Archive for the ‘showbiz’ Category


Genta lidhet me Ledrin e Skillz?

Oct 20, 2011 Author: admin | Filed under: showbiz

Prishtinë, 20 tetor – Këngëtarja atraktive dhe seksi Genta Ismajli ka pak ditë që ka ndryshuar statusin e saj në rrjetin social “Facebook” nga beqare në e impenjuar.
Sipas “Zhurnal Plus” mëson se flitet për nëj histori dashurie në mes të këngëtares dhe Ledri Vulaj, anëtarit të grupit “Skillz”.

Nuk dihet ende sa është i vërtetë ky lajm, por nëse po, ajo do të fitojë përveç një dashurie dhe një publicitet më të madh që e kishte humbur në një nga kanalet televizive më të mëdha në Kosovë. Arsyeja, posi Ledri është djali i një prej çifteve dominant të këtij kanali televiziv.

Genta pak ditë më parë ishte ne New York ku ka pasur disa koncerte së bashku me Noyzin, ndërsa në këtë kohë ka kënduar edhe në manifestimin që u bë nga aleanca “Kuq e Zi” në mes të metropolit botëror.

(more…)



Fjalet nga kerkimet:

  • adelina tahiri lidhet me seldin
  • qka e ka genta ledrin
  • dafina zeqiri lidhet me ledri vulen
  • dafina zeqiri dhe ledri vulaj ne lidhje
  • foto genta dhe adelina tahiri

Rikthehet Adelina Ismaili me kenge te re!

Oct 20, 2011 Author: admin | Filed under: showbiz

Adelina eshte kthyer ne skenen e muzikes me nje bashkpunim me nje kengetar franqez. Kenga eshte ne anglisht po ka pjes frangjishte dhe gjithashtu disa fjale shqip.

Shikim te kendshem:

http://www.youtube.com/watch?v=dApSPYfJMLo



Fjalet nga kerkimet:

  • adelina ismaili me kengen e re
  • Adelina kendon me ni franqez
  • keng franqez

Zanfina Ismajli parapelqen dasmet tradicionale!

Oct 13, 2011 Author: admin | Filed under: showbiz

Ka vite që epitetin si artiste e ka rrëmbyer, pavarësisht se sic thotë këngëtarja as ajo, e askush nuk mund të arrijë lartësinë e Adelina Ismajlit. Kështu rrëfen në këtë intervistë për “Zhurnal Plus” këngëtarja Zanfina Ismajli e cila nuk nguron të na tregojë edhe për dukjen e saj, që nuk ka intervenime në trup, megjithëse nuk është 100 përqind perfekt. Por a do të ketë Zanfina me të motrën një duet? A ka veshur ndonjë herë fustanin e bardhë të nusërisë? Në këtë intervistë mund të mësoni shumë për këngëtaren e hitit “Ti pa mu nuk mundesh”.

(more…)



Fjalet nga kerkimet:

  • dasmet ne australi

Adelina Tahiri kushtoi kengen Adrian Gaxhes?

Oct 13, 2011 Author: admin | Filed under: showbiz

Adelina Tahiri, e përfolur jashtëzakonisht shumë në media për lidhjen e saj dashurore me futbollistin Lorik Cana, së fundmi është prezantuar në festivalin “Kënga Magjike 2011” me këngën “Ti mos u kthe”.

Kënga u tha së këtë këngë ia kushton Lorikut. Ajo ka bërë edhe klipin e këngës që është realizuar nga nga “Max Productions”, e që i kushtohet hiç më pak se këngëtarit Adrian Gaxha, i cili këtë verë u fejua me prezantuesen e Top-Channel, Luana Vjollca.

Bëhet me dije se kohë më parë shkupjania e bukur ka pasur mjaft simpati për 27-vjeçarin Adrian Gaxha, i cili gjithashtu jeton në Shkup.

(more…)



Fjalet nga kerkimet:

  • adelina tahiri adrian gaxha
  • adelina tahiri dhe adrian gaxha
  • adelina tahiri & adrian gaxha
  • adelina tahiri adrian
  • adelinatahiri

Zanfina: Estrada me afat skadimi

Oct 13, 2011 Author: admin | Filed under: showbiz

Këngëtarja Zanfina Ismajli, edhe pse konsiderohet një pjesëtare e estradës, ka bërë një deklaratë për Zhurnal se estradës i ka dalë afati. Ajo ka thënë se kolegët e saj shpesh dinë të xhelozojnë kur, dikush ka sukses me një këngë.

