thashetheme ,celebritete, Big brother albania 3 live,celebrity gossip,reality shows
Flet motra e Arjonit, Frensi / Si e shikon ajo qëndrimin e të vëllait në shtëpinë e Big Brother-it, çfarë mendon për Anjezën, vajzën që ai ka shprehur simpati dhe e ka puthur në buzë dje nw mengjes dhe si do të rrjedhin ngjarjet, sipas saj.
Më në fund, në shtëpinë e Big Brother-it ndodhi një puthje prej vërteti. Ka qenë Arjoni që nuk ka duruar dot më dhe, mëngjesin e ditës së djeshme, ka puthur në buzë Anjezën. Është cilësuar si një nga djemtë më simpatikë të shtëpisë së Big Brother-it dhe si një nga më të sjellshmit me femrat. Ajo që i ka tërhequr vëmendje kohët e fundit Arjonit, është Anjeza, njëra nga banoret më të reja të shtëpisë. Me futjen e saj në shtëpi dhe daljen e Zhulejtës, Arjoni u afrua më shumë me të. Po aq shumë sa…. e pranoi edhe vetë gjatë spektaklit të së shtunës së kaluar, se ndjente simpati për vajzën. Kishin ditë që flinin bashkë, po ende nuk kishte dal një puthje në horizonte, ndërsa dje gjithçka doli ashiqare, ata të dy u puthën. Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë e shohim djalin simpatik të afrohet ndaj Anjezës. Për këtë lidhje simpatie mes dy të rinjve, që tashmë është kurorëzuar me një puthje, ne kemi marrë mendimin e motrës së Arjonit, Frensit. Afrimin e vëllait të saj ndaj Anjezës, e shikon si një gjë normale mes dy të rinjve që kanë vetëm simpati ndaj njëri-tjetrit. Sipas Frensit, do të janë ata që do të vendosin se çfarë do të ndodhë mes tyre në vazhdim, nëse kjo lidhje do të jetë edhe jashtë shtëpisë apo jo. Për Arjonin është hera e parë që pranon se pëlqen një vajzë brenda shtëpisë dhe se deri më tani ka ditur ta ndajë shoqërinë nga dashuria. Ndihen mirë mes tyre dhe këtë e kanë pranuar publikisht. Ajo që pritej, ndodhi dje. Se si do të rrjedhin ngjarjet në ditët në vazhdim, apo edhe jashtë shtëpisë, është ende e paparashikueshme. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’ia lëmë kohës.

anjeza dhe arjoni
Si e shikon lidhjen e Arjonit me Anjezën?
Deri dje e kam parë më tepër si një lidhje shumë të ngushtë miqësore, edhe pse Arjoni ka shprehur një simpati për Anjezën. Bashkohen në shumë mendime që i ka bërë ata të ndihen mirë dhe në sintoni me njëri-tjetrin. Ndërsa puthja e djeshme i ndryshoi gjërat.
Mendoni se do të zgjasë kjo lidhje, që duket sikur po nis në shtëpinë e Big Brother-it? A do të vazhdojë edhe jashtë?
Për sa i përket lidhjes që kanë, mendoj se do forcohet edhe më tepër, edhe jashtë shtëpisë, sepse ata të 2 kanë shumë gjëra të përbashkëta, dhe kanë gjetur një pikëtakimi.
Mendoni se mund të ketë rënë vërtet në dashuri, apo po e bënë ketë për show?
Nuk mendoj se mund të bjerë në dashuri kaq shpejt, ai thjesht ka shprehur një simpati që, në qoftë se gjen terren, do rritet, në të kundërt, do ndalet thjesht në një miqësi të sinqertë. Nuk bën pjesë te karakteri i Arjonit të luajë me ndjenjat apo ta përdorë këtë gjë thjesht për një lojë. Në rastet e mëparshme, me femrat e tjera të shtëpisë, ai është treguar më se i qartë, duke mos e ngatërruar miqësinë me dashurinë.
Është Anjeza tipi i femrës ideale për Arjonin?
Arjoni nuk ka vetëm një stereotip për ta përcaktuar kaq lehtë. Gjithsesi, mendoj se Anjeza ka karakteristikat e një femre që mund t’i interesojë Arjonit. Është e thjeshtë, pa komplekse, simpatike dhe e çiltër.
Po ta kishit Arjonin përballë tani, çfarë do t’i thoshit?
