Arkivi: vip Category

Njomza Krasniqi :per polin nuk ka me aventura,ai tani do mozen

March 16, 2009 | Kategorija: vip | 111 Komente

Janë pesë motra, Leonita, Njomza, Mimoza, Ardita dhe Fitorja. Njëra më e bukur se tjetra, ëndrra e çdo djali kur i shikon. Janë dhe shumë mike të mira për arsye të afërsisë me moshën. Moza është motra e tretë ndërkohë që Fitorja është më e vogla, 17 vjeçe dhe cilësohet si motra më e bukur.

motrat-krasniqi

motrat-krasniqi

Janë të kënaqura që Mimoza është bërë pjesë e këtij programi por edhe krenare për mënyrën sesi ajo po sillet me banorët e tjerë. Por familja Krasniqi ka pësuar një shook të vërtetë kur ka mësuar nga programi që njëra nga vajzat e tyre qenka lidhur me një djalë dhe ata nuk dinin asgjë, pra bëhet fjalë për Polin. Por përsëri ndjehen mirë pasi besojnë tek zgjedhja e vajzës së tyre. Në këtë intervistë flet motra e dytë e Mozës, Njomëza, ajo që në fakt kishte shkuar për të marrë pjesë në “Big Brother albania” por stafi preferoi Mozën.

Si ju duket motra juaj në këto 5 javë qëndrim brenda shtëpisë së “Big Brother”?

Motra ime ka qenë vetvetja gjatë gjithë këtyre javëve. Ajo është munduar të japë maksimumin e saj, është shoqëruar mjaft me banorët, ka bërë një afrimitet të mirë me ta, kështu që mendoj se po ecën shumë mirë.

Ajo tregon se ju jeni një familje fanatike, me disa norma të forta, por veshja e saj flet ndryshe. A ka pasur ajo pengesa nga familja dhe a është paragjykuar nga ambienti?

Ajo s’ka thënë që kam familje fanatike, ajo ka cekur se rrjedh nga një familje me moral dhe karakter të fortë. Ndërsa veshja e saj është me plot stil dhe normale. Sa për paragjykime mendoj se s’ka pasur as nga familja dhe as nga shoqëria.

Shumë prej banorëve të rritur mendojnë se Mimoza ka patur fat të jetë pjesë e këtij programi në një moshë kaq të re. Po ju si familjare e saj si mendoni, a do e ndihmojë Mimozën pjesëmarrja në BB?

Po është e vërtetë që ka pasur fat që të jetë pjesëmarrëse e një show si “Big Brother”. Mendoj se do të jetë një eksperiencë që do t’i vlejë në të ardhmen. Se si do rrjedhin gjërat duhet të presim që ajo të dalë që andej.

Si ka mundësi që ajo nuk rezistoi dot pa treguar për lidhjen me Polin ndërkohë që jashtë e kishin vendosur që të mos flisnin për këtë temë?

Mimoza në situatat që ndodhej ishte e detyruar që ta shprehte lidhjen që kishte jashtë me Polin sepse kishte situata ku ajo ndihej e sikletosur prandaj nuk rezistoi dot pa shprehur atë që e kishte në brendësi.

Në atë shtëpi ajo është gjithnjë në qendër të vëmendjes së djemve. Po në jetën e përditshme sa tërheq vëmendjen Mimoza?

Po, Moza në shtëpi e kam vënë re që është në qendër të vëmendjes por ajo dhe jashtë shtëpisë së BB e ka pasë gjithmonë vëmendjen e meshkujve?

A e kishit menduar faktin se Moza mund të lidhej me një djalë aty brenda pavarësisht lidhjes jashtë, aq më shumë që ajo ka deklaruar se po më pëlqeu ndonjë djalë, unë nuk mendohem dy herë?

Jo kurrsesi nuk do lidhej edhe pse ajo ka deklaruar që po i pëlqeu dikush nuk do mendohej dy herë. Nuk do e bënte këtë gjë kurrë, jo vetëm për arsyen se ka dikë jashtë, por duke qenë një lojë, karakteri i saj nuk ia lejon këtë gjë.

Sa mbështetje ka nga Kosova Mimoza?

Mimoza ka shumë njerëz që e duan dhe e vlerësojnë si personazh. Pra ka mbështetje dhe përkrahje nga Kosova.

Shpesh bëhen thashetheme për të në shtëpi, ju si ndjeheni në këto raste?

Është gjë normale të bëjnë thashetheme për Mimozën sepse një personash me cilësi të veçanta siç është ajo, normalisht që do i nxiste banorët ta përflisnin, por nuk është për t’u mërzitur, pasi ata të gjithë po bëjnë një lojë.

A ka bërë zgjedhjen e duhur në shoqërinë që ka krijuar me disa banorë?

Po, në shumicën e rasteve ka bërë zgjedhjen e duhur, por në disa të tjera jo.

Cilët janë të gabuarit?

Adelajda dhe Lirita.

Mos të kishte qenë e lidhur me Polin, a do ekzistonte mundësia që aty brenda të lidhej me ndonjërin nga djemtë dhe me cilin?

Si e njoh unë Mimozën, ajo nuk do lidhej me asnjërin aty brenda në shtëpi edhe po të mos kishte Polin jashtë.

Çfarë mendimi ke për Bjodin meqë është një djalë që po pëlqehet shumë. As ai nuk mund të ishte tipi i duhur për Mozën nëse ajo nuk do të ishte e lidhur dhe pse?

Bjordi është djalosh i mirë por për Mimozën jo, sepse nuk është mashkulli ideal që Mimoza do dhe janë disa gjëra që Bjordi me Mimozën nuk përputhen fare.

Moza tha se nuk e dinte familja lidhjen me Polin. Tani që e mësoi si ka reaguar familja juaj?

