Fejese në shtëpinë e "Big Brother"
Fejesa e Bjordit dhe Adelës duket se është marrë seriozisht nga finalistët e “Big Brother”-it. Adi, ashtu si çdoherë, kur ka qenë shtysë e afeksioneve të çiftit, edhe këtë herë ka qenë organizatori i festës më të rëndësishme në shtëpi. Pasi kujtoi bisedën e një nate më parë, Adi thotë se do të bëjnë festë të madhe me dolli për fejesën e Bjordit me Adelën. “Kismet”,- thotë Bjordi, duke shprehur qartë dyshimin për fejesën, por Adi dhe Sori i thonë se ata kanë bërë gati një pjesë të mirë të përgatitjes për festën si, drekën, ftesat e njerëzve, përgatitjen për ceremoninë në kishë.

Bjordi-dhe-Adela
Gjithçka është gati, e organizuar me shumë dëshirë nga dy “dëshmitarët” e kësaj fejese. “Dhëndëri ky, dhe e ka me dy mendje”,- i thotë Sori me shaka. I gjithë organizimi ishte kryer pa dijeninë e “nuses”, Adelës apo “Barbit” të shtëpisë, siç e ka quajtur edhe Aida. Për ta përfshirë edhe atë në përgatitje, Adi e pyet Adelën nëse kishte ndonjë festë sot, dhe ajo e habitur, duke mos qenë në brendësi të bisedës së tyre, e mohon këtë fakt. Adi i thotë se vjen era fejesë, por ajo e vendosur ia kthen se janë shumë larg asaj. Adi dhe Sori i tregojnë dhe Adelës përgatitjet e festës dhe ajo duke parë nga Bjordi, i thotë që të mos trembet, por ai ia kthen se është në dijeni të festës që po përgatit xhaxhi Sori me dajë Adin për ta. Bjordi u thotë atyre se e vendosi që do fejohet, por ama festa do të jetë pa verë. Adi dhe Sori qeshin dhe ia kthejnë se ata do pinë që para festës, që të jenë gati për të. Me sa duket, çifti ka vendosur: jashtë shtëpisë i pret fejesa, por mbetet të ngremë vetvetiu dyshimet dhe pyetjen “sa do të zgjasë?”


Komento