Kinemaja, sfida e Agnesa Vuthaj
Bukuroshja Agnesa Vuthaj, e cila mban kurorën e Miss Albania 2005, pritet që të shfaqet së afërmi edhe si aktore, pikërisht në filmin “Shkallët”.
Nëse deri dje Vuthaj është shfaqur vetëm si modele, tani ajo ka sprovuar edhe rolin e një aktoreje në një produksion shqiptar, i cili është një film me metrazh të shkurtër i Qendrës Kinematografike Shqiptare dhe u shfaq të premten premierë. Vuthaj ka interpretuar në filmin “Shkallët”, përkrah Margarita Xhepës, Gentian Zenelaj dhe Genc Fugës, një film me metrazh të shkurtër, që ka pasur në qendër një fabul nga jeta e përditshme shqiptare.
Agnesa prej kohësh nuk është shfaqur në asnjë eveniment, pasi ka qenë tejet e impenjuar me projektet jashtë Prishtinës, pikërisht me Miss Universe Kosova, duke qenë edhe organizatore e këtij evenimenti
së bashku me fotografin Fadil Berisha.Ndërkohë përpos fushës së artit prej pak kohësh Agnesa ka pohuar se i është futur edhe politikës, duke mbajtur pozicionin e këshilltares për Marrëdhëniet
me Publikun për ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili aktualisht është në krye të komunës së Mitrovicës.


