big brother albania 4,gossip,celebritete,thashetheme
Nuk kanë fund çuditë për In grid Gjonin. Ka qenë e ftuar në “Javën Shqiptare të Modës” për të kënduar në praninë e shumë artistëve dhe personaliteteve të tjera në hotel Sheraton. Sapo ka hyrë në ambientet e brendëshme Ingridi është shfaqur shumë serioze ndërsa tek ajo mbizotëronte ngjyra e zezë. Flokë në ngjyrë të zezë me onde të mëdha, ashtu si ka qejf t’i bëjë ajo kohët e fundit, një fustan shumë i shkurtër i zi dhe si për ta thyer zymtësinë, një shirit i shndritshëm në ngjyrë gri. Sikurse mund ta vështroni edhe nga këto foto, Ingridi kujdeset jo pak për veten, dhe pamjen e saj të jashtme e sheh me shumë kujdes.
Pas çdo momenti të performancës së saj skenike Ingridi sheh deri në detajin më të vogël çdo pjesë të veshjes dhe trupit të saj, duke u kujdesur që gjithçka të jetë ashtu siç ajo e dëshiron. Por ja që edhe pse sheh me kaq shumë durim dhe përkujdesje, duket se diçka i ka shpëtuar, madje një detaj që nuk kalon kollaj pa u vënë re nga publiku sidomos ai mashkullor. Dhe shiheni, foto flet qartë vetë. Teksa Ingridi është duke kënduar dhe mundohet të përkulet, asaj i duken dhe i dalin në pah mbathjet, madje shumë kollaj arrihet t’i dallohet edhe ngjyra, ajo rozë. Por ky fakt nuk e shqetëson fare Ingridin e cila vijon këngët e saj të programuara duke marrë edhe duartrokitjet mjaft të stimuluara nga ‘detaji’ të publikut.
CELULAR DHE CIGARE
Momentet e saj të pauzave pas kuintave por jo vetëm, edhe gjatë kohës së saj të pushimit apo teksa është duke bërë diçka tjetër, Ingridi i përkushtohet mjaft celularit. Rri për minuta të tëra duke u marrë me të, merr dhe shkruan mesazhe, pret dhe bën telefonata, por edhe humb kot tek ai. Ndërsa të gjitha këto veprime shoqërohen me një dëshirë shumë të madhe të tymosjes së cigares. Me paketën me vete, që asnjëherë nuk e harron, Ingridi shkon kudo. ynë.
ALKOOLI
Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e përfolur në faqet rozë të gazetave kohëve të fundit dihet nga të gjithë që është një frekuentuese shumë e rregullt e jetës së natës. Shkon më shumë se dy herë në javë në pub deri në orët e para të mëngjesit ndërsa miqtë që qëndrojnë më të tregojnë se të preferuarat e saj janë edhe pijet alkoolike. I konsumon shumë madje, shpesh herë kalon edhe në gjendje të dehur duke u bërë kështu edhe pjesë e disa incidenteve me rradhë të cilat janë pasqyruar në gazeta duke iu rrëfyer publikut dhe mbarë fansave të saj.
REAGIMI NGA THASHETHEMEVE
Dikur edhe vetë shprehej që e shqetësonin mjaft ato që shkruheshin e fliteshin në media për të, duke shfletuar të gjithë gazetat me rradhë, por edhe duke reaguar në mënyrë shumë të irrituar ndaj thashethemeve, që një pjesë e mirë të tyre, sipas saj kanë qenë të ekzagjeruara. Në mënyrë kategorike nuk ka dashur që jetën e saj private ta ndaje me publikun, dhe ky vendim u mor menjëherë pas ndarjes nga i fejuari Enea. Kohëve të fundit, nga gjithë ç’ka i ka ndodhur, Ingridit duket se nuk i bën aspak përshtypje. Vazhdon jetën dhe aktivitetet e saj intensive në mënyrën e saj, pa e vrarë mendjen se çfarë thuhet për të dhe rreth saj.
