big brother albania 4,gossip,celebritete,thashetheme
Bjordi, djali simpatik pjesëmarrës në Big Brother albania, shumë shpejt ka arritur bjerë në sy nga teleshikuesit. Kjo falë mënyrës së tij të sjelljes dhe lojës që po përdor në këtë realit show. Ishte vetëm 2 vjeç kur është larguar nga Shqipëria. Prej 18 vitesh jeton në Itali dhe kjo duket nga mangësitë që ka në gjuhën shqipe.

andrea-ghirel-michel-conseli-bjordi-mezini
Vetë Bjordi është shprehur para se të merrte pjesë në spektakël se do ta përdorë si trampolinë për tu bërë i njohur. Javën e parë ai është shfaqur mjaft aktiv në shtëpinë e BB duke treguar më shumë afrimitet me Mozën. Kjo sjellje e të dyve ka rënë në sy edhe të banorëve të tjerë të cilët nuk kanë ngurruar të hedhin hije dyshimi mbi miqësinë e tyre. Mos ndoshta mes tyre ka më shumë se një ndjenjë miqësie…? Kjo vlen për tu parë. Preferon aktrimin dhe ka pohuar së është menaxhues i çdo lloj situate. Por gazeta ka siguruar disa foto të Bjordit, të cilat hedhin hije dyshimi për preferencat e tij seksuale. Në foto gjendet Bjordi dhe dy meshkuj të tjerë, të tre të veshur si femra. Duket qartë se Bjodri dhe dy miqtë e tij janë gjendur përpara aparatit në një moment ekzaltimi mes tyre. Madje ata kanë arritur edhe të krijojnë gjoks artificialë duke u dukur në këtë mënyrë ….shikoni vetë! Ajo që të bën më shumë të dyshosh për këtë “treshe” shokësh është se njeri prej miqve të tij mbi shkrimin e vendosur ne facebook pohon se: Nuk jam i gatshëm të jap vlerësime sepse nuk jam gay!
Duket se ky “reality” do të na përcjelli shumë surpriza deri në fund, dhe vetë banorët jashtë mureve të shtëpisë kanë pasur në jetën e tyre mjaft gjëra që vlejnë për tu zbuluar. Një prej tyre ishte rasti i vajzës nga Kavaja, i publikuar dje nga “Shekulli”. Adelajda, ka braktisur shtëpinë e saj vetëm për të marrë pjesë në këtë spektakël. Ajo madje është ndarë edhe nga bashkëshorti pasi ai ishte kundra.

bjordi i big brother
Bjordi “Ika nga Shqipëria kur isha 2 vjeç”
Bjordi për herë të parë u tregon banorëve të tjerë përse nuk flet shumë mirë gjuhën shqipe. Ai pohon për djemtë se e kujton largimin e tij nga Shqipëria që kur ka qenë 2 vjeç. Megjithatë rrëfen se ka mundur që të mbajë gjallë gjuhën shqipe falë bisedave me familjarët e tij. Ai thotë se ka ardhur vetëm për pushime në Shqipëri dhe shumë fjalë shqip i ka mësuat nga kontaktet që ka pasur në traget me të tjerë shqiptarë që i ka njohur rastësisht. Dritani ndryshon temën e bisedës dhe u thotë djemve të tjerë se në dush ka kamer. Kjo gjë duket se i vë në siklet të tjerët të cilët fillojnë të qeshin, por Arjoni sqaron se vetëm në banjë ka kamer dhe jo në dush, pasi është një mjedis shumë intim.
Shtepia me e famshme e shqiptareve hapi dyert me 7 shkurt ne oren 20.45 per banoret, te cilet permes nje bashkejetese televizive do te ndajne me publikun jeten e tyre private.
Kete vit ka shume ndryshime, shtepia do te vije ne nje pamje krejt te re dhe personazhet jane vertet te vecante.
Arbana Osmani, drejtuese e programit thote se spektakli do te jete plot supriza, ndersa shikuesit mund te zbulojne cdo gje vetem sot ne mbremje.
Banoret e Shtepise se Big Brother 2 do te jene si meposhte: 
| Arjon Muca – Pjesemarres i Big Brother Albania 2 |
| Datëlindja: 22 prill 1985 Horoskopi: Demi Mosha: 23 vjec Vendlindja: Vlorë Vendbanimi: Tiranë Gjendja civile: Beqar Flokët: Kafe Shenja të vecanta: Vath në vesh, një tatuazh në shpinë (dy iniciale emrash) dhe një tjetër tek krahu (ylli pesëcepësh). Këtë të fundit e ka bërë bashkë me një shoqe. Gjendja civile: Single Gjuhë të huaja: italisht, pak gjermanisht Stiliste e preferuar: Jona Muca Objekte pa të cilat nuk bën dot: teknologjia, veshjet, kapuci, xheli i flokëve. Flokët i ka shumë merak. Qethet dy herë në muaj. Gatimi: Gatuan mirë pjatat e para Gjella e preferuar: Fasulet Arsimi: I lartë Profesioni: Art designer Hobi: ModaKarakteristika: Simpatik, vishet bukur. Të gjitha rrobat ia stilon e ëma. Ka jetuar 15 vjet në Itali. Tani ndihmonë të ëmën, (Jona Muca, stiliste) në sfiltatat e saj, të cilat i organizon vetë Arjoni. Ka pasur nëj lidhje 10 vjecare kur ka qenë në Itali, por tashmë ka mbaruar. Pretendon se është i bukur, i zgjuar dhe i edukuar. Në Itali ka jetuar me familjen. Mendon të ndjekë një strategji po hyri në BB: nuk do ta nxjerrë në pah karakterin e tij që në fillim. Në përgjithësi ka raport të mirë me femrat. |
***************************

