Edgari: “T’i injorojme Erionin e Klaudjen”
Erioni e Klaudja qendrojne sebashku ne kopesht duke biseduar. Klaudja hedh mendimin te shkojne te bejne sauna, pasi pjesa tjeter e konkurenteve qendrojne sebashku e ajo i quan “Grupi i pensionisteve”. Klaudja shprehet se do t’i vije keq kur te dale nga shtepia e BB, e momenti qe do t’a preke me teper eshte fikja e dritave te shtepise pasi te dale dhe fituesi. Ajo shton se nuk e supozon dot sesi do t’a prese opinioni publik kur te dale nga BB.
Nderkohe, Elvisi e Arjola qendrojne ne sallon mes banoreve te tjere e Elvisi i kerkon Arjoles qe t’i beje masazh, por ajo nuk pranon. Elvisi shprehet se Arjola eshte egoiste, pasi ai i ka bere masazh para pak minutash. Me pas Elvisi ben nje koment ne lidhje me vajzat e shtepise e Arjola i pergjigjet: “Ju nuk mereni vesh, kur te levdani e kur te shani”. Elvisi shton se kjo eshte ajo qe djemte duan te arrijne e me pas ngacmohen me njeri-tjetrin.
Po ashtu, Albulena qendron me Edin ne kopesht, ku ky i fundit komenton per Klaudjen se e sheh me te qete se ditet e para, dhe kete ndryshim e mendon si pasoje e keshillimit te Erionit. Albulena shprehet se pak me pare ka biseduar me Albulenen, e Klaudja ia ka thene ne sy mendimet qe ka patur per te.
Albulena shprehet se i ka thene Klaudjes qe nuk ka ndryshuar asgje ne tipin e saj, por eshte Klaudja ajo qe ka nddryshuar mendim per te. Edit i pelqen shume ky arsyetim i Albulenes. Kjo e fundit shprehet se ka filluar te beje loje me Erionin e Klaudjen. Edi thote se dy banoret e lartpermendur po perdorin strategjine e te berit grup e me e mira qe te tjeret mund te bejne, eshte t’i injorojne.


Komento