Rezarta Shkurta "mbrëmje madhështore"per klipin e ri

Oct 15, 2008 Author: admin | Filed under: vip
rezarta-skurtaj

rezarta-skurtaj

Një mbrëmje madhështore dhe me shumë të ftuar, do të jetë ajo që këngëtarja Rezarta Shkurta do të organizojë së shpejti në një nga qendrat tregtare më luksoze të Durrësit, për promovimin e klipit të saj të ri, që pritet të hedhë në treg. Flitet që kënga do të jetë ritmike, dhe se është në fazën e fundit të përgatitjes në studio me kompozitorin Genti Lako.

Ajo ka menduar të mbledhë në këtë promovim shumë artistë, në një organizim special gati si një mbrëmje “gala”. Ndërkohë që ka premtuar, që do të na mahnisë me klipin e ri, edhe përsa i përket lookut të saj. Do të jetë klipi më i bukur që ka bërë ndonjëherë dhe për këtë po bashkëpunon edhe me regjisorin e njohur maqedonas Dejan Milicevic.

Ajo nisi punën për realizimin e klipit në fillim të shtatorit, ndërsa ka pohuar vazhdimisht në shtyp se po përgatitet për një klip ndryshe. Nuk dihet nëse talentin e saj për stilimin e veshjeve, do ta përdorë në këtë klip, por deri tani thuhet se ajo mund të bashkëpunojë me të njëjtën stiliste, Rezarta Skifteri.

Tirana, fitore historike ndaj Milanit magjik

Oct 15, 2008 Author: admin | Filed under: ndryshe
berisha-galliani

berisha-galliani

Carlo Ancelotti ka hedhur ne fushe qe nga minuta e pare brazilianin Ronaldinho, holandezin Seedorf dhe disa yje te tjere, por kjo nuk u ka mjaftuar kuqezinjve te bindin ne token shqiptare, pasi Tirana ka fituar 2-1.

Pjesa e pare e takimit, eshte mbyllur me fitoren e Tiranes 1-0. Goli i vetem i fraksionit te pare te takimit u shenua nga Xhafa ne minuten e 29-te. Milani nuk eshte shfaqur me potencialin e vertete para portes se Nallbanit, duke mos treguar qartesi ne fazen sulmuese, ndersa Tirana i ka interpretuar mjaft mire 45 minutat e para.

Pjesa e dyte ka nisur me Milanin ne sulm por ishin bardheblute ata qe hodhen poshte cdo parashikim, duke dyfishuar me Muzaken ne minuten e 71-te. Milan nuk ka arritur te jete i qarte ne sulm, pavaresisht hyrjes se Shevcenkos ne pjesen e dyte. Kuqezinjte e Ancelotti-t arriten te kuadratin e Nabllanit vetem ne minuten e fundit me ane te Ronaldinho-s, i cili qendroi ne fushe per 90 minuta.

Nje nga yjet e tjere te Milanit, Seedorf ka luajtur gjithashtu per 90 minuta. Pas kesaj fitoreje, Tirana ka cuar ne qiell trofeun “Taci Oil” qe u organizua per here te pare ne vendin tone.

tirana-milan

tirana-milan

Paris Hilton Presidente e shqiperise !?

Oct 9, 2008 Author: admin | Filed under: ndryshe

Pasi Paris Hilton publikoi lajmin se do te kandidonte per presidente të SHBA-ve. Lajmi mori dhenë edhe në

paris-hilton

paris-hilton

agjencitë e huaja dhe kjo deshirë e madhe e Hilton tani ka marre permasa te reja.
Paris Hilton presidente e Shqiperise!

Keshtu publikonte sajti i njohur humoristik The Spoof, sipas te cilit, trashëgimtarja e hoteleve “Hilton”, duke qënë se nuk pati sukses per t’u perzgjedhur si kandidate per postin e presidentes në Shtetet e Bashkuara, do të synoje pallatin presidencial në Shqiperi. Asaj i duhet vetem nje zëvëndespresidente, por duke qënë se Sara Palin nuk mund te kontaktohet pasi eshte e zene me fushaten ne SHBA, Paris Hilton ka perzgjedhur si zevendespresidente te Shqiperise nje tjeter yll te skenes, pikerisht kengetaren Britni Spears.

