Mosha: 22 vjeç
Gjendja civile: Beqare
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Londër
Arsimi: I mesëm
Profesioni: Asistente menaxhere në një qendër estetike
Hobi dhe interesa: Moda, shopping.

Thotë për veten: “Jetoj prej 12 vjetësh në Angli, ku kam jetuar eksperienca nga më të ndryshmet. Jam e thjeshtë dhe e komunikueshme, gjë që besoj do më ndihmojë në eksperiencën time në Big Brother albania”.
Hyn në Big Brother: Për të përjetuar diçka ndryshe dhe për të njohur njerëz të rinj.
KLAUDIA
Gjendja civile: Beqare
Vendlindja: Sarandë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: I lartë, Shkenca Sociale
Profesioni: Shitëse
Hobi: Muzika, kërcimi.
Thotë për veten: “Në jetë kam disa parime që nuk lejoj njeri të m’i shkelë. Nuk bëj lehtë kompromise. Jeta në trysni më jep shumë adrenalinë”.
Hyn në Big Brother: Për të realizuar një ëndërr dhe për një të ardhme më të mirë.
Banorët shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur sepse tashmë ka ardhu mëngjesi.
Alma shkon dhe shtrihet pranë Nedës e cila po fle në një krevat me Alkenën dhe fillon që t’i flasë për Ogrenin, ndërsa të tjerët flenë.
Alma i thotë Nedës se ajo i kishte thënë Ogrenit se Neda ndjen diçka për të dhe Ogreni i ishte përgjigjur se Neda po e orienton në drejtim të Elisës dhe nëse do të ndjente për të nuk kishte pse të thoshte përapara të gjithëve se “Ogrenit i ndriçojnë sytë për Elisën”. Neda thotë se ajo bën shaka, ndërsa Alma i tregon më tej për bisedën që pati me Ogrenin. Ajo i thotë se Ogreni i kishte thënë se përse ajo nuk ia kishte thënë edhe Nedës këto gjëra që po ia thoshte atij dhe Alma i përgjigjet se nuk e kishte bërë vetëm për faktin se ishte një mendim i saji.
Alma thotë se tek Neda dhe Ogreni shef një çift të bukur. Alma i tregon Nedës se i kishte thënë Ogrenit se nuk i kishte thënë gjë Nedës sepse nuk e dinte se si mund ta merrte ajo këtë. Më tej Alma shton se Ogreni kishte kuptur nga Neda se nëpërmjet ngacmimeve për Elisën, Neda kishte dashur t’i thoshte se mes tij dhe saj nuk mund të lindë asgjë.

Kështu vajzat flasin për një kohë të gjatë ku Alma i thotë Nedës se Ogreni i ka thënë se ndjen një simpati për Nedën.
Neda thotë se kur ajo pëlqen një njeri mundahet që t’i shmanget, sidomos për atmosferën dhe ambjentin në të cilin ndodhet.
Neda thekson se Ogreni është një person që ajo e vlerëson, madje dhe e adhuron sepse ai vlen që të të qëndojë afër. Ajo thotë se me Ogrenin e ndjen veten të përafërt. Ajo thotë se e vlerëson shumë si njeri si shok dhe deri në atë pikë do të mbesë për të, por Alma i thotë se ajo nuk e beson këtë.
Domenika dhe Seldi as që e kishim menduar 6 muaj më parë se kur të dilnin nga Big Brother do të kishin pranë vetës njeriun e zemrës dhe gjysmën tjetër. Tashmë, ata po shijojnë frytet e famës dhe po zbulojnë akoma më shumë elementë të dashurisë që i dhurojnë njëri-tjetrit. Bashkëjetesa e tyre është e ndarë në dy familje, sa në atë të Domit dhe në atë të Seldit. Kjo gjë i ka bërë mirë dy të rinjve për të jetuar një dashuri pa komplekse dhe mbi të gjitha të sinqertë dhe të çiltër, siç e përkufizojnë ata vetë.