Jam krenare për ty, vazhdo të jesh i çiltër dhe i drejtë, siç ke qenë deri tani.
Si u ndjeve ti kur Arjoni tha për ty se je shembulli i femrës ideale?
Ne të dy jemi shumë të lidhur dhe e respektojmë shumë njëri-tjetrin. Tek Arjoni unë shoh një person të kompletuar, një vëlla ideal, ashtu siç ai sheh tek unë një motër ideale. Për ne familja është diçka e shenjtë dhe në të shohim të pasqyruar shembullin më pozitiv të një familjeje të shëndoshë.
Pse mendon se Arjoni refuzoi mbrëmjen e se shtunës t’i linte një mesazh ish-të dashurës?
Ai e shpjegoi më mirë mbas mbarimit të spektaklit, se ajo ishte një çështje tepër delikate dhe për respekt ndaj saj, nuk do t’ia lejonte vetes që ta përziente në këtë histori, duke shpjeguar se ajo meriton një komunikim sy për sy dhe jo thjesht nëpërmjet një ekrani. E gjitha kjo ishte një mënyrë për ta mbrojtur dhe respektuar, si gjithmonë.
15 Responses for "Motra e Arjonit: Si e shoh puthjen me Anjezen"
hi ju jeni me te miret
ihaaaaaaaaaaaaaa qeshtu poe lyp tash mir ye ARJON
FITOREN ARJONIT ISHALLA FITON
aa op supper shumee mir arjoni chka e puth ANJEZA ESHTE 1 OP DHE ARIONI ju dua nga TETOVA
puthje
te dua shum arjon je numer 1 atje te dua shum arjon dhe mimoza po nejse ti ke zgjedhur anjezen edhe pse do te doja qe te bashkoheshe me mimozen qao qao te dua shum arjon
ADI je me i miri fare aty brenda po te kisha fatin te kisha nje njeri si ti afer do ishte privilegj nga zoti per mua je shum i mir dhe vazhdo te jesh kshu sepse po jep nje shembull te mir a desh harrova te them se edhe mua me pelqen poezia shum si tya te pershendes fort njesh
arjoni je i mir bahs me anjezen
arion shum i mir je llokum ma i miri je aty tduu shum loqk mpuq (L)
spo muj met pa me qet anjezen se e urrej si dreqq kukuu :@:@ e kisha myyt keit
arioni duhet me shku me mimozen se ata dy mat mirt jane edhe bjordi me adelen ….. Arioni♥Mimoza , Bjordi♥Adelajda qeshtu duhet me shku… Arion tduu shum loqk kiss ma i miri je tduu zemeer qeshtu vazhdo amo me mimozen me shku lowee u (L)♥
o shum i bukur arjoni ka me i fitu mos menon se ka me fitu adi hahah
mimoza bjordi adela jeni am te mirit ju puth fort ju dia shum veq vazhdoni kshtu ju dua shummmmmmmmmmm
ju dua shum jeni me te miret
arjoni je me i miriiii te dua shum pasi qe dole tanI me nuk po shikohet BIGBROTHER te dua shum prap se prap ti e ke fituar bb je me i miri qe kam par ndonjeher ne jeten time
ciaoooooooooooooooooo
Arionn loqk pa ty nuk kqyret bigbrother :’( su desht me dal ti breeh arioni ma i miri e du shum llokum e kam loqk kiss tduu zemerr ti u desht me fituu smu kqyrka mo big brother se ma i miri je arion zmerr ti je nr.1 ti u desht me fitu ska si ti arion tduu mas shumti pi kejtve looooqkkk tdu shum lqok KiSs(K)(L)(K)(L) tduu pa mase looqk arion tdu teperr(K)(L)
Mimoza?Arion
o qekjo anjeza si dreq:@:2 kukuu ma e kisha myt keit shtriga thiift aty :@:@ arioni u desht me shku me mimozen breeh:S:S:A
arion zemer je ma i miri tduu shum loqk 1 je kan aty ti u desht me fitu arion nr.1 jeta jem tduu mas shumti kiss loqk(K)(L)?
jeni shum te mir sidomos ti arijon edhe anjeza ju dua shummm kisss ishalla kaloni shumm mir lumja ti anjeza kan e ke zgedh na te nirin paske pas fat ju dua shummmmmmmmmm
jeni shume te miret sidomos arjoni eshte yll fare.
ju dua shume
Leave a reply