Sipas “The Spoof”, nuk do te shkoje shume qe presidentja e Shqiperise Paris Hilton, ta ngjyrose Tiranen në ngjyre roze, por edhe me pulla te kuqe dhe jeshile. Nuk dihet se pse i jane referuar pikerisht Shqiperise publikuesit e ketij informacioni, kur dihet qe Shqiperia eshte republike parlamentare dhe jo presidenciale si SHBA ku Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga Populli.

rrihet Ingrid Gjoni,perfundon ne spitalin ushtarak

Oct 9, 2008 Author: admin | Filed under: ndryshe

Këngëtarja Ingrid Gjoni përfundon në Spitalin Ushtarak me plagë të lehta në trup, të shkaktuara me mjete

ingrid-gjoni

ingrid-gjoni

prerëse. Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, por gjithçka është mbajtur sekret. Incidenti nuk rezulton të jetë denoncuar në polici nga vetë këngëtarja. Mjekë të Spitalit Ushtarak kanë konfirmuar për “Gazeta Shqiptare”, se Ingridi është kuruar nga plagë të shkaktuara me mjete prerëse. Sipas tyre gjendja e këngëtares ishte e rëndë në momentin që kishte mbërritur në spital, por fatmirësisht plagët ishin sipërfaqësore në pjesën e sipërme të trupit dhe nuk kishin dëmtuar organe jetësore apo të kishin sjellë probleme të pariparueshme.

Sipas fjalëve, ngjarja është provokuar nga një grindje banale mes kën-gëtares dhe disa vajzave të tjera banore të Laprakës. Këto të fundit e kanë goditur dhe e kanë rrahur paq këngëtaren, madje e kanë qëlluar me thikë ose me mjete të tjera të forta duke i shkaktuar edhe plagët e dukshme në pjesën e sipërme të trupit. E plagosura VIP e Spitalit Ushtarak, ka marrë vetëm mjekimin e parë dhe atë të domosdoshëm e më pas ka vijuar me mjekimet në banesë. Nuk dihen ende motivet sesi kjo ngjarje nuk është regjistruar në polici, ndonëse në Spitalin Ushtarak ndodhet e stacionuar 24 orë në ditë një patrullë policie, enkas për të verifikuar të plagosurit apo pacientët që mund të kenë lidhje me ngjarjen kriminale. Gazeta ka tentuar të lidhet me këngëtaren Gjoni, por telefoni i saj ka qenë gjatë gjithë kohës jashtë shërbimit. Të gjitha kontaktet e tjera me këngëtaren kanë rezultuar mision i pamundur për Gazetën, për shkak të “no comment” për këtë informacion.

Pikërisht një vit më parë, në 16 tetor, Ingrid Gjoni ishte përfshirë në një tjetër incident. Ajo së bashku me 14 miq të saj, përfshi edhe Çiljeta Xhilagën, ishin duke u dëfryer në lokalin “Kanon”, pas spektaklit ‘Miss Globe International’, kur për shkak të një mikeshës së tyre, që siç duket e kishte tepruar me pijen, ka ndodhur incidenti me policinë. Pas 2 orëve të kaluara në polici, ku dhe kishte dhënë deklaratën me shkrim, Gjoni është liruar bashkë me disa miq të saj.

nora dhe roberti zbulojne lidhen e tyre

Oct 8, 2008 Author: admin | Filed under: ndryshe
nora-istrefi

nora-istrefi

Çifti i fejuar Nora Istrefi dhe Rob ert Berisha më në fund thyen akullin. Pas ftesave të shumta nga mediat elektronike e të shkruara për t’u paraqitur së bashku publikisht, çifti e bëri këtë ekskluzivisht për emisionin “Express Live” në Kosovë. Duke kujtuar takimin e tyre të parë, çifti ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur në një turne në Gjermani, nga ku edhe ka nisur shoqërimi i tyre, për të kaluar më pas në një lidhje serioze.