| Lirita Halili – Pjesmarrese e Big Brother Albania 2 |
| Mosha: 22 vjec Vendlindja: Prishtinë Vendbanimi: Prishtinë Gjendja civile: Beqare Sytë: Të zinj Flokët: Të zeza Arsimi: I lartë, Shkenca Komunikimi Profesioni: Shitëse në një butique Hobi: Shkencat e komunikimit dhe psikologjia, muzika dhe festat.Do të hyjë në Big Brother sepse: Do të përfaqësojë vendin e vet, duke treguar karakterin e saj të drejtpërdrejtë. Karakteristika: Simpatike, e komunikueshme me të gjithë. Mendon se shkolla që ka mbaruar e ndihmon në marrëdhëniet me njerëzit. Mund të përshtatet me këdo. |
*************************

Adelajda Xhamani – Pjesemarrese e Big Brother Albania 2 Mosha: 22 vjec
Vendlindja: Kavajë
Vendbanimi: Kavajë
Gjendja civile: E fejuar
Flokët: Të kuqe
Arsimi: I lartë, Cikël i Ulët
Profesioni: Mësuese e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Luz të Vogël të Kavajës.
Hobi: Muzika, letërsia
Do të hyjë në Big Brother sepse: E ka ëndërr, megjithëse nuk e lënë familjarët dhe ka ardhur pa lejen e tyre. E njëjta gjë ndodhi dhe vitin e kaluar, ku nuk mundi as të bënte aplikimin.
Karakteristika: Në Kavajë njerëzit janë fanatikë, por ajo e kundërshton këtë fenomen. Thotë se, po fitoi, do hyjë në shtëpi dhe nuk ka për ta ndaluar asgjë. E prezanton veten si vajzë normale, të thjeshtë dhe të komunikueshme. Është tip i qetë në përgjithësi. Miqësohet shpejt. I fejuari i saj është shofer zjarrfikëseje në Kavajë. Nuk përputhen shumë me njëri-tjetrin, madje ai është dhe pak xheloz. Pëlqen të kërcejë dhe të argëtohet. I vetmi moment argëtimi për të janë aktivitetet që organizon me fëmijët e shkollës. ********************************

