thashetheme ,celebritete, Big brother albania 3 live,celebrity gossip,reality shows
ne ndertim
U desh të merrte pjesë në “Big Brother albania” dhe të njihej me një djalë si Bjordi, për të ndryshuar shumëçka në jetën e saj.Adela tashmë jeton në Tiranë, nuk punon më mësuese fshati dhe arriti të ndahej përfundimisht nga ish i fejuari.

adela dhe bjordi
Por mbi të gjitha fitoi një dashuri me Bjordin, e cila mund të quhet me plot gojën një terapi për jetën e saj.
Tani Adela duket se ka para saj vetëm shanse të mira për jetën, në punë dhe atë personale.
Mbasi udhëtuan mjaft për arsye të mitingjeve por edhe thjesht për qejf, ata vendosën të bëjnë një udhëtim më të gjatë, kësaj here në Itali, atje ku i dashuri i saj ka kaluar gati 20 vite jetë.
Ditëve që rrinte e mbyllur në shtëpinë “më të famshme” në Shqipëri, siç e etiketonte vazhdimisht prezantuesja e spektaklit, ajo ndiente frikën e daljes. Ishte në ankth se si do pritej kur të dilte. Ç’mendonin njerëzit për të, për mënyrën se si ishte sjellë, për dashurinë me Bjordin dhe puthjen e mohuar? Këto ishin dilemat e Adelës, vajzës nga Kavaja që doli e dyta në reality show-n “Big Brother Albania 2″. Të gjitha këto, ajo i ka rrëfyer mbrëmjen e së martës gjatë “Top Show”-t, të drejtuar nga Alban Dudushi. Në këtë debat të hapur merrnin pjesë tre prej figurave më të njohura të edicionit të kaluar, Arbër Çepani, fituesi, por edhe çifti Olsi e Najada, dy finalistët e edicionit të dytë, Qetsori e Adelajda, si dhe opinionistët Arjan Konomi, Andri Nurellari dhe pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi. Të ftuarit diskutuan mbi fenomenin “Big Brother” dhe arsyet pse ky reality show është aq i ndjekur nga shikuesi. Gjatë debatit të organizuar në tri pjesë, Adela tregoi eksperiencën e vet, brenda dhe jashtë shtëpisë së “BB”. E organizuar në formën e një interviste janë përgjigjet, që Adela i dha pyetjeve të moderatorit Alban Dudushi, apo pjesëmarrësve të tjerë në debat.

adela e big brother albania
E keni ndjekur edicionin e parë të “Big Brother” dhe cili ka qenë i preferuari juaj?
Nuk e kam ndjekur gjithë ditën, nuk kisha kohë. Por nuk isha as aq e apasionuar për ta parë 24 orë. Është turp ta them se kam marrë pjesë edhe vet, por kështu ka qenë. Në fillim më pëlqente shumë Shkëlqimi, pastaj Arbri, këtë nuk e them sepse ai fitoi e unë duhet të dukem mirë… Por edhe çifti (Olsi-Najada) ka qenë i veçantë. Ata na kanë tërhequr për të ndjekur këtë reality-show. Ishte historia e dashurisë, fakti që sollën diçka ndryshe, që të shtynin të hapje televizorin, për të parë se çfarë po bënin.
Si e sheh një reality show të tillë, një njeri që e ka përjetuar vetë atë?
Ka shumë diferencë ta shikosh një reality nga jashtë. Kur isha në pozicionin e publikut, më pëlqente, por nuk vendosa qysh atëherë të merrja pjesë. Vendimin e mora një vit më vonë. Tani që kam dalë e shikoj “Big Brother” sërish si spektakël. E shikoj si një vend ku shfrytëzohen jetët, karakteret dhe personalitetet e disa njerëzve për të dhënë emocion tek shikuesi. Është një spektakël real, as më shumë, as më pak.
E keni ndierë veten si kavie ndonjëherë?
