merita halili Nje bisede "vjeshte" me Merita Halilin

merita-halili

NJU JORK – Duket se vitet i ka hedhur pas kraheve… Elegante, gojembel dhe plot temperament, Merita Halili, eshte kengetarja qe di ta ruaje te gjalle, dhe pse mijera kilometra larg Shqiperise, kengen e mrekullueshme popullore, vecanerisht ate te Shqiperise se Mesme. Pas veres se ngarkuar me shume aktivitete, tani per kengetaren e njohur kane nisur pergatitjet per nje seri aktivitetesh qe ofrojne si zakonisht muajt e fundit te nje viti. Por, sic shprehet Merita, ne kete vjeshte kapricioze ajo ka dhe pergjegjesine ndaj tre vajzave te saj, te cilat do te duhet te pergatiten per fillimin e nje viti te ri shkollor.

E ka stine te preferuar vjeshten…

Teksa mediton pak, thote se vjeshta e Shqiperise i kujton mbledhjen e bimeve mjekesore, natyren e bukur qe ‘vizatonin’ gjethet e rena me ngjyrat ne te verdhe dhe oker kur mbulonin rruget.

“Jo se Nju York-u nuk e ka te bukur vjeshten”, vijon ajo, “po atje ne Shqiperine tone sikur eshte me ‘e ngrohte…!”.

Merita tregon se ne kete stine, ne Nju Jork te gjithe kremtojne festen e Halloween, … dekorojne shtepite, oborret me kunguj sa te medhenj e te vegjel, dhe plot me efekte te tjera, duke e kremtuar hareshem.

Ndersa ne Shqiperi, kur punonte ne Ansamblin e Kengeve dhe Valleve Popullore zakonisht ne vjeshte organizonin planet vjetore per koncertet qe jepnin ne rrethet e Shqiperise apo pergatiteshin per festat e fundit te nentorit.

Merita Halili, qe shumekush ne Shqiperi e kujton per zerin dhe interpretimin e saj te mrekullueshem, vazhdon ta dashuroje kengen popullore, sidomos ate te Shqiperise se Mesme. Jo pa nostalgji kujton se ka nisur te kendoje qe kur ishte ne kopsht ne moshen pese vjecare, ndersa e quan nje dhurate nga Zoti te kenduarit me te cilen e ka aq fort te lidhur jeten.

“Me ka pelqyer mesuesia”, tha Merita nje mes tetori ne Nju Jork, kur sapo kish perfunduar se kenduari me tenorin e njohur shqiptar, Xhoni Athanas, kesaj here “La ci daremo la mano” nga opera “Don Xhovani” e Moxartit.

“Eshte kenaqesi kur interpreton ne krah te nje tenori me ze qe edhe mosha e ka frike, dhe me nje aktivitet te ngjeshur artistik ketu ne SHBA, pa harruar aktivitetin e tij ne Shqiperi”, tha Merita, pas ketij interpretimi qe eshte duartrokitur nga qindra te pranishem. Kengetarja aq e njohur per embelsine e interpretimit te kenges popullore, ka interpretuar kesaj here profesionalisht nje duet te repertorit te arte boteror.

Ne fakt kish qene nje gezim familjar: dasma e artistit dhe skenografit te njohur shqiptar me banim ne Nju Jork, Andis Gjoni, qe kish mbledhur shume artiste te njohur te cilet jetojne ne SHBA dhe ku kengetarja e muzikes popullore i kishte dhene zerin e saj notave te nje arie boterore.

“Repertori im, kenget qe i pelqejne shqiptareve”

Cilat jane pikat qe i bashkon dhe i ndan spektatoret e nje kombesie, por qe jetojne ne vende te ndryshme, sipas gjykimit tuaj…?

Ne kete rast do thosha qe spektatoret qe jetojne jashte atdheut i bashkon gjuha, tradita dhe kultura e tyre. Por, duke qene larg Atdheut kontaktet dhe aktivitetet jane me te pakta dhe kjo i ben te tregohen me te ndjeshem dhe te bashkuar.

A mund te tregoni nje moment kur ju pas interpretimit tuaj keni ndjere emocion dhe pse? Gjate interpretimeve te mia kam shume momente kur kam plot emocione. Por do permend nje te fundit… Vitin e kaluar ishim te ftuar bashke me koncertmaestrin tim Raif Hyseni ne Tirane, nga kryetari i shoqates “Tirana”, Arben Tafai, per festen tradicionale “Sofra Tiranase”. Ishte nje e papritur e kendshme, kur Presidenti i Shqiperise, zoti Bamir Topi, me dhuroi cmimin si Interpretuesja me e mire ne Shqiperi dhe ne bote.

Sa dhe pse ju mungon Shqiperia?

Shqiperia me ka munguar dhe me mungon vazhdimisht, jane vite qe nuk mund t’i harroj. Kam kaluar atje gjysmen e jetes sime, plot me pune dhe aktivitete. Atje kam ndjere dashurine reciproke te njerezve me te afert si te familjes, ashtu dhe te shoqerise.

A i keni numeruar ndonjehere koncertet qe keni dhene ne Amerike…?