Qetsor Ferunaj – Pjesmarres i Big Brother Albania 2 Datëlindja: 25.12.1975
Horoskopi: Bricjapi
Mosha: 33 vjec
Vendlindja: Dukat
Vendbanimi: Orikum, Vlorë
Gjendja civile: I martuar, me një fëmijë (djalë)
Besimi: agnostik
Shenja të vecanta: një code bar, tatuazh në krah. Më vonë tek code bar-i do vendosë datëlindjet e fëmijëve. Ka dhe një shenjë të care në ballë, që e ka si pasojë e një aksidenti në Itali.
Arsimi: I lartë
Do të hyjë në Big Brother sepse: I duhen vetëm 30 mijë Euro për biznesin e tij, një hotel që ka nevojë për disa restaurime.
Karakteristika: Djalë i shkathët dhe me humor. I shoqërueshëm dhe i paparashikueshëm. Ka jetuar 3 vjet në Itali. Tani punon në Shqipëri dhe me paratë që fiton mban familjen dhe nënën. I ati i ka vdekur në një aksident rrugor. I zgjuar dhe dinak, i aftë të përshtatet me këdo. Ka bërë nëj kontratë me shtetin italian, që në rast vdekjeje t’i dhurojë organet e tij. Intrigant. Nuk punon më si inspektor kulture prej pak kohësh. Ka 2 shtëpi. Është duke përfunduar hotelin dhe për ta përfunduar i duhen 30 mijë Euro. Pëlqen Anthony Hopkins. Do të ketë 3 fëmijë. Nusja është kontrollore në paraburgimin e Vlorës. Pëlqen Viktor Hygonë. Mban gjithmonë orë me vete. Më shumë para shpenzon për motive pune. Hotelin e ka në Orikum. Ka punuar si ndihmës-kuzhinier në Itali.
*********************************

| Erjola Jolldashi – Pjesemarrese e Big Brother Albania 2 |
| Mosha: 25 vjec Vendlindja: Elbasan Vendbanimi: Kucovë, së fundi ka ardhur në Tiranë Gjendja civile: E martuar me një fëmijë Sytë: Gështenjë Flokët: Të verdha Arsimi: I lartë. Vazhdon studimet për Agro-Biznes, Viti II, Elbasan. Profesioni: Ndihmon burrin në biznesin e fruta-perimeve Hobi: Llafet! Do të hyjë në Big Brother sepse: ka shumë energji pozitive që do donte t’ua transmetonte dhe të tjerëve.Karakteristika: Thotë që është tip karizmatik, e aftë të përshtatet me cdo grup shoqëror. Mendon se BB është një trampolinë e mirë për njerëzit si ajo që kanë aftësi në fusha të ndryshme e që nuk kanë mundësi të tjera për t’i shpalosur ato. Zotëron anglishten, italishten, greqishten dhe pak turqisht. Ka jetuar 2 vjet e gjysmë në Greqi. Është shumë e shkathët dhe di të përshtatet me cdo lloj situate. Ka bërë profesione që gjithmonë kanë pasur kontakte me njerëzit. Tip i sfidave dhe që nuk dorëzohet lehtë para vështirësive. |
*************************

Ardian Pojana – Pjesemarres i Big Brother Albania 2 Mosha: 40 vjec
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Marketing tek “Moving Culture”
Hobi: Muzika, Oasis, futbolli anglez
Do të hyjë në Big Brother sepse: do të njohë njerëz të rinj dhe të fitojë para.
Karakteristika: I hurit dhe i litarit. Bën gallatë me të gjithë. Dinak, i paparashikueshëm, por në brendësi tip i qetë dhe jo shumë impulsiv, në impresion të parë. Pranon shakatë. Nuk ka paragjykime. Është shumë i ri për moshën që ka. Adhuron Oasis dhe vishet si ata. Ka pasur një jetë mjaft të komplikuar.
*******************************

Pavlin Polia – Pjesemarres i Big Brother Albania 2 Datëlindja: 30 shtator 1981
Mosha: 27 vjec
Vendlindja: Theth, Shkodër
Vendbanimi: Theth, Shkodër
Gjendja civile: I divorcuar
Gjuhë të huaja: italisht dhe pak anglisht
Instrumenta: Pak kitarë
Profesioni: I papunë
Hobi: Turizmi
Do të hyjë në Big Brother sepse: do të tregojë historinë e jetës së tij, të japë një mesazh pozitiv dhe të fitojë cmimin e madh, të cilin do e përdorte për të hapur një zyrë informacioni për turistët në zonën e Thethit.
Karakteristika: I urtë, i duruar, shumë i rrahur nga jeta. Është i ndarë nag gruaja për cështje kanuni dhe nuk e shikon më fëmijën e tij. Nuk e ka problem ta diskutojë këtë temë në shtëpi. Ka jetuar 9 vjet në Itali. Tani do të donte të bënte dicka më shumë për vendin e vet dhe BB do ta ndihmonte shumë për ta realizuar këtë. Është i duruar dhe nuk nervozohet lehtë. Nuk do të jetojë më me “sytë mbyllur”.
********************************

