Archive for the ‘kronika’ Category


Elisa dushku merr nenshtetesine shqipetare

Sep 16, 2011 Author: admin | Filed under: kronika

Presidenti shqiptar Bamir Topi priti sot në presidencë aktoren e Hollivudit Eliza Dushku, e cila prej ditësh është në një vizitë në Shqipëri. Të pranishëm në takim ishin, gjithashtu, fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.

Në faqen zyrtare të presidencës njoftohet se “Presidenti i Republikës i dorëzoi dekretin presidencial aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit”.

“Ju jeni tashmë imazhi i mirë shqiptarëve që punoni për Shqipërinë”, mësohet të jetë shprehur Topi. “Janë pikërisht këto arsye që me t’u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut”.

Borana Qirjazi ne "Amici " te Maria De Filipit

Nov 14, 2009 Author: admin | Filed under: kronika, showbiz

Pas tre meshkujve shqiptarë që kanë marrë pjesë në shkollën “Amici” të Maria de Filipit, këtë herë, Shqipëria do të “përfaqësohet” nga një femër. Borana Qirjazi është një 19 vjeçare, e cila ka lindur në Tiranë, por jeton në Leko të Italisë dhe merr pjesë në këtë edicion të nëntë të “Amici” në disiplinën e kërcimit klasik. Vajza ka arritur të fitojë zemrat e shumë shikuesve, qofshin këta italianë, por edhe shqiptarë që jetojnë në Itali dhe jo vetëm dhe ka arritur të bëjë shumë fansa të saj.

Borana Qirjazi

Borana Qirjazi

Por, kjo nuk do të thotë se kanë munguar kritikat, edhe pse janë javët e para të provave, mësuesja ka nisur nga kritikat për nxënësit e saj. Kritika për Boranën ka qenë shumë e veçantë. Nuk kishte të bënte as me mënyrën e të kërcyerit, as më stilin e kërcimit, por me gjoksin…
Vetë mësuesja Adriana Celentano ka thënë: ” Është i tmerrshëm ky gjoks. Nuk e kisha vënë re gjatë provave. Është shumë i madh dhe kërcen bashkë me trupin e Boranës. Duhet të gjejmë një zgjidhje”.

***
Për koincidencë edhe Bjordi konkurenti i famshëm i Big Brother, jeton në Leko të Italisë, siç duket shqiptarët që jetojnë në Leko qenkan shumë të talentuar dhe të aftë :)

Në një intervistë të shkurtër, ajo ka zbuluar disa gjëra për veten e saj:

Cilët njerëz mendon se nuk të pëlqejnë ty?

Unë mendoj se u pëlqej të gjithëve

Çfarë do ndryshojë nga karakteri yt?

Asgjë, më pëlqen karakteri im

Zakonisht, çfarë mendojnë të tjerët për ty kur të shikojnë për herë të parë?

Që jam një vajzë e bukur dhe simpatike

Ku dhe kur ndjehesh e papërshtatshme?

Nuk ndihem asnjëherë e papërshtatshme

Çfarë mendimi kanë nxënësit për mësuesit e tyre? Shëtisni pak minuta në rrjetet shkollore të ngritura në “Facebook”, dhe do të lexoni atë që nuk e thonë kurrë në sy, por që mbrapa krahëve, po

vajze ne facebook

vajze ne facebook

Kur janë në orën e mësimit, janë të mirë sa s’ka më. Ama kur dalin jashtë… Po të lexosh më poshtë, do të kuptosh se buqeta me lule për 7 Mars, është një përrallë e vjetër. Nuk lënë gjë pa komentuar për mësuesit e tyre, deri edhe mënyrën si vishen dhe krihen kur vijnë në shkollë. Ca, madje, (me shpirt ndoshta edhe jo, por me gojë e thonë), u urojnë mësuesve që kanë inat edhe….
Inatin më të madh e kanë me mësuesit e lëndëve ekzakte, sidomos me ata të Matematikës. Aq inat i kanë, sa u ngopin pas krahëve edhe ndonjë epitet, që kalon gojë pas goje, dhe bëhet pseudonimi i përhershëm i një mësuesi të caktuar. Dhe të gjithë këto nuk është se i thonë më vetëm në pushimin e vogël apo të madh, sipas rastit. Tani dallaveret për mësuesit mund t’i gjesh edhe në rrjetet sociale. Një nga këto rrjete është edhe gjiganti “Facebook”, ku nxënës të arsimit të mesëm, por edhe të arsimit 9-vjeçar, kanë krijuar rrjetin e tyre të komunikimit shkollor.
Në rrjetet që kanë ngritur, nxënësit shqiptarë, (midis tyre edhe nga ata që kanë vite që kanë përfunduar arsimin bazë), diskutojnë mbi tema të ndryshme që lidhen me shkollën ku mësojnë ose kanë mësuar, midis të cilave edhe për cilësinë e mësuesve. Për të thënë të drejtën, jo të gjithë i shajnë mësuesit e tyre. Ka edhe nga ata që i mbrojnë me zell. Për shembull, mësuesit që lavdërohen më shumë, janë ata të Muzikës, Fizkulturës dhe Vizatimit të Lirë, gjë që duket normale, po të kujtojmë “shkallën e lartë të vështirësisë” që kanë këto lëndë.
Disa ish-nxënës janë shumë kureshtarë të dinë nëse jep apo jo më mësim X “shtrigë” që “u ka nxirë jetën”, gjatë viteve të shkollës. Tregojnë madje edhe për vendin ku mblidheshin dhe e shanin mbarë e prapë, dhe pasi mësojnë se ajo vazhdon të japë mësim në ish-shkollën e tyre, u urojnë nxënësve aktualë durim deri në përfundim të shkollës, deri sa ta heqin qafe.
PA KOMENT
Pjesë nga diskutimet e nxënësve në “Facebook” për mësuesit ose ish-mësuesit e tyre (nga redaksia janë hequr emrat e mësuesve dhe janë vendosur iniciale)

Shkolla “Fan Noli”

n.q.s keni qene ne fan nol dhe ua ka marr shpirtin zysh Z… join this group….Edhe nqs s’jeni ose s’keni qene po thjeshte keni degjuar se cfare monstri eshte, mund ti bashkoheni grupit…Thanks !