Ka vendosur prej shumë kohësh që të mbajë gojën kyçur për median dhe këtë e respekton në mënyrën më korrekte. Show-girli i mirënjohur Inis Gjoni ka muaj që nuk shfaqet nëpër faqet e gazetave ndërsa në ekran të gjithë shikuesit e panë vetëm për disa minuta të ftuar në emisionin e Ardit gjebreas
“E diela shqiptare”. E teksa mundohet t’i shmanget çdo paparaci të mundshëm nëpër ambientet që ndodhet, apo çdo pyetje të ndonjë gazetari që e kërkon për intervistë, ja tek ka rënë në kurthin e paparacit tonë. Inis Gjoni është fotografuar në club “Sharm” nga paparaci ynë ndërsa festonte dy festa.
Në ditën e festës së “Halloween” të cilën po e kalonte më së miri me miqtë e saj në clubin pranë hotel Sheraton, Inis Gjoni ka festuar njëkohësisht edhe ditëlindjen. Ka qenë e shoqëruar nga familjarët, ku sapo ka parë fotografin tonë është munduar t’i shmanget menjëherë objektivit të aparatit dhe ka kërkuar që të mos bëhej më asnjë foto rreth saj, duke dashur që jetën private ta lërë të paprekur. Një fustan i zi, tejet i shkurtër dhe sensual dhe look-u që asnjëherë nuk ndryshon, diferencë bën vetëm mënyra e grimit. Inisi është shfaqur si gjithmonë në formë, tashmë edhe me kilogramët e tepërt të humbur prej disa kohësh. Është vënë re se në festën familjare të ditëlindjes së Inisit mungonte motra e saj Ingiridi e cila kishte shkuar diku gjetkë për të festuar, duke zgjedhur kështu miqtë e saj një një tjetër lokal të kryeqytetit.
[singlepic=30,320,240,web20,]
Arsyeja pse mori fund lidhja e bujshme e këngëtares maqedonase Altuna Sejdiu me Mertin, vëllain e Bertan Asllanit. Ajo rrëfen për herë të parë për gazetën “Panorama” se nuk është e lidhur për momentin, dhe se me Mertin s’ka qenë asnjëherë e fejuar.
Tuna me çfarë po merreni aktualisht në krijimtarinë tuaj muzikore?
Për momentin po punoj me disa projekte muzikore të cilat dua te mbeten sekret për publikun.
Jeta juaj në Selanik, ndërsa vazhdoni studimet atje cila është?
Jetë e rëndomtë studentore, me shumë shopping. Një vajzë rebele dikur në skenë, tani e maturuar e natyrisht me më shumë klas.
Ku mendoni se ju çon ky imazh i ri?
Vitet bëjnë të vetën. Nuk do të thotë që nuk jam më rebele nëse vesh diçka më serioze…Rebelizmin thjesht e kam në gjak
Jeni shprehur për një bashkëpunim tjetër me këngëtar shqiptar, pas duetit me Jonida Maliqin. Por që këtë herë do të ishte këngëtar mashkull. Është konkretizuar diçka?
Po.Së shpejti fansat e mi do të kenë mundësinë të dëgjojnë një këngë të re në duet, për të cilën nuk dyshoj që do të behet hit.
Kur nxorët klipin “Bileta”, u përfol për një ngjashmëri me “Back to Black” të Amy Winehouse. Në ç’pikë do dëshironit t’i ngjasonit kësaj këngëtareje, dhe ku jo?
Kjo ishte shumë e rastësishme me që “Bileta” u inçizua shumë më herët. Ndërsa sa do të doja t’i ngjasoja kësaj këngëtareje për momentin aspak!
Ju jeni e pranishme shpesh në jetën artistike shqiptare. Çfarë u bën të mos mungoni asnjëherë, dhe për ç’arsye nuk do të shkelnit më në Tiranë?
Nuk kam arsye pse mos të shkelja në Tiranë, kam shumë fansa dhe nuk ka diçka që do të më pengonte për momentin.
As ju nuk u keni shpëtuar thashethemeve për foto nudo në internet. Si do i komentonit?
