elisa klaudia – debat

January 14, 2011 | Kategorija: lifestyle, showbiz, vip | 9 Komente

Grupi i dytë ka radhën për realizimin e provës. Kështu Elisa drejton koreografinë, ndërsa Klaudia, Toros, Ermela dhe Ogreni kërcejnë.

Ata ende nuk e kanë mësuar si duhet koreografinë, madje një pjesë të saj nuk e dinë fare. Elisa ndërsa drejton grupin, u thotë atyre se janë shumë të ngathët sot dhe u kërkon me insistim që t’i realizojnë si duhet figurat gjatë numrit të tyre. Gjatë kësaj kohe nis një debat mes saj dhe Klaudias. Elisa u kërkon banorëve që të vazhdojnë të kërcejnë sepse janë të ngadaltë dhe ende nuk e kanë mësuar të gjithën. Klaudia i thotë se ata janë të lodhur dhe nëse nuk e mësojnë sot do ta mësojnë nesër.

Më pas Elisa kërkon që banorët të shohin edhe një herë videon ku shfaqet koreografia për të memorizuar më mirë lëvizjet. Mes Elisës dhe Klaudias ka gjithmonë ngacmime dhe ngritje zëri ku të dyja kundërshtojnë veprimet dhe sjelljet e njëra-tjetërës. Kështu ata fillojnë përsëri për të kërcyer dhe Elisa vazhdon të kritikojë lëvizjet e gabuara të banorëve që po realizojnë provën.

E ndërsa realizojnë kërcimin, Klaudia ngatërron një lëvizje dhe ndalon duke qeshur. Edhe banorët e tjerë ndalojnë dhe Elisa thotë: “imagjino të ngatërrohesh kur të jesh duke realizuar provën gjatë spektaklit”. Klaudias nuk i pëlqen kjo gjë dhe i thotë Elisës se ajo vetëm kritikon dhe ngre zërin. Ajo thotë se nuk ka pse t’u thotë gjithë kohës “gabim, keq, por mund t’u thotë mundohu të mos ngatërrohesh”. Elisa i thotë se ajo nuk mund t’i marrë me lajka, por Klaudia e kundërshton me forcë duke i thënë se ajo për këtë është drejtuese, për t’i mësuar të realizojnë më mirë kërcimin dhe jo për të kritikuar. Kështu e gjithë prova e grupit të dytë shoqërohet nga debate të vazhdueshme të Klaudias dhe Elisës.


Komento


eXTReMe Tracker