Edhe pak ditë na ndajnë nga spektakli i madh “Big Brother Albania 2“.

Reality show më i ndjekur në Shqipëri do të nisë transmetimin më 7 shkurt në “Top Channel”, ndërsa do të transmetohet drejtpërsëdrejti edhe në dy kanalet e platformës tokësore e satelitore të “DigitAlb“. “Big Brother“, edhe këtë vit, do të prezantohet nga prezantuesja e njohur,

arbana osmani

arbana osmani

.Dymbëdhjetë janë personazhet që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ata janë përzgjedhur mes rreth 8 mijë aplikantëve, të cilët kanë qenë pjesë e audicioneve për “Big Brother Albania”.

Kjo fazë zgjati për tre muaj. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë sezon, shtrirja gjeografike e pjesëmarrësve në këtë reality show të suksesshëm, është më e gjerë. Aplikantët e pjesëmarrësit në “Big Brother” vijnë thuajse nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Ky fakt është një tregues i shikueshmërisë dhe suksesit të padiskutueshëm të një formati që në fakt, provën e suksesit e kaloi që në edicionin e parë të tij. Jo vetëm shqiptarë të cilët jetojnë në Shqipëri, por edhe ata që jetojnë jashtë kufijve kanë qenë të interesuar për të qenë pjesë e shtëpisë së madhe të “Big Brother”, në “Top Channel”. Të ardhur nga vende si Italia, Greqia, Anglia etj.

Ata kanë qenë të gatshëm për të lënë për pak kohë punën e jetën e ndërtuar jashtë Shqipërisë e për të nisur një aventurë të re në shtëpinë e “Big Brother”. Organizatorët bëjnë të ditur se pas përzgjedhjes fillestare, aplikantët kanë kaluar tri faza të tjera vlerësimi, për të arritur në numrin e të përzgjedhurve përfundimtarë. Këta të fundit do të jenë pjesë e aventurës së madhe, e cila do të nisë të shtunën e parë të muajit shkurt, në “Top Channel”.

Mosha e banorëve të rinj të shtëpisë varion nga 20 deri në 40 vjeç. Ata janë përfaqësues të brezave të ndryshëm, çka garanton sigurisht spektakël dhe debate brenda shtëpisë. Do të gjenden në këtë familje të madhe të rinjtë ëndërrimtarë, por edhe brezi i më të rriturve të cilët ëndrrën, shpresojnë ta arrijnë nëpërmjet këtij reality show.

E rëndësishme është që gjithsecili prej tyre të përfaqësojë veten brenda shtëpisë, pavarësisht vëzhgimit nga Vëllai i Madh, e pavarësisht se ditët e tyre do të vijojnë të ndjekura nga ekrani prej syve të publikut. Ditë pas dite, banorët, njësoj si paraardhësit e tyre vitin që kaloi, do të bëhen të njohur për publikun deri në imtësi. Duke ofruar veten e tyre të vërtetë, ata do të jenë pjesë e një spektakli të gjatë, plot 99 ditë. Ata do të vëzhgohen në gjithçka, do të sprovohen gjithashtu. Do të mësojnë të njihen e të bashkëjetojnë me njerëz që deri para fillimit të këtij reality show, as që e njihnin ekzistencën e njëri-tjetrit. Do ketë miqësi, aleanca, por edhe përplasje, kundërshti e mospërputhje.

Në mungesë të televizorit, celularit, librit, apo të çdo mjeti tjetër informativ e komunikativ, e vetmja mundësi për të kaluar ditët ndryshe është komunikimi me njëri-tjetrin. Në varësi të sjelljes, apo të “aleancave” të krijuara brenda në shtëpi, do të ketë të humbur ose të fituar. Vetë banorët do të vendosin për njëri-tjetrin. Dhoma e sekreteve do të jetë dritarja e komunikimit. Aty publiku do të ketë mundësi të mësojë gjithçka. Ndërkaq, edhe shtëpia në të cilën banorët do të kalojnë më shumë se tre muaj të mbyllur brenda, është një tjetër element që do të vijë ndryshe nga viti i shkuar. Ajo do të jetë me më shumë ambiente, më e bukur, e komode nga viti i shkuar.

Ky vit i dytë i “Big Brother” në Shqipëri është një përvojë më shumë e fituar, ndaj edhe gjithçka do të jetë e kuruar deri në detaj. Nga organizatorët e programit bëhet e ditur se audicionet nuk kanë përfunduar me përzgjedhjen e banorëve të parë, të cilët do të shkelin në shtëpinë e “Big Brother”. “Vëllai i Madh” është ende në kërkim të elementeve të reja e të individëve interesantë, të cilët duan të shpalosin veten në një program kaq të suksesshëm si “Big Brother”. Çmimi i madh për fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother Albania”, fillon nga 70 mijë euro, por surprizat nuk përfundojnë këtu.

Gjithçka do të zbulohet hap pas hapi. Çdo ditë në ekranin e “Top Channel” do të transmetohet për gati 30 minuta përmbledhja e ngjarjeve më të rëndësishme të ditës, ndërsa të shtunën do të zhvillohet spektakli i madh nën prezantimin e tashmë së mirënjohurës Arbana Osmani. Ndërkaq, një suplement prej tetë faqesh kushtuar “Vëllait të Madh” do t‘i bashkëngjitet çdo të shtunë gazetës “Shqip”. Lexuesit do t‘i jepet mundësia të njihet jo vetëm me personazhet e shtëpisë, debatet e gjithçka ata do të përjetojnë aty brenda, por edhe me të tjera të reja. “Big Brother” është i vetmi program televiziv në Shqipëri që plotëson standardet ndërkombëtare, çka konfirmohet nga patenta që zotëron nën markën e kompanisë “Endemol”. “Big Brother” është një prodhim i kompanisë “Top Media”, “Top Channel” dhe “DigitAlb”. Reality show “Big Brother” është quajtur kështu prej personazhit me të njëjtin emër i krijuar nga George Orwell, në romanin e tij të botuar në vitin 1984. Formati i famshëm televiziv transmetohet në më shumë se 40 vende të botës.

Çmimi i madh për fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother Albania” fillon nga 70 mijë euro, por surprizat nuk përfundojnë këtu. Gjithçka do të zbulohet hap pas hapi…

Ditë pas dite, banorët, njësoj si paraardhësit e tyre vitin që kaloi, do të bëhen të njohur për publikun deri në imtësi. Duke ofruar veten e tyre të vërtetë, ata do të jenë pjesë e një spektakli të gjatë plot 99 ditë.

VIRTUALBANIA



Fjalet nga kerkimet:

  • kur fillon big brother albania 4
  • kur dot ja fillon big brother albania
  • redona sdin me nje
  • u sa vajz e keqe jeeee mer tel
  • top chenell edicioni infirmativ premte