Komentet nuk më lënë përshtypje aspak. Ajo që më intereson është suksesi si këngëtare, dhe deri tani ka qenë vërtet i madh. Nuk ka kënaqësi më e madhe se kjo.
Por këtë vit ju jeni përfolur në media më shumë për jetën tuaj private. Cila është e vërteta e ndarjes nga Merti Asllani?
Nuk jam e lidhur më me Mertin, dhe nuk kam pasur asnjëherë fejesë apo diçka e ngjashme.
Është e vërtetë që Merti ju ka tradhëtuar?
Është shumë private kjo pyetje dhe është një temë që u përfol shumë nëpër mediat në Kosovë dhe Maqedoni.
Por nuk e mohoni?
Gjithçka ka qenë një shpifje e mediave kosovare dhe maqedonase.
bulohet skenari i sherrit të dy muajve më parë që çoi në spitalin ushtarak Ingrid Gjonin n pas një debati shumë të fortë që degjeneroi në rrahje mes vajzash. E gjithë ngjarja është zhvilluar ditët e para të muajit Tetor pranë një lokali në Tiranën e re, ku këngëtarja Gjoni është përballur me një vajzë nga Lapraka. Kjo e fundit ishte nën shoqërinë e 2 vajzave të tjera të cilat dhe argumenti ka qenë një djalë. I dashuri aktual i Ingrid gjonit kishte qenë më parë i dashuri i vajzës nga Lapraka, Violës, për të cilin sipas burimeve për “Bluetooth” ka degraduar dhe sherri i fortë. Duket se Ingridi duke parë Violën në të njëjtin lokal është ngacmuar me të e kaq ka mjaftuar për të “hapur thesin”.
Pasi janë sharë dhe fyer me fjalë mjaft të rënda, Viola ka thyer një shishe të cilën e kishte aty pranë, duke e lënduar Ingridin në disa pjesë të trupit, ndërsa hematomat në lëkurë janë shkaktuar nga xhami i shishes së thyer. Më pas, duke mos u mjaftuar nga plagët e krijuara në trupin e Ingridit, ajo e ka shtyrë duke e rrëzuar atë në tokë. Mesa duket këtu ka qenë dhe një tjetër plagë për Ingridin e cila me të rënë në dyshemenë e ambientit ku ndodheshin ka bëritur nga dhembja. Sipas personave që gjendeshin aty pranë, këngëtarja ka qenë e pirë dhe jo në gjendje të mirë për të llogjikuar.

Duke pasur parasysh gjendjen që ishte Ingrid gjoni është shoqëruar në Spitalin Ushtarak me plagë në trup, të shkaktuara nga mjeti prerës që ishte shishja e thyer si dhe nga rrëzimi me forcë në tokë. Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë se u fol, por gjithçka u mbajt në sekret. Mjekë të Spitalit Ushtarak konfirmuan për “Gazeta Shqiptare”, se Ingridi u kurua nga plagë të shkaktuara në trup nga diçka prerëse. Sipas tyre gjendja e këngëtares ishte e rëndë në momentin që kishte mbërritur në spital, por fatmirësisht plagët ishin sipërfaqësore në pjesën e sipërme të trupit dhe nuk kishin dëmtuar organe jetësore apo të kishin sjellë probleme të pariparueshme. Që në ato momente u tha se ngjarja u provokua nga një grindje banale mes këngëtares dhe disa vajzave të tjera banore të Laprakës. E plagosura VIP e Spitalit Ushtarak, mori vetëm mjekimin e parë dhe atë të domosdoshëm e më pas ka vijuar me mjekimet në banesë. Paparaci ynë pak kohë më parë fotografoi Ingiridin teksa ndoshej në një pub duke kërcyer dhe në krahët e ish të fejuarit të saj Eneas.