Po, familja nuk ishte në dijeni për lidhjen e tyre. Por ashtu si rrodhën gjërat atë natë në spektakël, familja ime u habit pasi nuk dinte asgjë.

Çfarë mendoni për Polin, a është ai djali i duhur për Mozën dhe a mund të vazhdojë gjatë historia e tyre, pasi Poli njihet si një djalë që i ndërron shpesh femrat?

Poli shihet se është njeri i mirë dhe personi i duhur për Mimozën. Unë nuk mund të flas shumë për këtë gjë, dhe sa mund të zgjasë lidhja nuk mund të jap një mendim për arsye se ajo është diçka që i përket çiftit. Edhe pse Poli njihet si djalë që i ndërron shpesh femrat, mendoj se ai deri tani nuk ka dashuruar, prandaj. Pasi kur dashuron lihen aventurat dhe fillohet të forcohet ndjenja për njëri-tjetrin.

Së fundi a mendoni se Mimoza mund të jetë fituese?

Po , Mimoza për mua është fituese.



Fjalet nga kerkimet:

  • mimoza rexhbeqaj
  • mimoza krasniqi dhe poli
  • njomza seksi

Mariana Gatto rrefen per Bjordin

March 11, 2009 | Kategorija: vip | 19 Komente

Fotomodelja italiane Marianna Gatto rrëfen se si e la të fejuarin për t’u rikthyer te Bjordi.

bjordi-mariana

bjordi-mariana

Je një nga të dashurat që Bjordi ka përmendur brenda shtëpisë “Big Brother”. E dije?

Po. Miku i tij i ngushtë që jeton në Itali, Jeti më tregoi për këtë, që ai më ka përmendur si një “ish”. Por unë do t’i thoja që e dua ende.

Ti komunikon ende me Jetin, mikun më të afërt të Bjordit?

Jeti është miku im, dhe miku më i mirë i Bjordit. Ai di shumë për lidhjen tonë. Por fola edhe me kushëririn e Bjordit që jeton në Shqipëri, dhe ai më tregoi se Bjordi flet ende për mua brenda “Big Brother”. Jam e impresionuar, nuk ma kishte pritur mendja.

Je në dijeni të ndonjë lidhjeje të re të Bjordit, që ka lënë jashtë shtëpisë?

Nuk e di, pasi mendoj se kam qenë e vetmja e dashur e Bjordit.

Çfarë mendon tani për të?

Është e komplikuar ajo që ndiej dhe që mund të shpreh. Unë u takova për herë të parë me Bjordin kur isha 14 vjeçe dhe pas kaq vitesh nuk mund ta harroj kurrsesi atë që kam përjetuar. Mbaj mend takimin në banesën time në Leço, në kopshtin përpara shtëpisë, ku ndodheshin dhe disa miq të mi.

Dhe çfarë ndodhi?

M’u duk shumë i pashëm. Ishte një dashuri me shikim të parë dhe direkt pas atij takimi ne filluam të frekuentonim njëri-tjetrin rregullisht. E kështu nisi një histori e bukur dashurie…

Po e quani histori, na tregoni diçka më shumë…

Ne ishim shumë të rinj dhe natyrisht nuk mund të quhet një histori serioze. U takuam në verë dhe ishte një alkimi e vërtetë. Kjo lidhje kështu vazhdoi. Pothuaj çdo verë ne vazhduam të shihnim njëritjetrin dhe flisnim shpesh në telefon. Por një prej këtyre pushimeve kur u ktheva në Leço, ai nuk ishte këtu. Kërkova të kontaktoj me të, pyeta gjithë miqtë e tij por askush nuk më tregoi se ku kishte shkuar. Kjo ishte shkëputja e parë…

Dhe si u rigjetët?

Kujtoj se ditën që u bëra 16 vjeçe e takova në plazh, kur shkova të blija një akullore. Isha shumë e lumtur kur e pashë, sepse personi që më dha akulloren ishte Bjordi. E prita sa të mbaronte punën dhe folëm për rreth katër orë. Ai më tregoi në atë verë të paharrueshme për mua, se kishte shkuar në Breshia me mamin e tij, Antonetën dhe kishte humbur telefonin bashkë me të gjithë numrat. E ftova për ditëlindjen time, ku ai më tregoi se kurrë nuk më kishte harruar, por që ishte lidhur me një tjetër vajzë. Vetëm pak ditë më vonë u nda prej saj dhe kështu ne rifilluam historinë tonë, shumë më e rëndësishme se në fillim. Mendoj se ishte dashuri e vërtetë.

Thoni që ai nuk jetonte në Leço, çfarë ndodhi me ty gjatë asaj ndarjeje?

Bjordi dinte të dashuronte si asnjë tjetër. Por gjatë viteve që ai nuk jetonte në Leço unë pata një tjetër lidhje me një tjetër djalë, me të cilin u fejova. Me kthimin e Bjordit në vjeshtë, unë vendosa t’i jepja fund lidhjes, pasi e ndjeva që kisha bërë gabim të rëndë.

Ç’mund të na thuash për vete dhe kur ke tentuar ta takosh së fundi Bjordin?

Unë jam 19 vjeçe, jam vajzë e vetme dhe jetoj e ndarë nga prindërit, vetëm me qenushin tim Maya. Studioj në lice për muzikë klasike. Në janar kërkova ta takoja Bjordin këtu në Leço, e të flisja me të, por nuk munda pasi ai kishte hyrë në “Big Brother Albania”, (fati i keq për mua).

Na thuaj ndonjë detaj të lidhjes suaj?

Ai zakonisht më fliste “Maryjane”. Më ka dedikuar një këngë, që tregon për “Maryjane of spiderman”, filmi i tij i preferuar. Kënga thotë: “Do përpiqem të bëhem i fortë për të, përpiqem të mos bëj gabime me të, por ajo nuk do të më presë mua, asnjëherë, asnjëherë…

Si mund ta përshkruash Bjordin?

