big brother albania 4,gossip,celebritete,thashetheme


Aferdita merr leksione nga Shpati, tenton kengetaren

Jan 28, 2009 Author: | Filed under: vip

Duke ndjekur hapat e të dashurit, modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi Afërdita Dreshaj, ka vendosur të hyjë në botën e muzikës. Duket se Afërdita nuk po kënaqet me karrierën si modele dhe nuk i pëlqen më të qëndrojë me orë të tëra para aparateve fotografike por kërkon më shumë nga vetja. Kush e di, mbase edhe është ndikuar nga i dashuri Shpat Kasapi i cili tashmë ka një karrierë të suksesshme në muzikë. Pa zbuluar shumë se për çfarë zhanri bëhet fjalë Afërdita ka bërë me dije se është duke punuar një këngë, e cila pritet të shoqërohet edhe me klip e pastaj të lançohet në tregun muzikor. Por ajo kurrësesi nuk do të heqë dorë edhe nga modelimi, profesion ky që i sjell jo vetëm argëtim por edhe të ardhura të mira, duke patur parasysh faktin se ka kontrata me kompani të njohura botërore. Se sa do të ketë sukses në muzikë, ashtu siç ka ecur përpara me modelim pritet të shihet në të ardhmen. Një gjë është e sigurt, ajo do ta ketë përkrahjen e të dashurit në këtë sferë.          VIRTUALBANIA

aferdita-shpati

aferdita-shpati

Aferdita Dreshaj…shperthen!

Nov 27, 2008 Author: | Filed under: ndryshe

Modelen Shqiptare Aferdita Dreshaj duket se nuk e ndal asgje. Ajo ka nisur rrugen e saj drejt suksesit. Se pari ne Maqedoni, ku ka realizuar nje sherbim fotografik me Armendin si dhe ka dhene intervista te shumta per shtypin Maqedonas. Sigurisht qe atje kane qene shume te interesuar per lidhjen e saj me Shpat kasapin, gje per te cilen e kane pyetur shume. Me pas ajo ka shkuar ne Greqi, ku ka marre pjese ne javen e Modes qe eshte transmetuar edhe ne Fashion TvGjate kesaj kohe ajo ka pozuar per “Diva”, nje nga revistat me te medha ne treg.

[singlepic id=3 w=320 h=240 mode=watermark float=center]

Por nuk mbaron ketu. Ajo eshte zgjedhur si imazhi i disa kompanive per sezonin e ri te reklamave ndersa i kishte mbaruar prej kohesh fotot per veshjen e firmes Vener. Fotot e kesaj te fundit me permasa gjigande jane shperndare ne shume qytete greke. Me pas ajo ka ardhurt ne Shqiperi, ku ka kaluar disa dite pushimi me te dashurin e saj, Shpatin. Shume shpejte ate e presin shume pune dhe kontrata ne Azi me pas ne Evrope. Ajo do te punoje ne Gjermani, Greqi, Shqiperi dhe Itali. E megjithase ajo eshte nje modele shume e suksesshme, deshira e saj eshte paksa e cuditshme. Aferdita ka enderr te prezantoje Shqiperine ne Miss Univers!!!