Në fillim u mor vetëm si thashetheme që shumë pak e besuan, për faktin se emri i tij është parë deri tani si i pazëvendësueshëm në stafin artistik të “Top Channel”. Por që regjisori Bojken Lako nuk do të jetë në stafin e “Top Channel” kjo tashmë është vërtetë. Thashetheme ka pasur për arsyen e largimit. Kanë qarkulluar shumë zëra këto ditë, ndërkohë që Bojkeni ndodhet nëpër qytete të Shqipërisë, në koncertet e fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet 2009.

bojken-lako
Bojken Lako, është marrë me organizimin e koncerteve të fushatës së Partisë Demokratike nëpër Shqipëri, “Shqipëria po ndryshon”. Kjo është komentuar dhe si shkaku kryesor për pushimin e tij nga puna, por ka zëra që pohojnë se në fakt Bojkeni pas mbylljes së “Top Fest 6” e kishte bërë vetë planin e largimit nga “Top Channel”. Dy javë më parë ra në sy mos përmendja e emrit të tij si regjisor i programit “E diell”, në përshëndetjen që drejtuesit e spektaklit, Adi Krasta dhe Xhemi Shehu bënë në mbylljen e sezonit. Gjithsesi përfshirja në fushatën e zgjedhjeve 2009 të Partisë Demokratike, nuk mund të ketë qenë një rastësi, aq më tepër kur ai kishte marrë përsipër organizimin e gjithë turit të koncerteve “Shqipëria po ndryshon”, i njëjti titull që mban kënga e fushatës blu, një këngë rock e kompozuar nga grupi maqedonas “Elita 5”. Bojkeni ka bërë një përzgjedhje të menduar mirë të grupit të këngëtarëve të PD-së që janë pjesë e grupit si; “Elita 5”, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Çiljeta dhe Stine.
Ata kanë lënë gjithçka dhe kanë ndërmarrë këtë tur fitimprurës në qytetet kryesore. Paraprakisht kanë nënshkruar kontrata personale për të kënduar 20 ditë në koncerte nëpër qytetet kryesore të vendit dhe shuma që do të marrin si këngëtarë është 1 milion lekë për çdo koncert. Interesante është që nuk janë bërë dallime të këngëtarëve për vlerën që do u jepet, pasi të gjithë janë paguar njësoj. Por mbase dallim është bërë me Bojkenin, i cili ka marrë përsipër detyrën e organizatorit. Ata kanë dalë së bashku në logon “Shqipëria po ndryshon” të Partisë Demokratike dhe kanë lënë çdo aktivitet dhe koncert të planifikuar jashtë vendit. Mesa duket i kanë bërë llogaritë mirë. Nëse kalendari i koncerteve të tyre do të ishte vetëm një ose dy data koncerte në fundjavë, ata i kanë rënë lapsit që të këndojnë për PD-në çdo ditë, dhe t’i fitojnë shumë më shpejt ato para.
Nuk dihet se cilat do të jenë angazhimet e Bojkenit pas fushatës. Ndërkohë që në “Top Channel” punonte për shumë programe në të njëjtën kohë. Ishte një nga zërat e reklamës së edicioneve informative, drejtor artistik i “Top Fest”, i emisionit “Select”, dhe po ashtu autori i këngëve të stafit çdo fund vit në “Top Channel”. Gjithsesi le të presim planet e reja nga vetë Bojkeni. Kohët e fundit lajmet rreth Bojken Lakos kanë qenë më tepër të lidhura me aktivitetin e tij profesional, siç ishte festivali “Top-Fest”, dhe prania e tij në spektaklin “Ethet”. Ai u bë protagonist i lajmeve rozë në gazeta vjeshtën e kaluar me ceremoninë e veçantë të martesës me Olesian, me profesion stomatologe.
3 Responses for "Bojken Lako:e verteta e largimit nga top-channel"
mire e bere plako se ata te topchannel mafje jane
ani ti moj nora sha koke kuku meyvet per trupin tond ehhhehhee ski sha bon qysh e lype edhe e ki gjet hehehe
nora mos ta nin se ma e mira si ghith engjull
Leave a reply