Arkivi>Aida Troka

Big Brother, nata e dyte sjell nominimet

February 15, 2009 | Kategorija: vip | 42 Komente
Big Brother, nata e dyte sjell nominimet

Spektakli i se shtunes per 14 personazhet e shtepise se Big Brother pervec surprizave ka sjelle edhe ethet e eleminimit. Pasi eksperimentuan per nje jave bashkejetesen ne shtepine e monitoruar ne mes momentesh te paharruara per ta, tashme kane nisur te shfaqen ankthi e tensioni per te 14 konkurentet.

Ata kane perzgjedhur personat qe mendojne se nuk u pershtaten karakterit te secilit dhe duhet te lene shtepine ne fundin e javes qe vjen. Te nominuarit per kete jave jane perzgjedhur Erjola dhe Zhulieta.

Por personi qe do te lere shtepine javen tjeter do perzgjidhet nepermjet mesazheve te teleshikuesve, te cilet duhet te votojne per personin qe do te dale nga shtepia.

Spektakli i se shtunes ofroi surpriza te kendshme jo vetem per teleshikuesit por edhe per vete banoret. Adelajdes i eshte mundesuar nje bisede telefonike me te fejuarin e saj.

Qetesori ka degjuar nje mesazh te ngrohte nga bashkeshortja e tij. Nje mesazh surpirze ka ardhur per Aiden nga shoku i saj, ndersa Dritani ka mundur te takoje te fejuaren ne studio.

Nderkohe qe ne javen e pare banoret ishin vene ne prove nga Vellai i Madh te interpretonin pjese per dashurine pasi spektakli perkoi me festen e Shen Valentinit, prove e cila eshte kaluar me sukses nga banoret cka nuk u cenoi atyre buxhetin per javen e ardhshme.

Per gjate nje jave 14 personazhet e perzgjedhur jane perpjekur te njohin sa me mire njeri-tjetrin duke krijuar edhe shoqeri mes tyre.



Fjalet nga kerkimet:

  • bigbradher albania 5 nata e shtunes
  • spektakli i se shtunes bb5
  • spektakli big brather 5 se shtunes
  • permbledhja ditore bik bradher 5 1maj
  • Natae Pare Big Brother

Ja pjesemarresit e Big Brother Albania 2

February 8, 2009 | Kategorija: vip | 587 Komente

Shtepia me e famshme e shqiptareve hapi dyert me 7 shkurt ne oren 20.45 per banoret, te cilet permes nje bashkejetese televizive do te ndajne me publikun jeten e tyre private.

Kete vit ka shume ndryshime, shtepia do te vije ne nje pamje krejt te re dhe personazhet jane vertet te vecante.

Arbana Osmani, drejtuese e programit thote se spektakli do te jete plot supriza, ndersa shikuesit mund te zbulojne cdo gje vetem sot ne mbremje.

Banoret e Shtepise se Big Brother 2 do te jene si meposhte:

Arjon Muca – Pjesemarres i Big Brother Albania 2
Datëlindja: 22 prill 1985
Horoskopi: Demi
Mosha: 23 vjec
Vendlindja: Vlorë
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqar
Flokët: Kafe
Shenja të vecanta: Vath në vesh, një tatuazh në shpinë (dy iniciale emrash) dhe një tjetër tek krahu (ylli pesëcepësh). Këtë të fundit e ka bërë bashkë me një shoqe.
Gjendja civile: Single
Gjuhë të huaja: italisht, pak gjermanisht
Stiliste e preferuar: Jona Muca
Objekte pa të cilat nuk bën dot: teknologjia, veshjet, kapuci, xheli i flokëve. Flokët i ka shumë merak. Qethet dy herë në muaj.
Gatimi: Gatuan mirë pjatat e para
Gjella e preferuar: Fasulet
Arsimi: I lartë
Profesioni: Art designer
Hobi: ModaKarakteristika: Simpatik, vishet bukur. Të gjitha rrobat ia stilon e ëma. Ka jetuar 15 vjet në Itali. Tani ndihmonë të ëmën, (Jona Muca, stiliste) në sfiltatat e saj, të cilat i organizon vetë Arjoni. Ka pasur nëj lidhje 10 vjecare kur ka qenë në Itali, por tashmë ka mbaruar. Pretendon se është i bukur, i zgjuar dhe i edukuar. Në Itali ka jetuar me familjen. Mendon të ndjekë një strategji po hyri në BB: nuk do ta nxjerrë në pah karakterin e tij që në fillim. Në përgjithësi ka raport të mirë me femrat.