Domenika Çaushaj, vajza nga Vlora, ishte një nga pretendentet kryesore për të fituar çmimin e madh prej 100 milionë lekësh në Big Brother 3. Në një “duel” me Jetmirin, ajo doli e dyta. Kjo nuk e ka mërzitur aspak atë, duke pohuar se përjetoi një eksperiencë të bukur dhe doli që aty më e fituar se kurrë. Por, ky reality-show do të mbahet mend gjatë për të dhe për të gjithë teleshikuesit, pasi ajo u fut në atë shtëpi dhe jetoi për dy javë me të ëmën, Valentinën. Si dy shoqe, ato provuan një nga aventurat më të bukura të jetës së tyre. Në një intervistë për “Sh2-in”, Domi tregon marrëdhënien e saj me Seldin, bashkëjetesën dhe planet për të studiuar në Los Angeles
Domenika, për tre muaj dita juaj ndryshoi, po tani që jeni jashtë nga shtëpia, si vazhdojnë ditë tuaja?
Nuk di nga t’ia filloj, kuptohet që çdo gjë është më ndryshe dhe më e bukur, me modesti them se siç kam qenë edhe jam, nuk është se kam ndryshuar si Domenikë. Jam po ajo që keni parë gjatë gjithë kohës, e qeshur, e thjeshtë dhe mbi të gjitha pa komplekse, por t’i kalosh ditët në lidhje me personin që do, Seldin, është diçka e bukur që më ka ndryshuar jetën për pozitivisht, ku çdo ditë e kaloj përkrah tij dhe njerëzve që na adhurojnë, dhe që na kanë përkrahur në çdo moment dhe meqë më jepet rasti dua t’i falënderoj shumë.
Për më tepër që hytë vetëm dhe dolët çift, si erdhi ky ndryshim tek ju?
Erdhi shumë spontanisht dhe me ndjenjë të fortë, ku po e përjetojmë më së shumti edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.
Po përballja me faktin që jeni e njohur dhe të tjerët ju shohin me kuriozitet apo ju flasin me dashamirësi… sa ju lumturon apo ju bezdis?
Më lumturon shumë, nuk e kisha menduar kaq, për faktin se realisht nuk e dija se si do ishin reagimet pas daljes nga shtëpia, por mund të them se në çdo vend që shkoj jam e surprizuar nga dashamirësia e fansave, ku çdo buzëqeshje dhe fjalë e ngrohtë e tyre më bën të jem si në ëndërr.
Kur hytë në shtëpinë e BB e kishit menduar që do krijonit një lidhje aty, kishit hyrë me strategji të qarta apo…?
Absolutisht jo, sepse nuk jam tip që luaj me ndjenjat apo të krijoj lidhje strategjike për një lojë, e gjitha kjo nuk bën pjesë në karakterin tim. Ç`do gjë që e bëj, e bëj me zemër dhe pa komplekse.
Banori për të cilin ju patët afeksion dhe më pas u kthye në një lidhje dashurie është Seldi, çfarë ju pëlqeu më shumë tek ai në momentet e para, por edhe më vonë?
Seldi, mund të them që është një magnet në tipin që e karakterizon dhe në sytë e tij ka një mirësi të theksuar, gjë për të cilën unë e kuptova që në impaktin e parë. Ditë pas dite u afeksionova shumë me të, pasi ishte një tip shumë pa komplekse, gjë të cilën e vlerësoj dhe e kemi një të përbashkët, por dhe natyra shumë e çiltër dhe gazmor ku ishte i vetmi që më dhuronte emocione të pakrahasueshme.
Po tani vazhdojnë t’ju pëlqejnë të njëjtat gjëra…?
Të njëjtat gjëra dhe akoma më shumë, sepse në shtëpinë e BB normale që koha për të pasur pak privatësi ka qenë më e kufizuar, por tani jashtë shtëpisë i dedikojmë më shumë kohë njëri-tjetrit, ku zbulojmë dita-ditës cilësi apo virtyte interesante që e përforcojnë akoma më shumë lidhjen tonë.