Mendoj se ishte fantastik. Djali më i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë. Ai do fitojë “Big Brother”, dhe më duhet të pres. Dua ta takoj e t’i them fjalët më të mira. Ne e kuptojmë se sa shumë na ka bërë të lumtur dikush kur e humbim atë, dhe them se është e vërtetë. Por mendoj po ashtu se nëse diçka e duam me të vërtetë, i gjithë universi do të lëvizë në favorin tonë.

Për Adelajdën ç’mendim ke, po shohim një lloj afrimiteti mes tyre brenda shtëpisë?

(Qesh) Bjordi është një djalë që mund të pëlqejë shumë vajza, por që dashuron vetëm një. Shpresoj që vajza që ai dashuron, të jem unë.

Si puth Bjordi, si është në shtrat?

Shumë i mirë, por më duhet ta kujtoj pasi puthja jonë e fundit ka ndodhur në tetor 2006. Është shumë shumë i ëmbël. Mund ta konfirmoj se dhe në shtrat ka qenë i mrekullueshëm.

Si mund ta përkufizosh atë lidhje?

Isha e dashuruar. Ju s’mund ta imagjinoni dot se çfarë ndiej unë për Bjordin, edhe pse vitet kanë kaluar. Ishte dashuria ime e parë, dhe më e mira.

Je një nga vajzat e bukura të Leços, si të shohin të tjerët?

Unë punoj si fotomodele në agjencinë e modës “John Casablancas Italia” në Milano, por nuk dua t’ua them të tjerëve këtë fakt pasi Lecco është një qytet i vogël dhe shumë gjëra keqkuptohen. Gjithsesi vitin tjetër do të zhvendosem në Milano, ku do t’i përkushtohem universitetit.

Mamin e Bjordit e ke njohur?

Po kur isha 14 vjeçe. Para disa ditësh e kam telefonuar për Bjordin, kur pashë që i lexoi letrën e të atit më 27 shkurt gjatë spektaklit “Big Brother”.

Ç’mendon për babain e tij?

Mund të them se nuk ka justifikime, nëse ke braktisur fëmijën tënd. Bjordi tani është 20 vjeç dhe kur një prind nuk të ka rritur dhe nuk ka qenë pranë teje këto vite, emërtimi “baba” është thjesht një përkufizim. Më mirë për të do kishte qenë që të kontaktonte me të birin në një tjetër mënyrë, jo nëpërmjet “Big Brother”.

Do tentosh të komunikosh me Bjordin?

Shpesoj që të lexohet kjo intervistë dhe të më ndihmojë dikush që t’i dërgoj një mesazh Bjordit, ku t’i them se e pres ende.



Fjalet nga kerkimet:

  • Marianna Gatto foto modele

Arjoni:nuk e duroj aiden si kapo

March 9, 2009 | Kategorija: vip | 16 Komente

Këtë javë banorët zgjodhën që kryefamiljari i shtëpisë të jetë Aida. Ajo merret me organizimin e punëve dhe me buxhetin e shtëpisë. Arjoni dhe Bjordi diskutojnë për Aidën si kryefamiljare. Arjoni thotë:-“Unë nuk e duroj dot Aidën si kapo të shtëpisë”! Ai shton se e bezdis mënyra se si ajo flet. Bjordi i thotë:-“Mua më bezdis dhe kur ajo nuk është kapo”! Arjoni i thotë që nuk ka asgjë personale me Aidën si person por që nuk i pëlqen mënyra e saj e komunikimit.arjoni-dhe-bjordi

big brother albania

Arjoni:nuk dua te dal

March 7, 2009 | Kategorija: vip | 27 Komente

Adelajda pyet Arjonin se si ndihet për natën e spetaklit dhe faktin që mund të dalë nga shtëpia. Ai i thotë që nuk ka ndonjë emocion shumë të madh pasi e ka kaluar njëherë këtë fazë, por gjithësesi një lloj emocioni ndjen. Adelajda i thotë:-“Unë nuk dua që ti të dalësh”! Arjoni i thotë që dhe ai nuk e dëshiron këtë gjë, pasi për të është një eksperiencë që nuk përsëritet. Ai thotë që tani ndjehet i qetë në shtëpi dhe se ka dëshirë të qëndrojë ende aty. Adelajda i thotë që me kalimin e kohës i duket sikur nuk do dalin ndonjëherë nga shtëpia,por kur vjen nominimi kujtohet që kjo gjë do të ndodhë. Mesida thotë se kur je brenda në shtëpi ndjenjat shtohen,dhe miqësohesh me njëri-tjetrin dhe për dy ditë. Adelajda thotë:-“E kisha imagjinuar ndryshe Big Brotherin nga ekrani,por është ndryshe kur e jeton”.arjoni

Kledi Kadiu dhe Giorgia Surina bashke

March 3, 2009 | Kategorija: vip | 2 Komente

C’do gje filloi diten e san valentinit kur te dy u pane jashte nje ristoranti.

giorgia-surina&kledi

giorgia-surina&kledi

“Po frekuentoj një person, por nuk mund t’u them më tepër të paktën për momentin, sepse është në fazë fillestare. Ndihem shumë mirë me të dhe është një person i dashur dhe ka eksperienca mjaft të mira në jetë. Është e njohur nga publiku, por nuk mund të them më shumë se kaq. Punon në botën e spektaklit, por nuk është një balerinë”-kishte deklaruar kledi pak dite me pare.Zerat thone se eshte pikerisht Giorgia drejtuesja e MTV’S dhe aktore simpatike e telenoveles love bugs dashuria e re e Kledit.

