Mosha: 24 vjeç

Vendbanimi:
Firenze, Itali

Vendlindja:
Vlorë

Arsimi:
I lartë, “Akademia e Arteve të Bukura”, Firenze, Itali.

Statusi civil:
Beqare
domenika BIG BROTHER ALBANIA 215x300 DOMENIKA
Thotë për veten:
“Unë jam kështu siç më shikoni, e qeshur, e lirshme dhe gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë. E marr jetën si të më vijë. Më pëlqen të njoh njerëz të rinj”.

Eksperiencat:
Është në prag të diplomimit në degën e skenografisë. Pëlqen shumë artin në përgjithësi. Ka bërë disa shërbime fotografike. Ka mijëra foto në arkivin e saj.

Familja:
Nëna e saj Valentina është gjithçka që ka në jetë. Prindërit janë divorcuar që kur ajo ishte vetëm pak muajshe. Babai tani ka një familje tjetër. Mamanë e quan motër, shoqe, shok. Me të konsumon çdo bisedë. Para se të hynin në Big Brother vunë një bast: kush nga të dyja do hynte në shtëpi, do t’i paguante tjetrës një udhëtim për një Dubai. Domenika nuk e dinte që nëna e saj do bëhej një nga banorete shtëpisë së Big Brother.

Interesa & hobi:
Pëlqen çdo gjë që ka lidhje me shkollën që ndjek. Fotografia është pasioni më i madh, por edhe teatri e kinematografia.

Marrëdhëniet me meshkujt:
Me meshkujt nuk i ka punët dhe aq mirë. Pjesën më të madhe të kohës nuk e di se çfarë kërkon.

Hyn në Big Brother…
për të bërë qejf!