Po një “gjë” që nuk ju pëlqen te Seldi, apo që ia vini në dukje shpesh, që e kritikoni, një ves apo ndonjë huq… cili është?
Dua të tregohem e sinqertë, ka pasur diçka pak si interesante, nëse mund ta quaj kështu, që edhe gjatë kohës në shtëpi e ka pasur vesin e ngrënies së thonjve. Po mundohem t’ia heq si ves, por më duhet pak kohë, megjithëse ia kam arritur sado pak, sepse ka filluar ta rrallojë, mbase kjo është për shkak të dashurisë që ai ka për mua.
Domenika, ju keni ikur nga Shqipëria në fillim të moshës së adoleshencës dhe u kthyet pas shumë kohësh për të marrë pjesë në një program televiziv, pse zgjodhët Big Brother?
Megjithëse kam qenë jashtë Shqipërisë, prania ime në atdheun tim nuk më ka munguar asnjëherë, duke qenë se jam tmerrësisht e dashuruar me traditën tonë në çdo fushë, qoftë të artit, të muzikës, të kuzhinës, informacionet në lidhje me zhvillimet të fushave të ndryshme nuk më ka munguar. Zgjodha BB3 thjesht për një eksperiencë, pasi më pëlqen të eksploroj karakterin tim në konfront me të tjerët dhe kjo ishte një mundësi shumë e mirë ta për mbushur sado pak dëshirën time.
Çfarë i dhatë dhe çfarë ju dha ky realit-show?
Thjesht Domi me të gjitha ngjyrat që karakterizon, ky reality-show më dha mundësinë për të njohur dashurin e jetës sime, Seldin.
Morët atë që donit?
Po.
Ju treguat që ishit një vajzë me një mentalitet të hapur… e kishit problem mos kjo gjë do keqkuptohej jashtë?
Jo, sepse unë kjo jam dhe s’kam pse të fshihem pas një maske, mendoj që çdokush duhet të jetë vetvetja në çdo situatë dhe të bëjë apo të thotë atë që ndjen vërtetë.
Çfarë e bën Domenikën të jetë e lirshme, e çiltër dhe pa komplekse?
Thjesht të jesh vetvetja, dhe spontane.
Pas përballjes me banorë të shtresave, profesioneve dhe mentaliteteve të ndryshme… në çfarë përfundimi arritët?
Që, nëse njeriu është mbi të gjitha njerëzor, ka një rrugëdalje apo një mënyrë për t’u sqaruar për çdo gjë.
Nuk shfaqeni shpesh së bashku më ish-banorët e tjerë në lokale apo klube nate… pse?
Preformancat e lokaleve apo pub-ve janë të ndryshme, kam preferuar më shumë ambiente më të qeta dhe me intime, ku sigurisht i kam kaluar me Seldin dhe me miqtë tanë.
Fëmijërinë e keni kaluar në Vlorë, ju kujtohet, keni nostalgji për atë kohë?
Eh, normal që po janë kohëra që nuk kthehen më mbrapsht, kam një nostalgji të paparë për ato vite, kam kaluar një fëmijëri ashtu siç është edhe vendi im Vlora, një fëmijëri të ngrohtë.
Çfarë gjërash ju vijnë më shpesh në mëndje…?
Po ja, kur dilnim dhe luanim me pafka, litar të gjithë fëmijët e lagjes mblidheshim dhe organizonim miss pallati, miss lagja. Më kujtohet kur merrnim tenxhere apo tigan dhe organizonim një mini-orkestër me ata zërat tanë çjerrës që për ne ishte një muzikë, por për të rriturit që ktheheshin nga puna të lodhur ishte një acarim total. Mbaj mend ,kur shkonim në plazh dhe pinim aranxhata dhe hanim kasata, ku i kujtoj me nostalgji, dhe sot i kam kërkuar dhe nuk gjenden më…
Si ka qenë jeta juaj në Itali…. duke marrë parasysh që ka qenë pikërisht adoleshenca?