virtualbania

Mesida:divorci i prinderve dhe jeta ne Suedi

March 2, 2009 | Kategorija: vip | 4 Komente

Një banore e re është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother“. Të shtunën në mbrëmje, Mesida u njoh me familjen më të famshme në vend.

mesida-lleshi

mesida-lleshi

Derisa të njihen edhe me të, Mesida është në qendër të vëmendjes për të gjithë konkurrentët e tjerë. Të nesërmen, pas natës së spektaklit të madh, banorët kanë pasur mundësi ta njohin më nga afër atë. Mesida nuk është kursyer të rrëfejë pak më shumë për veten. Ajo ka treguar se ka jetuar në Gjermani e Suedi. Prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ishte në moshë shumë të vogël. Mesida që prej asaj kohe ka jetuar me babanë dhe vëllain e saj. Me nënën i ka ndërprerë marrëdhëniet. Ndër të tjera, ajo u ka treguar banorëve se nuk e ka ndjekur “Big Brother”. “Nuk e kam bërë, sepse doja që t‘ju njihja nga afër”, u ka thënë ajo.

“Guida” e Qetsorit!

Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, Mesida ka shprehur dëshirën për të parë shtëpinë e “Big Brother”, shtëpi ku ajo do të ishte tashmë banorja më e re. Ka qenë pikërisht Qetsori ai që e ka shoqëruar dhe e ka prezantuar atë me ambientet e ndryshme të shtëpisë. Mesida ka bërë komentet e saj për çdonjërin prej tyre. Për dhomat e gjumit, ajo tha se e djemve dukej si e vajzave dhe e vajzave si e djemve. Kjo jo për nga vendosja e mobilieve apo ngjyrat, por për nga rrëmuja. “Supozohet, – ka thënë ajo, – që dhoma e vajza të jetë më e rregullta, jo e djemve!”

Mesida zgjohet e para

Në mëngjesin e saj të parë në shtëpinë e “Big Brother”, Mesida ka qenë e para nga vajzat që është zgjuar. Ajo ka biseduar në oborr me Adin e më pas me Bjordin, ka kërcyer me këngët e Bon Jovit, e më pas, së bashku me Bjordin me këngët e Michael Jackson. Ndërsa e ka vazhduar paraditen duke folur e biseduar me banorët e shtëpisë.

Suedezët janë të ftohtë!

Biseda e parë mes Mesidës, Bjordit, Arjonit dhe Zhuljetës kanë qenë pikërisht për suedezët, e më saktë për femrat e Suedisë. Duke cituar një shok të të atit të saj, Mesida ka thënë se Suedia është vendi ku nuk ka diell, lulet s‘kanë erë dhe femrat s‘kanë ndjenja. Sipas saj, femrat suedeze janë shumë të ftohta, megjithatë kishte edhe përjashtime dhe ka sjellë si shembull vëllain e saj dhe bashkëjetesën e tij me një suedeze. “Suedezët janë të ftohtë, por po u bëre mik me ta, të kanë mik përjetë!” – ka përfunduar ajo.

S‘e kam ndjekur “Big Brother”!

Arjoni e ka pyetur Mesidën nëse ua mbante mend emrat apo jo. Ajo ka pohuar dhe Zhuljeta e ka provokuar menjëherë. “Unë jam Aida!” – i ka thënë ajo. “Jo, ti nuk je Aida!” – ia ka kthyer Mesida. Ajo ka vazhduar duke thënë se i njihte të gjithë me emra, por nuk e kishte ndjekur “Big Brother”. Kjo, sepse ajo donte që t‘i njihte vetë ata. “Unë dua t‘i njoh njerëzit vetë, ka shtuar. Edhe në shoqëri bëj të njëjtën gjë!”

Mesida tregon për veten!

Banorja më e re e shtëpisë së “Big Brother” ka nisur të zbulojë pak nga karakteri i saj, duke u treguar banorëve të tjerë për veten, në aspekte të ndryshme. Mesida ka thënë se është 24 vjeçe, se prindërit i janë ndarë që kur ka qenë 4-5 vjeçe. Ajo kishte jetuar me vëllain, që e ka më të vogël dhe me të atin. E ëma e saj është martuar dhe jeton në Gjermani. Mesida ka thënë se nuk ka kontakte me të ëmën dhe kjo ishte një zgjedhje e saj. Vëllai i saj bashkëjeton me një suedeze dhe ka me të edhe një djalë të vogël. Konkurrentja e re ka treguar gjithashtu se ka jetuar në Suedi, madje ka edhe pasaportë suedeze. Për sa i përket pamjes së jashtme, ajo ka treguar se flokët e saj i ka të shkurtra, por për momentin i ka zgjatur artificialisht. I pëlqejnë veshjet e gjera dhe është “tip repisteje”. Një nga gjërat që nuk i pëlqen te vetja, madje që i urren, janë dhëmbët, megjithëse shumë njerëz i thonë se aty e ka të gjithë lezetin. Muzika i pëlqen shumë dhe kënga e saj e preferuar është “No stress” nga Laurent Wolf. Asaj i pëlqen jashtë mase të kërcejë, madje, sipas Mesidës, arsyeja për të cilën del me shoqërinë është jo për të pirë, pasi ajo nuk e pi fare alkoolin, por për të kërcyer. Po ashtu adhuron makinat, madje edhe filmat me makina. I pëlqen shumë pokeri dhe luan jashtë mase, madje e ka cilësuar veten si “bixhozxhije e keqe”. Gjithashtu ka treguar se studion për Juridik. Pyetjes së Liritës se a kuptonte kur fliste, ajo iu përgjigj se jo vetëm e kuptonte, por kur ishte e vogël fliste tamam si ajo. Kjo, sepse edhe në Gjermani, edhe në Suedi kishte njohur shumë kosovarë.

Mesida duket e fortë!

