thashetheme ,celebritete, Big brother albania 3 live,celebrity gossip,reality shows



Arjoni del nga “Big Brother”

Apr 27, 2009 Author: admin | Filed under: vip

Arjoni ishte banori i cili duhej të dilte nga shtëpia me vendimin e publikut, duke hequr dorë nga cmimi prej 70mijë euro. Ai gjatë spetaklit ka shprehur:-“Nëse dal, dua që ta fitoj Sori!” Dy ishin banorët që u prekën nga largimi i tij, Anjeza e cila kohët e fundit kishte krijuar një lidhje me të, dhe Zhuljeta e cila u përlot në momentin që ai doli nga shtëpia. Ai në përballjen me opinionistëve ka deklaruar që nëse dalja e tij ka ardhur si rezultat i lidhjes së tij me Anjezën, atëherë ishte i lumtur që doli. “Big Brother” kishte rezervuar një surprizë për të. Ai mori një bursë studimi nga një studio mode në Kosovë. Ai u shpreh që ndihej i privilegjuar nga kjo surprizë.

Arjoni

Arjoni

Arjoni:nuk e duroj aiden si kapo

Mar 9, 2009 Author: admin | Filed under: vip

Këtë javë banorët zgjodhën që kryefamiljari i shtëpisë të jetë Aida. Ajo merret me organizimin e punëve dhe me buxhetin e shtëpisë. Arjoni dhe Bjordi diskutojnë për Aidën si kryefamiljare. Arjoni thotë:-“Unë nuk e duroj dot Aidën si kapo të shtëpisë”! Ai shton se e bezdis mënyra se si ajo flet. Bjordi i thotë:-“Mua më bezdis dhe kur ajo nuk është kapo”! Arjoni i thotë që nuk ka asgjë personale me Aidën si person por që nuk i pëlqen mënyra e saj e komunikimit.arjoni dhe bjordi Arjoni:nuk e duroj aiden si kapo

big brother albania

Arjoni:nuk dua te dal

Mar 7, 2009 Author: admin | Filed under: vip

Adelajda pyet Arjonin se si ndihet për natën e spetaklit dhe faktin që mund të dalë nga shtëpia. Ai i thotë që nuk ka ndonjë emocion shumë të madh pasi e ka kaluar njëherë këtë fazë, por gjithësesi një lloj emocioni ndjen. Adelajda i thotë:-“Unë nuk dua që ti të dalësh”! Arjoni i thotë që dhe ai nuk e dëshiron këtë gjë, pasi për të është një eksperiencë që nuk përsëritet. Ai thotë që tani ndjehet i qetë në shtëpi dhe se ka dëshirë të qëndrojë ende aty. Adelajda i thotë që me kalimin e kohës i duket sikur nuk do dalin ndonjëherë nga shtëpia,por kur vjen nominimi kujtohet që kjo gjë do të ndodhë. Mesida thotë se kur je brenda në shtëpi ndjenjat shtohen,dhe miqësohesh me njëri-tjetrin dhe për dy ditë. Adelajda thotë:-“E kisha imagjinuar ndryshe Big Brotherin nga ekrani,por është ndryshe kur e jeton”.arjoni Arjoni:nuk dua te dal

Arjon Muca:la te fejuaren italiane per big brother albania

Feb 22, 2009 Author: admin | Filed under: vip

Shpesh ngjajnë pohime të pabesueshme dhe në fakt nuk jemi të pritur t’i besojmë me të vërtetë të gjitha. Kjo pasi kësaj here në ndryshim nga edicioni i parë i “Big Brother albania”, banorët kanë kuptuar se si funksionon loja dhe cilat janë mënyrat më të mira për të tërhequr vëmedjen. Prandaj dhe strategjitë që ata kanë përdorur dhe historitë personale që kanë treguar, janë jo pak intriguese, ndërkohë që nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë ato. Ndërkohë Arjon Muça, njëri nga djemtë më të bukur të këtij programi, ka qenë mjaft i rezervuar në rrëfimet e tij për detaje nga jeta private dhe në prezantim është mjaftuar, duke thënë se ka pasur një histori të gjatë, e cila tashmë ka mbaruar. Por ai nuk ka dashur ta bëjë publik një tjetër fakt, duke menduar se e gjitha kjo është një problem, që i takon atij dhe vetëm atij. Ndërkohë, ne mundëm të komunikojmë me Bertin, njërin nga miqtë e tij më të ngushtë me të cilin janë frekuentuar shumë gjatë qëndrimit të Arjonit në Itali. Ja çfarë na ka treguar ai.

Si shok i Arjonit çfarë mund të na thuash diçka më shumë nga ajo që ne arrijmë të shohim nga televizori?

