Duke ndjekur hapat e të dashurit, modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi Afërdita Dreshaj, ka vendosur të hyjë në botën e muzikës. Duket se Afërdita nuk po kënaqet me karrierën si modele dhe nuk i pëlqen më të qëndrojë me orë të tëra para aparateve fotografike por kërkon më shumë nga vetja. Kush e di, mbase edhe është ndikuar nga i dashuri Shpat Kasapi i cili tashmë ka një karrierë të suksesshme në muzikë. Pa zbuluar shumë se për çfarë zhanri bëhet fjalë Afërdita ka bërë me dije se është duke punuar një këngë, e cila pritet të shoqërohet edhe me klip e pastaj të lançohet në tregun muzikor. Por ajo kurrësesi nuk do të heqë dorë edhe nga modelimi, profesion ky që i sjell jo vetëm argëtim por edhe të ardhura të mira, duke patur parasysh faktin se ka kontrata me kompani të njohura botërore. Se sa do të ketë sukses në muzikë, ashtu siç ka ecur përpara me modelim pritet të shihet në të ardhmen. Një gjë është e sigurt, ajo do ta ketë përkrahjen e të dashurit në këtë sferë. VIRTUALBANIA

aferdita-shpati
8 Responses for "Aferdita merr leksione nga Shpati, tenton kengetaren"
o je shum e mir amo shpati i dashuri yt esht shum ma i mir dhe kngtari i preferuar
Aferdita merr leksione nga Shpati, tenton kengetaren | virtualbania gossip…
Duke ndjekur hapat e të dashurit, modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi Afërdita Dreshaj, ka vendosur të hyjë në botën e muzikës. Duket se Afërdita nuk po kënaqet me karrierën si modele dhe nuk i pëlqen më të qëndrojë me orë të tër…
o shpat krejt femrat tranohen mas teje a spate naj femer tjeter qe e more ket?emir emir po ka ala mat mira qe tbjen tfikt
shhum mpelqen aferdita por menjemaddhheee je numer 1 aferdit jeni qift shum tbukur tung kiss aferdittttttt
o shpati ti je 1oooooooooooo ma i mir se ermali aj ermali esht katastrof e ti je nr 1
o shpati ermali esht hashkali e ti je nr 1
o shpat o dukat veq zoti qe ka dit me ta fal me ket bukuri qe na tranove neve femrav krejt na lujte prej mendes
tung nga adhurusja e jote ma e madhe ne bot arjeta te dua shum je ma i miri
Leave a reply