Ka interpretuar një rol të ri për herë të parë në jetën e saj. Atë të një “damigella”. Nuk bëhet fjalë për ndonjë muzikal tjetër, por për “detyrën” që i ishte caktuar këngëtares së njohur, Soni Malaj në dasmën e vëllait të saj. F.
festa është shpërngulur në një restorant të kryeqytetit, ku siç kemi mësuar ajo ka qenë një dasmë tradicionale tropojane. Pas çeljes së darkës, të gjitha femrat e pranishme në dasmë janë veshur me veshjet e zonës së tyre dhe kanë kërcyer valle të krahinës me hobe e gajde. I pranishëm në këtë dasmë ka qenë edhe politikani Besnik Mustafaji, që siç mësuam është kushëriri i parë i babit të këngëtares. Ne urojmë çiftin dhe siç e thotë shprehja; “Herës tjetër në kokë të Sonit”.
Jetën time private tashmë e dua jashtë çdo gjëje tjetër, jashtë interesimit të medias dhe syve kuriozë. Nuk dua të flas më, jo më pasi kështu vetëm abuzohet”- kështu është shprehur Çiljeta duke treguar në këtë mënyrë se anën personale të gjërave dëshiron ta ketë të pazbuluar. E sigurisht mendja i shkon të gjithëve tek i dashuri i saj tashmë prej vitesh, Romeo me të cilin Çili është mjaft e dashuruar. “Kam folur shumë për Romeon dhe lidhjen tonë dhe më duket sikur kështu e prish magjinë e gjërave apo të jetës time private. Jetojmë një lidhje shumë të mirë bashkë por e duam të paprekur nga paparacët apo dhe intervistave të gazetave rozë.”- thotë ajo. Ndoshta ky vendim i Çiljetës është mjaft i drejtë por ç’të bëjmë kur këngëtarja zgjon kurdoherë interesin dhe vëmendjen e fansave të cilët kërkojnë të mësojnë gjithçka rreth saj, ndaj dhe mundohemi të jemi sa më praën tyre. Gjithsesi vajza bukuroshe premton se me të ndodhur diçka vërtet e re në jetën e saj apo ndonjë zhvillimin interesant që ia vlen për të folur, do të reagojë edhe për median.
Stina e veres shenon momentin, kur te gjithe artistet japin maksimumin e tyre, jo vetem me koncertet e zhvilluara prane fansave, por edhe me lancimin e kengeve dhe albumeve te reja. Eshte momenti me i nxehte dhe me koermcial njekohesisht.
Por Adelina Ismajli, qe gjithmone ka qendruar ne top listen e te kerkuarave, kete sezon eshte treguar e kursyer ne pranimin e ofertave, qe i jane bere. Vecanerisht pas ndarjes nga jeta te te dashurit te saj Triumf Riza, ajo eshte shfaqur ne skene tejet e rezervuar. Dalja e fundit ka qene pikerisht me nje kenge kushtuar te dashurit. Megjithate gjate nje interviste te dhene ne nje prej televizioneve kosovare, kengetarja eshte shprehur, se do te jete me e pranishme ne skene.
Por ndryshe nga koleget, qe shfrytezojne stinen e veres per te bere “buje”, Ismajli i ka lene projektet e medha per ne shtator. Sidoqfote ajo eshte shprehur, se gjate stines se nxehte do te kete tre koncerte, perkatesisht ne Shqiperi, Kosove dhe Ulqin, ndersa ne vjeshte do te jene ne te gjithe Evropen.
Bukuroshja Agnesa Vuthaj, e cila mban kurorën e Miss Albania 2005, pritet që të shfaqet së afërmi edhe si aktore, pikërisht në filmin “Shkallët”.
Nëse deri dje Vuthaj është shfaqur vetëm si modele, tani ajo ka sprovuar edhe rolin e një aktoreje në një produksion shqiptar, i cili është një film me metrazh të shkurtër i Qendrës Kinematografike Shqiptare dhe u shfaq të premten premierë. Vuthaj ka interpretuar në filmin “Shkallët”, përkrah Margarita Xhepës, Gentian Zenelaj dhe Genc Fugës, një film me metrazh të shkurtër, që ka pasur në qendër një fabul nga jeta e përditshme shqiptare.
