Arkivi>adelina ismaili
October 20, 2011 | Kategorija:
showbiz |
Shkruaj nje koment
Adelina eshte kthyer ne skenen e muzikes me nje bashkpunim me nje kengetar franqez. Kenga eshte ne anglisht po ka pjes frangjishte dhe gjithashtu disa fjale shqip.
Shikim te kendshem:
http://www.youtube.com/watch?v=dApSPYfJMLo
Fjalet nga kerkimet:
- adelina ismaili me kengen e re
September 21, 2011 | Kategorija:
showbiz |
2 Komente

Kengetarja 32 vjeqe Adelina Ismaili ka shfaqur albumin e saj e cila permban kenget me te mira te karieres muzikore. Albumi titullohet “Best of Adelina” dhe eshte shfaqur per shkarkim ne portalet me te famshem ne internet siq jan iTunes, VirginMega, Napster, Deezer, Musicwave, emusic, OVI-Nokia, Songrila. Albumi u shfaqe gjithashtu ne faqen Pure Charts France, te cilet e kishin albumin qe disa muaj por nuk benin asgje publike. Zedhensja e Rudina Idrizaj ka pohuar se albumi ka pesuar shitje te mire.
Adelina Ismaili i cila jeton ne Zvicer dhe France gjindet momentalisht ne pushime por se shpejti pritet te rikthehet ne skenen muzkikore.
December 23, 2008 | Kategorija:
ndryshe |
11 Komente
Një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme të skenës kosovare, sig urisht dhe një ndër femrat më të bukura të ekranit, ka mbushur 29 vjeç më datë 14 dhjetor. Adelina Ismajli, jo vetëm është një ndër zërat më të spikatur të muzikës, por gjithashtu të gjithë ne kemi admiruar shumë herë dhe bukurinë e saj, që e ka kurorëzuar këtë të fundit dhe “Miss Kosova”. Dhe pse tashmë Ismajli kam mbi vete plot 29 vite, sharmi dhe energjia e saj e pashtershme nuk i tregojnë aspak. Një formë e veçantë urimi për Adelinën ka qenë dhe një montazh me foto nga koncertet e Adelinës, që i kanë bërë fansat e saj online. Ndërkohë që, celebrimi i 29-vjetorit për bukuroshen nga Kosova tashmë ka kaluar, ajo do të jetë e ftuar ditën e sotme pikërisht në “Music Pasala” në Gjermani, ku do të argëtojë të pranishmit dhe fansat e saj.[singlepic id=18 w=320 h=240 float=]
virtualbania
September 17, 2008 | Kategorija:
ndryshe |
6 Komente