Zanfina Ismajli, e cila para disa muajve hodhi në treg këngën e saj të re “Ti pa mu nuk mundesh”, ka thënë se këngëtarët e estradës kosovare dinë të jenë xhelozë, sidomos kur është çështja te suksesi që ka një këngëtar.

“Po, xhelozia shpesh te njerëzit përzihet me adhurimin dhe ata që më kanë xhelozuar, njëkohësisht më kanë admiruar. Po nisem nga fakti që janë marrë aq shumë me mua dhe jo me jetën e tyre”, ka thënë ajo në këtë intervistë e cila pritet që e plotë të botohet në faqen e Zhurnal të Maqedonisë.

(more…)

Lidhja Mc Kresha dhe Rozana Radi tashme publike!

Oct 9, 2011 Author: admin | Filed under: showbiz

Sot ne emisionin “E diela shqiptare” kan qen te ftuar dy mysafir Mc Kresha dhe Rozana Radi te cilet kan ber nje lloj spektakli dashurie, duke pohuar lidhjen mes tyre dashurie.

Ne videon poshte mund te shikoni se si Mc Kresha per vertetimin e lidhjes ja jep nje puthjes Rozanes ne ball, gjithashtu i dhuron diqka. Me shume ne video:



Fjalet nga kerkimet:

  • MC kresha dhe rozana radi
  • emsi kresha rozana radi
  • rozana radi dhe mc kresha
  • ms kresha dhe rozana radi
  • rozana radi dhe kresha

Tuna zvogëlon hundën

Oct 9, 2011 Author: admin | Filed under: showbiz

A kishte nevojë Altuna Sejdiu të operonte hundën? Ajo nuk është kritikuar kurrë për pamjen e saj të jashtme. Është cilësuar si një ndër femrat më të bukura të showbiz-it, megjithatë ja që Tuna ka parë me llupë defekte në fytyrën e saj.

Ndaj pak kohë më parë, para se të bëhej pjesë e programit “E diell” Tuna ka bërë një vizitë te kirurgu plastik që i ka dhuruar një hundë të re. Ndoshta jo më të bukur se të parën, por më ndryshe. Kanë mjaftuar të heqë disa milimetra nga hunda e saj dhe Tuna mesa duket është ndjerë mirë me veten e saj, transmeton Bluetooth.

Sipas psikologëve, njerëzit janë të prirur të ndryshojnë pamjen e jashtme pas situatave shumë stresuese në jetë dhe dështimesh. Nevoja për një pamje të re, i krijon njerëzve idenë e të nisurit një jetë të re. Tuna pas një martese shumë të përfolur në media dhe një divorci të përfolur edhe më shumë, ka ndjerë nevojën për të lënë pas krahëve jetën e vjetër dhe të nisë një jetë të re bashkë me një hundë të re. Ndaj, nuk na mbetet veçse t’i urojmë Tunës: Paç fat me të dyja!

(more…)

Zana Krasniqi do ta provojë edhe aktrimin

Oct 9, 2011 Author: admin | Filed under: showbiz

Ka tri javë që ka filluar punën intensive në Nju Jork si modele e agjencisë “Wilhelmina models”.

Modelja e njohur kosovare Zana Krasniqi tashmë ka marrë dhe vizën e punës në Amerikë, duke u vendosur atje për tri vite me radhë. Fotosesionet kanë filluar të bëhen përditshmëri e Zanës, saqë ajo tregon se ia ka filluar shumë mbarë.

Brenda ditës, Zana tregon se mund të ketë tri-katër fotosesione, kështu që klientët i shohin fotot e modeleve dhe pastaj ata përzgjedhin nëse mund të vazhdojë të punojë si modele apo jo. Zana për momentin po pëlqehet shumë me fotot e reja. Agjencia që punon Zana ka seli edhe në Los Angeles, ndaj modelja pritet të vendoset edhe atje ku dëshiron të vazhdojë karrierën si aktore, përpos punës si modele.

“Ata e kanë bazën si agjenci modelesh në Los Angeles, por kanë lidhje me një tjetër agjenci edhe për aktore, ndaj më kanë ofruar të bëj një test për aktrim si fillim”, tregon modelja Krasniqi.

