
Çiljeta Xhilaga ka vendosur të zvogëlojë përmasat e gjoksit. Arsyeja është thjesht dhe vetëm shëndetësore. Shumëkush, këtë pjesë të trupit të bukuroshes mund ta konsiderojë si pjesën më seksi, por për 27vjeçaren, ajo është një pjesë problematike, e cila i ka shkaktuar thuajse shtrembërim të rruazave të qafës, transmeton portali Bluetooth.
Gjithashtu, këngëtarja shpeshherë ka përfunduar në faqet e para të revistave dhe të gazetave për asnjë lajm në veçanti, por sa herë ndonjë paparac arrinte të shkrepte ndonjë foto të saj me rroba banje, ku dukeshin qartë përmasat XXL të gjoksit. Kjo është një arsye tjetër, përse Çiljetës i ka ardhur në majë të hundës gjoksi i saj dhe po mendon seriozisht për ta zvogëluar.
Megjithatë, këngëtarja heziton të bëjë një operacion të tillë para se të sjellë në jetë një fëmijë, e cila është një dëshirë që ia kalon të gjitha dëshirave të tjera.

Reperi nga Shqipëria, Noizy, është duke punuar në albumin e tij të dytë që pritet të përmbajë plot 22 këngë, ndërsa për mediat shqiptare ai ka deklaruar se në këtë album është duke punuar së bashku me një 16 vjeçar qe konsiderohet si gjeni i muzikës.
Bëhet fjalë për djaloshin 16 vjeç të quajtur Durim Kid, i cili jeton në Zvicër, ku dhe aktualisht është duke qëndruar Noizy. Durim kid shquhet për aftësitë e tij në miksim dhe masterizim, ashtu si dhe në këndim, gjë që ka bërë që ai të marrë oferta nga produksione të mëdha amerikane.
Vet Noizy për albumin e ri që do të publikohet pas mixtape “Living your dream”, është shprehur për Panorama Plus se ai është një album i çmendur, ashtu si vet jeta e tij.

Në një intervistë dhënë për portalin Gjuhashqipe.com, këngëtarja Kaltrina Selimi ka treguar se është duke punuar rreth projektit të saj të radhës. Edhe këtë vit do të jetë prezentë nëpër të gjitha televizionet tona ku edhe ka filluar përgatitjet rreth projekteve dhe gardërobës për xhirimet e programeve festive. Kaltrina as nuk e pohon as mohon nëse vitin e ardhshëm do të martohet. Mirëpo, thotë se nuk do të këndojë në natën më të lumtur në jetën e saj.

Getoar Selimi i njohur si Geti nga grupi Tingulli 3nt eshte fejuar me Florenta Islamin. Geti organizoi nje feste te vecante me rastin e fejeses se tij. Aj kishte ftuar shume miq, kolege dhe familjar.

Grupi muzikor “Elita 5″ e cila njihet si nje grupe me tituj te forte kengesh do te prezentojne kengen e re, e cila titullohet “Nuk jam diktator”. Ata gjithashtu do te realizojn nje videoklip per kete kenge te re. Thuhet se kenga do te jet me ritime per dashurine e vertete.
Ky eshte vepra muzikore mbas 6 viteve pauze. Tekstin e ka shkruar Avni Qaili, kompozimi eshte bere nga antari i grupi Virusi. Videoklipi muzikor eshte xhiruar ne Shkup.
Se shpejti do te publikojme videoklipin e ri ne faqen tone!

Bukuroshja bionde nga Maqedonia, Adelina Tahiri ka bërë një deklaratë bombastike në një intervistë për gazetën MAPO të Shqipërisë. Ajo ka thënë se kurrë më parë nuk ka qenë në lidhje me futbollistin e Kombëtares shqiptare Lorik Cana, për të cilën lidhje ishe përfolur shumë në shtypin rozë.
“Unë e respektoj privatësinë e çdo kujt dhe unë për veten time jetën time private jam munduar gjithmonë ta mbroj e të mos flas për të. Mendoj që kjo temë u diskutua më shumë sesa duhet në media dhe kështu që mendoj se është një ngjarje që duhet hedhur pas krahëve dhe ajo që dua është të përqendrohem te karriera ime artistike”.
“Kishte komente pozitive, kishte edhe negative, në të vërtetë, ashtu siç kishte edhe shumë të tjera që nuk ishin aspak të vërteta dhe nuk dua të diskutoj asnjë gjë prej tyre. Unë dua të flas dhe kam çfarë të flas për karrierën time, për punën time, për muzikën… Aq më tepër që unë nuk kam qenë me Lorikun ndonjëherë e lidhur…!”, ka thënë këngëtarja, duke refuzuar edhe lidhjen me futbollistin shqiptar.

Aurela Gace tashme ne muajin e shtate te shtatzenise te pare, ka vendosur te tregoje barkun ne balline te nje reviste shqiptare.
Ajo ka bere foto me rroba edheme shume bizhuteri. Ajo ka pohuar se gjithqka eshte gati per pritjen e embel te foshnjes dhe per emocionet e fundit shtatzenise.

Kengetarja Drenusha Latifi ka dhen mendimin e saj, gjate nje interviste per “Top Kosova Radio” se nuk deshiron te degjoje kengetaren nga Shqiperi, Ciljeta Xhilaga dhe as ta shohe.
Drenusha gjithashtu ka folur per festivalin “Kenga Magjike”, sipas saj vetem atehere kur Arditi ishte nevojë e kërkonte këngëtaren, por këtë herë për këngën e cila është ‘e lezetshme’ nxori shumë rregulla.

Sot me 26. shtator 2011 rreth ores 20:00 eshte vrare shtetasi Arjan Selimi, partneri i artistes se njohur Inis Gjonit.
Vrasja ka ndodhur prane ish-parkut te autobuseve ne Tirane. 38-vjecari Arjan Selimi ishte duke ecur ne kembe kur eshte goditur me arme zjarri.
Ende nuk dihet per motivet e vrasjes se Selimit. Vrasja ndodhi ne nje moment kur partnerja e tij, Inis Gjoni eshte shtatzane.
Arjan Selimi eshte i njohur nga forcat policore, si person i perfshire ne trafikun e droges.