Pikërisht vetëm pak ditë më parë se të ishte në këtë festë, këngëtares i kishte ndodhur incidenti në fjalë dhe nëse fotot vihen re me kujdes, në trup ajo ruan me kujdes plagën se mos lëndohet. Nga vetë Ingridi nuk ka patur koment Sherri për dashnorin Si “theri” lapraksja Ingridin me thikë për këtë ngjarje duke dashur sigurisht të mos e ndajë me mediat incidentin e ndodhur dhe duke u kujdesur që asgjë më tepër të mos mësohet rreth tij. Tetori duket se është muaji fatkeq për Ingridin pasi edhe një vit më parë, po në muajin Tetor ajo u përfshi në një tjetër incident. Së bashku me 14 miq të saj, përfshi edhe Çiljeta Xhilagën, ishin duke u dëfryer në lokalin “Kanon”, pas spektaklit ‘Miss Globe International’, kur për shkak të një mikeshës së tyre, që siç duket e kishte tepruar me pijen, ka ndodhur incidenti me policinë. Pas 2 orëve të kaluara në polici, ku dhe kishte dhënë deklaratën me shkrim, Gjoni është liruar bashkë me disa miq të saj.
Titullohet “Boy” dhe është kënga më e re e këngëtares dhe supermodeles së njohur sh qiptare që jeton në New York të SHBA.
[singlepic=29,320,240,watermark,]Vlera Xhakla, në këtë bashkëpunim, për të cilin në një intervistë për “Gazetën” pak kohë më parë ka pohuar se do të jetë dhe e fundit, ka zgjedhur pikërisht një prej emrave më të mëdhenj për momentin në tregun muzikor, që mban vulën e shumë hiteve si “Apologize”, etj.
Kështu, ndërkohë që kompozimi për “Boy” i është besuar treshes Timbaland, Finley Quaye, Vixen, një risi vërtet shumë interesante i përket dhe tekstit, është shkruar nga vet Vlera, që ka treguar dhe aftësitë e saj në vargje. Kënga pritet të lançohet së shpejti, për t’u kthyer në një sukses të vërtetë.
Bleona Qerreti eshte kengetare qe magjeps publikun me paraqitjen dhe stilin e saj. Martesa tani ka bere qe te ndryshoje pak, mirepo pengesa me e madhe thote se jane udhetimet e shumta, te cilat i bejne qe te mos qendroj shume kohe me bashkeshortin. Pervec marteses dhe karrieres se saj muzikore, ajo tani do te paraqitet edhe si aktore. Kur e pyet nese ka ne plan te kete femije, Bleona thote se tani per tani kjo nuk do te ndodhe. Dhe kjo sepse ne mendjen e saj eshte dicka shume e rendesihme per t’u realizuar. “Ne trurin tim ka hyre keq me emrin Hollywood!” rrefen. ” Tani po merrem me nje projekt per nje filmin Holliwoodian , ku aktorja kryesore protagoniste e ketij filmi do te jem une. Aktrimi e kam dashur gjithnje, mirepo nuk kam pasur mundesi per kete. Dhe tani qe mundeia me eshte ofruar pse te mos provoj. “Besoj se do t’ia dal, sepse kam prirje edhe per aktrim!”
[singlepic id=10 w=320 h=240 float=]
Muzika dhe miqesite VIP!
Bleona asnjehre nuk e harron dashurine e saj te pare, muziken. Ajo se shpejti do te kete nje surprize per fansat e saj. “Kohet e fundit jam duke u marre me pergatitjen e videove te dy kengeve te mia te reja ne anglisht dhe ne shqip. Rreth pergatitjes se tyre nuk do te doja te flisja me shume, sepse mendoj se me mire mund te jete si surprize per adhuruesit deri ne lancimin e tyre. “Besoj se do te jete dicka e mrekullueshme dhe risi ne tregun muzikor!” Por gjate veres qe lame pas Bleona ka ecur perpara edhe me njohjet e saj VIP-at nderkombetare. Rane ne sy fotot e publikuara ne jahtin e stilistit te famshem Roberto Cvalli. Pervec kesaj, gjate tere veres ka qene e angazhuar ne Milano duke bere foto me fotografe profesioniste dhe realizuar kenge te reja ne studiot Italiane. “Kam pasur nje bashkpunim me foto me kengetaren Kelly Rowland, ne sfilaten e Roberto Cavallit ne Milano, i cili me ka ftuar personalisht ne sfilaten e tij, duke qene qe kemi njohje personale qe nga Amerikan!”