“Ne jemi njohur edhe më herët, kemi ditur për njëri-tjetrin që merremi me muzikë, por takimi ynë i parë ka qenë në një turne në Gjermani. Nga aty kemi filluar të shoqërohemi si miq, e më pas kemi nisur lidhjen”, ka thënë Nora. Në anën tjetër, Roberti ka shtuar se Norën e ka njohur edhe përmes të së ëmës së saj, këngëtares Syzana Tahirsylaj. Sa i përket martesës, çifti ka thënë se nuk kanë vendosur asgjë.

“Për martesë nuk kemi vendosur asgjë, nuk kemi ndonjë datë të caktuar, pasi kemi disa plane të tjera, unë rreth muzikës, ndërsa Roberti rreth studios së re”, ka thënë Nora.
Në këtë intervistë të zhvilluar në një nga lokalet e Prishtinës ku çifti kalon kohën e lirë, ata kanë folur edhe për planet sa i përket anës profesionale. Nora ka pohuar se është duke realizuar një këngë të re me kompozitorin Enis Presheva. Se kur do të jetë e përfunduar kjo këngë e re, ajo nuk ka vendosur ende. Nga ana tjetër, i fejuari i Norës, muzikanti Robert Berisha, aktualisht është duke punuar rreth një studioje të re.

Duke shpresuar se puna për këtë studio do të përfundojë deri në fund të këtij viti, Roberti ka thënë se më pas do të fillojë të punojë këngë për të fejuarën e tij. Fakti se që të dy i lidhë profesioni, Nora e Roberti, kanë thënë se kjo është një përparësi për lidhjen e tyre. Ata thonë të kenë mbështetjen e vazhdueshme dhe i gëzohen sukseseve të njëri-tjetrit.

zajmina ndihet e tradhetuar

Oct 8, 2008 Author: admin | Filed under: ndryshe, vip
zajmina-vasjari

zajmina-vasjari

zajmina-vasjari
zajmina-vasjari

‘Një më pak e një më shumë’, klipi më i ri i këngëtares

Ndihet shumë keq por këtë mundohet ta kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke mos e shfaqur stresin dhe mërzinë. Bëhet fjalë për tradhëtinë e një djali e pikërisht të të dashurit të saj. E ka përjetuar jo mirë dhe vuan për këtë, por gjithsesi dëshiron të bëhet e fortë duke i dëshmuar se në fund të fundit një gjëndje të tillë do ta varrosë.

Dhe kjo nuk është asgjë tjetër veçse klipi më i ri i Zajminës kënga e të cilit mban titullin “Një më pak e një më shumë”. Të gjitha skenat e xhirimit zhvillohen në hotel “Continental” në Vorë dhe “Albantic” në Durrës, një lokal pranë urës së Dajlanit. Zajmina shfaqet më seksi se kurrë tashmë me një imazh të cilin e ka ndërruar prej gati një muaji. Flokë të shkurtra, të kthyera në ngjyrë të zezë në stilin “Rihana” por që gjithsesi duke ruajtur origjinalitetin e saj.

KËNGA
“Një më pak e një më shumë” mban firmën e Florian Mumajesi i cili ka realizuar muzikën dhe tekstin. Prej pak kohësh mes dy artistëve ka nisur një bashkëpunim i cili gëzon respektin e ndërsjelltë. Ekskluzivitetin e këngës e ka “Supersonic Production” me të cilët Zajmina ka nënshkruar një kontratë disavjeçare. Ndërsa regjia e klipit është realizuar nga Alexander për të cilin ka punuar një staf prej 30 vetash. Për klipin e vajzës bukuroshe është kujdesur Elona Balaj ndërsa në klip Zajmina shoqërohet nga tre balerinë, dy femra dhe një mashkull nën koreografinë e Tan Bramës. Për klipin është xhiruar një ditë e tërë deri në orët e para të mëngjesit në mënyrë që të arrihej diçka perfekte dhe e këndshme për t’u parë dhe dëgjuar. Të gjithë fansat e këngëtares do tëkenë mundësinë të ndjekin materialin e saj më të ri muzikor javën e ardhëshme në televizionin që mban dhe ekskluzivitetin.

