Çifti i fejuar Nora Istrefi dhe Rob ert Berisha më në fund thyen akullin. Pas ftesave të shumta nga mediat elektronike e të shkruara për t’u paraqitur së bashku publikisht, çifti e bëri këtë ekskluzivisht për emisionin “Express Live” në Kosovë. Duke kujtuar takimin e tyre të parë, çifti ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur në një turne në Gjermani, nga ku edhe ka nisur shoqërimi i tyre, për të kaluar më pas në një lidhje serioze.
“Ne jemi njohur edhe më herët, kemi ditur për njëri-tjetrin që merremi me muzikë, por takimi ynë i parë ka qenë në një turne në Gjermani. Nga aty kemi filluar të shoqërohemi si miq, e më pas kemi nisur lidhjen”, ka thënë Nora. Në anën tjetër, Roberti ka shtuar se Norën e ka njohur edhe përmes të së ëmës së saj, këngëtares Syzana Tahirsylaj. Sa i përket martesës, çifti ka thënë se nuk kanë vendosur asgjë.
“Për martesë nuk kemi vendosur asgjë, nuk kemi ndonjë datë të caktuar, pasi kemi disa plane të tjera, unë rreth muzikës, ndërsa Roberti rreth studios së re”, ka thënë Nora.
Në këtë intervistë të zhvilluar në një nga lokalet e Prishtinës ku çifti kalon kohën e lirë, ata kanë folur edhe për planet sa i përket anës profesionale. Nora ka pohuar se është duke realizuar një këngë të re me kompozitorin Enis Presheva. Se kur do të jetë e përfunduar kjo këngë e re, ajo nuk ka vendosur ende. Nga ana tjetër, i fejuari i Norës, muzikanti Robert Berisha, aktualisht është duke punuar rreth një studioje të re.
Duke shpresuar se puna për këtë studio do të përfundojë deri në fund të këtij viti, Roberti ka thënë se më pas do të fillojë të punojë këngë për të fejuarën e tij. Fakti se që të dy i lidhë profesioni, Nora e Roberti, kanë thënë se kjo është një përparësi për lidhjen e tyre. Ata thonë të kenë mbështetjen e vazhdueshme dhe i gëzohen sukseseve të njëri-tjetrit.
11 Responses for "nora dhe roberti zbulojne lidhen e tyre"
shummmmmmmmmmm e bukur je nora te uroj fat me robertin te duaaaa shummmmmmmmmm
hmm e mir je teper veq roberti teperr
wow nora shum je e bukur veq rribertii diqka teper i veqantt teperr kiSs per juve
sorry dashta me thon Robertii
nora te uroj fat ne jet
po me vjen mire shum qe ke fillu te dalesh ne skene pak me ndryshe me njerzore
o je shum e bukur amo hunen e ki shum te madhe si pinoku qe sht filem vizatimor dhe je shum trudhavic e madh dhe kinezet po mt e dashurojn budlllic tung moredangallic
tung klmse un jam adea pula kengtarja e vogel
je coll brte njeri veq robi ma i mir s e ti sorry
rrena jon ti je ma e mir se robbi valla je nice e pashme po e bukur po pse mos me kon e lumtur ti ? je super valla mpuq nga donna
Tung Oj Lock Te Kam Shum Te Du Shum Jeh E Bukur Veq Vazhdo Qeshtuu Se Nr-1 Jeh Shum Mir Jeh Tu Vazhdu Lock Te Kom Bash Jeh Pershtat Me Robertin Qe Eshte Si LOCK Te Dyt Si LOCKA Ju Duh Breh Shum Une Tyh Sun Te Pershkruaj Deri Sa Te Vdes Ska Per Ty Qka Te FlASIM No Comente Per Ty LOCK Veq Vazhdo T’duhhh QUM QUM Klm (k)(k)(k)(k)
oj nora je e bukur ama robiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ta kalon oj budallic mos e le me te kalu mori me fal qe po te nderhyj po nuk mak qe te bej tash
Leave a reply