Në fakt kjo po më shkonte nëpër mend, teksa dëgjova dikë që tha se aty ndonjëherë nxiten situata, për të vënë në konflikt, apo për të krijuar kontradikta mes banorëve të shtëpisë, për të krijuar emocion e për të rritur audiencën. Po ta kishin bërë me ne, ne do të ishim tërësisht si kavie.
Ende nuk është kuptuar përse e mohove puthjen e parë me Bjordin…
Deri kur do të vazhdoni të më masakroni me këtë puthjen që ndodhi e që e mohova. Do të doja që dikush të më kuptonte e të fliste për realitetin tim dhe të banorëve të tjerë, historinë time, por pa u përqendruar shumë tek kjo pjesë, që është e rëndësishme, por që për të cilën po flitet shumë dhe nuk ka shumë për të thënë. Do të doja të flitej për mua jo si Adela që u puth dhe e mohoi, por si Adela që ka karakter, që është inteligjente, që di të përgjigjet, di të flasë, që dashuroi aty brenda. Do të doja të diskutohej mbi personalitetin tim në këtë formë dhe jo në një tjetër. Tani gjërat dihen. Publiku që na ka ndjekur me ditë me radhë më njeh mirë dhe jam e sigurt, që kur unë kam mohuar momentin e puthjes e ka kuptuar.
Si ndiheshe brenda shtëpisë së “BB”, të shoqëronte ankthi?
Kisha shumë ankth. Për puthjen që njerëzit kishin parë, për Adelën që ishte aty brenda, nga dita e parë deri kur dola. Kisha Nuk e dija si do më prisnin. Nuk e dija nëse pëlqehesha unë jashtë si njeri, apo gjykohesha nga të tjerët. Fakti që kalonin javë dhe kuptoja që njerëzit më donin aty brenda më bënte të kuptoja diçka. Vetëm ne që kemi jetuar aty brenda e dimë se aty është një pasiguri e madhe për gjërat që ndodhin dhe nuk e ke idenë se si mund të duken.
Po për daljen jashtë shtëpisë, për atë që të priste?
Unë ankthin e kam pasur dhe e kam shprehur çdo ditë aty brenda. Kam treguar se sa në merak jam për familjen, njerëzit, qytetin. Se sa frikë kisha të dilja, se mos më gjuanin me patate, apo gjëra të tilla. Doli më bukur se ç’e prisja, por jo aq mirë sa do të dëshiroja unë. Kur dola kuptova që gjërat ishin përjetuar keq nga familja ime, një pjesë e opinionit publik shqiptar nuk ishin dakord me mua, megjithatë pashë që pjesa më e madhe më mbështesin dhe femrat gjenin veten tek unë. Kjo ishte ajo që unë kërkoja, ajo që prisja dhe që unë gjeta. Ishte shumë bukur.
Është folur gjatë për Kavajën, për mentalitetin e këtij qyteti, kaq probleme ka?
Ndonjëherë ekzagjerohet. Është e vërtetë që lokalet e qytetit janë të mbushura më shumë me meshkuj dhe ndodh që po të hyjë një femër, të gjitha shikimet janë të drejtuara nga ajo. Por kjo ndodh në të gjitha qytetet e vogla. Ka probleme mentaliteti, por është një pjesë që i shkakton dhe i mban gjallë këto probleme. Por është edhe një tjetër pjesë, nga kam dalë edhe unë, që ka kulturë dhe kërkon çdo ditë e më shumë t’i largohet injorancës. Të paktën kështu e përkufizoj unë veten time. Janë dy kategori njerëzish shumë të ndryshme, por që jetojnë në të njëjtin vend, ku injoranca dominon. Është ajo pjesa e “keqe”, nëse do ta quaja kështu, që nuk e lë të qetë pjesën e “mirë”.
Thonë se shumë femra nuk kanë votuar për ty…
Është një pjesë e mirë e femrave shqiptare, që nuk donin që unë të ecja përpara dhe nuk mbështesnin atë që përfaqësoja unë. Këtë pjesë unë nuk e kuptoj. Pjesa më e madhe e publikut më ka votuar dhe më ka mbështetur. Janë vetëm 100 më shumë që kanë votuar Qetsorin.
