Adelina Tahiri mohon lidhjen me Lorik Canen

September 30, 2011 | Kategorija: showbiz | Ska koment

Bukuroshja bionde nga Maqedonia, Adelina Tahiri ka bërë një deklaratë bombastike në një intervistë për gazetën MAPO të Shqipërisë. Ajo ka thënë se kurrë më parë nuk ka qenë në lidhje me futbollistin e Kombëtares shqiptare Lorik Cana, për të cilën lidhje ishe përfolur shumë në shtypin rozë.

“Unë e respektoj privatësinë e çdo kujt dhe unë për veten time jetën time private jam munduar gjithmonë ta mbroj e të mos flas për të. Mendoj që kjo temë u diskutua më shumë sesa duhet në media dhe kështu që mendoj se është një ngjarje që duhet hedhur pas krahëve dhe ajo që dua është të përqendrohem te karriera ime artistike”.

“Kishte komente pozitive, kishte edhe negative, në të vërtetë, ashtu siç kishte edhe shumë të tjera që nuk ishin aspak të vërteta dhe nuk dua të diskutoj asnjë gjë prej tyre. Unë dua të flas dhe kam çfarë të flas për karrierën time, për punën time, për muzikën… Aq më tepër që unë nuk kam qenë me Lorikun ndonjëherë e lidhur…!”, ka thënë këngëtarja, duke refuzuar edhe lidhjen me futbollistin shqiptar.

Madje, ajo ka thënë se edhe kënga më të cilën është paraqitur në festivalin “Kënga magjike 2011”, nuk ka të bëjë asgjë me Lorikun.

Kjo këngë baladë ishte thënë se i kushtohet ish të dashurit të Adelinës, Lorik Cana – kurse ajo thotë se kënga nuk i kushtohet atij.

Por, ajo thotë se kënga nuk i kushtohet atij, përderisa për momentin më shumë është e përkushtuar për të realizuar disa videoklipe dhe realizmin e albumit të saj të dytë. E tëra i është përkushtuar karrierës.

Pasi që është në Tiranë, ku është paraqitur në festivalin “Kënga Magjike 2011”, ajo thotë se është një ndjenjë e mirë kur është në kryeqytetin e Shqipërisë. “Në përgjithësi Maqedonia ka shqiptarë, por ama nuk janë të gjithë shqiptarë. Kështu që kjo ndjesi më gëzon së pari sa herë që jam këtu, pasi nuk më duhet të ndërroj gjuhë, por komunikoj dhe flas me të gjithë gjuhën shqipe”, ka thënë ajo në një intervistë që ka dhënë revistës MAPO.

Duke folur për këngën “Ti mos u kthe”, Adelina ka thënë se kjo është një këngë më ndryshe nga ato që këndon këngëtarja. “Mua vetë më pëlqen shumë dhe e ndiej këtë këngë, madje do t’i bëj edhe një klip”.

“Tashmë do të jem gjithmonë e më shumë prezente në muzikë, do të vazhdoj të punoj. Pas “Këngës Magjike” po merrem me realizimin e albumit tim të dytë, kam në përfundim disa këngë, kam një këngë në bashkëpunim me kompozitorin Giti, klipin e së cilës do ta realizoj këto ditë në Dubrovnik dhe së shpejti do të publikohet edhe ai videoklip, që është një këngë shumë e mirë”.

Burim: Zeri


Komento


eXTReMe Tracker