***************************

Lirita Halili – Pjesmarrese e Big Brother Albania 2
Mosha: 22 vjec
Vendlindja: Prishtinë
Vendbanimi: Prishtinë
Gjendja civile: Beqare
Sytë: Të zinj
Flokët: Të zeza
Arsimi: I lartë, Shkenca Komunikimi
Profesioni: Shitëse në një butique
Hobi: Shkencat e komunikimit dhe psikologjia, muzika dhe festat.Do të hyjë në Big Brother sepse: Do të përfaqësojë vendin e vet, duke treguar karakterin e saj të drejtpërdrejtë.

Karakteristika: Simpatike, e komunikueshme me të gjithë. Mendon se shkolla që ka mbaruar e ndihmon në marrëdhëniet me njerëzit. Mund të përshtatet me këdo.

*************************

Adelajda Xhamani – Pjesemarrese e Big Brother Albania 2 Mosha: 22 vjec
Vendlindja: Kavajë
Vendbanimi: Kavajë
Gjendja civile: E fejuar
Flokët: Të kuqe
Arsimi: I lartë, Cikël i Ulët
Profesioni: Mësuese e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Luz të Vogël të Kavajës.
Hobi: Muzika, letërsia

Do të hyjë në Big Brother sepse: E ka ëndërr, megjithëse nuk e lënë familjarët dhe ka ardhur pa lejen e tyre. E njëjta gjë ndodhi dhe vitin e kaluar, ku nuk mundi as të bënte aplikimin.

Karakteristika: Në Kavajë njerëzit janë fanatikë, por ajo e kundërshton këtë fenomen. Thotë se, po fitoi, do hyjë në shtëpi dhe nuk ka për ta ndaluar asgjë. E prezanton veten si vajzë normale, të thjeshtë dhe të komunikueshme. Është tip i qetë në përgjithësi. Miqësohet shpejt. I fejuari i saj është shofer zjarrfikëseje në Kavajë. Nuk përputhen shumë me njëri-tjetrin, madje ai është dhe pak xheloz. Pëlqen të kërcejë dhe të argëtohet. I vetmi moment argëtimi për të janë aktivitetet që organizon me fëmijët e shkollës. ********************************

Qetsor Ferunaj – Pjesmarres i Big Brother Albania 2 Datëlindja: 25.12.1975
Horoskopi: Bricjapi
Mosha: 33 vjec
Vendlindja: Dukat
Vendbanimi: Orikum, Vlorë
Gjendja civile: I martuar, me një fëmijë (djalë)
Besimi: agnostik
Shenja të vecanta: një code bar, tatuazh në krah. Më vonë tek code bar-i do vendosë datëlindjet e fëmijëve. Ka dhe një shenjë të care në ballë, që e ka si pasojë e një aksidenti në Itali.
Arsimi: I lartë

Do të hyjë në Big Brother sepse: I duhen vetëm 30 mijë Euro për biznesin e tij, një hotel që ka nevojë për disa restaurime.