Agnesa prej kohësh nuk është shfaqur në asnjë eveniment, pasi ka qenë tejet e impenjuar me projektet jashtë Prishtinës, pikërisht me Miss Universe Kosova, duke qenë edhe organizatore e këtij evenimenti
së bashku me fotografin Fadil Berisha.Ndërkohë përpos fushës së artit prej pak kohësh Agnesa ka pohuar se i është futur edhe politikës, duke mbajtur pozicionin e këshilltares për Marrëdhëniet
me Publikun për ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili aktualisht është në krye të komunës së Mitrovicës.
I kemi parë duke kënduar. Por ja që ato kanë synuar përtej kësaj. Të bëhen edhe modele. Sepse janë të gjitha vajza që dinë të vishen bukur, kanë shije të holla dhe fizik elegant.Ç’duhet më shumë për përshkuar një pasarelë apo reklamuar veshje para një aparati fotografi ?Është loja e tyre e preferuar.Që ndonjëherë të kapërcejnë kornizat e këngëtares dhe të shfaqen si modele të njëmendta, duke pozuar ose duke sfiluar. E fundit që e bëri ishte Jonida Maliqi. E para saj edhe Adelina Ismaili, Soni Malaj, Orinda Huta dhe Elvana Gjata.
Elvana Gjata mund të quhet imazhi i Taxi Mapo. Sepse përveç fotografive që t’i kap syri anë e kënd dyqanit, edhe një reklamë televizive ka për imazh pikërisht këngëtaren Elvana Gjata. Në ekran dalin një nga një fotot ku ajo ka pozuar me veshjet e këtij dyqani dhe zëri është sigurisht i saji.
Duket se bashkëpunimi i saj disavjeçar me Florian Mumajesin nuk ka ngelur vetëm në këngët që ai krijon për të e që pastaj kthehen sa hap e mbyll sytë në hite.Sepse së fundmi vajza sportive ka pranuar edhe rolin e modeles. Disa foto që sjellim një look 100 për qind ndryshe nga stili i saj i zakonshëm që përmblidhet në bluza të pambukta, xhinse, atlete e grim i lehtë. Ndërkaq që në këto foto pamja e saj duket e kuruar: grim profesional, krehje fashion dhe s’do mend edhe qëndrim prej profesionisteje. Me pak fjalë asnjë detaj që të mund të bëjë ndryshimin mes një modeleje prej vërteti. Janë të rralla rastet kur e kemi parë të vishet klasike me veshje elegante. E një ndër to është edhe rasti i pozave prej modeleje, që na e sollën këngëtaren në një tjetër prizëm.
Adelina Ismaili këngëtaren kosovare e kemi parë jo pak herë teksa pozon para aparatit fotografik, më së shumti të Fadil Berishës. Për çdo album të ri, sezon koncertesh, shndërrime në look apo qoftë edhe për qejfin e saj, nuk ka vonuar të realizojë setin fotografik të radhës. E pastaj ato foto i sheh të publikuara faqeve të revistave,internetit e jo pak herë edhe në ekran sa herë që flitet për Adelina Ismailin. E meqë kjo ndodh vërtet shpesh, tashmë jemi bërë të gjithë dëshmitarë se rolit të modeles para bliceve ajo ia ka marrë dorën mirë. Por ndoshta jo të gjithë e dinë, se Adelina ka shkuar edhe përtej kësaj. Të pozojë për qëllime të pastra modelingu. Jo në ndonjë pasarelë (edhe pse këtë me siguri nuk do ta kishte të vështirë ta bënte) por për reklamimin e veshjeve të dyqanit Taxi Mapo. Kjo është strategjia që Flor Mumajesi ka zgjedhur për marketingun e biznesit të tij. Reklamim të veshjeve nëpërmjet ikonave të njohura. Adelina i ka munguar vërtet prej shumë vitesh skenës shqiptare. Nuk e shohim më në asnjë festival e as në ndonjë koncert. Prej një kohe të gjatë e ka izoluar aktivitetin e saj vetëm në Kosovë. Ama për
të pozuar në dyqanin Taxi Mapo veshur me rrobat që tregtohen aty, nuk ka pasur kurfarë ngurrimi. virtualbania