Të është bërë një propozim nga Adi Krasta, për të prezantuar me të, e prisje?
Përfitoj nga rasti që ta falënderoj nga zemra për mbështetjen që më ka dhënë. Është privilegj të jem në krah të tij. Sinqerisht nuk e kisha menduar se çfarë më priste kur të dilja, sepse nuk e kisha menduar edhe që do të dilja në dyshe për të fituar kur u futa. Mendova vetëm të futesha, të shikoja dhe të provoja. Nuk mund t’i planifikosh gjërat nga fillimi.
Të pëlqen spektakli?
Bota e spektaklit më tërheq. Unë e kam pranuar dhe të parë, më pëlqen dhe mund të mendoj se mund të jem e zonja për ta bërë. Më pëlqen televizioni. Nuk e di sa do të jem e aftë për të punuar në të, megjithatë do ta provoj.
Ndërkohë si shkon lidhja me Bjordin?
Unë me Bjordin kemi qenë gjithë kohës bashkë, më ka shoqëruar edhe këtu, është mbrapa skenës, po më dëgjon sigurisht. Më shumë kam qëndruar këtu, sepse kam pasur këto intervistat dhe ftesat që më bëni ju dhe më japin kënaqësi. Kemi qenë bashkë. Jemi mirë.
Basti mbi lidhjen
Ishte pas kuintave, por gjithsesi me të. Pas dhjetë ditësh nga finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother Albania“, çifti i shtëpisë, Adelajda dhe Bjordi vazhdojnë të jenë bashkë. I kanë parë të dalin bashkë nga ish-Blloku të zënë dorë për dore. E pyetur se si shkon marrëdhënia e tyre, Adela tha se gjithçka shkon më së miri. “Jemi bashkë dhe jemi mirë”, – tha ajo. Ndërkaq, vijojnë të hidhen baste për vijimësinë e lidhjes së tyre. Këtë e tha me të qeshur Alban Dudushi, ndërsa vetë Adela u shpreh se bastet nisën të hidhen qysh në shtëpi.
Ajo ishte shumë pranë çmimit të madh. Thuajse e preku atë, por nuk fi toi dot. Megjithatë, Adela vajza nga Kavaja ka arritur fitoren e saj. Ka mundur paragjykimet dhe ka zgjedhur të jetojë jetën e vet përtej thashethemeve të një vendi të vogël. Ka ndryshuar, ka gjetur dashurinë e tani pret të realizojë një e nga një ëndrrat e saj. Ende nuk e di nëse do t‘i kthehet mësimdhënies. Adela ka nisur të ndërtojë një rrugë të re. Adela ti ishe shumë pranë fitores.

adelajda-xhamani
A ishe e përgatitur për të fituar çmimin e madh?
Deri në momentin e natës finale nuk e prisja fitoren. Besoja se do të dilja shumë shpejt, pastaj kur e pashë veten në dyshe mendova: po sikur me të vërtetë të fitoj unë? Dhe në ato çaste e prisja, por më dukej si një ëndërr shumë e largët dhe ashtu ndodhi vërtet, e fitoi Sori. Megjithatë, për mua ishte shumë të arrija dhe aty ku doja të arrija.
A është Sori banori që ti do të doje të shikoje triumfues?
Jo, unë fitoren do t‘ia kisha dhënë edhe Sorit, sepse sigurisht, ai e meriton përderisa e votoi i gjithë publiku, por unë do të dëshiroja të fitonte Bjordi ose Adi… nuk e di.
Si do ta përshkruaje aventurën tënde brenda shtëpisë së “Big Brother”?
Do ta përshkruaja si një eksperiencë të cilën për tre muaj unë e kam përjetuar me shumë emocione, edhe tani më duket çuditshëm, por jam ende në përjetimet pas “Big Brother”-it dhe nuk jam larguar plotësisht nga kjo eksperiencë që për mua është shumë e bukur.
