virtualbania.com » elsa lila

Elsa Lila & The Shblsh prezantuesit e festivalit ne RTSH
Festivali i fundvitit në RTSH është në përgatitjet e tij të fundit ndërsa regjisori Pali Kuke me gjithë punën e mirë që po realizon, kërkon që gjithçka rreth surprizave që do të ofrojë ky festival t’i mbajë të fshehta deri në momentin e fundit për t’i ofruar më pas si të tilla. E ndërsa gjithçka do të bëhet e ditur në një konferencë për shtyp që do të mbahet ditët e para të dhjetorit, net ë ‘Bluetooth’ kemi arritur të mësojmë se cilët do të jenë prezantuesit e edicionit të 47-të të festivalit në RTSH. Emri i Elsa Lilës ka kohë në fakt që lakohet, si zgjedhja e mundshme që bën përsëri regjisori Kuke për të prezantuar produktin e tij më të bukur të fundvitit. Dhe ja ku konfirmohet nga burime praën stafit drejtues të festivalit se këngëtarja simpatike do të jetë prezantuesja edhe për këtë vit.

elsa-lila

Por cili do të jetë partneri që do të ketë përkrah? Për të shuar kuriozitetin ju rrëfejmë se Elsa Lila do ta ndajë skenën e Pallatit të Kongreseve jo vetëm me një, por me dy partnerë prezantues dhe ata do të jenë, djemtë e grupit ‘The SHBLSH’. RISIA ‘THE SHBLSH’ Ka qenë idea e regjisorit Kuke dhe drejtorit të përrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar Petrit Beci për të sjellë bashkë në një prezantim të pazakontë aktorët Julian Deda, Gentian Zenelaj dhe këngëtaren Elsa Lila.

Aktorët e ‘The SHBLSH’ mund të kishin qenë prezantuesit e festivalit edhe një vit më parë por fakti që ishin protagonistë dhe pjesë e stafit të ‘Portokalli’ nuk u lejohej për të realizuar një gjë të tillë. Dhe tani që janë të lirë në këtë drejtim, do i shtojnë CVsë së tyre një tjetër eksperiencë. Provat tashmë kanë nisur prej disa ditësh ku Juli dhe Genti do të jenë edhe në rolet e prezantuesve standartë por për publikun do të sjellin edhe pjesët e krijuara prej tyre me plot humor. Pa dyshim që për ta do të jetë një eksperiencë e bukur duke marrë parasysh faktin që me mjeshtëri ata do të dijnë të ndajnë të qeshurën me seriozen në skenë duke e ndërthurur gjithçka edhe me prezencën e koleges së tyre në këtë rast, Elsa Lila.

EKSPERIENCA E DYTË E ELSËS

Është shumë e kënaqur që edhe këtë vit iu besua drejtimi i festivalit. Një vit më parë këtë eksperiencë ajo e ndau me këngëtarin Pirro Cako, një duet në prezantim që solli mjaft sukses. Ashtu sikurse një vit më parë, siç ka përmendur dhe vetë Elsa, është e kënaqur për dy arsye, së pari sepse është krijesë e këtij festivali pasi për herë të parë në jetën e saj ka kënduar në festivalin në RTSH, dhe e dyta sepse shpresoj që ky është një tjetër kujtim shumë i bukur që merr në karrierën e saj skenike. M j a f t spontane dhe e lirshme në skenë, Elsa Lila pritet të sjellë përsëri ekuilibrin e situatave në tre netë. Me stafin e festivalit ajo ndihet shumë mirë, ndihet si midis miqve. Trajtohet ëmbël dhe me kujdes si më e vogla në moshë që është duke i falur të gjithë dashamirësi dhe buzëqeshje. Ndërsa ajo vetë do të jetë prezantuesja e kënëgëtarëve, autorëve dhe organizatorëve me gjithë eksperiencën e saj në skenë.

Fjalet nga kerkimet:

prezantuesja e festivalit rtsh 2009