| Dritan Shehaj – Pjesemarres i Big Brother Albania 2 |
| Mosha: 26 vjec Vendlindja: Gjirokastër Vendbanimi: Tiranë Gjendja civile: I fejuar Arsimi: I lartë, Fakulteti i Drejtësisë/ Universiteti Ushtarak “Skënderbej” Profesioni: Këshilltar ligjor në brigadën e mbështetjes rajonale/ Forcat e Armatosura. Hobi: AvokatiaDo të hyjë në Big Brother sepse: do donte të bëhej publik për të shpalosur aftësitë e veta në Avokati, ëndrra e tij. Karakteristika: Djalë i edukuar dhe mjaft inteligjent. Do donte të ushtronte profesionin e avokatit. Është i fejuar, pak xheloz. Nga BB i kaluar preferonte më shumë Olsin dhe më pak Rominën. Difekti i tij më i madh është që është pak impulsiv, por nuk arrin kurrë në kontakt fizik me dikë. Është i drejtpërdrejtë me dikë, respekton mendimet ndryshe. Ka besim në aftësitë e veta. Është deri diku mosbesues, herë-herë indiferent. Urren njerëzit që shtirren. Nuk bën kompromis me askënd për të fshehur bindjet e veta. Nuk ka jetuar jashtë. Shumë rrallë konsumon alkool. Në punë përdor veshje ushtarake, por kapelen nuk e vë. |
****************************

Aida Troka
Nuk ka ende nje pershkrim per te.
*****************************

Bjordi Mezini – Pjesemarresh i Big Brother Albania 2 Mosha: 20 vjec
Vendlindja: Durrës
Vendbanimi: Lecco, Itali
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Pronar i agjencisë së ndërtimit “Domus Nova” në Itali
Hobi: Artet, kinemaja
Do të hyjë në Big Brother sepse: ka vite që është larg Shqipërisë dhe do ta përdorë si trampolinë për t’u bërë i njohur.
Karakteristika: Djalë simpatik dhe shumë i edukuar. Ka pak vështirësi me gjuhën, sepse është larguar nga Shqipëria që në moshën 2 vjecare. Në Itali ka një agjenci ndërtimi, të cilën e drejton vetë. Ka mundësi të mira ekonomike, por i kane thënë që në Shqipëri ka mundësi të mira për të realizuar ëndrrat. Ëndrra e tij është të bëhet aktor ose kineast. Adhuron kinemanë, pëlqen Mastroiani-n, Fellini-n, etj. Do donte të bënte një shkollë arti në Shqipëri. Është patriot. Thotë që jeta e tij është si një spektakël. Është menaxhues i cdo lloj situate.
*******************************

Mimoza Krasniqi Nuk ka ende nje pershkrim per te.
******************

Agon Radoniqi
Mosha: 27 vjeç
Vendlindja: Dukat
Vendbanimi: Prishtinë, Kosovë
Gjendja civile: Beqar
Besimi: Ateist
Shenja të veçanta: Tatuazh në kraharor me fytyrën e Che Guevara-s
Arsimi: I lartë
Do të hyjë në “Big Brother” sepse: Do të tregojë që është në gjendje të bëjë çudira
Karakteristika: Antikonformist, i pëlqen gjithmonë të kundërshtojë të tjerët. Ka studiuar menaxhim dhe ka punuar si përkthyes me portugezë të KFOR-it në Kosovë. Për tetë vite, ka drejtuar një emision radiofonik në një radio privatë në Prishtinë. Në dhomën e tij, çdo objekt ka fytyrën e Che Guevara-s. Nuk lë film dhe ndeshje futbolli pa parë.