Si çdo adoleshent edhe unë me preferencat e mia muzikore apo stilet e ndryshme të veshjes dhe të lukut në përgjithësi, normale me idealet e një revolucionare që do të ndërrojë botën.
Ju jeni një artiste, Skenografia është dega për të cilat keni vazhduar edhe studimet… por kur janë kontaktet tuaja të para me pianon, pikturën…?
Kontaktet i kam pas që kur isha në Vlorë, për shumë vjet ndoqa kursin e pianos. Më pas këtë gjë e bëra dhe në Itali, por u përqendrova në piktura dhe skenografia ishte shkolla që unë ndoqa. Tani jam në vit të fundit, më ka mbetur vetëm diploma. Ndërsa pjesën tjetër të studimeve mendoj ta vazhdojë në Los Angelos.
Masteri në Los Angeles është një plan i afërt?
Është dhe kjo si mundësi në planet e mia.
Pse ju është fiksuar Los Angelesi?
Sepse ku ka një specializim në regji më të mirë se Los Angeles!?
E shihni Shqipërinë si një vend ku mund ta ushtroni këtë profesion dhe ku mund të jetoni?
Pse jo…
Tashmë që lidhja juaj më Seldin është bërë më se publike, të gjithë kanë kuriozitetin të dinë, ju bashkëjetoni?
Po, bashkëjetojmë sa tek shtëpia ime, sa tek shtëpia Seldit, është një emocion shumë i veçantë për të dy ne, të cilin e përjetojmë me një dashuri të pastër dhe të fortë.
Seldi ju kërkuar publikisht fejesën në TV, mund të themi tashmë që ju jeni të fejuar?
Për derisa jetojmë bashkë, kuptohet që fejesa kjo është në fund të fundit.
Çfarë ju bashkon më shumë ju të dy?
Karakteri, mirësia, spontaniteti dhe shpirti artistik që të dy e kemi shumë të theksuar.
Ndoshta delli i artistit?
Pooo, siç e thashë dhe me sipër një lidhje bëhet akoma dhe më e bukur kur shpirti artistik prek 2 zemrat.
E keni menduar një martesë të mundshme?
E kemi thënë të dy, normal që pas fejesës vjen martesa.
Si do të donit të ishte martesa juaj… na e përshkruani?
Kur të vij momenti do jeni të ftuar, pasi, po ta them, humbet efekti surprizë.
Ishte Big Brother një vend për të krijuar miq, dhe mund të thoni ju tashmë që keni dalë nga ajo shtëpi se aty gjetët miq të mirë?
BB3 është vend ku të jep mundësinë të krijosh miqësi, por kjo varet nga karakteret e personave, ku dikujt i hahet muhabeti dhe dikujt jo, janë disa banorë që vazhdoj të kem një shoqëri të pastër, ku dhe koha do ta vërtetojë më së miri.
Do ta përsërisnit si eksperiencë?
Një eksperiencë si atë të Big Brother një herë e përjeton.
Banori më i përfolur i shtëpisë së Big Brother Albania 3 , Seldi dhe një ndër këngëtarët më të njohur në trevat shqiptare Sinan Hoxha së fundi do të realizojnë këngë së bashku dhe kanë për qëllim që të bëjnë Boom. Të inspiruar nga skandalet e fundit që ndodhën nëpër media se të dy kanë lidhje dashurore mes veti , ata do ta realizojnë këtë këngë. Në atë këngë thuhet që do të përmendet edhe ngjarja me Domenikën , por gjithashtu flitet se nuk do të përmendin emra se kush si.