Arjoni është një tip shumë i gjallë, me energji të papara, koshient për vlerat që ka por edhe me këmbë në tokë. Shoh se deri tani ai po mundohet ta mbajë gjallë shtëpinë, duke qenë i kudondodhur dhe duke folur për shumë tema. Por mendoj se kjo nuk mund të mbetet ekskluzivitet i Arjonit, duhet të jenë të gjithë aktiv si ai.

A ka akoma ai për të dhënë në atë shtëpi?

Nga jeta që bëhet në atë shtëpi dhe natyrisht nga prezenca e telekamerave, ai është i kushtëzuar, pasi aty të gjithë janë të paparashikueshëm dhe sado i shkathët të jesh, e ke të pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Duhet të jesh me të vërtetë shumë i zoti për të ruajtur ekuilibrat.

Dhe Arjoni është i tillë?

Ai është tip shumë i zjarrtë, por zjarri i Arjonit nuk dëmton, ai i njeh mirë edhe ekuilibrat.

Po në lidhje me femrat si të duket?

Mendoj se duhet të lidhet me Mimozën pasi kështu spektakli do të jetë i garantuar. Duke qenë mik i tij, e kam parë edhe në marrëdhënie me femrat. Ai gjithmonë thotë se gjëja më e bukur që na ka dhënë Zoti është femra. Edhe pse i ri, ka mjaft eksperienca dhe vetëm nëse hyn në një lidhje, do të arrijë ta nxjerrë këtë anë të tij kaq të veçantë. Arjoni është tip që të bën të biesh në dashuri, nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi ka të gjitha cilësitë e duhura për ta bërë një femër të dashurohet çmendurisht pas tij.

Ka thënë në prezantim se ka ndër mend një strategji. Ju si mendoni cila është kjo strategji?

Nuk e di, natyra e tij sportive sikur bie ndesh me strategjitë, madje them se po filloi të bëjë klane, do të humbasë pasi ai është shumë transparent si natyrë dhe do i duhet të devijojë shumë.

Cilat tipe femrash i pëlqejnë Arjonit?

Atij i pëlqejnë shumë brunet, siç është Adelajda, kavajsja. Ndërsa Mimoza ngjan shumë me ish të fejuarën e Arjonit, me Roselën….

arjon muca1 300x189 Arjon Muca:la te fejuaren italiane per big brother albania

arjon-muca

Pse ka qenë i fejuar Arjoni?

Upss! Më duket nxorra ndonjë sekret?

Na thuaj diçka më shumë për këtë Roselën…

Me Roselën ka rreth 10 vite që njihen dhe dy vite që bashkëjetojnë. Por duhet të sqaroj për lexuesit konceptin e të fejuarës. Në Itali “la fidanzzata” është vajza me të cilën ke krijuar një lidhje të stabilizuar ndërkohë që në Shqipëri kur je i fejuar, është njësoj si të jesh i martuar, vetëm fëmijët mungojnë për ta fituar statusin e të martuarit. Për ne, miqtë e tij, ajo ishte vajza e Arjonit. Një vajzë shumë e bukur, të cilën ai e njohu në shkollë. Ajo ishte shumë e dashuruar me Arjonin ndërkohë, që nuk mund të them të njëjtën gjë për shokun tim, pasi ai asnjëherë nuk më ka thënë se ka rënë në dashuri me të, madje me sa di unë ai akoma nuk e ka provuar dashurinë e vërtetë. Në vitin 2006, kur familja e Arjonit u kthye në Shqipëri, ata i kërkonin atij që të bënte të njëjtën gjë. Ndërkohë, u josh nga programi “Big Brother albania”, por Roselën e kishte kundër. Ajo e dinte se çfarë efekti krijojnë programe të tilla dhe ky fakt e trembte, pasi popullariteti i Arjonit në Shqipëri, mund të vuloste largimin e tij përgjithmonë nga Italia. Arjoni i tha se është i vendosur për të marrë pjesë në atë program, duke pranuar edhe ndarjen me Roselën..

Pasionet ekstreme të Arjonit

Berti tregon edhe për të tjera pasione të Arjonit përveç femrave. Ai thotë se Arjoni ka studiuar, por edhe ka punuar shumë. Ka punuar në një studio dizajni, por më vonë preferoi të punonte baywach, për arsye se paguhej shumë mirë aty. Ai gjithashtu, është i apasionuar mbas sporteve ekstreme dhe ka një makinë sportive spektakolare. Ndërkohë, ai ka ëndërruar gjithmonë t’i futej botës së artit dhe dëshiron të bëjë një shkollë në Shqipëri për aktrim dhe regjisurë. Para se të futej në “Big Brother ka pasur disa oferta nga disa televizione si prezantues” por nuk mundi t’i pranonte për arsye të pjesëmarrjes në “Big Brother”.