Qetsori e ka pyetur Dritanin se si i duket Mesida, konkurrentja e re. Sipas Dritanit, me karakteristikat që ai mendon se ka i duket e fortë. Qetsori ka vënë në dukje se Mesida dhe “zysha” lidhën menjëherë miqësi, por sipas Dritanit, ato të dyja nuk i lidhte asgjë. Po sipas tij, Mesida do ta kishte të vështirë të krijonte lidhje me banorët, sepse ata i kishin krijuar tashmë lidhjet e tyre. Dritani e ka cilësuar gjithashtu ngjashmërinë e Mesidës me Ildën, konkurrenten e vjetshme të “Big Brother”.

“Ti i ngjan shumë babait!”

Adelajda dhe Bjordi kanë biseduar në lidhje me surprizën që i bëri atij “Vëllai i Madh”. Ajo i tha Bjordit se ai i ngjan shumë të atit. Kjo sepse, ndërsa lexohej letra, ajo kishte dëgjuar në të fjalët dhe shprehjet e tij. “Më dukej sikur e kishe shkruar ti atë letër!” – i tha ajo. Edhe Bjordi kishte përjetuar të njëjtën gjë. Ai u shpreh se kishte gjetur veten në fjalët e të atit.

Dritani, kujdestari i shtëpisë!

Banorët e shtëpisë së “Big Brother” kanë vendosur që kësaj jave, në ndryshim nga javët e tjera, kujdestar i shtëpisë të jetë jo Qetsori, por Dritani. Ai ka buzëqeshur gjatë gjithë kohës që Qetsori lexonte votat e banorëve për zgjedhjen e kujdestarit të javës dhe e ka pritur me gëzim rezultatin. Do të jetë pikërisht ai që do të administrojë të ardhurat dhe blerjet për javën që, në fakt, kësaj here janë reduktuar, si rezultat i moskalimit të provës së javës.

U nominova nga loja e shishes

Duke biseduar me Qetsorin dhe Dritanin në kuzhinën e shtëpisë, Pavlini u ka thënë se sipas mendimit të tij, shkak që u nominua ishte loja e shishes. Ai mendonte se kishte shkuar më tej se ç‘duhej me pyetjet që bënte dhe kjo nuk u kishte pëlqyer të tjerëve. Ai sqaroi se nëse e kishte bërë këtë, arsyeja ishte për ta bërë lojën më interesante e jo për të ngacmuar njeri. Sipas Qetsorit, fakti i të qenit në nominim nuk duhej marrë negativisht e për më tepër, sipas tij, Pavlini ishte konkurrent i fortë. Madje, ai shtoi se kishte vënë bast për të. Lidhur me nominimin e Pavlinit, Dritani tha se nuk do të donte kurrë të dilte me të, më mirë të ishte në nominim me Qetsorin, sesa me Pavlinin. “Ti je nga ata të urtët, – i tha ai Pavlinit, – që rri, rri, vetëm kur ia bëjnë ‘puf‘!”

“Unë kam halle më të mëdha!”

Pavlini dhe Dritani kanë diskutuar për surprizën që i bëri “Big Brother” Bjordit, leximin e letrës së të atit nga ana e nënës së tij, në dhomën e akuariumit, gjatë spektaklit. Kjo skenë, leximi i letrës dhe reagimet e Bjordit u ndoqën nga të gjithë banorët e tjerë, shumica e të cilëve u përlotën, madje të gjithë e përqafuan Bjordin kur ai u kthye tek ata. Lidhur me këtë, Pavlini dhe Dritani kanë qenë të një mendjeje, që ishte skena më prekëse dhe që ata ishin tronditur jashtë mase. Ai që kundërshtoi ishte Qetsori. Ai tha se nuk ishte prekur fare, nuk i kishte bërë fare përshtypje. Kjo, sepse hallet e tij ishin shumë më të mëdha sesa ato të Bjordit. “Lëri ato, i tha Dritani, se unë të pashë në sy!” Qetsori e pranoi se ishte prekur, por jo se i kishte bërë përshtypje aq sa banorëve të tjerë.

Buxheti

Java e katërt në shtëpinë e “Big Brother” i gjen banorët me buxhet të përgjysmuar sërish. Me këtë buxhet atyre u duhet të blejnë gjithçka që u nevojitet brenda shtëpisë, duke filluar që nga ushqimet, artikujt për përdorim vetjak, për higjienën personale e atë të përbashkët etj. “Vëllai i Madh” u dha atyre 60 minuta kohë për hartimin e listës së produkteve. Kësaj jave banorët e shtëpisë kanë zgjedhur kujdestar të shtëpisë Dritanin dhe do të jetë ai që do ta menaxhojë atë.



Fjalet nga kerkimet:

  • jeta ne suedi
  • mesida lleshi
  • www jeta ne suedi

Dorela Hysa,oferte nga nje agjensi amerikane

February 23, 2009 | Kategorija: vip | 3 Komente

Modelja Dorela Hysa është vetëm 15 vjeçare dhe nuk ka frikë të marrë iniciativa të guximshme në jetë, sidomos kur bëhet fjalë për modën. Kështu ka nisur rrugën drejt ëndrrës për të shkelur pasarelat e modës në botë dhe ka qenë me fat, sepse destinacioni është Amerika. Bëhet fjalë për një ofertë që sapo i ka trokitur në derë, dhe që do t’i ndryshojë jetën.

[singlepic id=2 w=320 h=240 float=center]

Dorela, e cila doli fituese e “Ford Super Model of the World Albania 2008”, që u organizua në Tiranë më 29 tetor 2008, ka vendosur të lërë Shqipërinë në qershor për t’u vendosur në New York.

Vetëm tre muaj pasi është shpallur fituese e këtij evenimenti, bukuroshja ka marrë ofertën nga një agjenci prestigjioze amerikane, kontratën me të cilën do ta lidhë në qershor.