Nuk e kishte menduar asnjëherë kështu. Për të jeta ka filluar nga e para. Këtë gjë pohon Bertina Mehmeti, vajza nga Delvina që do të hapte kaq shumë diskutime për lidhjen që krijoi brenda shtëpisë së Big Brother albania 3. Me hyrjen e saj në shtëpi nuk e kishte përjashtuar asnjëherë një lidhje dashurie, por nuk do të donte që kjo gjë të ndodhte më të, por, ja që ndodhi, e më mirë kështu, sepse kjo gjë Bertinën e ka bërë të lumtur. Sipas saj, Erioni është një djalë më të gjitha të mirat… por, gjërat nuk shkojnë dhe kaq vaj. Olta, një tjetër banore brenda në shtëpi ia ka turbulluar pak ujërat Bretinës në lidhjen e saj. Jo vetëm tani që ajo ka dalë, por edhe kur ajo ka qenë brenda shtëpisë, “xhelozia” ndaj Oltës ka qenë shqetësuese për të. Shqetësuese gjithashtu duket të jetë dhe mosvendosja e Erionit, i cili deri më tani po qëndron neutral, duke mos e ndarë mendjen dhe duke lënë përshtypjen sikur do të jetë në qendër të vëmendjes. Këtë gjë e ka fituar, ndërsa Bertina uron që Erioni të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi dhe me daljen e tij do kuptohet nëse lidhja e tyre do funksionojë apo… E nga ana tjetër, fati ka qenë me Bertinën, ajo tashmë ka marrë disa oferta pune, por ajo që e ka joshur më shumë është propozimi i Ministrisë e Mbrojtjes në profesionin e saj si Inxhiniere tek Instituti i Projektimeve Ushtarake.
Bertina, u bënë gati dy javë që ke dalë nga shtëpia e Big Brother, si ndihesh?
Ndihem shumë e emocionuar, një jetë krejt e re. Për mua ka filluar gjithçka nga e para e vetmja gjë është se unë mbaj të njëjtin emër. Vetëm kjo më ka mbetur, identiteti im, se jeta ime e vërtetë ka ndryshuar…
Në ç’aspekt ka ndryshuar?
Sigurisht që ka ndryshuar për mirë, të jesh mes njerëzve çdo ditë, të marrësh mendime, opinione, vlerësime që nuk i ke menduar kurrë që mund t’i marrësh. Qoftë edhe ofertat e punës edhe këto janë një nismë e re e imja pjesë e kësaj jete. Të qenit person i njohur është përsëri një gjë ndryshe.
E kishe menduar kështu?
Asnjëherë. Impakti i parë me botën jashtë shtëpisë ishte komplet ndryshe.
Pse vendose të marrësh pjesë ne Big Brother?
Për faktin se doja të kuptoja se kush isha unë në të vërtetë. Doja të shikoja se sa i qëndrueshëm dhe i duruar ishte karakteri im. Sa i rezistoja hipokrizisë, mashtrimeve, situatave dhe njerëzve të “ligj”
Ia dole?
Në një farë mënyrë po. Fakti që njerëzit më vlerësojnë për këtë që jam, atëherë them se ia kam dal.
Big Brother mendon se të ka shërbyer për jetën, çfarë të mësoi?
Të them të drejtën, këto kanë qenë eksperienca edhe të jetuara dhe përjetuara më përpara. Gjithmonë me sinqeritetin jam lëkundur. Nëse duhet të isha apo jo kaq e sinqertë me njerëzit. Unë fal sinqeritet, po a më falin edhe të tjerët njëjtën gjë. Megjithëse përherë kam dhenë sinqeritet të tepruar, përsëri nuk kam hezituar ta jap atë vazhdimisht. Ndihem mirë kështu si jam, edhe pse e sinqertë, edhe pse gaboj, përsëri e vlerësoj këtë pjesë timen.
Në këtë pikë ndryshonit ju nga banorët e tjerë të BB?