Karakteristika: Djalë i shkathët dhe me humor. I shoqërueshëm dhe i paparashikueshëm. Ka jetuar 3 vjet në Itali. Tani punon në Shqipëri dhe me paratë që fiton mban familjen dhe nënën. I ati i ka vdekur në një aksident rrugor. I zgjuar dhe dinak, i aftë të përshtatet me këdo. Ka bërë nëj kontratë me shtetin italian, që në rast vdekjeje t’i dhurojë organet e tij. Intrigant. Nuk punon më si inspektor kulture prej pak kohësh. Ka 2 shtëpi. Është duke përfunduar hotelin dhe për ta përfunduar i duhen 30 mijë Euro. Pëlqen Anthony Hopkins. Do të ketë 3 fëmijë. Nusja është kontrollore në paraburgimin e Vlorës. Pëlqen Viktor Hygonë. Mban gjithmonë orë me vete. Më shumë para shpenzon për motive pune. Hotelin e ka në Orikum. Ka punuar si ndihmës-kuzhinier në Itali.
*********************************

Erjola Jolldashi – Pjesemarrese e Big Brother Albania 2
Mosha: 25 vjec
Vendlindja: Elbasan
Vendbanimi: Kucovë, së fundi ka ardhur në Tiranë
Gjendja civile: E martuar me një fëmijë
Sytë: Gështenjë
Flokët: Të verdha
Arsimi: I lartë. Vazhdon studimet për Agro-Biznes, Viti II, Elbasan.
Profesioni: Ndihmon burrin në biznesin e fruta-perimeve
Hobi: Llafet!
Do të hyjë në Big Brother sepse: ka shumë energji pozitive që do donte t’ua transmetonte dhe të tjerëve.Karakteristika: Thotë që është tip karizmatik, e aftë të përshtatet me cdo grup shoqëror. Mendon se BB është një trampolinë e mirë për njerëzit si ajo që kanë aftësi në fusha të ndryshme e që nuk kanë mundësi të tjera për t’i shpalosur ato. Zotëron anglishten, italishten, greqishten dhe pak turqisht. Ka jetuar 2 vjet e gjysmë në Greqi. Është shumë e shkathët dhe di të përshtatet me cdo lloj situate. Ka bërë profesione që gjithmonë kanë pasur kontakte me njerëzit. Tip i sfidave dhe që nuk dorëzohet lehtë para vështirësive.

*************************

Ardian Pojana – Pjesemarres i Big Brother Albania 2 Mosha: 40 vjec
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Marketing tek “Moving Culture”
Hobi: Muzika, Oasis, futbolli anglez
Do të hyjë në Big Brother sepse: do të njohë njerëz të rinj dhe të fitojë para.

Karakteristika: I hurit dhe i litarit. Bën gallatë me të gjithë. Dinak, i paparashikueshëm, por në brendësi tip i qetë dhe jo shumë impulsiv, në impresion të parë. Pranon shakatë. Nuk ka paragjykime. Është shumë i ri për moshën që ka. Adhuron Oasis dhe vishet si ata. Ka pasur një jetë mjaft të komplikuar.
*******************************

Pavlin Polia – Pjesemarres i Big Brother Albania 2 Datëlindja: 30 shtator 1981
Mosha: 27 vjec
Vendlindja: Theth, Shkodër
Vendbanimi: Theth, Shkodër
Gjendja civile: I divorcuar
Gjuhë të huaja: italisht dhe pak anglisht
Instrumenta: Pak kitarë
Profesioni: I papunë
Hobi: Turizmi

Do të hyjë në Big Brother sepse: do të tregojë historinë e jetës së tij, të japë një mesazh pozitiv dhe të fitojë cmimin e madh, të cilin do e përdorte për të hapur një zyrë informacioni për turistët në zonën e Thethit.