LOOKU
Pak më lart përmendëm lookun e Zajminës i cili ka rreth një muaj që është ndryshuar, nga flokë të kuqe në të zeza shoqëruar edhe me një prerje interesante. Dhe sipas vetë Zajminës ky ndryshim tërësor në pamjen e saj është bërë enkas për realizimin e klipit të ri. Për të bërë diçka ndryshe, Zajmina nuk ka kursyer edhe një tjetër ‘transformim’ në pamje. Është e lyer lehtë por herë-herë edhe paksa rëndë, në varësi të veshjes dhe ngjyrave të tyre.

VESHJET
Garderoba në këtë klip është shumë e pasur. Veshje nga më të ndryshmet që pasojnë njëra-tjetrën dhe në të vërtetë janë modele të tendencave më të fundit. Ajo që është e re dhe që na befason është kur mësojmë se  këto veshje Zajmina i ka realizuar vetë, falënjë shkolle arti që po frekuenton në lidhje me këtë drejtim. Ndihet shumë mirë për ZAJMINA ndihet e tradhtuar ‘Një më pak e një më shumë’, klipi më i ri i këngëtares këtë dhe tashmë ka realizuar një klip ku nuk i ka munguar fantazia dhe vetë asaj, veç regjisorit për të zhvilluar diçka vërtet të bukur për syrin e shikuesve.

Aplikimet per Big Brother Albania 2 kane filluar

Sep 29, 2008 Author: admin | Filed under: vip

Aplikimet per Big Brother Albania 2 kane filluar aplikoni tek http://bigbrother.top-channel.tv/

bigbrother

bigbrother

Arta Dobroshi,ylli i ri i kinemase francese

Sep 24, 2008 Author: admin | Filed under: ndryshe
arta-dobroshi

arta-dobroshi

Lindur ne prishtine ne vitin 1979.behet e njohur me fimin “heshtja e lornes”(2008)te vellezerve Dardenne,film i cili fitoi edhe cmimin per skenimin me te mire.

SKENA NGA FILMI

Dueti i Adelinës me Gentën… spekulim

Sep 22, 2008 Author: admin | Filed under: ndryshe
adelina-ismaili

adelina-ismaili

genta ismaili

genta ismailiadelina-ismaili

Është folur shumë për një duet të mundshëm midis dy këngëtareve seksi nga Kososva Adelina Ismajli dhe Genta Ismajli. Por në të vërtetë të gjitha janë spekulime. Pasi këngëtaret që aktualisht i janë përkushtuar këngëve solo dhe albumeve përkatëse, nuk kanë ndërmend të bëjnë ndonjë bashkëpunim me njëra-tjetrën. Vetë Adelina në një intervistë të ditëve të fundit ka thënë se “Nuk kam idenë, të them të drejtën a do bëjmë diçka, por edhe nëse bëjmë, nuk do jetë “alla” Beyonce-Shakira”. Ndoshta vitin e ardhshëm, por të paktën për këtë vit, nuk do të kemi Adelinën dhe
Gentën në të njëjtën këngë.

Pas "tradhetise" nje tjeter surprize nga Ori

Sep 22, 2008 Author: admin | Filed under: vip
orinda-huta

orinda-huta

Në mënyrë absolute nuk dëshiron të rrëfehet për jetën e saj dhe zhvillimet më të fundit, duke treguar gjithmonë bezdisje dhe shqetësim si nga gazetarët ashtu edhe nga paparacët. Si për të mos prishur qejf me to, këngëtarja Orinda Huta premton se do të rikthehet me një tjetër material muzikor, me të cilin po punon intensivisht. Po kështu një klip do të shoqërojë këngën e re të Orindës. Nuk dëshiron të zbulojë detaje duke e lënë një surprizë në pritje për të gjithë ndërkohë që synimet e këngëtares tashmë janë krejtësisht të tjera. Kënga e fundit e sjellë në tregun muzikor nga Orinda ka qenë ajo me titull ‘Tradhëtia’ në bashkëpunim me Albanin e grupit ‘Produkt 28’, e cila u prit vërtet mirë nga audience dhe u rendit në krye të klasifikimeve muzikore
shqiptare.

Facebook

Kategorite


Linqet