Jeta ,e bashkshortin!
Koncertete e saj ne Evrope as qe i shkon ndemend t’i le per Ameriken. dicka… ajo nuk e harron asnjehere qe eshte ketu nga fansat e saj ne Kosove, Shqiperi e diaspore dhe ata nuk mund t’i injoroje dhe te mos shkoj ne koncertet, vetem per faktin qe jeton ne Amerike. I bie te lodhet pak me teper qe te udhetoje direkte nga Amerika ne koncert, por te jesh artist per te ne pergjiesi eshte nje pune e veshtire. Fatmirsisht bashkshorti i saj e mirekupton punen e saj. “Ganiu me bene shume leshime dhe e kupton qe une nuk e shpenzoj shume kohe me te ne shtepi per shkak te karrieres sime!” thote ajo. “Por edhe pse nuk mund te qendojme shume kohe bashke dashuria jone vazhdon te jete e forte si gjthnje. Zakonisht largesa qe kemi na e bene lidhjen me te fresket… se gjithmone qe shihemi kemi mall per njeri tjetrin!” Per Bleonen ndihmesa me e madhe qe i jep ai eshte qe nuk eshte xheloz dhe e kupton qe asaj i duhet te kaloj gjysmen e jetes neper avione. Kjo eshte ndihmesa me e madhe, sepse nuk e pengon per asgje. Bleona mendon se martesa e ka bere me te pergjegjshme per jeten dhe cdo minute qe e ka bosh mundohet ta kaloj me bashkshortin. Ata e ndajne shtepine e tyre te vetme me njeri tjertin. E megjithate, nuk mund te thohet se Bleona eshte bashkshorte tipike. Persa i perket puneve te shtepis… “Tani me duket po shkojme shume larg… hahaha!” thote ajo. “Une edhe kur jam ne Amerike jam tere diten ne studio, keshtu qe nuk kam kohe per punet e shtepise. Zakonisht merret pastruesja, mirpo kur jam ne shtepi ndnjegje te vogel e bej edhe une!”.
Këngëtarja e njohur kosovare, Arta Bajrami, ka thënë se gjatë jetës së saj ajo është nxitur më tepër nga babai, ndërsa fjalët e mençura i ka dëgjuar nga nëna. “Babi ka qene një përkrahës i imi gjatë tërë jetës sime. Unë edhe për nga shume tipare i ngjaj atij. Përheq talentit për këndim kemi edhe shume gjera tjera te përbashkëta, si humorin, karakterin etj.”- është shprehur ajo.
“Nëna ime gjithmonë më ka mësuar që të zgjedh një rrugë të sigurt në jetë. Mos të mashtrohem nga të mirat e çastit, por të luftoj për atë që zgjat sa edhe vet jeta”, është shprehur Arta”- tregon Arta.
Ndërsa pavarësisht mbështetjes që ka pasur, Arta është shprehur se në fund gjithçka duhet ta bësh vetë.