Në një farë mënyre them se po, megjithëse nuk do të përjashtoja vetëm veten time si person i sinqertë, do të thoja që edhe Menel është shumë afër tipit tim në pjesën së sinqeritetit. Apo Graciela, Pamela, të cilat gjithashtu janë vajza të sinqerta, Rezarta po ashtu. Të gjitha këto që përmenda i kam vlerësuar për këtë aspekt.
Para se të hyje në shtëpi, mendoje se do të krijoje një lidhje në Big Brother?
Nuk e kam përjashtuar edhe kur më është bërë kjo pyetje. Megjithatë, kam tentuar dhe e kam mbajtur vetën të mos e krijoja kurrë atë lidhje, por ja që ndodhi. Kur je spontane dhe e lëshon veten, gjërat ndodhin.
Ishte një eksperiencë e bukur për ty?
Sigurisht që po, kush do që do ta provonte në vendin tim këtë eksperiencë, nuk do të mbetej i zhgënjyer, jam e sigurt që do ta provonte e riprovonte.
Pse zgjodhe pikërisht Erionin si njeriun e përshtatshëm?
Erioni që në momentin e parë e ka shprehur afeksionin e tij ndaj meje, ka shprehur sinqeritetin, ngrohtësinë dhe mbështetjen. Kanë qenë këto karakteristika të tipit të tij që mua më kanë bërë për vete.
Vazhdon të kesh të njëjtën mendim si në momentin e parë për Erionin?
Sigurisht që po, edhe pse, jemi pak të distancuar, në kuptimin që nuk jemi më afër njeri-tjetrit, kjo vetëm fizikisht po mendërisht jemi shumë pranë, kështu që janë të njëjtat gjëra. Unë e kuptoj shumë mirë sjelljen e Erjonit dhe do të ndodhte e njëjta gjë sikur unë të isha në vendin e tij.
Shumica e publikut menduan se ti ishe shumë agresive me të, është e vërtetë?
Nuk mendoj se kam qenë aq agresive sa mendojnë të tjerët, kam qenë aq sa duhet dhe nëse një femër do të ishte në vendin tim do më kuptonte dhe nuk do më quante aspak agresive. Kam qenë thjeshtë e matur dhe kam kërkuar disa gjëra, për të cilat mendoj se i meritoj, sikurse unë kam dhënë të Erioni pretendoj edhe të marr.
Ke besim se kjo lodhje do të zgjasë?
Kurrë mos thuaj kurrë, po them se po, gjithçka do sqarohet dhe do të duket në vijim. Më mirë le të ia lëmë kohës. Koha shëron dhe koha zgjidh çdo gjë.
Më thatë pak më lart se keni marrë disa oferta pune, për çfarë?
Ofertat janë të shumta. Kam marrë nga Ministria e Mbrojtjes në profesionin tim si Inxhiniere tek Instituti i Projektimeve Ushtarake, pedagoge në një Fakultet të Kuvendi Popullor.
Çfarë mendon se do të zgjedhësh nga këto?
Patjetër që nuk do të refuzoj, por nuk do të refuzoja as spektaklet. Ndoshta te Ministria e Mbrojtjes ka shumë gjasa, pedagoge mund të jetë punë e dytë.
Ke thënë shpesh në BB se je përballur gjithmonë me femra që i ke pasur kundër dhe që kanë qenë xheloze ndaj teje, është e vërtetë kjo gjë?
Them se po, femra ka një natyrë të atillë që vë re një person që po i shkojnë gjërat mirë dhe që po ecën, në këtë moment femra e ka xhelozi, kush do të donte të shihte më mirë se sa vetja.
Me cilin nga banorët mbani kontakte tani që keni dalë jashtë?
Me Gracielën që e kam konsideruar si motër, me Pamelën, Rezin, Edin, Gjimin, Renaton e kam takuar.
Ndryshojnë banorët kur dalin jashtë shtëpisë?