Arjoni-Bjordi nis beteja per Mimozen

Feb 19, 2009 Author: admin | Filed under: vip

Dita e djeshme ka nisur me komente dhe debate nga më të ndryshmet për banorët e shtëpisë së “Big Brother“. Pasi kanë festuar njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë nisur sërish t‘i kthehen diskutimeve të zakonshme. U vu re se Bjordi, është afruar më tepër me Mimozën. Ai, edhe pse me shaka, i ka thënë asaj se kur të dalin nga “Big Brother” do të jenë një çift publik. Ndërkaq, Arjoni, nga ana e tij, ka pranuar në një bisedë me Adelën se e ndien konkurrent Bjordin në raport me Mimozën. Edhe një herë, Aida është zënë sërish me Adelën. Qetsori ka deklaruar se nuk e tërheq asnjë prej vajzave të shtëpisë. Vetëm dje ata kanë nisur përpjekjet e para t‘i kushtohen provës së dytë të javës, kur 14 konkurrentëve do t‘iu duhet të mësojnë përmendësh 100 kuriozitete.

Aida dhe Adelajda përballen sërish

Një tjetër “zënkë” ka ndodhur mes Aidës dhe Adelajdes, kësaj here në dhomën e gjumit. Aida i ka kujtuar sjelljen e saj jo të hijshme karshi Liritës, kur nuk i foli as në emër e nuk i tha as të lutem. Adelajda iu përgjigj duke i thënë se çfarë ka mes asaj e Liritës nuk është punë e Aidës dhe Lirita po të donte fliste vet. “Të lutem, i ka thënë Aida Adelajdes, – është kultura më minimale, që ti si zyshë që je, duhet ta dish”. Më pas, ajo ka vazhduar duke thënë se Adela nuk mund të urdhërojë të tjerët, gjë së cilës ajo i është përgjigjur sërish se Aida nuk ka pse të ndërhyjë, kur nuk i ka thënë gjë asaj. “Kur flas me Liritën, flas me Liritën. Kur të flas me ty, flas me ty”, ka përfunduar ajo.

Arjoni dhe Bjordi, rivalë për Mimozën

arjoni bjordi 300x189 Arjoni Bjordi nis beteja per Mimozen

arjoni-bjordi

“Unë mendoj që ti dhe Bjordi jeni rivalë për Mozën, e pëlqeni të dy”, i ka thënë Adelajda Arjonit. Sipas saj, Arjoni bezdiset nga fakti që Moza është më e afruar me Bjornin sesa me Arjonin. Ky i ka thënë se atë e bezdis fakti që Moza mund të mendojë se ai mund të donte të bënte ndonjë gjë me të. “Pastaj unë nuk shtirem si Bjordi”, ka thënë ai. Adelajda ka mbajtur anën e Mimozës gjatë gjithë bisedës me Arjonin, duke justifikuar veprimet apo sjelljet e saj e po ashtu atë të Bjordit, duke i shpjeguar veprimet e tij me faktin se ai është i veçantë. “Ti konkurrencën e ndjen, – i ka thënë ajo Arjonit, – dhe këtë pranoje” – “E ndjej konkurrencën, -ia ka kthyer ai, por nuk më vjen inat”

Aida “përplaset” me Bjordin

“Ti je i infiltruari ynë, në dhomën e vajzave, kali ynë i Trojës”, i kanë thënë me shaka djemtë Bjordit, referuar faktit që ai fjeti në dhomën e vajzave. Bjordi ka thënë se ka qejf t‘u afrohet vajzave, e kuptonte distancën që mbanin Dritani apo Qetsori sepse ishin të lidhur, por nuk shpjegonte dot faktin pse të tjerët nuk e bënin. Në këtë moment është hedhur Aida dhe i ka thënë se ajo që thotë ai nuk është e vërtetë, sepse, edhe pse ata janë të lidhur, ajo ka shumë afrimitet me ta. – “Kë quan goca ti, i ka thënë ajo, apo për ty goca janë vetëm Moza, Zysha dhe Republika? Po ne çfarë jemi, burra?”

“Nuk më tërheq asnjë nga vajzat këtu”

Dritani, Qetsori, Arjoni dhe Pavlini kanë zhvilluar në zonën e ndenjes një bisedë të vërtetë djemsh. Ata kanë folur për femrat, marrëdhëniet me to, ndryshimin e pikëpamjeve dhe sjelljeve nga brezi në brez, vështirësinë për ta pasur shoqe një femër, “gjuhën e trupit” e shumë argumente të tjera për këtë temë. Aty, Qetsori ka deklaruar: “Jua them me sinqeritet, unë nuk kam atraksion për asnjërën nga gocat, fare”.