“Vetë më është dashur të mësoj se si të përballem me jetën që nuk të kursen asnjëherë. Pavarësisht je i dobët, i fortë, je fëmijë i pambrojtur apo je një luftëtar i guximshëm. Jeta të sfidon gjatë tërë kohës dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Pra, të mos na befasojë”-përfundon këngëtarja
Prej kohësh kishin nisur sërish thashethemet për një ribashkim të tyre por e kanë mohuar kategorikisht duke i lënë si gjithmonë në trajtën e
tymnajës së përgojimeve. Por në fakt është e vërtetë. Ingrid Gjoni dhe ish-i fejuari i saj Enea janë sërish bashkë dhe paparaci ynë sjell fotot që tregojnë për një tjetër lidhje të tyre. Vetëm pak ditë më parë, Ingridi dhe Enea kanë qenë në një nga clubet e natës në kryeqytet ndërsa kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit. Të dy shumë të lumtur e tregojnë qartë se ndihen mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit ku nuk kanë kursyer as përkëdheljet dhe bisedat gjithë ëmbëlsi mes tyre. Tashmë me një tjetër look, Ingridi nuk është më bjonde si në kohën kur ishte e fejuar me Enean, por ka tërhequr njësoj vëmendjen e këtij të fundit edhe si brune, madje më shumë nga ku duket qartë se djali e ndjek me sy dhe admirim në çdo lëvizje të saj, qoftë kur flet, qoftë kur kërcen. Siç shihet qartë edhe nga këto foto, këngëtarja është ‘varur’ në shpatullat e Eneas dhe i qëndron shumë pranë ndërsa buzëqeshjet e shoqërojnë gjithmonë. Ingridi kohët e fundit është vënë jo pak në qendrën e vëmendjes së mediave, duke u shfaqur me histori të ndryshme nga jeta e saj, por që në fund të fundit është treguar se kjo gjë nuk e preokupon dhe aq. Shijon dhe gëzon njësoj gati çdo mbrëmje nën shoqërinë e miqve nëpër pube apo karaoke. Dhe ja ku shfaqet tashmë dhe konfirmon për ne lajmin se tashmë është sërish në krahët e ish-të fejuarit për të cilin disa kohë më parë shprehej se ishte shumë e dashuruar.
1 vit e pak më parë…
Fejesa mes Ingridit dhe Eneas mori fund rreth 1 vit e pak muaj më parë ndërsa këngëtarja u shfaq sërish një femër e lirë pas dy vitesh bashkëjetese. U fol shumë për ndarjen e tyre, si fillim për mospërputhje karakteresh e më pas erdhi dhe deklarata nga vetë Enea sipas të cilit ish- e fejuara e tij ishte tepër xheloze. Lajmi ngjalli vërtet kuriozitet e aq më tepër që prej kohësh flitej për një ftohje të marrëdhënieve të çiftit. Në intervistat e dhëna pas fejesës, Ingridi gjithmonë shprehej se ndihej e lumtur dhe fliste me superlativa për të fejuarin e saj ndërkohë që Enea në fund tha për vajzën simpatike se në lidhje ishte tejet e vështirë përsa i takon xhelozisë.
Ndjenja
Në një rreth të ngushtë thashethemesh flitet se mes Ingridit dhe Eneas është kthyer sërish ndjenjam që ndoshta kurrë nuk u venit edhe pse deklaratat pas ndarjes të linin të kuptoje se gjithçka nga kjo dashuri kishte marrë fund. Pas prishjes së fejesës Ingridi shprehej se donte t’i përkushtohej profesionit të saj dhe kryesisht familjes, se nuk kishte më asnjë kontakt me Enean dhe se dëshironte t’i kalonte ato pak ditë pushimi në plazh e qetë. Për Ingridin gjithmonë bashkëjetesa ka qenë më shumë se fejesa. Ajo parapëlqente këtë stil jete pasi sipas saj bashkëjetesa shërben më shumë për t’u njohur me njeri-tjetrin dhe nëse duhet të vendoset një unazë në dorë sa për të zyrtarizuar fejesën, kjo mund të bëhet edhe brenda një dite. Dhe normalisht këtij mendimi ajo i qëndron akoma dhe ndoshta pse jo, çifti mund të kthehet njëlloj siç ishin disa kohë më parë, duke harruar dhe hedhur pas krahëve, gjithçka që ka ndodhur me sytë nga e ardhmja për të parë për më mirë.
Këngëtari kosovar Genc Prelvukaj ka deklaruar se për një kohë ka qenë i ngacmuar nga një homoseksual. Këtë fillimisht ai e ka përmendur mes miqve të tij e ndërsa lajmi ka shpërthyer shumë shpejt, është bërë e ditur edhe më gjerë.
Genci vetë, nuk ka nguruar ta pohojë këtë edhe të hënën mbrëma teksa ishte i ftuari i këngëtares nga Tetova, Big Mama, në emisionin e saj i cili jepet në Alsat-M.
“Kam pasur një rast kur më bezdiste në telefon një homo duke më dërguar mesazhe”, ka thënë Genci në emisionin “Mama’s Big Show”.