thashetheme ,celebritete, Big brother albania 3 live,celebrity gossip,reality shows
Këngëtari kosovar Genc Prelvukaj ka deklaruar se për një kohë ka qenë i ngacmuar nga një homoseksual. Këtë fillimisht ai e ka përmendur mes miqve të tij e ndërsa lajmi ka shpërthyer shumë shpejt, është bërë e ditur edhe më gjerë.
Genci vetë, nuk ka nguruar ta pohojë këtë edhe të hënën mbrëma teksa ishte i ftuari i këngëtares nga Tetova, Big Mama, në emisionin e saj i cili jepet në Alsat-M.
“Kam pasur një rast kur më bezdiste në telefon një homo duke më dërguar mesazhe”, ka thënë Genci në emisionin “Mama’s Big Show”.
Masiela Lusha, aktorja hollivudiane, e cila është larguar nga Hollyëoodi për një kohë për të luajtur në filmin “Koha e
kometës”, ka thënë se po të jetonte në Shqipëri do ta kishte më të lehtë ta adaptonte rolin e Agnesës. “Nëse do të kisha jetuar këtu do kisha kuptuar më lehtë përjetimin emocional të Agnesës”, ka thënë aktorja. Masiela ka lindur në Shqipëri dhe në moshë pesë vjeçare është larguar për në Amerikë ku ka jetuar dhe tashmë po punon, ndërkohë që kjo është hera e parë që kthehet në vendlindje.
“Kur udhëtova për të parën herë nga Maqedoni për në Shqipëri më mbuluan ndjesitë e bukura. Gjatë xhirimeve kam parë thuajse çdo kënd të Shqipërisë ku kam lindur, dhe për këtë ndjehem mirë. Është një ndjesi e bukur që më ka kapluar dhe në asnjë mënyrë nuk mund të harrohet”, ka vazhduar Masiela.
NJU JORK – Duket se vitet i ka hedhur pas kraheve… Elegante, gojembel dhe plot temperament, Merita Halili, eshte kengetarja qe di ta ruaje te gjalle, dhe pse mijera kilometra larg Shqiperise, kengen e mrekullueshme popullore, vecanerisht ate te Shqiperise se Mesme. Pas veres se ngarkuar me shume aktivitete, tani per kengetaren e njohur kane nisur pergatitjet per nje seri aktivitetesh qe ofrojne si zakonisht muajt e fundit te nje viti. Por, sic shprehet Merita, ne kete vjeshte kapricioze ajo ka dhe pergjegjesine ndaj tre vajzave te saj, te cilat do te duhet te pergatiten per fillimin e nje viti te ri shkollor.
E ka stine te preferuar vjeshten…
Teksa mediton pak, thote se vjeshta e Shqiperise i kujton mbledhjen e bimeve mjekesore, natyren e bukur qe ‘vizatonin’ gjethet e rena me ngjyrat ne te verdhe dhe oker kur mbulonin rruget.
“Jo se Nju York-u nuk e ka te bukur vjeshten”, vijon ajo, “po atje ne Shqiperine tone sikur eshte me ‘e ngrohte…!”.
Merita tregon se ne kete stine, ne Nju Jork te gjithe kremtojne festen e Halloween, … dekorojne shtepite, oborret me kunguj sa te medhenj e te vegjel, dhe plot me efekte te tjera, duke e kremtuar hareshem.
Ndersa ne Shqiperi, kur punonte ne Ansamblin e Kengeve dhe Valleve Popullore zakonisht ne vjeshte organizonin planet vjetore per koncertet qe jepnin ne rrethet e Shqiperise apo pergatiteshin per festat e fundit te nentorit.
Merita Halili, qe shumekush ne Shqiperi e kujton per zerin dhe interpretimin e saj te mrekullueshem, vazhdon ta dashuroje kengen popullore, sidomos ate te Shqiperise se Mesme. Jo pa nostalgji kujton se ka nisur te kendoje qe kur ishte ne kopsht ne moshen pese vjecare, ndersa e quan nje dhurate nga Zoti te kenduarit me te cilen e ka aq fort te lidhur jeten.
