Këngëtari kosovar Genc Prelvukaj ka deklaruar se për një kohë ka qenë i ngacmuar nga një homoseksual. Këtë fillimisht ai e ka përmendur mes miqve të tij e ndërsa lajmi ka shpërthyer shumë shpejt, është bërë e ditur edhe më gjerë.
Genci vetë, nuk ka nguruar ta pohojë këtë edhe të hënën mbrëma teksa ishte i ftuari i këngëtares nga Tetova, Big Mama, në emisionin e saj i cili jepet në Alsat-M.
“Kam pasur një rast kur më bezdiste në telefon një homo duke më dërguar mesazhe”, ka thënë Genci në emisionin “Mama’s Big Show”.