Arkivi: muzike Category

“Baresha” bëhet me videoklip (Video)

January 11, 2012 | Kategorija: muzike | Shkruaj nje koment

Prishtinë, 11 janar – Një bareshë e veshur me petkun e zanave të malit vrapon nëpër Bjeshkët e Nemuna. Përralla rrëfehet përmes lëvizjeve jo fort të shpjeta. “Poezia” vizuale, e cila reflekton dashuri për muzikën, natyrën, traditën e trashëgiminë kulturore, shtjellohet në tetë minuta. Bareshat portretizohen nga balerinat. E kujtimet për fëmijërinë janë gjithmonë të freskëta. Tradita kombinohet lehtë me modernen dhe lë përshtypje se janë një. Madhështisë i jep vulë paraqitja e Bilbilit të Kosovës.

Në videoklipin e këngës “Baresha” Nexhmije Pagarusha shfaqet madhështore. E veshur me një fustan plot glamur, “loja” e saj në videoklipin që ka pritur fiks 50 vjet për t’u realizuar, është e vogël por madhështore. Buzëqeshja e lehtë e saj flet shumë. Pagarusha nuk është e pranishme në shumë skena të videoklipit, fotografia e të cilit i afrohet perfeksionizmit. “Loja” e saj është inskenuar në Hamamin e Prizrenit dhe në videoklip shfaqet në momentet kulmuese të këngës së “thurur” nga kompozitori Rexho Mulliqi.

Vazhdo…

Edhe një duet, Amë e bijë

January 11, 2012 | Kategorija: muzike, showbiz | Shkruaj nje koment

Këngëtarja Gresa Behluli, në një intervistë për portalin Gjuha Shqipe, ka folur për bashkëpunimin e saj të fundit me Genc Prelvukaj, këngën e re dhe jetë e saj private.

Gresa Behluli ka vendosur që përsëri të rikthehet në skenën e estradës kosovare.

Çika e Shkurte Fejzës tashmë i është rrekur edhe më profesionalisht profesionit të nënës së saj dhe ka filluar një bashkëpunim me Genc Prelvukaj, më të cilin edhe ka realizuar një këngë.

“Projekti im i fundit ka qenë kënga “Faqe e re”, të cilës i është realizuar edhe videoklipi. Mund të them që ka qenë një këngë e suksesshme dhe mbetet një nga këngët më të bukura të miat dhe mendoj se është pëlqyer edhe nga publiku dhe jam e kënaqur për këtë”, ka thënë Behluli në një intervistë dhënë portalit Guha Shqipe.

Këngëtarja po ashtu ka folur edhe për ndonjë bashkëpunim të saj të mundshëm në mes të saj dhe nënës së saj Shkurte Fejza, pas këngës “Nëna dhe bija”.

“Stili i kësaj kënge ka qenë gërshetim i dy stileve të ndryshme të muzikës (stilit të nënës dhe stilit që unë këndoj) dhe ndoshta kjo edhe ka qenë arsyeja që kënga ka qenë e suksesshme. Pikërisht nga kërkesat e shumë adhuruesve tanë kemi vendosur të punojmë së bashku prapë një duet që pritet të realizohet në të ardhmen”.

Gresa po ashtu ka thënë se ndihet e nderuar që e ka nënë Shkurtën, një këngëtare tashmë e njohur në të gjitha trevat shqiptare.

“Natyrisht që ndihem e nderuar dhe emri i saj më ka bërë të ndihem e privilegjuar tërë kohën, por nuk jam edhe komode sepse edhe unë e kam filluar një rrugë të tillë (muzikën). Nëse nuk kisha qenë këngëtare, ndoshta e kisha gëzuar më shumë këtë privilegj, sepse emri i saj më bën të kem shumë përgjegjësi dhe më privon prej shumë gjërave si e re që jam”.

Burimi: GazetaExpress

Nora Istrefi fiton 1500 euro për disa minuta

November 22, 2011 | Kategorija: muzike | Shkruaj nje koment

Këngëtarja, Nora Istrefi ka fituar 1500 euro, vetëm për pak minuta në një koncert që ka mbajtur në diskoteken e njohur në Tiranë “Flux”.

Ajo thuhet të ketë kënduar disa këngë para mbi 500 adhuruësve të saj, por nuk është lodhur të qendroj gjatë për t’i kënaqur deshirat e tyre.

Për ta përcjellur koncertin e saj live në diskotekën “Flux”, fansat e Norës kanë pritur mbi 3 orë jashtë ambijenteve të diskotekës. Por kjo në fund nuk i është shperblyer atyrem, pasi Nora nuk ka kënduar as edhe një orë të plotë. Kështu, ka thanë një adhuruës i Norës, i cili ishte prezent në diskoteken “Flux”.
Sipas tij, Nora ka kënduar vetëm ato këngë të pakta që i ka të realizuar vet, por jo edhe ato të cilat i ka në bashkëpunim me gëngëtar të njohur të estrades shqiptare.

