Alma dhe Mirjeta dalin në oborr dhe duke biseduar, flasin edhe për Ogrenin. Mirjeta i tregon për bisedën që pati me Ogrenin dhe thotë se edhe sikur Neda ta kishte pyetur Ogrenin nëse mund ta pinte një cigare, ai nuk do ta kishte lënë. “Kush është Ogreni që ta pyeste?!” – i thotë Alma. Më pas Alma i tregon bisedën që ka pasur ajo me Ogrenin dhe shprehet se nuk i kanë pëlqyer fjalët e tij lidhur me Nedën.

“Tha që ne nuk jemi shoqe të mira përderisa i kemi dhënë cigare?!” – shprehet Alma. Mirjeta thotë se është faji i Nedës që e toleron aq shumë dhe se Ogreni ka fi lluar ta përdorë. Ajo mendon se Ogrenit i është rritur mendja, sepse tani e pëlqen edhe Jonela. “E di që e ka aty Nedën, prandaj sillet ashtu”, – thotë Mirjeta. Vajzat vazhdojnë të flasin derisa dalin edhe vajzat e tjera në oborr dhe të gjitha së bashku kërcejnë nën sfondin e muzikës që i ka vendosur “Vëllai i Madh”.
Banorët kundër Ogrenit
Ergysi dhe Klodjana flasin për Nedën dhe Ogrenin. Ajo thotë se Ermela ka të drejtë kur thotë se Ogreni nuk fl et me personin që ka përballë, por mundohet ta nxjerrë veten sa më mirë përballë publikut. “Për mendimin tim ai është lento dhe me mua ka vetëm marrëdhënie institucionale”, – thotë Ergysi për Ogrenin, ndërsa për Nedën thotë se, “mban leksion” kur diskuton dhe nuk di të bëjë asgjë tjetër. Për ta fl asin edhe Shkëlqimi me Almën, ku kjo e fundit i tregon reagimin e Ogrenit për cigaren e Nedës. Shkëlqimi mendon se Ogreni e ka problem diferencën e moshës që ka me Nedën, por Alma thotë se kur ka ndjenjë në një lidhje, nuk ka rëndësi mosha. Shkëlqimi thotë se nuk i pëlqen që Ogreni i trajton edhe vajzat e tjera njësoj si Nedën, duke nënkuptuar Jonelën. Pas pak Shkëlqimi largohet dhe afër Almës shkon Ogreni, i cili i fl et me ironi Almës. “A bërë ndonjë vepër të bukur?” – i thotë ai dhe biseda vazhdon me replika kundër njëri-tjetrit.
Klodjana: I kam thënë Nedës të mos lidhet me Ogrenin
Klodjana dhe Ergysi bëjnë thashetheme, ndërkohë që banorët e tjerë janë çuar të kërcejnë. Ergysi e pyet Klodjanën nëse Ogreni është i lidhur me Nedën. Duke folur për marrëdhëniet e tyre, Klodjana i tregon Egysit që e ka këshilluar Nedën që të mos lidhet me Ogrenin, sepse ai rri me femrat për t’i dhënë rëndësi vetes, sepse me meshkujt nuk mund të rrijë.
Alma dhe Jonela shkojnë për të dhënë nominimet. Alma nominion Jonelën sepse nuk ka pasur shumë kohë për ta njohur. Personi i dytë për të është Klaudia sepse nuk i pëlqen mënyra se si qesh.

Jonela: Alkena sepse ska marredhenie te miredhe neda-ma kerkoi
Algeni dhe Ermela janë dy banorët e fundit që duhet të nominojnë ermela: Alkenën sepse fle gjithë ditën e ditës dhe Klaudian sepse ulëret kot dhe sepse ëhstë totalisht fallso. Algeni falenderon publikun që e mbajti ende në lojë. Ai nominon Nedën sepse është tek banorët që i kanë djegur fotografinë dhe banorja e dytë është Alma.
Përfundojnë nominimet dhe banoret të cilat shkojnë në nominim janë: Alkena, Jonela dhe Neda.
Arbana hap televotimin dhe mbyll spektaklin, duke u përshëndetur me publikun.