Çfarë ka ndryshuar tani te ty? Mendon se ke arritur diçka?
Mendoj se po. Njerëzit më ndalojnë, kërkojnë të flasin me mua, ky është një ndryshim, sepse nuk e kam pasur më. Përveç kësaj nuk ishte qëllimi që unë të ndryshoja vetëm jetën time, por me anë të ndryshimit të jetës sime të ndryshoja jetën e femrave në përgjithësi. Shpresoj t‘ia kem dalë mbanë.
Si të ka pritur familja jote?
Familjarët më pritën më shumë entuziazëm, ata më duan fort. E kanë pasur shumë të vështirë, por më kanë mbështetur dhe unë e vlerësoj shumë këtë. Shpresoj që ta kenë kaluar atë fazën e vështirë dhe të ndihen po aq mirë sa edhe unë.
Po me babanë ke folur?
Babai im është një njeri që emocionohet, nuk i pëlqejnë shumë ndarjet dhe takimet pas shumë kohësh, megjithatë mami kur erdhi në “Big Brother” më puthi në ballë dhe me tha që puthjen e ke nga babi. Akoma nuk jam kthyer në Kavajë e kështu që nuk kam mundur ende të flas me të, por do flas e do ta përqafoj fort sigurisht.
Ke frikë se do të ndihesh e paragjykuar?
Absolutisht jo. Unë për këtë kam luftuar dhe do të vazhdoj të luftoj gjithmonë, nuk më intereson më paragjykohem apo jo nga të tjerët.
Po historia me Bjordin, si do të vazhdojë?
Ne nuk bëjmë plane, sepse nuk mund të bëhen plane të tilla, por di të them se ndihem shumë mirë me të dhe se do jemi pranë njëri-tjetrit.
Do t‘i kthehesh mësimdhënies?
Nuk e di akoma. Thonë se kur merr pjesë në “Big Brother” të hapen shumë rrugë e të jepen shumë oferta. Unë akoma nuk i kam prekur nga afër, të shohim si do të shkojnë.
Qetsori eshte fituesi i Big Brother Albania 2. Pas 99 ditesh qendrim ne shtepine me te famshme ne Shqiperi, konkurenti nga Dukati i Vlores ka triumfuar duke fituar cmimin e madh prej 70,000 eurosh.
Cmimi i madh eshte diskutuar mes Qetsorit dhe Adelajdes, nderkohe qe me pare gjate mbremjes u eleminuan Adi dhe Bjordi.
Finalja e Big Brother ka qene gjithashtu e mbushur me surpriza per te gjithe konkurentet e mbetur ne loje. Qetsori ka mundur te takoje djalin e tij dhe t’i sherbeje Parodisteve te Vlores ne nje lokal te improvizuar brenda shtepise se Big Brother. Artistet vlonjate kane kenduar per Sorin nje parodi te ndertuar mbi personazhet e Big Brother.
Bjordi ka mundur te takoje 2 shoket e tij te ngushte, dhe me ne fund ka zbuluar surprizen qe gjendjej e mbyllur ne zarf qe prej dites se ditelindjes se tij. Ai ka fituar mundesine per te konkuruar ne audicionin per nje rol kryesor ne nje film qe do te prodhohet per televizionin italian.
E papritura e trete ka qene per Adelajden. Vajza e ardhur nga Kavaja ka takuar vellain, ka kenduar nje prej kengeve te preferuara te babait te saj dhe i ka kushtuar atij nje dedikim.
Surpriza e radhes i ishte rezervuar Adit. Nen tingujt live te muzikes se tij te preferuar, ai ka takuar nje mik te vjeter, me te cilin kishte shume kohe pa u pare.
Mes ovacionesh pafund per fituesin, prezantuesja Arbana Osmani e ka mbyllur edhe kete edicion te dyte me nje dedikim per njeriun qe i dha jete ketij spektakli ne Shqiperi. Ky sukses i jashtezakonshem, i dedikohet Tanit. Endrra vazhdon…