Unë mendojë që, gjithsekush tregon se vërtetë është ai që është, pavarësisht se ka disa detaje shtesa apo prapashtesa po në tërësi mendoj se pak a shumë janë e njëjta gjë.
Javën e kaluar ju pohuat në Big Brother se fjala e Erionit, i cili tha për Adën se do të krijoja më shumë afrimitet, ju e quajtët montazh, pse?
Ka qenë një moment i imi, lapsus, një ekzagjerim, ishte montazh në kuptimin që ishte diskutuar një situatë dhe ishin marrë pjesët më të veçanta të kësaj situate dhe ishin bashkangjitur me njëra-tjetrën dhe kjo përbënte një montazh aq më tepër që nuk e dëgjova mirë, kur e ridëgjova, kuptova dhe aspektin shoqëror që Erioni pohon në lidhje me vajzën që ishte përball meje, Oltën.
Familja juaj si ju priti jashtë?
Pa dyshim shumë, shumë mirë. Kjo ka qenë dëshira ime më e madhe, që të gjeja mbështetjen e familjes kur të dilja, nëse kam marrë atë kam marrë gjithçka.
Ishin të kënaqur nga sjellja juaj?
Absolutisht po, edhe mamasë i është komplimentuar sikurse më komplimtojnë mua çdo ditë. Dhe motrat më kanë ndjekur dhe më kanë mbështetur shumë.
Po tani e ndjek BB?
Sigurisht, kur kam kohë, po.
Çfarë të bën përshtypje tani që ti nuk je më brenda?
Ndërsa mua më duket vetja sikur jam aty brenda, por vetëm me ndryshimin që nuk u flas dot, sepse unë edhe pse jam jashtë, jam sërish pjesë e lojës, unë luaj edhe jashtë.
Cili mendon se do të shkojë në finale?
Në finale mendoj se do të shkojë, Miri, Erioni, Kika dhe do të doja Meneli, por ndoshta Domi.
Na thuaj një përkufizim për secilin nga banorët?
Erioni – Gjithë të mirat që mund t’i ketë një mashkull i ka Erioni, i sinqertë, i përkushtuar, i dashur, i çiltër, i zgjuar.
Jetmiri – Person shumë i qëndrueshëm, tepër i zgjuar, besnik.
Domenika – Më duket sikur e mban veten gjithmonë personazh dytësor, hedh gurin dhe fsheh dorën. Është person intrigant, por që intrigat nuk i nxjerr në pah. Nuk më ka pëlqyer gjithmonë roli i gjyqtarit që ka bërë.
Kika – Familjar i mirë, person i pjekur, i përmbajtur, i dashur.
Seldi – Do ta përkufizoja si të pa pjekur, shakatar pa kripë. Por, në brendësi është shumë djalë i mirë.
Menel – Gocë shumë e mirë, e sinqertë, e shoqërueshme.
Tatiana – Asaj nuk i ndien fare, bën çfarë të doja Tatiana, por, dhe ajo, në një farë mënyre, mendoj se luan.
Olta – S’ka koment.
Mosha: 25 vjeç . Vendbanimi: Vlorë .Vendlindja: Vlorë
Arsimi: I lartë, “Shkenca Politike”, Romë
Statusi civil: Beqar
Thotë për veten: “Jam egocentrik, shakaxhi dhe zemërmirë. Relacionohem shpejt me njerëzit dhe jam gjithnjë aktiv”.
Eksperiencat: Është në prag të diplomimit për Shkenca Politike. Deri tani ka provuar punë nga më të ndryshmet, që nga kamarier, ndihmës-kuzhinier, animator, asistent, etj. Është larguar për në Itali që në moshën 13 vjeçare.
Familja: Përbëhet nga prindërit dhe motra, e cila studion për Mjekësi. Ka 12 vjet që jeton larg tyre. Çdo gjë e ka arritur me forcat e tij. Rruga drejt maturimit ka qenë e vështirë, por ai ia ka dalë mbanë.