Neda dhe Ogreni bisedojnë në dhomën e ndenjes për raportin e tyre dhe për ndjenjat që kanë. Ata kanë shprehur se ndjejnë diçka që i mban në një miqësi të fortë, por nuk duan që të krijojnë një lidhje për shkak të gjykimit nga jashtë dhe për frikën se ndoshta familjarët e tyre do të lëndohen. Mardhënia e tyre është zhvilluar shpesh me zënka, biseda të gjata, përqafime të shumta, por ende nuk ka ndodhur asgjë mes tyre.
Edhe një herë tjetër ata përpiqen që të sqarojnë mardhënien që kanë në këto momente. Neda pyet Ogrenin se çfarë mendon ai për gjëndjen e tyre aktuale dhe Ogreni i përgjigjet se nëse ajo qëndroi tri ditë larg tij, ftohtë, edhe ai mund të qëndrojë shumë ditë kështu. Ata flasin për një kohë të gjatë për raportin e tyre duke folur me nënkuptime. Neda shprehet se ka frikë se si mund të gjykohet raporti i saj me Ogrenin jashtë, por edhe brenda shtëpisë sepse një natë më parë Mirjeta i tha se edhe ajo nuk lidhej me Ogrenin vetëm për shkak të kamerave. Për këtë arsye Neda i thotë Ogrenit se ajo nuk dëshiron që të përdoren si shembull nga banorët e tjerë në shtëpi. Ata flasin me nënkuptime dhe Neda shprehet se nuk e di se si do të ndjehej nëna e saj apo motra, nëse do ta shihnin atë të lidhur me një djalë brenda BB4. Ogreni mundohet që ta qetësojë në këtë drejtim duke i thënë se ajo nuk ka pse të shqetësohet sepse maksimumi që kanë bërë bashkë ka qënë një shëtitje përgjatë oborrit.

Ogreni i thotë Nedës se tashmë ajo që ka vendosur që të mbajë distacë është Neda dhe për këtë ai ndjehet i pastër në ndërgjegje sepse nuk është ai që po e lëndon. “Ti e ke mendu, e ke marrë si vendim” thotë Ogreni ndërsa Neda qëndron në heshtje. Ogreni i thotë Nëdës se ai ia ka lënë gjithçka në dorë asaj dhe nëse ajo do që të mos vazhdojnë të flasin më për ndjenjat e tyre, ai do të bëjë siç do ajo.
Grupi i dytë ka radhën për realizimin e provës. Kështu Elisa drejton koreografinë, ndërsa Klaudia, Toros, Ermela dhe Ogreni kërcejnë.

Ata ende nuk e kanë mësuar si duhet koreografinë, madje një pjesë të saj nuk e dinë fare. Elisa ndërsa drejton grupin, u thotë atyre se janë shumë të ngathët sot dhe u kërkon me insistim që t’i realizojnë si duhet figurat gjatë numrit të tyre. Gjatë kësaj kohe nis një debat mes saj dhe Klaudias. Elisa u kërkon banorëve që të vazhdojnë të kërcejnë sepse janë të ngadaltë dhe ende nuk e kanë mësuar të gjithën. Klaudia i thotë se ata janë të lodhur dhe nëse nuk e mësojnë sot do ta mësojnë nesër.
Më pas Elisa kërkon që banorët të shohin edhe një herë videon ku shfaqet koreografia për të memorizuar më mirë lëvizjet. Mes Elisës dhe Klaudias ka gjithmonë ngacmime dhe ngritje zëri ku të dyja kundërshtojnë veprimet dhe sjelljet e njëra-tjetërës. Kështu ata fillojnë përsëri për të kërcyer dhe Elisa vazhdon të kritikojë lëvizjet e gabuara të banorëve që po realizojnë provën.
E ndërsa realizojnë kërcimin, Klaudia ngatërron një lëvizje dhe ndalon duke qeshur. Edhe banorët e tjerë ndalojnë dhe Elisa thotë: “imagjino të ngatërrohesh kur të jesh duke realizuar provën gjatë spektaklit”. Klaudias nuk i pëlqen kjo gjë dhe i thotë Elisës se ajo vetëm kritikon dhe ngre zërin. Ajo thotë se nuk ka pse t’u thotë gjithë kohës “gabim, keq, por mund t’u thotë mundohu të mos ngatërrohesh”. Elisa i thotë se ajo nuk mund t’i marrë me lajka, por Klaudia e kundërshton me forcë duke i thënë se ajo për këtë është drejtuese, për t’i mësuar të realizojnë më mirë kërcimin dhe jo për të kritikuar. Kështu e gjithë prova e grupit të dytë shoqërohet nga debate të vazhdueshme të Klaudias dhe Elisës.
