thashetheme ,celebritete, Big brother albania 3 live,celebrity gossip,reality shows
Mosha: 24 vjeç
Vendbanimi: Firenze, Itali
Vendlindja: Vlorë
Arsimi: I lartë, “Akademia e Arteve të Bukura”, Firenze, Itali.
Statusi civil: Beqare
Thotë për veten: “Unë jam kështu siç më shikoni, e qeshur, e lirshme dhe gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë. E marr jetën si të më vijë. Më pëlqen të njoh njerëz të rinj”.
Eksperiencat: Është në prag të diplomimit në degën e skenografisë. Pëlqen shumë artin në përgjithësi. Ka bërë disa shërbime fotografike. Ka mijëra foto në arkivin e saj.
Familja: Nëna e saj Valentina është gjithçka që ka në jetë. Prindërit janë divorcuar që kur ajo ishte vetëm pak muajshe. Babai tani ka një familje tjetër. Mamanë e quan motër, shoqe, shok. Me të konsumon çdo bisedë. Para se të hynin në Big Brother vunë një bast: kush nga të dyja do hynte në shtëpi, do t’i paguante tjetrës një udhëtim për një Dubai. Domenika nuk e dinte që nëna e saj do bëhej një nga banorete shtëpisë së Big Brother.
Interesa & hobi: Pëlqen çdo gjë që ka lidhje me shkollën që ndjek. Fotografia është pasioni më i madh, por edhe teatri e kinematografia.
Marrëdhëniet me meshkujt: Me meshkujt nuk i ka punët dhe aq mirë. Pjesën më të madhe të kohës nuk e di se çfarë kërkon.
Hyn në Big Brother… për të bërë qejf!
Mosha: 29 vjeç
Vendbanimi: Stavanger, Norvegji
Vendlindja: Milot
Arsimi: Është duke ndjekur fakultetin ekonomik part-time.
Profesioni: Asistent menaxher në një firmë norvegjeze
Statusi civil: Beqar (bashkëjeton)
Thotë për veten: “Jam tip i hapur, pa komplekse. Përshtatem në çdo lloj ambienti. Jam dinak dhe egocentrik”.
Eksperiencat: Jeton në Stavanger të Norvegjisë prej 10 vjetësh. Puna e tij e parë ka qenë si përkthyes italishteje për KFOR-in në Prishtinë.
Familja: Përbëhet nga prindërit dhe 4 motrat. Prindërit nuk e njohin më, duke qenë se ka shumë vite larg Shqipërisë. Me nënën ka raport më të afërt. Ajo është shumë e lidhur me të.
Interesa & hobi: Synon të investojë në jug të Shqipërisë për të ndërtuar një resort bashkë me disa miq të tij. Është kuzhinier i shkëlqyer. Është frekuentues i rregullt i jetës së natës. Kërcen shumë mirë dhe pohon se shpesh femrat i josh me anë të kërcimit.
Marrëdhëniet me femrat: Për momentin, femra e jetës së tij është një, Elisabeta, një vajzë norvegjeze, me të cilën bashkëjeton prej disa vitesh. Thotë se ajo nuk do ta kishte problem nëse Gjimi do krijonte një raport brenda shtëpisë, duke qenë se ata janë një çift mjaft i hapur.
Hyn në Big Brother… Sepse ka kohë që e ëndërron dhe është gati të sakrifikojë gjithçka për të.
Mosha: 34 vjeç
Vendbanimi: Prishtinë
Vendlindja: Prishtinë
Arsimi: I lartë (Aktrim, magjistraturë për Gazetari)
Profesioni: Moderator në radion “Blue Sky”, Prishtinë
Statusi civil: I martuar
Thotë për veten: “Unë jam Kika… jam ky që shikoni, nuk fsheh asgjë!”.