Për të pasur sukses në këtë drejtim e ke të pamundur që punët t’i bësh vetë, pasi duhet doemos të kesh edhe agjenten që të ndihmon. Ndërsa agjentja e Zanës është një femër nga Sllovenia, që e kupton botën femërore dhe e ndihmon shumë. Dita e Zanës nis shumë herët me fitnes, ushtrime dhe shumë prova.

“Këtu ushtroj gjithmonë, vijën e trupit s’mund ta mbash pa bërë ushtrime. Merrem me joga më shumë. Është disiplinë puna e modeles”, thekson Zana.

Asaj i mungojnë të gjithë në Kosovë, por kohën e lirë më shumë bisedon me të dashurin e saj.

“Flas më shumë me të dashurin, por pak më rrallë me mamin dhe familjen”, thotë teksa tregon se ndihet e vetmuar pa të dashurin, por që edhe më herët kanë qëndruar larg njëri-tjetrit.

(more…)



Fjalet nga kerkimet:

  • ushtrime per aktrim

Fejesë pa koleget

Oct 9, 2011 Author: admin | Filed under: showbiz

Një festë me shumë glamour është realizuar me rastin e fejesës së rep-këngëtarit Getoar Selimi me të përzgjedhurën e tij Florenta Islami.

Mbrëmja është mbajtur këtë javë në hotel “Emerald” në Prishtinë, me të një numër të madh të ftuarish. Salla ku ishte organizuar fejesa shkëlqente nga dekori, ndërsa të ftuarit si gjithmonë të veshur me shumë shije. Thuhet se për gjithë organizimin e kësaj fejese ishte përkujdesur e ëma e Getit, zonja Florije Kemendi Selimi, e cila ishte ajo që priste gjithë të ftuarit në hyrje të hotelit së bashku me djalin tjetër, Liberianin.

Ajo që vihej re nga gjashtë albumet me fotografi që e ëma e Getit kishte postuar në profilin e saj, ishte se ndër të ftuarit dominonin shumë fytyra publike meshkuj, ndërsa mungonte gjinia femërore dhe femrat e njohura VIP.

Ndër të ftuarit, përveç familjarëve të tij, të pranishëm ishin edhe anëtarët e grupit Skillz (Ledri dhe Visari), Milot Binaku (ish i dashuri i Genta Ismajlit), stilisti Valdrin Sahiti, Noga, Drin Zatriqi (menaxheri i Dafina Zeqirit), disa rep-artistë të tjerë, që nuk janë shumë të njohur, si dhe shumë të ftuar që nuk i përkasin ekranit.

Duke e ditur që Geti ka shumë miq në muzikë me të cilët edhe ka bashkëpunuar, siç duket, asnjë nuk e kishte nderuar ose të paktën nuk ka pasur ftesa nga ai. Një tjetër arsyetim vinte se Geti me shumicën e femrave të këngës ka pasur lidhje dhe ka qenë e pakuptimtë që t’i ftojë në ceremoninë e fejesës, pasi në njëfarë mënyre do të lëndonte tashmë të përzgjedhurën e tij, Florentën, me të cilën për herë të parë ka bërë një hap drejt fejesës, ndryshe nga lidhjet e tjera që ka pasur më herët.

(more…)



Fjalet nga kerkimet:

  • fejese e getit

Lorik Cana dhe Miss Shqiperia Arnita Beqiraj lidhej e re?

Oct 6, 2011 Author: admin | Filed under: showbiz

Kjo festë ishte njohja e tyre por ato gjatë gjithë mbrëmjes nuk kanë reshtur së diskutuari me njëri-tjetrin. Futbollisti i kombëtares së futbollit Lorik Cana dhe Mis Albania, Arnita Beqiraj, të dy bukuroshë pa diskutim, veç Aleancës Kuq e ZI kanë gjetur edhe pika të tjera të përbashkëta mes tyre, transmeton Bluetooth. Madje ata në distancë na kanë krijuar idenë e një çifti në perspektivë… Nëse s’jemi 100 për qind të sigurt për dyshimin tonë shpresojmë të bëhet në të ardhmen.

(more…)



Fjalet nga kerkimet:

  • lorik cana arnita beqiraj
  • arnita beqiraj dhe lorik cana
  • Arnita Beqira
  • lorik cana arnita
  • arnita beqiraj foto

Facebook

Kategorite


Linqet