Emocione te forta ne surprizen per Gracianon
Me pas, eshte koha te flasin per nje nga banoret me te rinj te shtepise, Gracianon. Me rrefimin e tij gjate proves javore me objektet, ai na ka emocionuar te gjitheve me realitetin qe percolli teksa pershkruante jeten e tij 20 vjeçare. Nje jete e mbushur me te panjohura, me mungesen e figures aterore.
Graciano, ne momentet e rrefimit eshte shprehur se ka qene gjithnje ne kerkim te nje fotografie, ku te mund t’i shihte te dy prinderit bashke. Por kete foto nuk e ka gjetur kurre. Femijeria e tij ka qene nje femijeri e pazakonte. Fati s’eshte treguar shume bujar me te, pasi e ka vene perballe situatave shume te veshtira, qe zor t’i perballoje nje femije.
Arbana e fton te shkoje tek dhoma e surprizave, ku gjen nje byzylyk te vogel, nje rreth qe u vihet femijeve ne maternitet. Graciano shprehet se ai byzylyk eshte shume i veçante per te dhe tregon se ka vitin e tij te lindjes dhe vendin, Selanik. Ai shprehet se femijeria e tij eshte nje femijeri qe jo çdo femije mund t’a kaloje, e nuk ka patur ate ç’ka kishin te gjithe femijet e tjere.
Me pas shfaqet nje klip, ku mamaja e Gracianos tregon nje hartim qe ai ka shkruar ne moshen 10 vjeçare. Graciano emocionohet shume dhe nder lot shprehet se as nuk e mbante mend qe ajo leter ekzistonte.
Ne kutine qe ndodhet prane tij, ka nje suprize tjeter per Gracianon e aty gjendet nje album fotografik. Mamaja e tij i kerkon falje qe ia ka mbajtur te fshehte deri tani foton qe ai aq shume e ka dashur. Ne faqen e fundit te albumit, qe ai ka ne kuti, ndodhet fotoja e prinderve te tij.


Komento