adelina-ismaili
Stina e veres shenon momentin, kur te gjithe artistet japin maksimumin e tyre, jo vetem me koncertet e zhvilluara prane fansave, por edhe me lancimin e kengeve dhe albumeve te reja. Eshte momenti me i nxehte dhe me koermcial njekohesisht.
Por Adelina Ismajli, qe gjithmone ka qendruar ne top listen e te kerkuarave, kete sezon eshte treguar e kursyer ne pranimin e ofertave, qe i jane bere. Vecanerisht pas ndarjes nga jeta te te dashurit te saj Triumf Riza, ajo eshte shfaqur ne skene tejet e rezervuar. Dalja e fundit ka qene pikerisht me nje kenge kushtuar te dashurit. Megjithate gjate nje interviste te dhene ne nje prej televizioneve kosovare, kengetarja eshte shprehur, se do te jete me e pranishme ne skene.
Por ndryshe nga koleget, qe shfrytezojne stinen e veres per te bere “buje”, Ismajli i ka lene projektet e medha per ne shtator. Sidoqfote ajo eshte shprehur, se gjate stines se nxehte do te kete tre koncerte, perkatesisht ne Shqiperi, Kosove dhe Ulqin, ndersa ne vjeshte do te jene ne te gjithe Evropen.
September 17, 2008 | Kategorija:
vip |
86 Komente
I kemi parë duke kënduar. Por ja që ato kanë synuar përtej kësaj. Të bëhen edhe modele. Sepse janë të gjitha vajza që dinë të vishen bukur, kanë shije të holla dhe fizik elegant.Ç’duhet më shumë për përshkuar një pasarelë apo reklamuar veshje para një aparati fotografi ?Është loja e tyre e preferuar.Që ndonjëherë të kapërcejnë kornizat e këngëtares dhe të shfaqen si modele të njëmendta, duke pozuar ose duke sfiluar. E fundit që e bëri ishte Jonida Maliqi. E para saj edhe Adelina Ismaili, Soni Malaj, Orinda Huta dhe Elvana Gjata.
Elvana Gjata mund të quhet imazhi i Taxi Mapo. Sepse përveç fotografive që t’i kap syri anë e kënd dyqanit, edhe një reklamë televizive ka për imazh pikërisht këngëtaren Elvana Gjata. Në ekran dalin një nga një fotot ku ajo ka pozuar me veshjet e këtij dyqani dhe zëri është sigurisht i saji.
Duket se bashkëpunimi i saj disavjeçar me Florian Mumajesin nuk ka ngelur vetëm në këngët që ai krijon për të e që pastaj kthehen sa hap e mbyll sytë në hite.Sepse së fundmi vajza sportive ka pranuar edhe rolin e modeles. Disa foto që sjellim një look 100 për qind ndryshe nga stili i saj i zakonshëm që përmblidhet në bluza të pambukta, xhinse, atlete e grim i lehtë. Ndërkaq që në këto foto pamja e saj duket e kuruar: grim profesional, krehje fashion dhe s’do mend edhe qëndrim prej profesionisteje. Me pak fjalë asnjë detaj që të mund të bëjë ndryshimin mes një modeleje prej vërteti. Janë të rralla rastet kur e kemi parë të vishet klasike me veshje elegante. E një ndër to është edhe rasti i pozave prej modeleje, që na e sollën këngëtaren në një tjetër prizëm.
Adelina Ismaili këngëtaren kosovare e kemi parë jo pak herë teksa pozon para aparatit fotografik, më së shumti të Fadil Berishës. Për çdo album të ri, sezon koncertesh, shndërrime në look apo qoftë edhe për qejfin e saj, nuk ka vonuar të realizojë setin fotografik të radhës. E pastaj ato foto i sheh të publikuara faqeve të revistave,internetit e jo pak herë edhe në ekran sa herë që flitet për Adelina Ismailin. E meqë kjo ndodh vërtet shpesh, tashmë jemi bërë të gjithë dëshmitarë se rolit të modeles para bliceve ajo ia ka marrë dorën mirë. Por ndoshta jo të gjithë e dinë, se Adelina ka shkuar edhe përtej kësaj. Të pozojë për qëllime të pastra modelingu. Jo në ndonjë pasarelë (edhe pse këtë me siguri nuk do ta kishte të vështirë ta bënte) por për reklamimin e veshjeve të dyqanit Taxi Mapo. Kjo është strategjia që Flor Mumajesi ka zgjedhur për marketingun e biznesit të tij. Reklamim të veshjeve nëpërmjet ikonave të njohura. Adelina i ka munguar vërtet prej shumë vitesh skenës shqiptare. Nuk e shohim më në asnjë festival e as në ndonjë koncert. Prej një kohe të gjatë e ka izoluar aktivitetin e saj vetëm në Kosovë. Ama për
të pozuar në dyqanin Taxi Mapo veshur me rrobat që tregtohen aty, nuk ka pasur kurfarë ngurrimi. virtualbania

adelina-ismaili
Fjalet nga kerkimet:
- biografia e kengetareve
- jeta e kengetarve
- jeta e kengetareve shqiptar
- add te kengetareve shqiptar
- foto modele ne kosov