Interesa & hobi: Lexon shumë filozofi, histori, shkenca, etj. Është natyrë shumë kurioze. Do të zbulojë sa më shumë lidhur me natyrën njerëzore, zanafillën, masonerinë, okultet e lashta, etj. Në këndvështrimin e tij, njeriu është një specie në evolim të vazhdueshëm. Kontributi më i madh që mund të japë gjithsecili nga ne është lufta për përmirësimin e kulturës dhe realizimin e asaj që quhet begati e lumturi.
Marrëdhëniet me femrat: Të shkëlqyera.
Hyn në Big Brother… për të sjellë një model të ri në shoqërinë shqiptare, modelin e të riut që di t’i bëjë të gjitha.
Mosha: 23 vjeç
Vendbanimi: Tiranë
Vendlindja: Tiranë
Arsimi: I lartë, Akademia e Arteve të Bukura, Kanto
Statusi civil: Beqar
Thotë për veten: “Jam i hapur, i komunikueshëm, shumë i suksesshëm me femrat. Më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes dhe ia arrij gjithmonë”.
Eksperiencat: Vazhdon studimet në degën e kantos. Ka marrë pjesë në Top Fest dhe Këngën Magjike. Nuk i është dashur të punojë, pasi të gjitha të ardhurat e nevojshme ia siguron e ëma, e cila ka një biznes privat.
Familja: Nëna është familja e tij e vetme. Prindërit janë ndarë që kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Babain e takon rrallë dhe kur i duhet të flasë për të ndjehet jo shumë komod. Jeton vetëm dhe e ëma mundohet t’ia bëjë jetën sa më të lumtur. Lidhja që ka me nënën është vërtet e rrallë. Ajo është i vetmi njeri për të cilin ai do hiqte dorë nga gjithçka, po të nevojitej.
Interesa & hobi: Pëlqen jetën aktive, veshjet trendy dhe fundjavat i kalon gjithnjë në shoqëri.
Marrëdhëniet me femrat: Gjithnjë të mira. Është gjithë kohës i rrethuar nga femra.
Hyn në Big Brother… për të fituar famë në rrugën e muzikës dhe pse jo, për të marrë çmimin e madh!
Mosha: 23 vjeç
Vendbanimi: Tiranë
Vendlindja: Korçë
Arsimi: I lartë, diplomuar për Punë Sociale
Profesioni: Agjente udhëtimesh
Statusi civil: Beqare
Thotë për veten: “Jam tip i hapur, pa komplekse. Përshtatem kollaj. Jam e qetë dhe spontane”.
Eksperiencat: Puna si agjente shitjesh i pëlqen. Pjesa më e bukur është kur vjen stina e verës dhe agjencia organizon udhëtimet turistike për stafin. Është marrë me modë, konkurse bukurie dhe ka bërë disa shërbime fotografike, por me kalimin e viteve, kjo ka mbetur më shumë si një hobi e së kaluarës. Do pëlqente të studionte Juridikun.
Familja: Jeton me prindërit dhe vëllain më të vogël. Me nënën konsumon gjithçka, kurse me babain më pak. Kur vjen darka dhe ajo duhet të dalë, është mami ajo që e merr babain me të mira.
Interesa & hobi: Pamela është një vajzë tipike kryeqyteti. Ditën e sheh sportive dhe të angazhuar me punë, kurse mbrëmjeve është gjithnjë elegante, më look më të kuruar, e trukuar dhe gati për të bërë qejf. Mbrëmjeve i pëlqen të shijojë një gotë verë me miqtë, kurse fundjavat i kalon nëpër pub-e.
Marrëdhëniet me meshkujt: S’kanë qenë asnjëherë një problem. Nuk i mungon kurrë vëmendja. Momentalisht po shijon beqarinë. Nuk pëlqen ta kthejë kokën pas. I duket kohë e humbur.
Hyn në Big Brother… për të provuar famën dhe për të vënë në provë personalitetin e saj.