Ne Amerike kam ardhur me bashkeshortin tim Raif Hysenin, i cili eshte dhe drejtuesi i orkestres me te cilen jemi prezantuar se bashku qe prej vitit 1995 e deri me sot. Kemi dhene koncerte me muziken tone ne qendrat me te njohura amerikane dhe boterore, ku kemi prezantuar dhe vazhdojme te prezantojme muziken shqiptare ne instancat me te larta zyrtare amerikane dhe nderkombetare. Numri i koncerteve eshte shume i madh, perfshire ketu dhe festivalet, seminaret, takimet e ndryshme me karakter nderkombetar, por edhe kombetar. Ndersa per komunitetin shqiptar gjithmone kemi qene prane dhe do jemi prane tyre ne gezimet familjare, perkujtimet solemne si dhe festat kombetare. Gezimet familjare jane me se shumti pikat e takimeve me shqiptaret qe jetojne ne Amerike, kam parasysh ketu distancat e largeta, por edhe punen qe nuk i ngjan asaj qe bejne njerezit ne Shqiperi…?

Zakonisht jane dhe gezimet familjare, sic eshte edhe dasma e artistit Andis Gjoni qe na takoi edhe ne te dyjave. Eshte shume gezim per mua te jem ketu, aq me shume qe respektoj shume emrin e babait te tij, kompozitorit Simon Gjoni, ashtu dhe te nenes se tij, pianistes se njohur Hermira Gjoni. Se bashku me Miren kemi punuar ne Tirane, por dhe jo pak here kemi bashkepunuar ne shume koncerte qe kemi dhene edhe ketu ne Nju Jork. Ndihemi mire se bashku, kaq shume artiste shqiptare qe jane se bashku ne nje dasme shqiptare ku kendohet me dashuri edhe kenga shqiptare.

Repertori juaj nga sa kenge perbehet dhe cilat jane me te preferuarat per Meriten?

Repertori eshte i larmishem. Kam kenduar, kendoj dhe do te interpretoj kenge nga te gjitha krahinat shqiptare. Gjithsesi mund te them se preferencat e mia jane kenget qe i do dhe i pelqen i gjithe populli shqiptar.

Cfare eshte per karrieren tuaj bashkeshorti juaj?

Koncertmaestri Raif Hyseni, pervecse eshte bashkeshorti im, eshte dhe kompozitor dhe drejtuesi i grupit muzikor me te cilin jemi prezantuar gjate gjithe aktiviteteve ne Amerike dhe ne bote. Do te thosha qe kam qene me fat qe kemi qelluar te nje profesioni, dhe bashkeshorte, por dhe kolege.

Cfare kane trasheguar nga ju femijet tuaj?

Ne cdo profesion eshte veshtire qe prinderit t’u imponohen femijeve te tyre. Por une mendoj qe tre vajzat tona do ta zgjedhin vete profesionin qe u pelqen.

Cilat kane qene disa nga aktivitetet tuaja qe ju deshironi t’i permendni?

Ne fund te muajit gusht te ketij viti ne shtetin e Nju Jorkut tradicionalisht organizohet seminari nderkombetar per muziken e Evropes Lindore. Si cdo vit, kesaj here Raifi dhe une dhame leksione, ligjerata dhe mesuam studentet tane amerikane si te kendojne dhe te interpretojne ne instrumente te ndryshme kenget dhe vallet shqiptare. Une kisha mbi 40 studente per kanto nga mbare Amerika, kurse Raifi kishte ansamblin me mbi 90 muzikante. Kishte violina, viola, cello, klarineta, fiz-harmonika, kontrabase, trompa, saksafona, tuba, llauta, kitara, dajre, lodra etj. Per here te pare Raifi dhe une, ne bashkepunim me Qendren e Evropes Lindore per Folk, formuam edhe Ansamblin shqiptaro-kosovar. Vete numri i kengetareve dhe muzikanteve tregon suksesin tone. Mendoni 1/3 e pjesemarresve ishin pjesetare te Ansamblit tone shqiptaro-kosovar. Ishte kenaqesi e vecante kur mbi 130 studente nga gjithe Amerika, kengetare, muzikante kendojne dhe interpretojne ne instrumente te ndryshme kengen dhe vallen e bukur shqipe nga te gjitha trevat, ku sot shqiptaret jetojne ne Ballkan dhe ne bote nen drejtimin e Maestros Raif Hyseni. Ndersa ne fund te muajit korrik, Raifi se bashku me orkestren e tij, per here te pare perfaqesoi fizarmoniken shqiptare ne nje festival Nderkombetar qe u mbajt ne Nju Jork, Internacional Accordion Festival ne Manhattan, dhe qe padyshim ishte nje perfaqesim i suksesshem. Ne fund te Qershorit 2008 kemi dhene dy koncerte shume te rendesishme jo vetem per ne si artiste, por edhe per te gjithe shqiptaret. Per here te pare ne histori, se bashku me Raifin dhe orkestren u prezantuam ne Kenedy Center si dhe ne Librarine e Kongresit Amerikan. Jane qendrat me te njohura jo vetem ne Amerike, por ne te gjithe boten. Ketu kane dhene koncerte artistet me te famshem boteror te te gjitha stileve dhe llojeve te muzikes, keshtu qe dhe ne patem nderin dhe respektin qe me dinjitet te prezantojme muziken tone shqiptare nga te gjitha trevat ku jetojne sot shqiptaret ne Ballkan dhe ne bote. Ishin koncerte shume te suksesshem dhe per kete shkruan dhe gazetat “The New York Times”, “Illyria”, “Washington Post” etj.

Ndonje CD e re?

Po mendojme te nxjerrim nje CD te re dhe per kete jemi ne bisedime me nje kompani amerikane.

Kur do jeni serish prane publikut shqiptar…?

Se shpejti do jemi ne Shqiperi me rastin e Festave te Nentorit. Kesaj here do te qendrojme edhe ne muajin dhjetor, posacerisht per festen e Vitit te Ri 2009.

Bisedoi: Flora Nikolla