thashetheme ,celebritete, Big brother albania 3 live,celebrity gossip,reality shows


Archive for the ‘showbiz’ Category


RREZATA

Mar 10, 2010 Author: admin | Filed under: showbiz



Mosha:
21 vjeç
Vendbanimi: Prishtinë
Vendlindja: Prishtinë
Arsimi: Studente në Fakultetin Ekonomik
Statusi civil: Beqare

REZARTA Big brother albania 215x300 RREZATA

Thotë për veten:
“Kam nohuri të gjera dhe jam gjithmonë e gatshme për debat. Në shoqëri jam gjithnjë e suksesshme. Jam e gatshme të bëj spektakël”.

Eksperiencat:
Pret të diplomohet së shpejti në degën e Ekonomisë. Ka jetuar për 8 muaj në Amerikë, ku ka bërë punë të ndryshme. Atje ia ka kaluar shumë mirë dhe ka njohur njerëz të vendeve e kulturave të ndryshme. Fëmijërinë e saj e ka kaluar në Prishtinë. Ka ndjekur shumë kurse, sporte dhe aktivitete që janë zhvilluar në qytet.

Familja:
Familja e saj përbëhet nga prindërit, të dy ekonomistë në një firmë private. Gjithashtu ka dhe dy vëllezër, Gentianin dhe Ngadhnjimin, që janë në shkollë.

Interesa & hobi:
Është shumë e lidhur me modën, madje ka pasur dhe disa ekperienca në këtë fushë. Pëlqen filmat dhe muzikën. Nuk rri dot pa i-pod-n e saj.

Marrëdhëniet me meshkujt:
S’kanë qenë asnjëherë problem për të, sepse ajo tërheq gjithmonë vëmendjen e tyre.

Hyn në Big Brother albania
Për famë, për para dhe për një eksperiencë të re.

VALON

Feb 23, 2010 Author: admin | Filed under: showbiz

Mosha: 20 vjeç
Vendbanimi: Prishtinë
Vendlindja: Prishtinë
Arsimi: I mesëm
Statusi civil: Beqar
VALON Bigbrotheralbania 215x300 VALON
Thotë për veten: “Pika ime më e fortë është buzëqeshja. Pika ime e dobët janë femrat. Jam shumë i përshtatshëm për këtë program dhe jam i aftë të bëj shoqëri të reja”.

Eksperiencat: Ka qenë figurant në reklama të ndryshme që janë realizuar në Prishtinë. Ka punuar për pak kohë si kamarier në një kafene. Qëllimi që i ka vënë vetes është të vazhdojë shkollën e lartë për Marketing.

Familja: Valoni jeton me prindërit, 2 motrat dhe vëllain. Një nga motrat është binjake me të. Të dy prindërit janë në marrëdhënie pune. Duke qenë se Valoni është natyrë paksa dembele, prindërit e motivojnë gjithnjë për të studiuar, punuar dhe për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë.

Interesa & hobi: Adhuron natyrën, sportet ekstreme dhe muzikën. Fundjavave argëtohet nëpër pub-et e Prishtinës me miqtë e tij më të ngushtë.

Marrëdhëniet me femrat: Thotë se është shumë i suksesshëm me femrat. Nuk ka qenë asnjëherë pa një femër në krah. Nga femrat shqiptare pëlqen më shumë Zajminën.

Hyn në Big Brother… Sepse duke qenë se ka aftësi shumë të mira për të aktruar, mendon se Big Brother i ofron terrenin e duhur për të provuar veten. Por jo vetëm kaq.

JETMIRI

Jan 27, 2010 Author: admin | Filed under: showbiz, vip

Mosha: 25 vjeç . Vendbanimi: Vlorë .Vendlindja: Vlorë

Arsimi:
I lartë, “Shkenca Politike”, Romë

Statusi civil:
Beqar

Thotë për veten:
“Jam egocentrik, shakaxhi dhe zemërmirë. Relacionohem shpejt me njerëzit dhe jam gjithnjë aktiv”.

Eksperiencat:
Është në prag të diplomimit për Shkenca Politike. Deri tani ka provuar punë nga më të ndryshmet, që nga kamarier, ndihmës-kuzhinier, animator, asistent, etj. Është larguar për në Itali që në moshën 13 vjeçare.