Pas largimit të Imeldës, publiku vendosi që të largonte nga shtëpia edhe Fatjonën, por dy vajzat nuk do të ishin të vetmet që do të linin shtëpinë.

Pas tyre Arbana bën të ditur se personi tjetër që largohet nga shtëpia është Vladimiri i cili ka marrë vetëm 1.1% të votave të teleshikuesve. Pak minuta më vonë, njoftohet se banori i radhës që lë shtëpinë është Olgeri i cili ka marrë vetëm 1.5% të votave. Të dy djemtë largohen nga shtëpia pas përshëndetjes së fundit me banorët.
Pas largimit të Vladimirit dhe Olgerit, Arbana u thotë banorëve se një tjetër banor do të largohet. Kjo nuk pritet mirë nga banorët të cilët presin në ankth që të mësojnë emrin e personit që do të largohet. Pas disa çastesh banorët mësojnë se kjo ishte një shaka dhe tashmë ata janë konkurentë të BB4.
Pas kësaj nisin edhe nominimet e para për këtë Big Brother. I pari që shkon në dhomën e rrëfimit për të dhënë nominimet e tij është Toros.
ALMA
Gjendja civile: Beqare
Vendlindja: Shkodër
Vendbanimi: Puglia, Itali
Arsimi: I lartë, Shkenca Politike
Profesioni: Konsulente juridike
Hobi: Muzika, kërcimi, televizioni.
Thotë për veten: “Jam e ndjeshme, e sigurtë tek vetja dhe me karakter të fortë. Jam kaotike dhe energjike. Kur më acarojnë, i bëj të pendohen”.
Hyn në Big Brother: Për të realizuar një ëndërr të dikurshme.
IMELDA
Mosha: 25 vjeç
Gjendja civile: Beqare
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: I mesëm
Profesioni: Parrukiere në trajnim
Hobi: Televizioni, kërcimi, moda.
Thotë për veten: Kam shumë energji që dua t’i ndaj me të tjerët. Nuk e kam idenë se çfarë duan të shohin të tjerët tek unë. Unë do bëj maksimumin të shfaq veten time ashtu siç jam”.
Hyn në Big Brother albania: Për të bërë diçka të mirë për veten.

“Big Brother” po fillon. Konkurrentët janë përzgjedhur, shtëpia është bërë gati, skena po ashtu dhe gjithçka premton një spektakël të madh. Organizatorët garantojnë se edicioni i katërt i “Big Brother” del jashtë çdo skeme që publiku ka parë deri më tani. Surprizat nisin që në spektaklin që do të transmetohet të shtunën, ora 20.45 drejtpërsëdrejti në “Top Channel”. Sprova e parë do të nisë për konkurrentët, të përzgjedhur për të qenë banorë të shtëpisë më të famshme. Hyrja e tyre nuk do të jetë e zakontë, ndërsa publiku do të mbajë frymën që natën e parë. Spektakli do të ketë befasi për ata që presin të bëhen pjesë e kësaj aventure të madhe, por edhe për publikun që i ndjek nga shtëpia. Interesi për t’u bërë pjesë e “Big Brother 4” ka qenë i jashtëzakonshëm. Rreth 11 mijë persona brenda dhe jashtë kufirit kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e aventurës. Të joshur nga fama, por edhe nga çmimi i madh prej 100 milionë lekësh të vjetra, kanë qenë të shumtë ata që kanë guxuar duke aplikuar edhe online. Grupe të posaçme pune kanë punuar shumë për përzgjedhjen e konkurrentëve që do të bëhen nesër pjesë e shtëpisë dhe do të nisin aventurën në “Big Brother”. Janë karaktere të ndryshme me interesa po ashtu të ndryshme. Në këtë edicion ka një rritje të moshës mesatare të konkurrentëve, ndërkohë që të gjithë kanë ambicie të fitojnë. Pjesa më e madhe prej tyre, edhe ata që nuk kanë si synim të parë çmimin e madh, e shohin këtë spektakël si një mundësi e mirë për të krijuar një profil publik, për t’u bërë të njohur e për t’i krijuar vetes mundësi të reja. Tri edicionet e shkuara kanë treguar se konkurrentët e “Big Brother” bëhen në mënyrë të padiskutueshme protagonistë jo vetëm për