dhe nuk e ke idenë se si mund të duken.
Po për daljen jashtë shtëpisë, për atë që të priste?
Unë ankthin e kam pasur dhe e kam shprehur çdo ditë aty brenda. Kam treguar se sa në merak jam për familjen, njerëzit, qytetin. Se sa frikë kisha të dilja, se mos më gjuanin me patate, apo gjëra të tilla. Doli më bukur se ç’e prisja, por jo aq mirë sa do të dëshiroja unë. Kur dola kuptova që gjërat ishin përjetuar keq nga familja ime, një pjesë e opinionit publik shqiptar nuk ishin dakord me mua, megjithatë pashë që pjesa më e madhe më mbështesin dhe femrat gjenin veten tek unë. Kjo ishte ajo që unë kërkoja, ajo që prisja dhe që unë gjeta. Ishte shumë bukur.
Është folur gjatë për Kavajën, për mentalitetin e këtij qyteti, kaq probleme ka?
Ndonjëherë ekzagjerohet. Është e vërtetë që lokalet e qytetit janë të mbushura më shumë me meshkuj dhe ndodh që po të hyjë një femër, të gjitha shikimet janë të drejtuara nga ajo. Por kjo ndodh në të gjitha qytetet e vogla. Ka probleme mentaliteti, por është një pjesë që i shkakton dhe i mban gjallë këto probleme. Por është edhe një tjetër pjesë, nga kam dalë edhe unë, që ka kulturë dhe kërkon çdo ditë e më shumë t’i largohet injorancës. Të paktën kështu e përkufizoj unë veten time. Janë dy kategori njerëzish shumë të ndryshme, por që jetojnë në të njëjtin vend, ku injoranca dominon. Është ajo pjesa e “keqe”, nëse do ta quaja kështu, që nuk e lë të qetë pjesën e “mirë”.
Thonë se shumë femra nuk kanë votuar për ty…
Është një pjesë e mirë e femrave shqiptare, që nuk donin që unë të ecja përpara dhe nuk mbështesnin atë që përfaqësoja unë. Këtë pjesë unë nuk e kuptoj. Pjesa më e madhe e publikut më ka votuar dhe më ka mbështetur. Janë vetëm 100 më shumë që kanë votuar Qetsorin.
Të është bërë një propozim nga Adi Krasta, për të prezantuar me të, e prisje?
Përfitoj nga rasti që ta falënderoj nga zemra për mbështetjen që më ka dhënë. Është privilegj të jem në krah të tij. Sinqerisht nuk e kisha menduar se çfarë më priste kur të dilja, sepse nuk e kisha menduar edhe që do të dilja në dyshe për të fituar kur u futa. Mendova vetëm të futesha, të shikoja dhe të provoja. Nuk mund t’i planifikosh gjërat nga fillimi.
Të pëlqen spektakli?
Bota e spektaklit më tërheq. Unë e kam pranuar dhe të parë, më pëlqen dhe mund të mendoj se mund të jem e zonja për ta bërë. Më pëlqen televizioni. Nuk e di sa do të jem e aftë për të punuar në të, megjithatë do ta provoj.
Ndërkohë si shkon lidhja me Bjordin?
Unë me Bjordin kemi qenë gjithë kohës bashkë, më ka shoqëruar edhe këtu, është mbrapa skenës, po më dëgjon sigurisht. Më shumë kam qëndruar këtu, sepse kam pasur këto intervistat dhe ftesat që më bëni ju dhe më japin kënaqësi. Kemi qenë bashkë. Jemi mirë.
Basti mbi lidhjen
Ishte pas kuintave, por gjithsesi me të. Pas dhjetë ditësh nga finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother Albania“, çifti i shtëpisë, Adelajda dhe Bjordi vazhdojnë të jenë bashkë. I kanë parë të dalin bashkë nga ish-Blloku të zënë dorë për dore. E pyetur se si shkon marrëdhënia e tyre, Adela tha se gjithçka shkon më së miri. “Jemi bashkë dhe jemi mirë”, – tha ajo. Ndërkaq, vijojnë të hidhen baste për vijimësinë e lidhjes së tyre. Këtë e tha me të qeshur Alban Dudushi, ndërsa vetë Adela u shpreh se bastet nisën të hidhen qysh në shtëpi.
3 Responses for "Adela:mbrenda shtepise Kisha shume ankth"
adela fantastike te uroj gjith te mirat ne jet
adela je shum e bukur te uroj sukses me bjordin se jet te lumtur
adela je shum e bukur te fantastike te uroj gjith te mirat me bjordin me lumturi sa me te gjat
Leave a reply