Arjon Muca:la te fejuaren italiane per big brother albania

February 22, 2009 | Kategorija: vip | 131 Komente

Shpesh ngjajnë pohime të pabesueshme dhe në fakt nuk jemi të pritur t’i besojmë me të vërtetë të gjitha. Kjo pasi kësaj here në ndryshim nga edicioni i parë i “Big Brother albania”, banorët kanë kuptuar se si funksionon loja dhe cilat janë mënyrat më të mira për të tërhequr vëmedjen. Prandaj dhe strategjitë që ata kanë përdorur dhe historitë personale që kanë treguar, janë jo pak intriguese, ndërkohë që nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë ato. Ndërkohë Arjon Muça, njëri nga djemtë më të bukur të këtij programi, ka qenë mjaft i rezervuar në rrëfimet e tij për detaje nga jeta private dhe në prezantim është mjaftuar, duke thënë se ka pasur një histori të gjatë, e cila tashmë ka mbaruar. Por ai nuk ka dashur ta bëjë publik një tjetër fakt, duke menduar se e gjitha kjo është një problem, që i takon atij dhe vetëm atij. Ndërkohë, ne mundëm të komunikojmë me Bertin, njërin nga miqtë e tij më të ngushtë me të cilin janë frekuentuar shumë gjatë qëndrimit të Arjonit në Itali. Ja çfarë na ka treguar ai.

Si shok i Arjonit çfarë mund të na thuash diçka më shumë nga ajo që ne arrijmë të shohim nga televizori?

Arjoni është një tip shumë i gjallë, me energji të papara, koshient për vlerat që ka por edhe me këmbë në tokë. Shoh se deri tani ai po mundohet ta mbajë gjallë shtëpinë, duke qenë i kudondodhur dhe duke folur për shumë tema. Por mendoj se kjo nuk mund të mbetet ekskluzivitet i Arjonit, duhet të jenë të gjithë aktiv si ai.

A ka akoma ai për të dhënë në atë shtëpi?

Nga jeta që bëhet në atë shtëpi dhe natyrisht nga prezenca e telekamerave, ai është i kushtëzuar, pasi aty të gjithë janë të paparashikueshëm dhe sado i shkathët të jesh, e ke të pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Duhet të jesh me të vërtetë shumë i zoti për të ruajtur ekuilibrat.

Dhe Arjoni është i tillë?

Ai është tip shumë i zjarrtë, por zjarri i Arjonit nuk dëmton, ai i njeh mirë edhe ekuilibrat.

Po në lidhje me femrat si të duket?

Mendoj se duhet të lidhet me Mimozën pasi kështu spektakli do të jetë i garantuar. Duke qenë mik i tij, e kam parë edhe në marrëdhënie me femrat. Ai gjithmonë thotë se gjëja më e bukur që na ka dhënë Zoti është femra. Edhe pse i ri, ka mjaft eksperienca dhe vetëm nëse hyn në një lidhje, do të arrijë ta nxjerrë këtë anë të tij kaq të veçantë. Arjoni është tip që të bën të biesh në dashuri, nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi ka të gjitha cilësitë e duhura për ta bërë një femër të dashurohet çmendurisht pas tij.

Ka thënë në prezantim se ka ndër mend një strategji. Ju si mendoni cila është kjo strategji?

Nuk e di, natyra e tij sportive sikur bie ndesh me strategjitë, madje them se po filloi të bëjë klane, do të humbasë pasi ai është shumë transparent si natyrë dhe do i duhet të devijojë shumë.

Cilat tipe femrash i pëlqejnë Arjonit?

Atij i pëlqejnë shumë brunet, siç është Adelajda, kavajsja. Ndërsa Mimoza ngjan shumë me ish të fejuarën e Arjonit, me Roselën….

arjon-muca

arjon-muca

Pse ka qenë i fejuar Arjoni?

Upss! Më duket nxorra ndonjë sekret?

Na thuaj diçka më shumë për këtë Roselën…

Me Roselën ka rreth 10 vite që njihen dhe dy vite që bashkëjetojnë. Por duhet të sqaroj për lexuesit konceptin e të fejuarës. Në Itali “la fidanzzata” është vajza me të cilën ke krijuar një lidhje të stabilizuar ndërkohë që në Shqipëri kur je i fejuar, është njësoj si të jesh i martuar, vetëm fëmijët mungojnë për ta fituar statusin e të martuarit. Për ne, miqtë e tij, ajo ishte vajza e Arjonit. Një vajzë shumë e bukur, të cilën ai e njohu në shkollë. Ajo ishte shumë e dashuruar me Arjonin ndërkohë, që nuk mund të them të njëjtën gjë për shokun tim, pasi ai asnjëherë nuk më ka thënë se ka rënë në dashuri me të, madje me sa di unë ai akoma nuk e ka provuar dashurinë e vërtetë. Në vitin 2006, kur familja e Arjonit u kthye në Shqipëri, ata i kërkonin atij që të bënte të njëjtën gjë. Ndërkohë, u josh nga programi “Big Brother albania”, por Roselën e kishte kundër. Ajo e dinte se çfarë efekti krijojnë programe të tilla dhe ky fakt e trembte, pasi popullariteti i Arjonit në Shqipëri, mund të vuloste largimin e tij përgjithmonë nga Italia. Arjoni i tha se është i vendosur për të marrë pjesë në atë program, duke pranuar edhe ndarjen me Roselën..