Eksperiencat: Punon prej 10 vjetësh në Radion “Blue Sky”, radio publike që u dedikohet të rinjve dhe aty ka show-n e tij që quhet “Wolt” e që mbahët çdo mbrëmje. Dashuria e tij mbetet aktrimi, për të cilin dhe ka studiuar. Ëndrra e tij është të ketë një emision të tijin në Top Channel dhe të lexojë dokumentaret e Explorer-it.
Familja: Përbëhet nga gruaja Linda dhe tre fëmijët: Remesiana, Redoni dhe Rea. Është prind i devotshëm dhe bashkëshort i përkryer. Me Lindën është njohur që fëmijë. Kur u martuan, ajo ishte 18 vjeç, ndërsa Hakiu 20. Me gjithë peshën e viteve, dashuria e tyre është nëjsoj si ditën e parë.
Interesa & hobi: Pëlqen sportet dhe muzikën. Herë pas here shkruan dhe kur ka kohë të lirë shkon për peshkim.
Marrëdhëniet me femrat: Në Prishtinë e njohin për aventurier, por është thjesht një përshtypje. Pohon se gruan nuk e ka tradhëtuar asnjëherë.
Hyn në Big Brother… për të fituar!
Ne dhomen e gjumit diskutohet per karakteret. Erjoni pyet Bertinen ne lidhje me sjelljet dhe veprimet e saj. Nga ana tjeter vajza flet per tipin dhe karakterin e saj. ne bisede e siper Erjoni i tregon asaj per pershtypjet qe ajo le. Ai e pyet se si e perkufizon ajo veten e vet. Ajo e perkufizon veten si nje vajze serioze dhe njeri qe flet dhe qesh pak. I urren ata qe flasin shume dhe kot. Ndersa djali insiston te ngacmoje vajzen te flase per veten dhe personalitetin e saj. ne diskutim e siper biseda e tyre zhvendoset ne ceshtje te tjera. Keshty ata fillojne te flasin per banoret e tjere, per menyren e sjelljes se banoreve ne familjen Big-Brother, dhe per familjen.
Kunder Erjonit
Banorët i permbahen planit që thurën gjatë dites për t’i bërë një surprizë Erjonit me rastin e ditëlindjes. Gjatë gjithë mbrëmjes ata diskutojnë fortë me njeri-tjetrin për tema të ndryshme, por që në qendër të vëmendjes duhej të ishte Erjoni. Diskutimet kishin për bazë kundërshtimin e ideve dhe mendimeve të këtij të fundit e si rezultat, Erjoni të ndjehej në siklet, i sulmuar dhe i nevrikosur. Të gjithë banorët, edhe se në disa raste bien ndesh me mendimet e tyre reale, janë kundër tij e këtë gjë ia vënë në dukje shpesh herë.
Gëzuar ditëlindjen Erion
Ndërsa Erioni përpiqet që t’u mbushë mendjen të gjithë banorëve se idetë e tija nuk janë aspak të gabuara, Valentina i afrohet dhe i dhuron një tufë me lule. Banorët e tjerë duartrokasin dhe i këndojnë “Shumë urime për ty” duke e uruar atë për ditëlindjen. Më pas ata i tregojnë se i gjithë debati ishte i sajuar pikërisht për t’i bërë këtë surprizë. Vëllai i Madh u vendos muzikë për ta bërë atmosferën më festive. Të gjithë fillojnë të kërcejnë. Një buqetë me trëndafila të kuq ia dhuron edhe Bertina e në kartolinën e shkruar për të Erioni lexon se është nga Vëllai i Madh, banorët dhe shoqëria. Erjoni duket tepër i lumtur e i emocionuar. Ai u jep të gjithë banorëve nga një trëndafil dhe i falenderon për surprizën e bukur. Ata vazhdojnë të kërcejnë e të festojnë. E papritur për Erionin është momenti kur djemtë i kërkojnë që të ulet në një karrike dhe Bertina e më pas e zëvendësuar nga Valentina kërcejnë vec për të ndërkohë që të tjerët qëndrojnë përqark e duartrokasin.