Familja:
Përbëhet nga prindërit dhe motra, e cila studion për Mjekësi. Ka 12 vjet që jeton larg tyre. Çdo gjë e ka arritur me forcat e tij. Rruga drejt maturimit ka qenë e vështirë, por ai ia ka dalë mbanë.

Interesa & hobi:
Lexon shumë filozofi, histori, shkenca, etj. Është natyrë shumë kurioze. Do të zbulojë sa më shumë lidhur me natyrën njerëzore, zanafillën, masonerinë, okultet e lashta, etj. Në këndvështrimin e tij, njeriu është një specie në evolim të vazhdueshëm. Kontributi më i madh që mund të japë gjithsecili nga ne është lufta për përmirësimin e kulturës dhe realizimin e asaj që quhet begati e lumturi.

Marrëdhëniet me femrat:
Të shkëlqyera.

Hyn në Big Brother…
për të sjellë një model të ri në shoqërinë shqiptare, modelin e të riut që di t’i bëjë të gjitha.

SELDI

Jan 26, 2010 Author: admin | Filed under: showbiz, vip

Mosha: 23 vjeç

Vendbanimi:
Tiranë

Vendlindja:
Tiranë

Arsimi:
I lartë, Akademia e Arteve të Bukura, Kanto

Statusi civil:
Beqar
seldi big brother albania 215x300 SELDI
Thotë për veten:
“Jam i hapur, i komunikueshëm, shumë i suksesshëm me femrat. Më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes dhe ia arrij gjithmonë”.

Eksperiencat:
Vazhdon studimet në degën e kantos. Ka marrë pjesë në Top Fest dhe Këngën Magjike. Nuk i është dashur të punojë, pasi të gjitha të ardhurat e nevojshme ia siguron e ëma, e cila ka një biznes privat.

Familja:
Nëna është familja e tij e vetme. Prindërit janë ndarë që kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Babain e takon rrallë dhe kur i duhet të flasë për të ndjehet jo shumë komod. Jeton vetëm dhe e ëma mundohet t’ia bëjë jetën sa më të lumtur. Lidhja që ka me nënën është vërtet e rrallë. Ajo është i vetmi njeri për të cilin ai do hiqte dorë nga gjithçka, po të nevojitej.

Interesa & hobi:
Pëlqen jetën aktive, veshjet trendy dhe fundjavat i kalon gjithnjë në shoqëri.

Marrëdhëniet me femrat:
Gjithnjë të mira. Është gjithë kohës i rrethuar nga femra.

Hyn në Big Brother…
për të fituar famë në rrugën e muzikës dhe pse jo, për të marrë çmimin e madh!

PAMELA

Jan 26, 2010 Author: admin | Filed under: showbiz, vip

Mosha: 23 vjeç

Vendbanimi:
Tiranë

Vendlindja:
Korçë

Arsimi:
I lartë, diplomuar për Punë Sociale

Profesioni:
Agjente udhëtimesh

Statusi civil:
Beqare

Thotë për veten:
“Jam tip i hapur, pa komplekse. Përshtatem kollaj. Jam e qetë dhe spontane”.

Eksperiencat:
Puna si agjente shitjesh i pëlqen. Pjesa më e bukur është kur vjen stina e verës dhe agjencia organizon udhëtimet turistike për stafin. Është marrë me modë, konkurse bukurie dhe ka bërë disa shërbime fotografike, por me kalimin e viteve, kjo ka mbetur më shumë si një hobi e së kaluarës. Do pëlqente të studionte Juridikun.

Familja:
Jeton me prindërit dhe vëllain më të vogël. Me nënën konsumon gjithçka, kurse me babain më pak. Kur vjen darka dhe ajo duhet të dalë, është mami ajo që e merr babain me të mira.

Interesa & hobi:
Pamela është një vajzë tipike kryeqyteti. Ditën e sheh sportive dhe të angazhuar me punë, kurse mbrëmjeve është gjithnjë elegante, më look më të kuruar, e trukuar dhe gati për të bërë qejf. Mbrëmjeve i pëlqen të shijojë një gotë verë me miqtë, kurse fundjavat i kalon nëpër pub-e.

Marrëdhëniet me meshkujt:
S’kanë qenë asnjëherë një problem. Nuk i mungon kurrë vëmendja. Momentalisht po shijon beqarinë. Nuk pëlqen ta kthejë kokën pas. I duket kohë e humbur.

Hyn në Big Brother…
për të provuar famën dhe për të vënë në provë personalitetin e saj.

pamela 215x300 PAMELA