Pasionet ekstreme të Arjonit

Berti tregon edhe për të tjera pasione të Arjonit përveç femrave. Ai thotë se Arjoni ka studiuar, por edhe ka punuar shumë. Ka punuar në një studio dizajni, por më vonë preferoi të punonte baywach, për arsye se paguhej shumë mirë aty. Ai gjithashtu, është i apasionuar mbas sporteve ekstreme dhe ka një makinë sportive spektakolare. Ndërkohë, ai ka ëndërruar gjithmonë t’i futej botës së artit dhe dëshiron të bëjë një shkollë në Shqipëri për aktrim dhe regjisurë. Para se të futej në “Big Brother ka pasur disa oferta nga disa televizione si prezantues” por nuk mundi t’i pranonte për arsye të pjesëmarrjes në “Big Brother”.



Fjalet nga kerkimet:

  • arjon muca dhe mimoza krasniqi
  • arjon muca biografi
  • big brother italiane
  • biografia arjon
  • big brother albania5 detaje

Arjoni-Bjordi nis beteja per Mimozen

February 19, 2009 | Kategorija: vip | 68 Komente

Dita e djeshme ka nisur me komente dhe debate nga më të ndryshmet për banorët e shtëpisë së “Big Brother“. Pasi kanë festuar njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë nisur sërish t‘i kthehen diskutimeve të zakonshme. U vu re se Bjordi, është afruar më tepër me Mimozën. Ai, edhe pse me shaka, i ka thënë asaj se kur të dalin nga “Big Brother” do të jenë një çift publik. Ndërkaq, Arjoni, nga ana e tij, ka pranuar në një bisedë me Adelën se e ndien konkurrent Bjordin në raport me Mimozën. Edhe një herë, Aida është zënë sërish me Adelën. Qetsori ka deklaruar se nuk e tërheq asnjë prej vajzave të shtëpisë. Vetëm dje ata kanë nisur përpjekjet e para t‘i kushtohen provës së dytë të javës, kur 14 konkurrentëve do t‘iu duhet të mësojnë përmendësh 100 kuriozitete.

Aida dhe Adelajda përballen sërish

Një tjetër “zënkë” ka ndodhur mes Aidës dhe Adelajdes, kësaj here në dhomën e gjumit. Aida i ka kujtuar sjelljen e saj jo të hijshme karshi Liritës, kur nuk i foli as në emër e nuk i tha as të lutem. Adelajda iu përgjigj duke i thënë se çfarë ka mes asaj e Liritës nuk është punë e Aidës dhe Lirita po të donte fliste vet. “Të lutem, i ka thënë Aida Adelajdes, – është kultura më minimale, që ti si zyshë që je, duhet ta dish”. Më pas, ajo ka vazhduar duke thënë se Adela nuk mund të urdhërojë të tjerët, gjë së cilës ajo i është përgjigjur sërish se Aida nuk ka pse të ndërhyjë, kur nuk i ka thënë gjë asaj. “Kur flas me Liritën, flas me Liritën. Kur të flas me ty, flas me ty”, ka përfunduar ajo.

Arjoni dhe Bjordi, rivalë për Mimozën

arjoni-bjordi

arjoni-bjordi

“Unë mendoj që ti dhe Bjordi jeni rivalë për Mozën, e pëlqeni të dy”, i ka thënë Adelajda Arjonit. Sipas saj, Arjoni bezdiset nga fakti që Moza është më e afruar me Bjornin sesa me Arjonin. Ky i ka thënë se atë e bezdis fakti që Moza mund të mendojë se ai mund të donte të bënte ndonjë gjë me të. “Pastaj unë nuk shtirem si Bjordi”, ka thënë ai. Adelajda ka mbajtur anën e Mimozës gjatë gjithë bisedës me Arjonin, duke justifikuar veprimet apo sjelljet e saj e po ashtu atë të Bjordit, duke i shpjeguar veprimet e tij me faktin se ai është i veçantë. “Ti konkurrencën e ndjen, – i ka thënë ajo Arjonit, – dhe këtë pranoje” – “E ndjej konkurrencën, -ia ka kthyer ai, por nuk më vjen inat”

Aida “përplaset” me Bjordin

“Ti je i infiltruari ynë, në dhomën e vajzave, kali ynë i Trojës”, i kanë thënë me shaka djemtë Bjordit, referuar faktit që ai fjeti në dhomën e vajzave. Bjordi ka thënë se ka qejf t‘u afrohet vajzave, e kuptonte distancën që mbanin Dritani apo Qetsori sepse ishin të lidhur, por nuk shpjegonte dot faktin pse të tjerët nuk e bënin. Në këtë moment është hedhur Aida dhe i ka thënë se ajo që thotë ai nuk është e vërtetë, sepse, edhe pse ata janë të lidhur, ajo ka shumë afrimitet me ta. – “Kë quan goca ti, i ka thënë ajo, apo për ty goca janë vetëm Moza, Zysha dhe Republika? Po ne çfarë jemi, burra?”

“Nuk më tërheq asnjë nga vajzat këtu”

Dritani, Qetsori, Arjoni dhe Pavlini kanë zhvilluar në zonën e ndenjes një bisedë të vërtetë djemsh. Ata kanë folur për femrat, marrëdhëniet me to, ndryshimin e pikëpamjeve dhe sjelljeve nga brezi në brez, vështirësinë për ta pasur shoqe një femër, “gjuhën e trupit” e shumë argumente të tjera për këtë temë. Aty, Qetsori ka deklaruar: “Jua them me sinqeritet, unë nuk kam atraksion për asnjërën nga gocat, fare”.