“Zysha” nuk ka asgjë të mirë

Komentet e Aidës për Adelajden pas debatit për mimikën e saj kanë vazhduar, në oborrin e shtëpisë, në bisedën me Zhuljetën, Liritën, Agonin dhe Erjolën. “Jam munduar të shoh ndonjë gjë të mirë tek ajo – ka thënë Aida – por nuk kam gjetur asgjë”. Ajo ka vazhduar duke thënë se Adelajda duhet të matet një herë para se t‘u drejtohet të tjerëve, siç është për shembull rasti i saj me Pavlinin. Ajo vërtet nuk përputhet me të, por e respekton për hir të moshës më të madhe që ai ka. Sipas saj, të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Adela. Ajo u ka treguar gjithashtu një episod kur i është dashur t‘i kujtojë Adelajdes rregullat e mirësjelljes, kur kjo e fundit në vend që t‘i thërriste Liritës me emër, i kishte thënë “Ej”. Më pas, Aida ka vazhduar me akuza më të rënda, duke vënë në pikëpyetje cilësitë e Adelës si mësuese dhe edukimin jo të përshtatshëm që mund t‘u jepte ajo nxënësve, duke deklaruar se ajo t‘i sillte fëmijët me probleme në shtëpi e nëse ajo do të ishte mësuesja e fëmijëve të saj, s‘do të kishte ku të shkonte më keq.

Unë dhe Mimoza, “çift publik”

Bjori, me shaka, në prani të Adit dhe Republikës që bënte rolin e “përkthyeses” mes tij dhe Mimozës, i ka thënë kësaj të fundit se kur të dilnin nga “Big Brother” do të ishin çift publik. Dhe këtë ai e bënte për Mimozën e jo për vete, sepse ai nuk kishte nevojë, ishte thjesht një sakrificë nga ana e tij për hatër të saj. “Po, po, krejt do t‘i kryejmë” – i është përgjigjur Mimoza me të tallur, frazë të cilën Republika, pas pyetjes së Bjordit se çfarë i tha, e ka përkthyer që “edhe nëse Bjordi do të ishte djali i fundit në Tokë, nuk do të dilja me të”.

Lirita: Nuk e pi cigaren para prindërve

Të lodhur nga prova e javës që kanë filluar, banorët më në fund janë zhvendosur drejt oborrit për të pirë nga një cigare. Lirita thotë se zakonisht e pi cigaren, por nuk preferon që ta pijë në sytë e prindërve. Madje ajo tregon se një komshie e kishte parë që pinte cigare në ballkon dhe i kishte treguar së ëmës, por ajo nuk i kishte thënë asgjë, ndoshta për faktin se që të dy janë duhanpirës. Më pas banorët flasin për darkën. Por duket se asnjë prej tyre nuk tregohet i gatshëm që të përgatisë ndonjë ushqim konkret, kështu që secili vendos të hajë atë ç‘ka i pëlqen, duke mos lakmuar asgjë tjetër në kuzhinë, përveç gjellëve që mund të përgatisin në pak minuta. Adi dhe Bjordi përgatisin nga një sanduiç të vogël dhe e konsumojnë secili për hesap të vet, në dy cepa të ndryshme të shtëpisë, ndërkohë që pjesa tjetër e banorëve janë duke pirë cigare në verandën e shtëpisë së “Big Brother”.

Prova, përmendësh 100 kuriozitete

Kanë kaluar dy ditë që banorët nuk po merren më me asnjë impenjim tjetër, prandaj edhe autorët i kanë dhënë 14 konkurrentëve provën e javës. Bëhet fjalë për 100 kuriozitete të cilat do të ndahen mes tyre dhe duhet që të mësohen përmendësh. Banorët tregohen të gatshëm për këtë provë, pasi nëse nuk e kalojnë, buxheti do përgjysmohet. Adelajda sqaron se ata do të mësojnë të gjitha kuriozitetet vetëm në momentin kur bie gongu dhe jo më pas. Më pas ajo lexon edhe kuriozitetet, të cilat u duken të gjithëve shumë interesante. Sipas saj 100, kuriozitetet duhet të ndahen në mënyrë të barabartë mes tyre për t‘i mësuar përmendësh. Pas disa minutash, Dritani bën pyetje dhe banorët ngrenë dorën që të përgjigjen, për të kuptuar sesi kanë arritur që t‘i fiksojnë në pak kohë.