“Me ka pelqyer mesuesia”, tha Merita nje mes tetori ne Nju Jork, kur sapo kish perfunduar se kenduari me tenorin e njohur shqiptar, Xhoni Athanas, kesaj here “La ci daremo la mano” nga opera “Don Xhovani” e Moxartit.
“Eshte kenaqesi kur interpreton ne krah te nje tenori me ze qe edhe mosha e ka frike, dhe me nje aktivitet te ngjeshur artistik ketu ne SHBA, pa harruar aktivitetin e tij ne Shqiperi”, tha Merita, pas ketij interpretimi qe eshte duartrokitur nga qindra te pranishem. Kengetarja aq e njohur per embelsine e interpretimit te kenges popullore, ka interpretuar kesaj here profesionalisht nje duet te repertorit te arte boteror.
Ne fakt kish qene nje gezim familjar: dasma e artistit dhe skenografit te njohur shqiptar me banim ne Nju Jork, Andis Gjoni, qe kish mbledhur shume artiste te njohur te cilet jetojne ne SHBA dhe ku kengetarja e muzikes popullore i kishte dhene zerin e saj notave te nje arie boterore.
“Repertori im, kenget qe i pelqejne shqiptareve”
Cilat jane pikat qe i bashkon dhe i ndan spektatoret e nje kombesie, por qe jetojne ne vende te ndryshme, sipas gjykimit tuaj…?
Ne kete rast do thosha qe spektatoret qe jetojne jashte atdheut i bashkon gjuha, tradita dhe kultura e tyre. Por, duke qene larg Atdheut kontaktet dhe aktivitetet jane me te pakta dhe kjo i ben te tregohen me te ndjeshem dhe te bashkuar.
A mund te tregoni nje moment kur ju pas interpretimit tuaj keni ndjere emocion dhe pse? Gjate interpretimeve te mia kam shume momente kur kam plot emocione. Por do permend nje te fundit… Vitin e kaluar ishim te ftuar bashke me koncertmaestrin tim Raif Hyseni ne Tirane, nga kryetari i shoqates “Tirana”, Arben Tafai, per festen tradicionale “Sofra Tiranase”. Ishte nje e papritur e kendshme, kur Presidenti i Shqiperise, zoti Bamir Topi, me dhuroi cmimin si Interpretuesja me e mire ne Shqiperi dhe ne bote.
Sa dhe pse ju mungon Shqiperia?
Shqiperia me ka munguar dhe me mungon vazhdimisht, jane vite qe nuk mund t’i harroj. Kam kaluar atje gjysmen e jetes sime, plot me pune dhe aktivitete. Atje kam ndjere dashurine reciproke te njerezve me te afert si te familjes, ashtu dhe te shoqerise.
A i keni numeruar ndonjehere koncertet qe keni dhene ne Amerike…?
Ne Amerike kam ardhur me bashkeshortin tim Raif Hysenin, i cili eshte dhe drejtuesi i orkestres me te cilen jemi prezantuar se bashku qe prej vitit 1995 e deri me sot. Kemi dhene koncerte me muziken tone ne qendrat me te njohura amerikane dhe boterore, ku kemi prezantuar dhe vazhdojme te prezantojme muziken shqiptare ne instancat me te larta zyrtare amerikane dhe nderkombetare. Numri i koncerteve eshte shume i madh, perfshire ketu dhe festivalet, seminaret, takimet e ndryshme me karakter nderkombetar, por edhe kombetar. Ndersa per komunitetin shqiptar gjithmone kemi qene prane dhe do jemi prane tyre ne gezimet familjare, perkujtimet solemne si dhe festat kombetare. Gezimet familjare jane me se shumti pikat e takimeve me shqiptaret qe jetojne ne Amerike, kam parasysh ketu distancat e largeta, por edhe punen qe nuk i ngjan asaj qe bejne njerezit ne Shqiperi…?