“Zysha” nuk ka asgjë të mirë

Komentet e Aidës për Adelajden pas debatit për mimikën e saj kanë vazhduar, në oborrin e shtëpisë, në bisedën me Zhuljetën, Liritën, Agonin dhe Erjolën. “Jam munduar të shoh ndonjë gjë të mirë tek ajo – ka thënë Aida – por nuk kam gjetur asgjë”. Ajo ka vazhduar duke thënë se Adelajda duhet të matet një herë para se t‘u drejtohet të tjerëve, siç është për shembull rasti i saj me Pavlinin. Ajo vërtet nuk përputhet me të, por e respekton për hir të moshës më të madhe që ai ka. Sipas saj, të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Adela. Ajo u ka treguar gjithashtu një episod kur i është dashur t‘i kujtojë Adelajdes rregullat e mirësjelljes, kur kjo e fundit në vend që t‘i thërriste Liritës me emër, i kishte thënë “Ej”. Më pas, Aida ka vazhduar me akuza më të rënda, duke vënë në pikëpyetje cilësitë e Adelës si mësuese dhe edukimin jo të përshtatshëm që mund t‘u jepte ajo nxënësve, duke deklaruar se ajo t‘i sillte fëmijët me probleme në shtëpi e nëse ajo do të ishte mësuesja e fëmijëve të saj, s‘do të kishte ku të shkonte më keq.

Unë dhe Mimoza, “çift publik”

Bjori, me shaka, në prani të Adit dhe Republikës që bënte rolin e “përkthyeses” mes tij dhe Mimozës, i ka thënë kësaj të fundit se kur të dilnin nga “Big Brother” do të ishin çift publik. Dhe këtë ai e bënte për Mimozën e jo për vete, sepse ai nuk kishte nevojë, ishte thjesht një sakrificë nga ana e tij për hatër të saj. “Po, po, krejt do t‘i kryejmë” – i është përgjigjur Mimoza me të tallur, frazë të cilën Republika, pas pyetjes së Bjordit se çfarë i tha, e ka përkthyer që “edhe nëse Bjordi do të ishte djali i fundit në Tokë, nuk do të dilja me të”.

Lirita: Nuk e pi cigaren para prindërve

Të lodhur nga prova e javës që kanë filluar, banorët më në fund janë zhvendosur drejt oborrit për të pirë nga një cigare. Lirita thotë se zakonisht e pi cigaren, por nuk preferon që ta pijë në sytë e prindërve. Madje ajo tregon se një komshie e kishte parë që pinte cigare në ballkon dhe i kishte treguar së ëmës, por ajo nuk i kishte thënë asgjë, ndoshta për faktin se që të dy janë duhanpirës. Më pas banorët flasin për darkën. Por duket se asnjë prej tyre nuk tregohet i gatshëm që të përgatisë ndonjë ushqim konkret, kështu që secili vendos të hajë atë ç‘ka i pëlqen, duke mos lakmuar asgjë tjetër në kuzhinë, përveç gjellëve që mund të përgatisin në pak minuta. Adi dhe Bjordi përgatisin nga një sanduiç të vogël dhe e konsumojnë secili për hesap të vet, në dy cepa të ndryshme të shtëpisë, ndërkohë që pjesa tjetër e banorëve janë duke pirë cigare në verandën e shtëpisë së “Big Brother”.

Prova, përmendësh 100 kuriozitete

Kanë kaluar dy ditë që banorët nuk po merren më me asnjë impenjim tjetër, prandaj edhe autorët i kanë dhënë 14 konkurrentëve provën e javës. Bëhet fjalë për 100 kuriozitete të cilat do të ndahen mes tyre dhe duhet që të mësohen përmendësh. Banorët tregohen të gatshëm për këtë provë, pasi nëse nuk e kalojnë, buxheti do përgjysmohet. Adelajda sqaron se ata do të mësojnë të gjitha kuriozitetet vetëm në momentin kur bie gongu dhe jo më pas. Më pas ajo lexon edhe kuriozitetet, të cilat u duken të gjithëve shumë interesante. Sipas saj 100, kuriozitetet duhet të ndahen në mënyrë të barabartë mes tyre për t‘i mësuar përmendësh. Pas disa minutash, Dritani bën pyetje dhe banorët ngrenë dorën që të përgjigjen, për të kuptuar sesi kanë arritur që t‘i fiksojnë në pak kohë.



Fjalet nga kerkimet:

  • bjordi adela ndahen
  • bjordi dhe adela ndahen
  • adelajda dhe bjordi ndahen
  • arjoni edh bertina
  • bjori edh adela 2012

Arjon Muca bukuroshi i big brother albania

February 19, 2009 | Kategorija: vip | 634 Komente

Në të gjitha forumet dedikuarBig Brother, zyrtare apo ata të fansave, është në mënyrën më absolute djali që pëlqehet më shumë. Në fillim të gjithë e komentonin për pamjen e tij por me kalimin e ditëve, fansat mendojnë se krahas bukurisë, Arjon Muça ka edhe zgjuarsi. Ka kaluar disa eksperienca në jetë, kjo edhe falë jetës së tij në Itali, të cilat e kanë pjekur para kohe. Natyrisht në profilin që ai ka vizatuar për veten, nuk ka asnjë shenjë modestie, por të jesh koshient për vlerat që ke, nuk ëshstë ndonjë gjë negative. Arjoni gjatë këtyre ditëve, në shtëpi ka ditur të krijojë gjuhën e komunikimit dhe të tërheqë vemendjen e banorëve të tjerë. I kthyer mbas disa vitesh jashtë shtetit, nuk ka qenë e vështirë rinisja e një jete në Tiranë me një familje që e ka mbështetur fort. Mamaja e tij Jona Muça, një stiliste shumë e njohur, ka ingranuar në punët e saj Arjonin por edhe Frensisin, motrën e tij. Edhe e motra është një vajzë shumë e bukur, gjë që na bën të mendojmë se bukuria ekzistoka me bollëk në familjen Muça. Më shumë për jetën e Arjonit, do iu njohim në javët në vazhdim.

arjon-muca

arjon-muca



Fjalet nga kerkimet:

  • arjon muca
  • arjon muca dhe viola
  • arion muca
  • frensi muca
  • djali me i bukur ne bote

« Older Entries   Newer Entries »

eXTReMe Tracker