Vazhdo…

Performanca: Noizy feat. Tuna ne “E diell”

October 6, 2011 | Kategorija: muzike | 2 Komente

Të dielën është shfaqur emisioni i parë për këtë sezon i “E diell” në televizionin Top Channel, kurse një prej pikave kyçe ishte shfaqja në ekran e mardhenieve intime simbolit të estradës, Tunës

Tuna do të jetë në Top Channel për këtë emision për tri muajt e ardhshëm, por ajo debutoi në mënyrë fantastike, të jashtëzakonshme, me anë të një performance live të pa parë ndonjëherë, duke treguar se ajo nuk di vetëm të zhvishet, por edhe të këndojë fuqishëm.

Atë e ndihmoi edhe një prej reperëve më të mirë, Noizy, që ta këndojë hitin “Turn My Swag On”.

Tuna madje bëri shaka, duke thënë para performancës se ajo ‘bën hip-hop më mirë’ se sa Noizy, i cili qeshi lehtë. Për më shumë, shikoni videon:

Burimi: Ekonomisti



Fjalet nga kerkimet:

  • tuna dhe noizy
  • noizy tuna
  • noizy dhe tuna

Dafina Zeqiri duet me Getoar Selimin – Geti

October 6, 2011 | Kategorija: muzike | Shkruaj nje koment

Këngëtarja Dafina Zeqiri që po korr suksese të njëpasnjëshme me këngët e saj, tani do të ketë edhe një bashkëpunim të ri me këngëtarin Getoar Selimi. Ajo sapo ka lansuar këngën “My Swag” e cila është realizuar në dy gjuhë, në shqip me tekst të Lyrical Son dhe anglisht nga Drin Zatriqi, që tashmë është publikuar, dhe këto ditë ajo thotë se do ta lansojë edhe versionin shqip.

Kënga duet me Getin nuk është emëruar ende, mirëpo ka gjasa të emërohet “D&G”, dhe është e realizuar në studion e Enis Preshevës. “Pas lansimit të këngës ‘My Swag’ vendosa të realizoj edhe një këngë duet me Getin, që besoj se do të pëlqehet në publik. Kjo këngë do të ketë edhe videoklipin”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Dafina së fundi ka lansuar videoklipe të njëpasnjëshme që kushtojnë shumë, mirëpo me këtë thotë se është duke u marrë menaxheri Drin Zatriqi. “Marrëveshja ime është me produksionin ‘Imagine’ për klipin ‘My Swag’, por edhe për disa të tjera ka qenë që produksioni të sigurojë ndonjë sponzor për shpenzimet e klipit.

Ka një kohë të gjatë që bashkëpunoj me ta dhe kemi marrëveshje të tillë që nëse ata sigurojnë ndonjë sponsor për klipe, unë vetëm e paguaj diferencën e kostos”, është shprehur Drini. Sipas Dafinës, kënga bashkë me Getin do të jetë paralajmërim i albumit, i cili do të lansohet gjatë këtyre javëve dhe përmban 10 këngë.

“Albumi im quhet ‘Just Me’ i cili do të jetë me plot risi për adhuruesit e mi”, thotë ajo. Përndryshe lidhja e saj me Krenarin thotë se është duke funksionuar për mrekulli.

Burimi: Zeri

Noizy, albumin e ri me djalin nga Prishtina

October 2, 2011 | Kategorija: muzike | Shkruaj nje koment

Reperi nga Shqipëria, Noizy, është duke punuar në albumin e tij të dytë që pritet të përmbajë plot 22 këngë, ndërsa për mediat shqiptare ai ka deklaruar se në këtë album është duke punuar së bashku me një 16 vjeçar qe konsiderohet si gjeni i muzikës.

Bëhet fjalë për djaloshin 16 vjeç të quajtur Durim Kid, i cili jeton në Zvicër, ku dhe aktualisht është duke qëndruar Noizy. Durim kid shquhet për aftësitë e tij në miksim dhe masterizim, ashtu si dhe në këndim, gjë që ka bërë që ai të marrë oferta nga produksione të mëdha amerikane.

Vet Noizy për albumin e ri që do të publikohet pas mixtape “Living your dream”, është shprehur për Panorama Plus se ai është një album i çmendur, ashtu si vet jeta e tij.

Vazhdo…



Fjalet nga kerkimet:

  • noizy

Elita 5 me nje kenge dhe video te re!

October 1, 2011 | Kategorija: muzike | Shkruaj nje koment

Grupi muzikor “Elita 5″ e cila njihet si nje grupe me tituj te forte kengesh do te prezentojne kengen e re, e cila titullohet “Nuk jam diktator”. Ata gjithashtu do te realizojn nje videoklip per kete kenge te re. Thuhet se kenga do te jet me ritime per dashurine e vertete.

Ky eshte vepra muzikore mbas 6 viteve pauze. Tekstin e ka shkruar Avni Qaili, kompozimi eshte bere nga antari i grupi Virusi. Videoklipi muzikor eshte xhiruar ne Shkup.

Se shpejti do te publikojme videoklipin e ri ne faqen tone!

 

eXTReMe Tracker