Zakonisht jane dhe gezimet familjare, sic eshte edhe dasma e artistit Andis Gjoni qe na takoi edhe ne te dyjave. Eshte shume gezim per mua te jem ketu, aq me shume qe respektoj shume emrin e babait te tij, kompozitorit Simon Gjoni, ashtu dhe te nenes se tij, pianistes se njohur Hermira Gjoni. Se bashku me Miren kemi punuar ne Tirane, por dhe jo pak here kemi bashkepunuar ne shume koncerte qe kemi dhene edhe ketu ne Nju Jork. Ndihemi mire se bashku, kaq shume artiste shqiptare qe jane se bashku ne nje dasme shqiptare ku kendohet me dashuri edhe kenga shqiptare.
Repertori juaj nga sa kenge perbehet dhe cilat jane me te preferuarat per Meriten?
Repertori eshte i larmishem. Kam kenduar, kendoj dhe do te interpretoj kenge nga te gjitha krahinat shqiptare. Gjithsesi mund te them se preferencat e mia jane kenget qe i do dhe i pelqen i gjithe populli shqiptar.
Cfare eshte per karrieren tuaj bashkeshorti juaj?
Koncertmaestri Raif Hyseni, pervecse eshte bashkeshorti im, eshte dhe kompozitor dhe drejtuesi i grupit muzikor me te cilin jemi prezantuar gjate gjithe aktiviteteve ne Amerike dhe ne bote. Do te thosha qe kam qene me fat qe kemi qelluar te nje profesioni, dhe bashkeshorte, por dhe kolege.
Cfare kane trasheguar nga ju femijet tuaj?
Ne cdo profesion eshte veshtire qe prinderit t’u imponohen femijeve te tyre. Por une mendoj qe tre vajzat tona do ta zgjedhin vete profesionin qe u pelqen.
Cilat kane qene disa nga aktivitetet tuaja qe ju deshironi t’i permendni?
Ne fund te muajit gusht te ketij viti ne shtetin e Nju Jorkut tradicionalisht organizohet seminari nderkombetar per muziken e Evropes Lindore. Si cdo vit, kesaj here Raifi dhe une dhame leksione, ligjerata dhe mesuam studentet tane amerikane si te kendojne dhe te interpretojne ne instrumente te ndryshme kenget dhe vallet shqiptare. Une kisha mbi 40 studente per kanto nga mbare Amerika, kurse Raifi kishte ansamblin me mbi 90 muzikante. Kishte violina, viola, cello, klarineta, fiz-harmonika, kontrabase, trompa, saksafona, tuba, llauta, kitara, dajre, lodra etj. Per here te pare Raifi dhe une, ne bashkepunim me Qendren e Evropes Lindore per Folk, formuam edhe Ansamblin shqiptaro-kosovar. Vete numri i kengetareve dhe muzikanteve tregon suksesin tone. Mendoni 1/3 e pjesemarresve ishin pjesetare te Ansamblit tone shqiptaro-kosovar. Ishte kenaqesi e vecante kur mbi 130 studente nga gjithe Amerika, kengetare, muzikante kendojne dhe interpretojne ne instrumente te ndryshme kengen dhe vallen e bukur shqipe nga te gjitha trevat, ku sot shqiptaret jetojne ne Ballkan dhe ne bote nen drejtimin e Maestros Raif Hyseni. Ndersa ne fund te muajit korrik, Raifi se bashku me orkestren e tij, per here te pare perfaqesoi fizarmoniken shqiptare ne nje festival Nderkombetar qe u mbajt ne Nju Jork, Internacional Accordion Festival ne Manhattan, dhe qe padyshim ishte nje perfaqesim i suksesshem. Ne fund te Qershorit 2008 kemi dhene dy koncerte shume te rendesishme jo vetem per ne si artiste, por edhe per te gjithe shqiptaret. Per here te pare ne histori, se bashku me Raifin dhe orkestren u prezantuam ne Kenedy Center si dhe ne Librarine e Kongresit Amerikan. Jane qendrat me te njohura jo vetem ne Amerike, por ne te gjithe boten. Ketu kane dhene koncerte artistet me te famshem boteror te te gjitha stileve dhe llojeve te muzikes, keshtu qe dhe ne patem nderin dhe respektin qe me dinjitet te prezantojme muziken tone shqiptare nga te gjitha trevat ku jetojne sot shqiptaret ne Ballkan dhe ne bote. Ishin koncerte shume te suksesshem dhe per kete shkruan dhe gazetat “The New York Times”, “Illyria”, “Washington Post” etj.
