Edhe një duet, Amë e bijë
Këngëtarja Gresa Behluli, në një intervistë për portalin Gjuha Shqipe, ka folur për bashkëpunimin e saj të fundit me Genc Prelvukaj, këngën e re dhe jetë e saj private.
Gresa Behluli ka vendosur që përsëri të rikthehet në skenën e estradës kosovare.
Çika e Shkurte Fejzës tashmë i është rrekur edhe më profesionalisht profesionit të nënës së saj dhe ka filluar një bashkëpunim me Genc Prelvukaj, më të cilin edhe ka realizuar një këngë.
“Projekti im i fundit ka qenë kënga “Faqe e re”, të cilës i është realizuar edhe videoklipi. Mund të them që ka qenë një këngë e suksesshme dhe mbetet një nga këngët më të bukura të miat dhe mendoj se është pëlqyer edhe nga publiku dhe jam e kënaqur për këtë”, ka thënë Behluli në një intervistë dhënë portalit Guha Shqipe.
Këngëtarja po ashtu ka folur edhe për ndonjë bashkëpunim të saj të mundshëm në mes të saj dhe nënës së saj Shkurte Fejza, pas këngës “Nëna dhe bija”.
“Stili i kësaj kënge ka qenë gërshetim i dy stileve të ndryshme të muzikës (stilit të nënës dhe stilit që unë këndoj) dhe ndoshta kjo edhe ka qenë arsyeja që kënga ka qenë e suksesshme. Pikërisht nga kërkesat e shumë adhuruesve tanë kemi vendosur të punojmë së bashku prapë një duet që pritet të realizohet në të ardhmen”.
Gresa po ashtu ka thënë se ndihet e nderuar që e ka nënë Shkurtën, një këngëtare tashmë e njohur në të gjitha trevat shqiptare.
“Natyrisht që ndihem e nderuar dhe emri i saj më ka bërë të ndihem e privilegjuar tërë kohën, por nuk jam edhe komode sepse edhe unë e kam filluar një rrugë të tillë (muzikën). Nëse nuk kisha qenë këngëtare, ndoshta e kisha gëzuar më shumë këtë privilegj, sepse emri i saj më bën të kem shumë përgjegjësi dhe më privon prej shumë gjërave si e re që jam”.
Burimi: GazetaExpress
Fjalet nga kerkimet:
- gresa dhe shkutra videoklipi i fundit
- gresa beluli keng e re 2012
- shkurte fejza kenga me e re
- shkurte fejza dhe gresa beluli kenga me ere
- shkurte fejza dhe gresa behluli kenga e re


Komento