aq sa zgjat spektakli, por edhe më gjatë. Për ata që mendojnë se e njohin tashmë formulën se si ky spektakël funksionon, organizatorët premtojnë se do të ketë mjaft të papritura. Shtëpia e ngritur e gjitha nga e para do të jetë moderne, me kushte shumë më të mira nga ato të viteve të shkuara. Nëse përvoja e vjetshme do të çonte në hamendësime për ekzistencën e dy shtëpive, ku tjetra do të shërbente si ambient ndëshkimi, nuk do të ndodhë kështu. Do të jetë një shtëpi e vetme me kushte superluksoze, për të cilën është kujdesur Rovena Agolli. Regjia e spektaklit realizohet nga Ergys Lubonja, autor i programit është Rezart Aga, ndërkohë që një staf i tërë punon për realizimin e këtij spektakli të madh. Çdo të shtunë, spektakli do të drejtohet sërish nga Arbana Osmani, ndërsa skena do të jetë tërësisht e re. Edhe këtë vit, Arbana do të shoqërohet në studio nga një opinionist, një personazh që do të zbulohet në spektaklin e nesërm, i cili luan një rol të rëndësishëm me gjykimet e tij në raportet mes banorëve, por edhe në perceptimin që publiku ka për ta. E gjithë struktura e spektaklit nuk do të jetë klasike, duke filluar që nga hyrja spektakolare e banorëve deri te nata finale, që konsiderohen si dy nga pikat e forta të spektaklit. Në parim “Big Brother” do të zgjasë tre muaj, por nuk përjashtohen edhe vendime të tjera. Tri edicionet e mëparshme kanë treguar se mund të ndodhë gjithçka. Ndonëse publiku ka krijuar tashmë një pritshmëri të tijën për surprizat, për festat, për dhuratat që u bëhen javë pas jave banorëve, organizatorët kanë menduar edhe për këtë. Për ta gjendet gjithnjë diçka e re. Ndonëse konkurrentët që do të hyjnë të parët në shtëpinë e “Big Brother” janë zgjedhur, mes tyre edhe nga Kosova, aplikimet vazhdojnë. Të gjithë ata që ende kanë dëshirë të provojnë të bëhen pjesë e kësaj aventure, kanë ende mundësi. Vëmendja ndaj edicionit të katërt të “Big Brother” është e madhe ende pa filluar, ndërkohë që po punohet për detajet e fundit. Për larmishmërinë dhe tipat e veçantë të konkurrentëve, organizatorët paralajmërojnë se gara do të jetë e fortë. Ndërkohë, si gjithmonë, publiku do të jetë pjesë aktive e këtij spektakli. Për ata që duan të ndjekin çfarë ndodh gjatë 24 orëve në shtëpinë më të famshme, do të kenë në dispozicion dy kanale të posaçme, “Big Brother 1” dhe “Big Brother 2”, të cilët do të mund të shihen përmes abonimit në kartën “Gold”. Ndërkohë, një hapësirë e veçantë do t’i kushtohet “Big Brother” edhe në “Fan Club”. Emisioni i transmetuar çdo të diel paradite, ku protagonistë ishin në mënyrë të veçantë fansat e këtij programi, do të vijë edhe këtë edicion, por me një strukturë e re që mbetet për t’u zbuluar. Banorët do të hyjnë në shtëpinë e madhe në prag të festave. Për herë të parë, ata do të festojnë ndërrimin e viteve bashkë, ku sigurisht spektakli i datës 1 janar do të ketë surpriza të mëdha. Gjatë javëve, banorët do të provojnë emocionet e garës, të surprizave, por edhe ethet e eliminimit. Gjithçka do të fillojë mbrëmjen e së shtunës. Publiku do të njohë konkurrentët, do të shohë shtëpinë dhe do të bëhet çdo javë vendimtar për personat që do të mbeten brenda shtëpisë apo ata që do të eliminohen. Ndërkohë, gara mbetet e hapur për ata që ende duan të bëhen pjesë e këtij spektakli të madh.
Le te bejme thashetheme dhe te shkruajme disa komente per Big Brother Albania 4. Di gje njeri kur do te filloje spektakli i ri i Top Channel?a do te donit te merrni pjese.