Karakteristika: I urtë, i duruar, shumë i rrahur nga jeta. Është i ndarë nag gruaja për cështje kanuni dhe nuk e shikon më fëmijën e tij. Nuk e ka problem ta diskutojë këtë temë në shtëpi. Ka jetuar 9 vjet në Itali. Tani do të donte të bënte dicka më shumë për vendin e vet dhe BB do ta ndihmonte shumë për ta realizuar këtë. Është i duruar dhe nuk nervozohet lehtë. Nuk do të jetojë më me “sytë mbyllur”.
********************************

Dritan Shehaj – Pjesemarres i Big Brother Albania 2
Mosha: 26 vjec
Vendlindja: Gjirokastër
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: I fejuar
Arsimi: I lartë, Fakulteti i Drejtësisë/ Universiteti Ushtarak “Skënderbej”
Profesioni: Këshilltar ligjor në brigadën e mbështetjes rajonale/ Forcat e Armatosura.
Hobi: AvokatiaDo të hyjë në Big Brother sepse: do donte të bëhej publik për të shpalosur aftësitë e veta në Avokati, ëndrra e tij.

Karakteristika: Djalë i edukuar dhe mjaft inteligjent. Do donte të ushtronte profesionin e avokatit. Është i fejuar, pak xheloz. Nga BB i kaluar preferonte më shumë Olsin dhe më pak Rominën. Difekti i tij më i madh është që është pak impulsiv, por nuk arrin kurrë në kontakt fizik me dikë. Është i drejtpërdrejtë me dikë, respekton mendimet ndryshe. Ka besim në aftësitë e veta. Është deri diku mosbesues, herë-herë indiferent. Urren njerëzit që shtirren. Nuk bën kompromis me askënd për të fshehur bindjet e veta. Nuk ka jetuar jashtë. Shumë rrallë konsumon alkool. Në punë përdor veshje ushtarake, por kapelen nuk e vë.

****************************

Aida Troka
Nuk ka ende nje pershkrim per te.
*****************************

Bjordi Mezini – Pjesemarresh i Big Brother Albania 2 Mosha: 20 vjec
Vendlindja: Durrës
Vendbanimi: Lecco, Itali
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Pronar i agjencisë së ndërtimit “Domus Nova” në Itali
Hobi: Artet, kinemaja

Do të hyjë në Big Brother sepse: ka vite që është larg Shqipërisë dhe do ta përdorë si trampolinë për t’u bërë i njohur.

Karakteristika: Djalë simpatik dhe shumë i edukuar. Ka pak vështirësi me gjuhën, sepse është larguar nga Shqipëria që në moshën 2 vjecare. Në Itali ka një agjenci ndërtimi, të cilën e drejton vetë. Ka mundësi të mira ekonomike, por i kane thënë që në Shqipëri ka mundësi të mira për të realizuar ëndrrat. Ëndrra e tij është të bëhet aktor ose kineast. Adhuron kinemanë, pëlqen Mastroiani-n, Fellini-n, etj. Do donte të bënte një shkollë arti në Shqipëri. Është patriot. Thotë që jeta e tij është si një spektakël. Është menaxhues i cdo lloj situate.
*******************************

Mimoza Krasniqi Nuk ka ende nje pershkrim per te.
******************

Agon Radoniqi

Mosha: 27 vjeç

Vendlindja: Dukat

Vendbanimi: Prishtinë, Kosovë

Gjendja civile: Beqar

Besimi: Ateist

Shenja të veçanta: Tatuazh në kraharor me fytyrën e Che Guevara-s

Arsimi: I lartë

Do të hyjë në “Big Brother” sepse: Do të tregojë që është në gjendje të bëjë çudira

Karakteristika: Antikonformist, i pëlqen gjithmonë të kundërshtojë të tjerët. Ka studiuar menaxhim dhe ka punuar si përkthyes me portugezë të KFOR-it në Kosovë. Për tetë vite, ka drejtuar një emision radiofonik në një radio privatë në Prishtinë. Në dhomën e tij, çdo objekt ka fytyrën e Che Guevara-s. Nuk lë film dhe ndeshje futbolli pa parë.



Fjalet nga kerkimet:

  • big brother albania 1
  • big brother 2 albania
  • mimoza krasniqi
  • arbana osmani dhe i dashuri
  • mimoza big brother foto

 

eXTReMe Tracker