Lindita
Z… edhe në ëndërra më bëhet. duhet të çohem natën sikur kam parë fantazma në gjumë

Denis D.
a e keni pa sa “seksi” është bo Z.. me ato flokët e reja? flokë vishnje me fije të verdha. si grenxë

A. Ymeraj
Mos shkruni kshtu lloj gjonash, po sikur të ket fc edhe Z..?? Ah se harrova: I hate zysh Z.. too.

Frenkli
Duhet me bo 1 grup për L… e vizatimit se ma ka nxi jetën 4 vjet. Edhe F… nuk ngelet mrapa

Frenkli
Shum dobët grupi.. duhen të jen të paktën 5 mij members ktu

Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi”

M. Prodi
hehehe na ka marr malli me na kap prof.Ç… prej veshi. hehe

Dajana
mua do të më marri sh malli për zysh N… Përshëndes të gjithë nxënësit e shkollës sidomos nx.sit e klasës së 9d..

Xhino Kapo
Ju kujtohet tarraca kur pinim cigare me çunat e kur shanim zyshat..?

Kristian Ll.
Trompoza e S… Hahah! edhe për një edhe do ikte nga kjo botë..

Shkolla 9-vjeçare “1 maji”

Mario L.
mo me mësues leshi se kemi ne s´bohet mo

Arilda
është e vetmja zysh që të kupto ene është e papame në shpjegim s ke ca ti thush meeeeeeeeee

Anxhi Ç.
A… ka qen e papame po na iku dhe sbohet mo të ket tjetër si ajo!!

Erisa N.
mos ja fut kot se A… na la si budallenj në kimi!!!!! Ajo ishte veç për qejf!! Prandaj jemi hyr që të gjith në kimi se na shpjegonte shumë ajo!!!!

Kristi
Zysh S… eshte me e mira, pastaj vjen E… dhe zysh D… Kjo e reja e kimis o plak e keqe po shpjego mir!

Anonim
ca e mire zysha e kimise mo! po e kap ta hedh nga kati i katert ate se s’du me e pa mo me sy, se ma nxiu jeten ajo mo ueee!!! e urrejjjjjjj!

Jonida
po pra po ajo esht shum e mire….kurse D… me acaronnnnnnnnnnn…pf !!

marre nga shekulli



Fjalet nga kerkimet:

  • shkolla avni rustemi tirane facebook
  • zysh liljana fan nol
  • emrat e gjimnazeve
  • emrat e gjimnazeve ne tiranes
  • komunikim midis gjimnazisteve

Skandali seksual ,shkarkohet ministri Pango

Mar 5, 2009 Author: admin | Filed under: kronika

Zyra e marredhenieve me publikun prane Kryeministrise ka bere publike komunikaten per shtyp te zedheneses se kryeministrit Sali Berisha ne lidhje me shkarkimin e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango, pas disa pamjeve te abuzimit te tij me detyren te shfaqura ne emisionin “Fiks Fare”.

“Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur ne media eshte i papranueshem ne moralin dhe standardet e qeverise qe ai drejton dhe kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve”, thuhet ne komunikaten per shtyp publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave.

“Z. Pango lidhur me kete ceshtje i tha kryeministrit Berisha se kemi te bejme me nje montature te mirefillte te medias”, thuhet ne komunikate.

“Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z. Pango nuk mund te sqarohet dhe saktesohet duke mbajtur postin e ministrit”, sqaron me tej zyra per shtyp e Kryeministrise.

Permes kamerave te fshehta, “Fiks Fare” ka treguar se si ministri ka tentuar te perfitoje seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne MTKRS.

Gjate takimit ne shtepine e anetarit te qeverise, ku e reja duhet te dorezonte dokumentat, ministri Pango ka tentuar te abuzoje me te.

“Kur femra eshte e guximshme, te gjitha rregullohen. Varet sa guxim ka. Ti mund te hysh tek panairet e turizmit dhe mund te dalesh me roba banjoje. Per kete une kam qejf te shoh ekspozene tende”, ka deklaruar Pango.

Madje, ministri ka tentuar t’i heqe vajzes edhe kemishen qe kishte veshur, pavaresisht kundershtimeve te saj. “Ti do ta heqesh per te tjere, si te mos e heqesh per mua? Po nuk u mesove me mua i bie qe…”, ka pohuar Pango.

Ne kembim te favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vendin e punes vajzes. “Ti do te jesh prane meje ne panaire dhe do te kesh rroge te mire”, eshte shprehur Pango.



Fjalet nga kerkimet:

  • adelina berisha ne fiks fare
  • adelina berisha fiks fare
  • fiks fare adelina berisha
  • sksndali ne ministri

Facebook

Kategorite


Linqet