Ndonje CD e re?
Po mendojme te nxjerrim nje CD te re dhe per kete jemi ne bisedime me nje kompani amerikane.
Kur do jeni serish prane publikut shqiptar…?
Se shpejti do jemi ne Shqiperi me rastin e Festave te Nentorit. Kesaj here do te qendrojme edhe ne muajin dhjetor, posacerisht per festen e Vitit te Ri 2009.
Bisedoi: Flora Nikolla
Një mbrëmje madhështore dhe me shumë të ftuar, do të jetë ajo që këngëtarja Rezarta Shkurta do të organizojë së shpejti në një nga qendrat tregtare më luksoze të Durrësit, për promovimin e klipit të saj të ri, që pritet të hedhë në treg. Flitet që kënga do të jetë ritmike, dhe se është në fazën e fundit të përgatitjes në studio me kompozitorin Genti Lako.
Ajo ka menduar të mbledhë në këtë promovim shumë artistë, në një organizim special gati si një mbrëmje “gala”. Ndërkohë që ka premtuar, që do të na mahnisë me klipin e ri, edhe përsa i përket lookut të saj. Do të jetë klipi më i bukur që ka bërë ndonjëherë dhe për këtë po bashkëpunon edhe me regjisorin e njohur maqedonas Dejan Milicevic.
Ajo nisi punën për realizimin e klipit në fillim të shtatorit, ndërsa ka pohuar vazhdimisht në shtyp se po përgatitet për një klip ndryshe. Nuk dihet nëse talentin e saj për stilimin e veshjeve, do ta përdorë në këtë klip, por deri tani thuhet se ajo mund të bashkëpunojë me të njëjtën stiliste, Rezarta Skifteri.
Carlo Ancelotti ka hedhur ne fushe qe nga minuta e pare brazilianin Ronaldinho, holandezin Seedorf dhe disa yje te tjere, por kjo nuk u ka mjaftuar kuqezinjve te bindin ne token shqiptare, pasi Tirana ka fituar 2-1.
Pjesa e pare e takimit, eshte mbyllur me fitoren e Tiranes 1-0. Goli i vetem i fraksionit te pare te takimit u shenua nga Xhafa ne minuten e 29-te. Milani nuk eshte shfaqur me potencialin e vertete para portes se Nallbanit, duke mos treguar qartesi ne fazen sulmuese, ndersa Tirana i ka interpretuar mjaft mire 45 minutat e para.
Pjesa e dyte ka nisur me Milanin ne sulm por ishin bardheblute ata qe hodhen poshte cdo parashikim, duke dyfishuar me Muzaken ne minuten e 71-te. Milan nuk ka arritur te jete i qarte ne sulm, pavaresisht hyrjes se Shevcenkos ne pjesen e dyte. Kuqezinjte e Ancelotti-t arriten te kuadratin e Nabllanit vetem ne minuten e fundit me ane te Ronaldinho-s, i cili qendroi ne fushe per 90 minuta.
Nje nga yjet e tjere te Milanit, Seedorf ka luajtur gjithashtu per 90 minuta. Pas kesaj fitoreje, Tirana ka cuar ne qiell trofeun “Taci Oil” qe u organizua per here te pare ne vendin tone.